Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Një tregim shumë prekës i vogëlushes Berae

    Një tregim shumë prekës i vogëlushes Berae



    Ajo është një vajzë egjiptiane, quhet Berae, është 10 vjeçe. Është fëmija i vetëm në familje. Prindërit e saj janë mjek dhe udhëtuan në Arabinë Saudite për të punuar në një prej spitaleve atje.

    Beraeja është shumë e zgjuar, saqë e mësoi tërë Kuranin përmendësh dhe rregullat e tij në këtë moshë kaq të hershme. Mësoi në Saudi në një prej shkollave më të mira. Mësuesja e saj gjithnjë i thoshte: “Ti gjithsesi do duhej të ishe në një klasë më lartë se që je tani”.

    Familja e saj ishte një familje e vogël dhe besimtare. Papritmas një ditë nëna e saj ndjeu një dhimbje të madhe që nuk e kishte ndier kurrë më parë. Pas analizave mjekësore u konstatua se ajo ishte e sëmurë nga kanceri. Nëna mendoj gjatë se si ta lajmëroj të bijën e saj që një ditë kur të zgjohet nga gjumi nuk do ta gjejë atë. Më në fund pas një mendimi të gjatë i tha asaj: "Oj Berae, unë do të paraprij ty në Xhennet. Kur'anin që e ke mësuar duhet ta lexosh çdo ditë në mënyrë që ai të mbrojë ty në dynja”.

    Nuk e kuptoj qartë Beraeja nënën e saj, mirëpo ajo e ndjeu një ndryshim kur shihte nënën e saj duke shkuar nëpër vizita mjekësore rregullisht.

    Beraeja shkonte në mëngjes në shkollë dhe kthehej pas mësimit në spital tek nëna e saj. I lexonte Kuran dhe qëndronte me të derisa kthehej babai i saj nga puna dhe e merrte atë.

    Në mëngjesin e një dite ishtë një thirrje e emergjente nga spitali për babain e Beraes ku e informuan se gjendja shëndetësore e gruas së tij po keqësohej, dhe se ai duhet te vinte në spital sa më shpejt. Doli me shpejtësi nga puna dhe shkoi në shkollë për ta marrë Beraën.

    Posa arritën në spital, babai kërkoi nga Beraeja të qëndroj në veturë derisa të kuptoj diç rreth shëndetit të gruas dhe të kthehet ta marrë Beraen që ta shoh nënën e saj. Ai nuk deshi qe vajza e tij ta shoqëronte në këtë vizitë që të mos e shihte nënën e saj në atë gjendje. Babai i saj doli me shpejtësi nga vetura, sytë i kishte të mbushur me lot , mendjen e kishte te gruaja e tij, gjatë kalimit të rrugës e goditi një veturë ku vdiq menjëherë. Doli Beraeja me shpejtësi nga vetura duke qarë me lot në sy u hodh në krahët e babait të saj të vdekur .

    Tragjedia e Berasë u thellua vetëm pas pesë ditëve kur i vdes edhe nëna, mbetet e vetmuar dhe pa asnjë të afërm në atë vend.

    U tubuan shokët e babait të saj dhe disa bamirës nga Egjipti dhe Arabia Saudite për të gjetur një zgjidhje për Beraen, mirëpo ajo gjatë asaj kohe ndjeu një dhimbje të madhe dhe pas disa analizave mjekësore u konstatua se ajo ishte e sëmurë nga e njëjta sëmundje që kishte pasur nëna e saj. Të gjithë u mërzitën dhe i kaploi një pikëllim i madh, ndërsa Beraeja buzëqeshi dhe tha: “Tash do të shkoj te prindërit e mi”. Të gjithë mbetën të habitur, tërë këto sprova në kokën e një fëmija kaq të vogël, dhe kjo ishte durimtare dhe e kënaqur me caktimin e Allahut.

    Nëpër Arabinë Saudite filloi të përhapet lajmi i saj. Një bamirës e mori përgjegjësinë për mjekimin e saj. Ai e mori atë dhe e dërgoi në një spital në Britani. Ajo tani gjendet në këtë spital dhe një nga televizionet saudiane e thërret shpesh në telefon për të kuptuar gjendjen e saj dhe kërkon nga ajo të lexoj Kuran. Ajo gjatë telefonatës lexon Kuran e nganjëherë ndonjë ilahi apo poezi dhe bën dua për prindërit e saj, ku zëri i saj i bukur bëri të qajnë miliona njerëz.

    Pas disa analizave të thella mjekët erdhën në përfundim se duhet t’i prehën dy këmbët për shkak të përhapjes së sëmundjes, pas një kohe sëmundja i kaloi në kokë ku tash pritet të operohet për këtë.

    Në fund kërkojmë nga ju që të bëni dua për shërimin e saj.


    Për të dëgjuar zërin e saj të bukur që i bëri të qajë miliona njerëz klikoni faqet më poshtë:



    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e prizrenasi_30
    Anëtarësuar
    18-11-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    729
    Te Allahut jemi dhe te Ai do te kthehemi!

    Paqja dhe meshira e Zotit qofte me ju!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    une do i lutem Zotit per Beraen edhe pse nuk e kam lexuar kurre kuranin
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  4. #4
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Zoti e pergezofte me xhenet
    "Shoku Mjekesise"

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    In-na Lilahi we in-na Ilejhi Raxhiuun!

    All-llahu i ndihmofte vajzes, kurse prinderit e saj i shperblefte me Xhennetul-Firdeus. Amin!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2010
    Postime
    33
    allahu i ndihmofte vajzes dhe juve ju shperblefte me xhennet per kete postim kaq te bukur dhe prekes

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2010
    Postime
    33
    Allahu i ndihmofte vajzes dhe juve ju shperblefte me xhennet per kete postim kaq te bukur dhe prekes

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Instrumenti
    Anëtarësuar
    18-12-2008
    Postime
    7
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Ajo është një vajzë egjiptiane, quhet Berae, është 10 vjeçe. Është fëmija i vetëm në familje. Prindërit e saj janë mjek dhe udhëtuan në Arabinë Saudite për të punuar në një prej spitaleve atje.
    Kete pjes une nuk e kuptoj!! Prinderit e lanë vetëm këtë vajzën në shtepi dhe shkuan për të punuar në një spital në Arabinë Saudite!!.

    Sa ka mundësi të ndodhë kjo, që femija 10 vjeqarë, të lihet vetë në shtepi nga prindërit e saj??


    Zoti e rujtë dhe e sheroftë këtë fëmijë, se vertëtë qenka sprovuar.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •