Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 42
  1. #1

    Lightbulb Tregime te ndryshme fetare!

    Te respektuar anetare te forumit!

    Temen qe po e hap, sic e shihni edhe titullin e saj, ka te beje me tregime, refime te ndryshme, tematike e te cilave duhet te jete feja!
    Iu ftoj qe te gjithe ju qe do te kishit tregime te tilla, te marra nga burrime te ndryshme, te i sillni ne kete teme. Besoj qe nga tregimet e tilla ne te gjithe mund te perfitojme gjera te mira te cilat do te na sherbejne ne jete!

    Paqa dhe meshira e Zotit qofte mbi ju!



    Po e filloj temen me nje tregim fetar:

    DREJTESIA E ALL-LLAHUT

    Nje dite Musai alejhis-selam e pa nje njeri shume te varfer. Ngaqe nuk ksihte rroba se cfare te vishte, ai ishte futur ne rere. Njeriu i varfer sapo e pa Musain alejhis-selam i tha: "Bej dua per mua, lutju All-llahut qe te me jape gjera te nevojshme per te jetuar ne kete bote, se po mbaroj nga skamja".
    Me duane e hazreti Musait, All-llahu i dha atij njeriu gjera per te cilat kishte nevoje. Pas disa ditesh Musai alejhis-selam pa se nje turme e madhe njerezish e kishin kapur ate njeri dhe i ishin mbledhur siper kokes.
    Kur pyeti per arsyen, i thane:

    - Ky njeri ka pire alkool, ka bere sherr dhe ka vrare nje njeri. Tani po e cojne per ta denuar.

    Musai alejhis-selam u bind edhe njehere tjeter per drejtesine e All-llahut dhe tha:

    "Ne qofte se All-llahu do t'i jepte rrisk njerezve me shume sesa kane nevoje, sa te keqija do te benin ne kete bote"

    Krijuesi i kesaj bote, All-llahu teala i ka dhene cdo njeriu ate qe merriton. Ai qe nuk te ka bere ty te pasur, e din se cfare merriton ti, me mire se ti.
    Po te ishte krijuar macja me krahe, do t'i kishte zhdukur fare, te gjithe zogjte.


    Burimi: TAKVIM


    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  2. #2

    Lightbulb Cfare eshte me mire: te vdiset apo te jetohet?

    Ndodh qe ndonjehere jeta te behet e rende, tubohen shume probleme si personale, familjare, si kriza ekonomike, shendetesore, probleme te tilla vijne nje pas nje ashtu qe mendojme se tejkaljne fuqine tone te durimit dhe perballimit me ta. Natyrisht se ka edhe njerez te tille te cilet nuk dorezohen. Durimin qe tregojne para problemeve, ata i kalit dhe i ben me te fuqishem.

    Por ka edhe te atille qe mund te durojne dhe shpejt dorezohen. Nuk e ngushellon veten, nuk e kupton se cdo gje eshte e kalueshme, cdo problem e mban ne vete, humb shpresat, shkon aq larg saqe nga All-llahu Fuqiplote kerkon te ia merr shpirtin. Pra, mendon se eshte me mire te vdese sesa te jetoje me problmet qe e preokupojne.

    Njehere kur edhe une kur mbi koken time kisha shume probleme, pata lexuar nje hadith i cili me la pershtypje shume te madhe. Ejani qe te lexojme se bashku kete hadith i cili jep moral dhe vullnet per jete pa marre parasysh problemet me te cilat ballafaqohemi dhe qe na e bejne jeten te hidhur.Te shohim se cfare mesazhi na jep neve njerezve ne pergjithesi sidomos atyre te cileve u eshte merzitur jeta e kesaj bote dhe mendojne se vdekja eshte me e mire sesa jeta e tille.

    Ngjarjen e tregon sahabiu i famshem Talha ibn Ubeydullah:

    Dy persoa nga fisi Beli kishin vizituar Muhammedin a.s. Pasi pranuan islamin ishin kthyer te fisi i tyre. Une i njihja mire keta dy persona. Pas nje kohe njeri prej tyre ra deshmor ne rruge te All-llahut Fuqiplote, ndersa tjetri pas nje viti vdiq ne shtepine e tij. Pasi qe me te dy isha i preokupuar shume nje nate qe te dy i pashe ne enderr. Pashe se isha para dyerve te Xhennetit. Me mua ishin edhe ata dy.Duke qendruar ashtu para dyerve te Xhennetit doli nje njeri dhe e morri brenda ate qe kishte vdekur me pas. PAs pak kohe i njejti person doli perseri dhe e morri edhe te dytin, ndersa mua me tha te kthehem per arsye se ende nuk me kishte ardhur koha. U largova nga dera e Xhennetit. ne mengjes kete enderr ua tregova shokeve te mi, atyre u thashe se une mendoja qe i pari duheshte te ftohet, ai qe kishte vdekur si deshmor e pastaj ai tjetri, i cili vdiq ne shtepine e vet, edhe ate pas nje viti. Keto fjale shkuan deri te Muhammedi alejhis-selam. Pas ca diteve kete enderr vendosa t'ia tregoj edhe vet une atij te cilit ia percolla edhe habine time. I thashe se ne Xhennet i pari duheshte te ftohet ai i cili kishte rene deshmor. Edhe pse ftimi me vonese nuk do te degradonte asgje nga sevapet e tija, ai perseri do te kishte shperblim me te mire sesa ai qe vdiq ne shtepine e vet. Mua me kishte habitur fakti se pse ai te ftohet i fundit dhe doja qe te mesoj shkakun e kesaj situate.

    Muhammedi a.s. kete gje ma sqaroi keshtu:

    "A thua valle, ai qe vdiq me pas nuk beri me teper ibadet dhe pune te mira, a nuk agjeroi me teper, a nuk ka sherbyer me shume sesa ai tjetri i cili vdiq me heret?"
    "Po, ka fituar me shume sevape" i thashe.

    "Ja" me tha Muahmmedi a.s. "Ky eshte shkaku qe ai te thirret me heret qe te hyje ne Xhennet. Ai jetoi nje vit me teper sesa shoku i tij qe kishte fat te fitoje pak me teper sevape. Mos e nencmoni ibadetin e nje viti, mes tyre kishte nje dallim ne sevape aq sa eshte larg qielli nga toka!"



    Ndersa ne nga ky tregim duhet te nxjerrim kete mesim. Duhet qe ta preferojme jeten ndaj vdekjes, qofte edhe nese jetojme te rrethuar me probleme te shumta.


    Marre nga gazeta "Zaman"
    Autor i tekstit: Ahmed Shahin

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  3. #3

    Arrow Ra ne gropen qe hapi vete!

    Nje dite Ebu Xhehili i pergatiti nje kurth Pejgamberit alejhis-selam.
    Hapi nje grope perpara shtepise se vet dhe e theriti Pejgamberin per vizite ne
    shtepine e tij. Kur Pejgamberi po shkonte drejte shtepise se Ebu Xhehilit, vjen
    Xhebraili alejhis-selam dhe i tregon per gropen.
    Kur e morri vesh kete gje, Pejgamberi u kthye ne shtepine e tij. Ebu Xhehili kur
    e pa te kthehej mbrapsht, u nis t'i shkonte nga pas per t'a pyetur per arsyen,
    por e haroi gropen qe kishte hapur dhe ra ne gropen qe hapi vete.

    Per ta nxjerre qe aty i zgjaten nje litar, por nuk e arrinte dot litarin. Sa me shume qe ia zgjatnin litarin aq me teper thellohej gropa. Ne kete gjendje Ebu Xhehili gati sa nuk po cmendej brenda gropes se erret.

    I dergon fjale Pejgamberit dhe i lutet qe ta nxjerre nga gropa. Kur vjen Pejgamberi prane gropes i thote:

    - Po te nxorra nga gropa a do te besosh (behesh besimtar)?

    - Po me nxorre nga gropa do te besoj.


    Pejgamberi alejhis-selam i zgjati doren e tij dhe e nxorri qe aty.
    Kur doli, Ebu Xhehili tha:

    - "Nuk kam pare kurre magjistar kaq te fuqishem sa ti ne jeten time" Dhe NUK BESOI!

    Marre nga "Takvimi"


    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  4. #4

    Lightbulb Puna eshte Ibadet!

    Te punosh qe te mos i jesh nevojtar te tjereve eshte gje shume e mire.
    Pejgamberi sl-lall-llahu alejhi ue sel-lem nje dite kur takoi njerin nga as-habet, te ashtuquajturin Muaz, i tha:

    - O Muaz, te qenkan ashpersuar duart e te qenkan bere me kallo (balte).

    Po Resulull-llah kam kazem ne dore dhe punoj me token, keshtu arrij te siguroj jetesen e femijeve.

    Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem e puthi hazreti Muazin dhe i tha:

    - Kete dore nukl e djeg Xhehennemi.

    Perseri nje dite, nje njeri i ri po shkonte shume heret per ne pune. Disa nga as-habet qe ndodheshin aty, nuk e pane me vend kete veprim. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem qe ndodhej aty, tha:

    "Mos thoni ashtu!N.q.s. po shkon ne pune per te mos iu bere nevojtar te tjereve, per te mos e lejuar nenen, babane dhe pjestaret e tjere te familjes qe t'i behen te tjereve nevojtare, cdo hap qe ai hedh eshte IBADET. N.q.s. do te lavderohet ose te beje qejf me parate qe fiton atehere eshte bashke me shejtanin"

    Sic kuptohet nga keto, puna me nje qellim te mire e muslimanit eshte IBADET. Por puna e kafireve dhe atyre qe bejne haramenuk quhet ibadet. Te thuash "Cfare nevoje ka te falesh namazin kur puna na qenka ibadet" eshte nje gje shume e gabuar.Ai qe thote keshtu behet kafir.

    Ai qe deshiron te ushqehet me hallal duhet t'i kushtoje rendesi ketyre 5 gjerave:

    1- Per te vrapuar pas riskut, nuk duhet te lihen pas dore ibadetet qe na ka bere farz All-llahu

    2- Nuk duhet t'i bejme dem njeriu duke u munduar te fitojme

    3- Duke punuar duhet te kemi per qellim qe te mbrojme pjesetaret e tjere te familjes.

    4- Gjate punes nuk duhet te stermundojme veten

    5- Duhet ta kemi te qarte se puna eshte vetem nje arsye per riskun. POR risku nuk fitohet me ane te punes, por na e jep All-llahu teala.


    Marre nga "TAKVIM"

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  5. #5

    Lightbulb Abdulkadir Gejlani!

    I nderuari Sejjid Abdulkadir Gejlani eshte nje nga dijetaret dhe nga evlijate me te medhenj te Islamit. Edhe nga ana e nenes edhe nga ana e babait eshte nga fisi i Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem. Ka qene muxhtehid i Fikhut dhe hadithit.

    Kur ishte i vogel i mori leje nenes te shkonte te studijonte dhe u nis me nje karvan per ne Bagdad.
    Gjate rruges i prene udhen kusaret dhe filluan t'i vidhnin.
    Nje nga ata shkoi tek Abdulkadir Gejlani dhe e pyeti nese kishte gje me vlere me vete.

    - Po kam, 40 florinj te cilet jane te qepur nen kolltuk.

    Kusari u largua. Pas tij shkoi edhe nje i dyte, i cili i beri te njejten pyetje dhe morri po ate pergjigje qe kishte marre shoku i tij.
    Te cuditur nga kjo pergjigje, i cuan fjale komandantit te tyre. Ky e therriti dhe e pyeti vet dhe e morri po te njejten pergjigje. Pasi i nxorri florinjte nga aty ku ishin, e pyeti djalin:

    - Perse tregove vendin e florinjeve?

    Ai u pergjigj:

    - Sepse i kam dhene fjalen nenes time qe nuk do te them kurre asnje genjeshter. Nuk e thyej dot fjalen e dhene.

    Komandanti i kusareve, filloi te qante dhe tha: "Kam kaq vjet qe nuk po e mbaj fjalen qe i kam dhene All-llahut" dhe beri teube. Edhe shoket e tij, kusaret e tjere, te cilet ishin rreth 60 vete, ndoqen rrugen e komandantit te tyre dhe bene edhe ata teube. I kthyen pas te gjitha mallrat e plackitura.
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  6. #6

    Lightbulb Nga qeverisja ne zdrukthtari!

    Aliu ibn el-Me'mun el-Abbasi - i biri i kalifit - banonte ne nje pallat te larte. ne te kishte gjithcka qe deshironte. Nje dite duke shikuar nga dritarja e pallatit pa nje punetor qe punonte tere diten dhe ne mbarim te dites merrte abdes dhe falte dy reqat namaz. Kete e bente cdo dite, keshtu qe Aliu nje dite i doli para dhe e pyeti per gjendjen e tij. Punetori i tha:

    - Une kam gruan, dy motra dhe nenen time qe kujdesem per ta. Tere diten punoj dhe agjeroj qe ne mbremje darken ta ha bashke me familjen time.

    Aliu e pyeti: A te mungon ndonje gje? Tha: Jo, jetoj i lumtur dhe shume i kenaqur, falenderoj All-llahun, Zotin e boterave, per te mirat qe me dha.

    Ne kete rast Aliu vendosi ta lere pallatin e kalifit, ku jetonte me te gjitha te mirat dhe doli te jetoje jashte, vetem e vetem qe te arrinte lumturine, qe s'e gjeti ne pallat.
    Pas disa vitesh e gjeten te vdekur ne nje shtepi afer Horosanit, ku kishte punuar si zdrukthtar, por gjithnje i lumtur me punen e tij.

    "Kurse ata qe e gjeten rrugen e drejte, Ai atyre ua shton edhe me udhezimin ne rrugen e drejte dhe u ofron mundesi te jene edhe me te matur"

    (Kur'an 47:17)

    Kjo ngjarje na kujton tregimin e "shokeve te shpelles", te cilet ishin ne pallatin mbreteror dhe aty gjeten vetem ngushtesi e shqetesim, sepse ne pallat sundonte mosbesimi. Keshtu vendosen te dalin dhe te jetojne ne shpelle. Kur'ani i pershkruan ne kete menyre:

    "Derisa te jeni te izoluar prej tyre dhe prej asaj qe adhurojne ata, pos All-llahut, atehere strehohuni ne shpelle, e Zoti juaj iu dhuron nga meshira e Tij e gjere dhe iu lehteson ne ceshtjen tuaj, ate qe eshte ne dobine tuaj"

    (Kur'an 18:16)

    Pra, vendi i ngushte me dashuri dhe Iman, zgjerohet dhe bashkon shume njerez.


    ****************

    Marre nga libri "Mos u trishto" i autorit : Aid El-Karni


    ZeM
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 16-07-2005 mė 19:09
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  7. #7

    Lightbulb Vlera e botes vetem sa nje gote uje!

    Halifeja Harun Rashid shkonte te vizitonte shpesh evlijane e madh Shakik Belhi dhe kerkonte prej tij dua e keshilla. Nje prej vizitave, i nderuari Shakik Belhi i tha:

    - Mendo sikur ke mbetur ne mes te shkretetires dhe po vdes nga etja. Nje gote uje mund te te shpetoje nga vdekja. N.q.s. prane teje vjen nje njeri qe shet uje, sa e blen nje gote uje?

    - I jap cfare te me kerkoje, nuk e mendoj fare vleren e parase ne kete moment.

    - Edhe nese ky person ne kembim te nje gote uje kerkon prej teje gjysmen e te gjithe pasurise tende, je i gatshem t'ia japesh?

    - Patjeter qe ia jap.

    - Mendo sikur e pive ujin qe bleve me gjysmen e pasurise tende. Pas pak ndjeve nevojen qe t'a nxjerresh jashte kete uje, por nuk arrin te urinosh dot. Arrin deri ne ate pike sa je duke plasur. Njerezit nen urdherat e tua nuk i gjejne dot ilac semundjes tende. Pikerisht ne kete moment vjen nje person e te thote: "une mund te te shpetoj ty nga kjo gjendje por ne kembim desha gjysmen e pasurise tende!", cfare ben ti?

    - Per te shpetuar nga ky mundim ia jap te gjithe pasurine qe kam, mjafton te me ktheje shendetin. Cfare vlere ka pasuria po te ndodhem ne ate gjendje?

    - Pra, asnjehere mos i beso kurre pasurise e cila nuk ka as vleren e nje gote uji te cilen e pive dhe me pas e nxorre jashte me ane te urines! Mos iu lavdero asnjeriu me te!

    *************

    "Takvim"

    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  8. #8
    Pershendetjeeeee.

    Zana e maleve a beson t'i shume ne zot?
    Une besoje shume dhe besoje ne diten e kiametit kur do te jete dita e gjykimit.
    une e kam lexuar librin e shenjte KUR'ANiN dhe e di se cfare thote, me beso se e kam lexuar....!
    une jam musliman dhe dua te vdes musliman La ilahe-ilall-llah muhammeden abduhu ve resulullah,
    keni hapur nje teme te duhur e cila nuk perfundon me kaq....
    SHihemi ne diten e gjykimit...
    Na ishin njėherė njė djalosh dhe njė vajzė tė cilėt shėtisnin rrugėve tė parajsės dhe...

  9. #9

    Lightbulb Sekreti I Henes!

    Me 21 Korrik 1969, njeriu i pare zbriti ne hene.
    Fjalet e astronautit Neil Armstrong "Shqiponja u ul" i degjoi e gjithe bota nga transmetimi direkt.
    Armstrongu qe ecte ne hene, ishte nje i krishtere fanatik. POR ne hene ndodhen disa gjera.
    Te tre astronautet ne te njejten kohe kishin pare nje "objekt te huaj". Por gjate transmetimit disa gjera censuroheshin. Te gjitha fjalet qe transmetoheshin ishin me shkeputje.


    Aldrin: Duket dicka si nje liber i hapur ketu.

    Collins: Nga ky pozicion duket me qarte qe i ngjan nje libri.

    Kontrolli ne toke: Cfare po thoni ju, ne hene ka liber?!

    Te nesermen libri ishte zhdukur, ndersa tani nje parazit filloi ta bezdis radion. I ngjan zerit te sirenes se nje zjarrfikeseje.

    Collins: A po degjon? Hiqeni kete ze! Do te me plasin veshet.

    Kontrolli ne toke: Ky ze nuk vjen nga ne, eshte i huaj.

    Armstrong: Dhe tani filloi muzike! Hiqni keto parazite.

    Kontrolli ne toke: Nuk ka difekt. Muzika vjen nga ju.

    Aldrin: Nuk do te merremi vesh me duket. Kjo muzike nuk vjen nga ne.

    Njeriu i pare shetiste henen. Ajo muzike filloi perseri. "Eshhedu en la ilahe il-lall-llah"

    Kontrolli ne toke: Perseri rrathe fluturues? Cfare ishin fjalet e asaj kenge?
    Collins: Dicka qe duket si ESHEN MAHATMA RESAMBALLAH. Kjo eshte indisht.
    Armstrong: E degjova te teren, ka mundesi te kete qene ndonje nga radiot e Afrikes.
    Aldrin: Ndryshova frekuencen, perseri i njejti ze. Ky ze vjen nga hena. E pabesueshme.
    Kontrolli ne toke: U cmendet? A perhapet zeri ne nje vend pa ajer?!
    Collins: Pse cfare, perseri rathe fluturues?
    Kontrolli ne toke: Nje semundje e panjohur, jeni te goditur prej henes apo cfare?
    Ky ze, libri, kjo melodi, duhet te jene te gjitha iluzione.
    Armstrong: A e filmon kamera iluzionin? A rregjistrohet iluzioni ne shiritin e nje kasete?

    Kontrolli ne toke: Po mire atehere, a perhapet zeri ne nje vend pa ajer?

    Armstrongu dhe astronautet e tjere te Apollo- 2 u kthyen shendosh e mire ne toke. I degjuan perseri regjistrimet e kasetave. U keshilluan edhe me nepunesin e
    NASA-s me origjine egjiptiane, Faruk El Bas. U dha raporti i specialistit se fjalet e nje mesazhi ishin " Nje fjali e shenjte Arabisht" Me vone, te njejten fjali e degjoi edhe astronauti Apollo-16, Werden.
    Me te vertete askush nuk kishte mbetur i kenaqur nga shpjegimi qe iu be kesaj ngjarjeje. Mbase UFO, mbase dicka tjeter, por ne hene kishte nje mesazh.

    Armstrongu nuk mbetej fare i kenaqur.
    Gjate kesaj kohe astronautet shetisnin token. Njerit nga astronautet, qe pritej me me teper kurreshtje, Armstrongut, i ra rruga ne kryeqytetin e Egjiptit, Kairo. Ne kete kohe ndodhi dicka.

    Armstrongu u step: "C'eshte kjo muzike?" Egjiptianet mezi e mbajten veten per te mos qeshur. Pastaj iu pergjigjen: "Ajo nuk eshte muzike, eshte Ezani.....ashtu si bien kembanat ne kishe, ne xhami kendohet ezani. Eshte ze njeriu i cili therret muslimanet ne namaz."
    Armstrongu: "Une e kam degjuar edhe me pare kete ze. Nuk e kam fjalen per ne toke, kete ze e kam degjuar ne hene."

    Fytyra e Armstrongut ishte zverdhur: "Aman o Zot, Ty nuk te gjeta ketu por te gjeta ne hene."

    Per nje kohe te gjate Armstrongu nuk nxori ze nga goja. Me ne fund ra ne shehadet dhe u be musliman.


    *********************
    "Takvim"


    ZeM
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  10. #10
    anetar i rregullt Maska e fioreal
    Anėtarėsuar
    05-07-2003
    Vendndodhja
    Ne planetin Toke
    Postime
    124
    Zana e Malit nga e ke mare kete histori sepse nuk e kisha degjuar me pare.Mund te ma saktesosh burimin.Te faleminderit
    ..I grandi ci sembrano grandi fino a quando stiamo in ginocchio...

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Feja nė shėrbim te kombit
    Nga RaPSouL nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 19:52
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Berisha dhe ligji per komunitetet fetare
    Nga white-knight nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 11:45
  4. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  5. Debati mbi Ditėn e Ēlirimit
    Nga dardajan nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 23-02-2006, 04:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •