Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    WT: Një test për një Europë të bashkuar dhe të lirë

    Një test për një Europë të bashkuar dhe të lirëNga Tod Lindberg
    "The Washington Times"

    Të dielën e ardhshme do të mbahen zgjedhje të rëndësishme, që mund të bëjnë një ndryshim të domethënës jo vetëm për perspektivën e konsolidimit të një tranzicioni demokratik, por gjithashtu edhe për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe për çështjen nëse "Një Europë e bashkuar dhe e lirë" ka ende kuptim pas dështimit të Kushtetutës e Europës së Bashkuar në Francë dhe në Hollandë. Dhe këto mbahen në Shqipëri.Vertete ne Shqiperi. Gjatë Luftës së Ftohtë, Shqipëria ishte vendi më ultra komunist në Europën Juglindore, një vend ku aparatçikë të vegjël e të çuditshëm, veshur keq me kostume të zinj demode dhe këpucë gome, kishin ngritur dyshime të thella lidhur me besnikërinë e Leonid Brezhnjev të Bashkimit Sovjetik dhe të Maos në Kinë ndaj parimeve të marksizëm-leninizmit. Shqipëria ishte Koreja e Veriut i Ballkanit, e vendosur në një cep të largët të botës, ku edhe hekurudha ndërpritej. Edhe në qoftë se ju do të donit të shkonit, ju s'mundeshit. Shqipëria ishte e izoluar ndaj botës së jashtme, hermetikisht e vulosur nga klasa politike për të parandaluar ndërhyrjet e influencave korruptive. Shqipëria ishte vendi, ku njerëzit jetonin nën hijen e Bashkimit Sovjetik dhe në kulmin e saj ngushëllimi ishte se mund të kishte më keq. Tranzicioni postkomunist ishte i vështirë. Udhëheqësit komunistë të Shqipërisë e mbajtën pushtetin edhe dy vjet më shumë sesa vëllezërit e tyre në Europën Qendore dhe Lindore dhe për një moment u duk se shqiptarët e varfër - dhe me të varfër nënkuptoj më të varfërit në Europë, madje edhe në Ballkan, - për një kohë të gjatë do të përballeshin me një zgjedhje të një epoke komuniste të servirur si "demokrate", por më të interesuar në marrjen e pushtetit politik për t'u pasuruar vetë dhe të afërmit e tyre, sesa në përmirësimin e jetës së shqiptareve. Dhe erdhi një ditë, kur nuk kishe ç'të merrje më në Shqipëri; megjithatë duhet një punë e madhe të paktën për një lloj të caktuar të një sipërmarrësi politik oportunist. Sali Berisha ishte Presidenti i parë postkomunist i Shqipërisë. I zgjedhur në 1992, pas fitores së zgjedhjeve parlamentare nga partia e tij, ai pati një mundësi të artë për ta drejtuar Shqipërinë drejt botës moderne. Ai nuk e bëri. Përkundrazi kufizoi lirinë e shtypit dhe të drejtat politike në mjë mënyrë, duke marrë dënimin e grupeve perëndimore të të drejtave të njeriut. U përpoq të politizonte gjyqësorin, duke pushuar dhe ulur në detyrë gjyqtarët, të cilët vepronin në kundërshtim me të; u përpoq (dhe dështoi) të kalojë një Kushtetutë në 1994, që do të kishte konsoliduar pushtetin e tij; manipuloi zjedhjet e 1996 në favor të partisë së tij, duke nxitur reagimin e monitoruesve europiane për zgjedhje të reja. Ndërkohë ekonomia shqiptare ishte kthyer në një skemë gjigande piramidale. Shqiptarët, megjithëse të rinj në kapitalizëm, iu futën këtyre skemave për të shtuar kursimet e tyre (përfshirë dhe dërgesat e rreth 400 mijë shqiptarë, që në atë kohë jetonin jashtë, nga gjithsej 3.5 milion banorë, sipas një raporti të Bankës Botërore). Por ata nuk u treguan aq të zgjuar sa të përmbaheshin dhe të mos i depozitonin kursimet e tyre në llogari joshëse që ofronin interesa marramendëse. Administratorët e këtyre fondeve bënë pagesa direkt nga depozitat e kreditorëve të rinj, hiq ato që vodhën administratorët, derisa e gjithë skema falimentoi në 1997. Njerëzit humbën gjithçka. Vendi u përfshi nga protestat dhe kaosi dhe qeveria e Berishës ra. Tani, z.Berisha do të kthehet. Ai shpreson të rrëzoje kryeministrin aktual Fatos Nano, i cili e ndihmoi vendin të dalë nga kaosi si Kryeministër në '97 dhe u emërua Kryeministër sërish në 2002. E shkuara e z.Nano është disi e ndryshme nga ajo e shumë politikanëve të tjerë të vendit. Përjashtim bën kolegu i tij në parti Edi Rama, kryebashkiaku i jashtëzakonshëm, i çuditshëm i Tiranës. Por ajo që z.Nano e ka dhe që i mungon zotit Berisha është performanca e përkryer. Ekonomia është rritur me 7% në vit që nga '98, GDP për frymë është rritur nga 800 USD deri pak mbi 1700 USD dhe papunësia ka qenë në rënie. Ndoshta edhe më e rëndësishme është se z.Nano ka qenë energjik në kërkesën për integrimin e plotë në institucionet perëndimore. Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia sëbashku krijuan Kartën e Adriatikut për bashkëpunim rajonal, një risi në Ballkanin e rrënuar nga luftrat. Shqipëria e z.Nano aspiron të bashkohet me NATO-n dhe ka kontribuar me një kontigjent të vogël trupash në Irak. Shqipëria ka punuar për të forcuar lidhjet me BE-në. Në të vërtetë, nuk e di se çfarë mund të bëjë z.Berisha në zyrë. Ndoshta ai është krejt ndryshe nga ai që ishte një dekadë më parë. Por me z.Nano ne e dimë që Shqipëria do të ketë dikë që do të vazhdojë të çojë përpara vendin e tij për integrimin e mëtejshëm në perëndim. Kjo vjen në një moment të rëndësishëm, kur BE e përfshirë në problemet e saj të brendshme, si rezultat i krizës mbi kushtetutën dhe me negociatat vendimtare për të ardhmen e Kosovës, që po përparojnë, kthimi mbrapa në Ballkan, do ta bëjë akut rrezikun. Një test i pjekurisë së demokracisë është se SHBA duhet të jenë më të preokupuara se cila parti fiton zgjedhjet sesa në rastin e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë. Shqipëria mund të jetë duke iu afruar atyre, por nuk i ka arritur akoma. Për shqiptarët, europianët dhe amerikanët z.Nano do të ishte zgjidhja më e mirë.?!? (G. Shqiptare)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 29-06-2005 më 10:56
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e alkg2001
    Anëtarësuar
    09-05-2002
    Postime
    22
    Edhe nje artikull tjeter i paguar per te sherbyer si paterice per Nanon. Ambasadorja Amerikane e tha qarte dje e nuk ka mbeshtejtje per asnje pale. Llafe pastaj mund te thote kushdo ne mbeshtetje te njerit-apo tjetrit. Keto filma i ka ndjekur me sukses me pare dhe Meta e Rama. Besoj do te ishte shume e lehte per Berishen te nxiste konsulentet e tij amerikane te B&G te nxirrnin nje artikull pozitiv per te.
    Shkruajtesi eshhte nje profesor i zakonshem i shkencave politike i angazhuar ne shkriime gazetareske , me te njejtin status psh. me z. Shenasi Rama qe eshte profesor i shkencave politike ne USA.

    Nuk kam gje me artikullshkruesin por me SuiGeneris qe duhet ta uli disi entuziasmin se kjo nuk provon qe Nano nuk eshte i korruptuar, hajdut, imoral madje dhe vrases qe perdor shtetin per te mbuluar krimin (shtypja e nje njeriu).
    Ndryshuar për herë të fundit nga alkg2001 : 29-06-2005 më 11:34

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Të dielën e ardhshme do të mbahen zgjedhje të rëndësishme, që mund të bëjnë një ndryshim të domethënës jo vetëm për perspektivën e konsolidimit të një tranzicioni demokratik, por gjithashtu edhe për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe për çështjen nëse "Një Europë e bashkuar dhe e lirë" ka ende kuptim pas dështimit të Kushtetutës e Europës së Bashkuar në Francë dhe në Hollandë. Dhe këto mbahen në Shqipëri.Vertete ne Shqiperi....


    Kaq munda te lexoj, SuiGeneris.

    Letersi...Asgje me teper!!!
    Ç'lidhje kane zgjedhjet ne Shqiperi me nje Europe Te Lire dhe Te Bashkuar?

    Bashkohem me dy paragrafet e para te alkg2001.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga alkg2001
    Nuk kam gje me artikullshkruesin por me SuiGeneris qe duhet ta uli disi entuziasmin se kjo nuk provon qe Nano nuk eshte i korruptuar, hajdut, imoral madje dhe vrases qe perdor shtetin per te mbuluar krimin (shtypja e nje njeriu).
    Me fal po s'te marr vesh une ty. Si ore s'paske gje me artikullshkruesin? A po thua qe eshte njeri i blere, njeri qe ka shkruar pasi eshte paguar?...lol...

Tema të Ngjashme

  1. Lajmërime të ndryshme për studentët Shqiptarë:
    Nga forever në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 14-05-2011, 04:34
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  3. Grekët: Shqiptarja mos prekë flamurin
    Nga zeus në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 26-10-2005, 22:49
  4. Vujanoviq: BE po kupton se shteti i bashkuar nuk mund te mbijetoje
    Nga StormAngel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-09-2004, 10:26
  5. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •