Zana e malit, faleminderit qe sjell tregime te tilla. Paqe, shendet e lumturi!
Zana e malit, faleminderit qe sjell tregime te tilla. Paqe, shendet e lumturi!
Zana e malit , te pershendes shum , me te vertet shum tregim i bukur ky i fundit , po shum deshiroj te di burimin e ksaj historie , se per zotin qenka shum i interesant , te lumt.
Do ta bėj mė vonė ...
Prej fillimit shprehja do ta bėj mė bonė ... pėrsėritej shpesh nė jetėne tij. Ishte djalė I ri, izhvilluar dhe I fuqishėm. I hijshėm nė pamje, plot gjallėri ... Kur prej tij kėrkohejndonjė angazhim thonte: Jo tani, tani jam I angazhuar me studimet dhe pėrsėritjen e mėsimeve, ka kohė pėr punė ....
Pas diplomimit thonte: Jo tani, sepse tani duhet tė martohem. Pas martesės do tė jem I gatshėm pėr cdo angazhim ....
Pas martesės arsyeja e tij ishte se nuk ka mundėsi qė ta lė shoqėn e tij tė vetmuar sepse ėshtė shtatėzane ...
Pas lindjes sė fėmiut thonte duhet qė ti ndihmoj gruas deri deri sat ė rritet fėmiu dhe tė bėhet I pamvarur prej nėnės.
Shpeshherė ankohej se tani ėshtė nxehtė apo ftohtė ...
Vitet kalonin, ndėrsa tek miku yne ndryshonin vetėm arsyetimet.
Shpeshherė premtonte I vendosur se dotė angazhohet, porpuna mbetej e pakryer.
Me kohė gjallėria e tij dobėsohej dhe filloi qė ta mund pleqėria. Vendosi, kėtė vit do ta bėj Haxhxhin. Pėr herė tė parė me zellshmėri filloi qė tė pėrgatitet, vetėm se nė kėtė vit exheli ishte mė I shpejt. Vdiq pa e kryer Haxhxhin.
Motoja e tij do ta bėj mė vonė mbeti me tė deri nė fund tė jetės. I mashtruar prej saj vdiq duke mos I shfrutėzuar aftėsitė qė ishin dhunti tė Zotit [ subhanehu ve teala].
O Zot! Mos na provo nga mėshira Yte!
Sami ibėn Muhhamed El Abudi
Shqipėroi: Tahla Kurtishi- revista Pena Studentore![]()
Fenomen i ēudtishėm nė Dibėr
Njė telefonatė nga njė qytetar nė Dibėr, mė njoftoi tė shkoj e tė shoh nė oborrin e njė shtėpie mrekullinė Kuranore nė rrjetin qė kishte thurur njė merimangė. Kur arrita nė kėtė shtėpi kishte shumė njerėz qė kishin ardhur ta shohin me sytė e tyre kėtė mrekulli tė dėgjuar dhe tė rrallė pėr ta parė.
Destan Lala, pronar i kėsaj shtėpie, pėr Fakti-in deklaroi se:"Duke u kujdesur pėr lulet qė kam mbjellė nė oborrin e shtėpisė sime, mes dy tufave me lule vėrejta njė figurė tė ēuditshme qė kishte thurur merimanga nė rrjetėn e saj, nė mesin e sė cilės lexohej qartė emri MUHAMMED, Kjo gjė mu duk shumė e shenjtė, njė dhuratė e madhe magjepsėse dhe hyjnore nga Perėndia. Fillimisht pėrveē anėtarėve tė familjes sime nuk i tregova askujt. Pesė ditė i kalova duke e vėrejtur dhe ndjekur punėn e kėsaj merimange tė gjelbėr. Ditėn e gjashtė nuk mu durua dhe e bėra publik kėtė fenomen tė rrallė. Nė oborrin e shtėpisė sime erdhėn dhe ende po vijnė shumė qytetarė kureshtarė pėr ta parė dhe pėr t'iu bindur vetė kėtij fenomeni. Kėtė rast tė rrallė e shėnuam edhe me aparatin tonė fotografik, pėr t'ua plasuar dhe pėr t'i informuar edhe lexuesit tanė."
Rexhep Torte
"Fakti"
I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps
AMERIKANI MEKSIKAN ZBULOI TË VËRTETËN E ISLAMIT
Quhem Ali. Jam 29 vjecar dhe kam lindur në Meksikë.
Shpresoj se inshall-llah rrëfimi im do t’u ndihmojë njerëzve që ta kuptojnë Islamin dhe përse më ka tërhequr Islami.
Shumë njerëz kanë shfaqje të gabuar për Islamin dhe për muslimanët. Pak gjëra që i dinë, janë nga filmat dhe nga televizioni, ku përgjithësisht ai është prezentuar gabimisht.
Jeta ime më parë ishte e tmerrshme, nuk kisha kurrëfarë orientimi nga do të shkoja. Kur dështova në klasën e nëntë, atëherë fillova të bredh rrugëve. Me shokët e mi fillova të shkoj nëpër ahengje, të pi alkool, të marr edhe të shes drogë. Shumica e shokëve të mi ishin anëtarë të ndonjë bande (unë asnjëherë nuk i kam takuar nonjë bande të tillë). Ashtu sic kalonte koha,ashtu edhe unë fillovaqë sa më shumë të mar drogë më të fortë. Edhe unë kisha ëndërrat e mia, por realiteti ishte krejt ndryshe.
Sa më shumë që bija në depresion, aq më shumë bëhesha më i varrur nga droga.
Një ditë një shok më tha se e din një vend ku mund të blejë marihuanë të mirë. Kisha dëshirë ta shijoj dhe ta provoj.
Hymë në apartamentin ku ishin edhe disa njerëz tjerë. Kur shijuam drogën dhe e blemë, atëherë u nisëm për të dalë. Njëri prej atyre djemve që ishin aty brenda e thirri shokun tim që të shkojë me të në banesën e tij për t’ia dhënë një libër. Shkuam me atë djaloshin te banesa e tij dhe ai shokut tim ia dha librin dhe i tha që ta lexojë, sepse ai libër mund t’i ndihmojë që t’i zgjidh problemet e jetës.
Rrugës për në shtëpi nga shoku im kërkova që të ma tregojë librin. Ishte ky Kur’ani.
Asnjëherë më parë nuk kisha dëgjuar për Kur’anin. SHkurtimisht fillova të lexoj ca fragmente nga Kur’ani. Duke lexuar m’u bë e qartë se gjithcka që po lexoj, është e vërtëtë. Kjo ishte sikur dikush kur ta jep një shuplakë në fytyrë, si thirrje për t’u zgjuar.
Kur’ani është aq i qartë dhe i thjeshtë për t’u kuptuar. Me të vërtetë isha i impresionuar dhe dëshiroja që sa më shumë të kuptoj për Islamin dhe për muslimanët. Gjë e cuditshme është se unë nuk kërkoja kurrëfarë feje. I përqeshja njerëzit të cilët skonin në kishë dhe ngandonjëherë deklaroja se Zoti nuk ekziston, edhe pse thellë në vete e ndjeja se Ai ekziston.
Disa ditë më vonë shkova në bibliotekë dhe e huazova Kur’anin. Fillova ta lexoj. mësova për të Dërguarin e Zotit, Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kurse e kuptova edhe të vërtetën për Isain [alejhis-selam], të birin e Merjemes.
Kur’ani thekson faktin se Zoti është Një dhe nuk ka shok e as bir. Kjo vecanërisht për mua ishte interesante, sepse asnjëherë nuk e kuptoja nocionin “trini”.
Kur’ani e përshkruan lindjen e Isait [alejhis-selam] dhe pejgamberinë e tij. Kurse sureja Merjem ( e cila e mban emrin e nënës së tij) përshkruan jetën e tij.
Qysh si fëmijë rregullisht shkoja në kishë.
Nëna ime, mua dhe motrën time për cdo javë na merrte në kishë.
Në të vërtetë, uneasnjëherë nuk kam qenë religjioz dhe kur i mbusha 14 vjet ndërpreva shkuarjen në kishë.
Asnjëherë nuk e kisha të qartë përse nëna ime ishte protestante, kurse pjesa tjetër e familjes ishin katolikë.
Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] është Pejgamberi i fundit i Zotit i dërguar për tërë njerëzimin.
Kur’ani flet për të gjithë pejgamberët e Zotit, Ademin, Nuhin, Musain, Davudin, Isain-bekimi i Zotit qoftë mbi ta- dhe për të gjithë ata flet, ashtu që cdo njeri ka mundësi që ta kuptojë Kur’anin.
Fillova të studijoj edhe historinë e Islamit. Duke studijuar historinë islame, kuptova se Spanja kishte qenë shtet musliman mbi 800 vjet dhe se muslimanët ishin dëbuar nga Spanja prej mbretit spanjoll Ferdinand dhe mbretëreshës Isabela.
Ata që kishin ikur në Meksikë kishin qenë të detyruar nga të krishterët spanjollë që ta pranojnë krishterimin.
Histosria dhe rrënjët e mia ishin islame që tani dalëngadalë më bëheshin të qarta.
Pas disa muajve hulumtimi dhe studimi, më nuk mundesha ta mohoj të vërtetën.
Megjithatë, edhe krahas kësaj, gjithëcka lash anash dhe vazhdova të jetoj jetën e deritanishme.
E dija se nëse e pranoj Islamin do të duhet të lë gjithcka që kam bërë deri tani, dhe kjo ishte ajo për cka me shumë frikohesha.
Një ditë duke lexuar Kur’anin, rrashë në gjunjë, fillova të bërtas dhe t’i falenderohem All-llahut që ma tregoi rrugën e vërtetë.
E kuptova se afër shtëpisë sime gjendet një xhami dhe një të premte vendosa të shkoj atje dhe të shoh se si falen muslimanët.
Pashë se si muslimanët gjatë hyrjes në xhami i zbathin këpucët dhe ulen në dysheme, gjë që më fascinoi pa masë.
Mjë njeri nga mesi i tyre u ngrit dhe filloi ta thirrë ezanin. Ky zë aq shumë më fascinoi, saqë sytë m’u mbushën me lot, sepse tingëllonte aq bukur.
E kuptova se Islami nuk është vetëm fe, por edhe udhërrëfyes në jetë.
Pasi që disa të premte shkoja në xhami, vendosa që ta shqiptoj shehadetin. Iu afrova hatibit dhe i thashë se dua të bëhem musliman. Të premten e ardhshme, në prani të të gjithëve shqiptova shehadetin, së pari në arabisht e pastaj edhe në anglisht.
Kur përfundova, një vëlla thirri “tekbir” dhe të gjithë zëshëm disa herë thane “All-llahu ekber”. Pastaj të gjithë vëllezërit erdhën dhe filluan të më përqafojnë dhe të më urojnë.
Asnjëherë nuk do ta haroj atë ditë, ishte një përjetim i këndshëm.
Sot ndjej rehati në shpirt dhe ndjej pastërtinë e besimit tim.
Pranimi i Islamit, jetën time e ndryshoi për të mirë, prandaj për të duhet t’i falenderohem All-llahut të Madhërishëm, i Cili ma tregoi rrugën e vërtetë.
Pata nderin të shkoj në haxhxh, në qytetin e shenjtë të Mekës. Kryerja e haxhxhit për mua ishte një përjetim i madh. Tre milion njerëz të ngjyrave dhe racave të ndryshme, nga të gjitha anët e botës, erdhën t’i luten All-llahut. Me të vërtetë gjë mahnitëse.
Në vitin 2002, duke iu falenderuar All-llahut, u martova me një besimtare nga Maroku.
Mendoj se Islami është përgjigje për të gjitha problemet e të rinjëve dhe të shoqërisë në tërësi.
Shpresoj se rrëfimi im, inshall-llah, do të tërheqë shumë latino-amerikanë dhe të tjerë nga mbarë bota që ta shohin dritën e Islamit.
Marrë nga revista informative, kulturore, shkencore "VEPRA"
©Zana e malit
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 16-12-2005 mė 04:15
Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica
UNĖ E MARTOVA BURRIN TIM
A ka ndokush qė dėshiron tė veprojė kėshtu?!!
Thotė kjo muslimane, shkoi dhe mė la. Mė la duke i fshirė lotėt. Kur dikush e do dikėn dhe ia mbush zemrėn me dashuri ai do tė sakrifikojė ēdo send pėr tė dashurinė e tij.
O musliman, ky ėshtė realitet, mė ka ndodhur mua dhe po ua tregoj juve kėtė ndodhi:
U martova me njė djalė tė ri, nuk ekzistonte si ai nė kėtė botė asnjėherė, asnjėherė. Pas dy muajve mė tregoi se e donte njė tjetėr dhe se e donte mė shumė se mua dhe se ėshtė shumė e bukur dhe tėrheqėse, e kėndshme.
U mendova, kujtova njė kohė tė shkurtė pastaj e pyeta. A e donė ma shumė se mua? Tha: Po, e dua ma shumė se ty. I thashe: O i dashuri im, shko dhe martohu me atė vajzė, ngase gėzimi yt ėshtė gėzim im, hareja jote ėshtė hare e imja.
Mu pėrgjigj se nuk mė mjafton pasuria pėr ta martuar atė vajzė. I thashe: Merre arin tim tė cilin e posedoj, shite pastaj martohu me atė vajzė, tė cilėn e do. Refuzonte ta pranonte kėtė duke mė thėnė se ndoshta do tė nevoitėn ndonjė ditė oj e dashura ime. Por, kėmbėngulja, vendosshmėria dhe insistimi im bėri qė ta pranojė dhuratėn time.
I mori dhe i shiti pastaj udhėtoi pėr tė kėrkuar tė dashurėn e tij. Mė la mua edhe pse nuk kishte shumė qė ishim martuar.
Kaloi njė muaj dy muaj... njė vit... dy vite... tre vite , kurse i dashuri, burri im nuk mė viziton. Mė tregon pėrmes telefonit e mė thotė se ėshtė i preokupuar me punė dhe nuk mundet tė vijė nė vizitė.
I largoj lotėt gjatė tėrė ditės dhe natės duke e shijuar tė hidhurėn e ndarjes. Vallė a mendoni se jam e hidhėruar me atė. Jo, assesi... assesi... Ai ėshtė i dashuri im, por e arsyetoj dhe i besoj se ėshtė i sinqertė dhe besnik.
Pėrmallohem pėr tė folur me tė, veshi im gėzohet, kėnaqet kur i dėgjon ato fjalė tė tija tė bukura, zėri i tij i ėmbėl e qetėson veshin dhe trupin tim. Ndonjėherė kalon njė muaj e tė mos me thėrras nė telefon.
Oh sa zemėrvrazhdė dhe i pashpirt! Ah sa i vrazhdė edhe aq mė tepėr kur je zemėr dhimbėshėm? Qysh po duron duke mos mė folur, kurse unė nuk mundem mė tė duroj. Por, kėshtu janė burrat gjithmonė mė tė fortė, mė shumė durojnė dhe mė pak janė dinjitoz. Kur mė flet nė telefon, ndjei sikur e gjithė bota tė jetė nė duar tė mija. I fshehi lotėt e mija dhe zėrin e dridhur, pėr tė treguar se nuk mėrzitem, brengosem, e unė tė flasė e lotėt rrjedhin ne faqet e mija, zėri ndikohet nga gjurma e pikėllimit. E fsheh vajin nė brendėsin time, e kam mbyllur rėnkimin e ofshanė nė katėr muret e zemrės sime kurse zemra copėtohet nga pėrmallimi. Andaj tregohesha e fortė kėshtu qė mos ta mėrzis burrin tim.
Vallė, ēfarė burri ėshtė ai, i cili e lė gruan e vet tė porsa tė martuar dhe shkon pėr tė kėrkuar njė tjetėr.
Vallė ēfarė gruaje ėshtė ai, e cila e shet arin e saj pėr ta martuar burrin e vetė. Po befasohem, ēuditem me ju tė dy !!!
Njė ditė e zymtė e mėrzitur... Jo dita gėzimit Tingėllon telefoni, shpejton Heja ta hapė telefonin e ti pėrgjigjet. Njė zė i largėt:
-Dua tė flas me motrėn Heja!
-Po, unė jam Heja.
Zėri i largėt:
-Unė jam njė vėlla nga Ēeēenia bėn durim dhe shpreso nė shpėrblimin e Allahut se burri yt ka ra shehid pas njė lufte tė ashpėr me rusėt nė Ceēeni. Bėn durim oj motėr dhe shpreso nė shpėrblimin e Allahut.
E mbajta vetėn dhe i thashė: Elhamdulilah, Falėnderimi i takon All-llahut, e mbylla telefonin dhe mė kaploj njė gjendje histerike, mė kaploi vaji, pikėllimi e gėzimi nė tė njėjtėn kohė, u trishtua nėna ime.
-Heja...Heja! Ēke? Kush ishte nė telefon? Nuk kisha mundėsi tė flisja, vajtoja dhe qeshja. Mė pėrqafoi nėna ime duke mė thėnė tė lutem Heja mė trego ēka ndodhur. I tregova nėnės time pėr lajmin dhe shkova nė dhomėn time duke i thėnė nėnės time:
-Nėna ime, kush don tė vijė tė mė pėrgėzojė le tė urdhėrojė e kush vjen nė ngushėllime, mos tė futet nė dhomėn time. Nuk erdhėn vetėm se njė pakicė e vogėl, tė cilėt mundesh ti numėrosh nė gishta. SubhaneAllah!
O burri im! Mė nė fund e gjete tė dashurėn dhe loēkėn e zemrės.
O burri im! Po futesh dhėndėr, po martohesh me shtatėdhjetė e dy hyri (gra te xhenetit) tė gjitha mė tė bukura se Heja, mė tė vlefshme se Heja dhe me tė kėndshme se Heja.
Ah o burri im! Kisha dėshirė tė dija gjendjen tėnde nė mesin e atyre hyrive tė bukura dhe tė kėndshme. A thua e ke harruar Hejen?! Kurrė nuk besoj se e ke harruar, unė asnjėherė nuk tė kam harruar. Do tė mbetesh nė zemrėn time pėrgjithmonė. Tre vite kam shijuar tė hidhurėn e ndarjes dhe nuk i kam zbukuruar sytė duke tė shikuar. Por, i jap shpresė vetės se do tė shikoj nė xhenet el-firdevs,inshallah. I dashuri im, ti je trim shehid, ke lėnė shtėpinė tėnde tė mirė e bukur qe tė jetosh nė malet dhe shpellat e Ēeēenisė dhe nėn reshjet e plumbave dhe granatave. E le gruan tėnde te re qė te flesh nė borė dhe hėndeqe. Me kujtohet kur me the: Heja nuk mundem tė flejė rehat e gjendja e motrave tona nė Ēeēeni ėshtė keqėsuar. Nga kjo gjendje po me copėtohet zemra dhe po me rrjedhin lot sytė e mi.
O burri im! Ishe burrė me vyrtyte tė larta, tė preokuponte fati i kėtij umeti dhe u shqetėsoheshe pėr muslimanėt.
Urime Xhenetin! Ta pėrgėzoj xhennetin!
Urime shoqėrimin me Hamzėn, Xhaferin, Zejdin , Musabin! Urime e pėrgėzime nė shoqėrimin e tė dashurit tonė Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]!
Rrugė tė mbarė burri im! Amin. Esselamu alejkum
Hazreti Omeri kishte një sherbetor i cili nuk ishte musliman.
Hazreti Omeri e pyeti një ditë sherbetorin e tij:
- A je i kënaqur nga unë?- pyeti Hz. Omeri
- Patjetër që jam i kënaqur, ti je njeriu më i mirë në botë- ia ktheu sherbetori.
- A e pëlqen moralin dhe edukatën time?- pyeti Hz. Omeri
- Patjetër që i pëlqej. Nuk më vjen në mend një njeri me moral më të mirë se ti- ia ktheu sherbetori.
- Sjelljet e mia, edukata dhe morali im janë të tilla në sajë të fesë Islame. Eja të të mësoj edhe ty fenë time- i tha Hz.Omeri.
Hazreti Omeri i tregoi shërbëtorit për fenë Islame dhe më pas e pyeti:
- Çfarë mendimi ke?-e pyeti Hz. Omeri..
- Këto që thua janë gjëra të mira- ia ktheu sherbetori
- Atëherë eja bëhu musliman edhe ti.- i tha Hz. Omeri
Sherbetori uli kokën dhe tha:
- Zotëri, në qoftë se nuk do të më detyrosh, unë preferoj të jetoj fenë e të parëve të mi.
Hazreti Omeri megjithëse e kishte sherbetor nuk e detyroi atë të pranonte Islamin.
Kjo ngjarje tregon qartë se asnjë nuk mund të detyrohet të pranojë fenë.
*************************************
Marrë nga TAKVIM-i!
zEm
Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica
Njė kohė njė komandant kishte njė lulishte shumė tė bukur.
Lulishtja ishte e mrekullueshme, e mbushur me lule shumėngjyrėshe. Njėri nga lulishtarėt qė kujdesej pėr lulishten kishte njė grua shumė tė bukur.
Njė ditė teksa komandanti po shėtiste nėpėr lulishte, vuri re gruan dhe u mahnit nga bukuria e saj.
Gjeti njė pretekst dhe e largoi lulishtarin, mė pas thėrriti gruan e tij dh e urdhėroi qė tė mbyllte tė jitha dyert e lulishtes.
Gruaja, nuk ishte vetėm e bukur por edhe shumė e zgjuar dhe e ndershme.
E kuptoi menjėherė qė komandanti kishte qėllime tė kėqija ndaj saj. Shkoi, u fsheh disa minuta pas njė peme dhe pastaj erdhi tek komandanti e i tha:
- I mbylla tė gjitha dyert. Por ka mbetur vetėm njėra. Sado qė u mundova, nuk arrita qė ta mbyll dot.
- Cila ėshtė ajo derė qė nuk e mbylle dot?- e pyeti komandanti.
- Ta dishė se ajo derė ėshtė dera qė All-llahu teala me anė tė cilėsisė Besar na shikon neve dhe gjithēka tjetėr,- u pėrgjigj gruaja.
Komandanti kur e dėgjoi kėtė, e kuptoi gabimin, bėri teube dhe qė atėherė nuk guxoi tė bėnte mė njė gjė tė tillė.
Marrė nga TAKVIMI!
*******************************************
Mendim personal mbi tregimin nė fjalė: Sado qė tė arrijė dikush ta ēvesh njė njeri tė ndershėm nga nderi i tij, All-llahu teala e ruan njeriun e ndershėm dhe i pandershmi s'ia arrin dot qėllimit!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 04-03-2006 mė 20:53
Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica
teme e qqelluar Zana!
Injoranca nuk zhduket me top
Faleminderit INDRITI! Zoti iu shpėrbleftė pėr vlerėsimin qė i jepni temės!Megjithėse do tė doja qė tė gjithė tė merrnin pjesė nė kėtė temė me tregime tė kėtilla, duke sjellur edhe burimin e tregimit!Postuar mė parė nga INDRITI
Zana e Malit![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 05-03-2006 mė 19:38
Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica
Krijoni Kontakt