Ti njeri paske maru. Eh "fara e keqe" i ka rrenjet thelle!Postuar më parë nga ment
Ti njeri paske maru. Eh "fara e keqe" i ka rrenjet thelle!Postuar më parë nga ment
Talent wins games, but teamwork wins championships.
Micheal Jordan
Mbreti i bashkimit Shqiperi-Kosove
E Enjte, 30 Qershor 2005
Leka Zogu e do edhe Rugoven, edhe Thacin, e sidomos Haradinajn. Mendon se Kosova do te behet e pavarur, por kombi s'do te jete i ndare. Shpreson te marre te pakten nje pjese te votave me 3 korrik, por s'deklarohet me ke do te hynte ne koalicion. Thote se Nano dhe Berisha jane fajtore per frenimin e Shqiperise
Artan Mustafa
Eshte hera e dyte qe vjen ne Kosove, ku tashme pritja e ngrohte per te po behet gati tradite. Te marten, ai ishte deri ne oret e vona ne takime dhe biseda te ndryshme, ne kryeqytetin kosovar. I veshur me nje kemishe te bardhe, gjithmone me cigaren ne dore, ai mban qendrimin e nje malesori gjate bisedes, edhe pse me shendetin s'i ka punet shume mire.
"Si gjithmone, kur vij ne Kosove, ndjej nje kenaqesi te madhe", thote Leka Zogu, ne nje bisede, teksa pergatitej per mengjesin, ne hotelin Victoria, ku ishin ishin bere rregullime te posacme me rastin e vizites se tij.
Pretendenti i fronit mbreteror te Shqiperise, djali i mbretit Ahmet Zogu, vizitoi Kosoven me ftese te ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj, kryetarit aktual te Aleances per Ardhmerine e Kosoves, i cili eshte liruar nga Gjykata e Hages per t'u mbrojtur ne liri nga akuza qe e ngarkon per krime lufte gjate vitit 1998 dhe 1999. "Kemi marredhanie miqesore me Haradinajn. Une mejtoj se nuk jane fort burra qe mund t'i krahasojme me te", shprehet. Ai ka nje koment per akuzen ndaj Haradinajt te bere nga Prokuroria e Hages. "Per akuzen, besoj se asht nje shpifje qe e kane ba armiqte".
Leka Zogut i pelqen lidershipi i Kosoves. "Kosova ka nje lidership te mire, dhe me kohe po piqet edhe ma teper. Por, po, ka nje lidership te mire", shprehet ai, ne stilin e tij te pergjigjieve te shkurtera, ndersa thith thelle tymin e cigares.
Gjate dites se dyte te vizites, ai pati takime te ndara me Presidentin Ibrahim Rugova dhe Kryetarin e Kuvendit Nexhat Daci.
"Per zotin Rugova kam nje nderim shume te madh, sepse ka ba nje lufte per paqe para luftes, dhe edhe sot asht duke punu shume mire per pavaresine e Kosoves", shprehet Zogu, ne interviste.
Ka opinion edhe per Hashim Thacin. "Z.Thaci per mua asht nje politikan shume i zgjuar...me duhet ta njoh ma mire".
Jeton ne Tirane, por duket se interesohet jo pak edhe per zhvillimet ne Kosove.
Prej vizites se tij paraprake, pohon se sheh shume perparime. Leka Zogu ka njohuri edhe per procesin e permbushjes se standardeve, kusht ky i vene qe nga viti 2003 nga bashkesia nderkombetare per fillimin e negociatave per statusin e Kosoves.
"Une mendoj qe per t'i permbushur standardet, Kosova duhet te kete nje here pavaresine",
thote ai. Shpreson se Kosova do ta kete statusin e zgjidhur deri ne fund te ketij viti, ndersa beson se kosovaret jane te gatshem te administrojne pavaresine.
E per rrjedhoje, llafet e cojne te ceshtja e bashkimit kombetar. "Jam i sigurt qe nje prej konditave qe do t'i vihen Kosoves - do te jete mosbashkimi me Shqiperine dhe me ndonje shtet tjeter. Por, ajo eshte nje gje qe do te bahet vetvetiu, me rruge ma te mira etj etj. Per mendimin tim, nje komb nuk mund te ndahet me nje linje artificiale ose me nje harte", deklaron ai.
vazhdon....
Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 30-06-2005 më 10:37
Fajtoret Nano e Berisha
Njeriu i cili synon te beje ndryshime thelbesore ne Kushtetuten e Shqiperise, ne te ardhmen, shpreson se tere procesi zgjedhor atje do te jete i rregullt dhe qe me pas te mos kete probleme. Ai eshte nje prej garuesve ne zgjedhjet e 3 korrikut. Nese fiton 5-6 per qind te votave, bazuar ne sondazhet mbi preferencat e votuesve, ka te ngjare te behet percaktuesi i qeverise se ardhshme. "Per zgjedhjet nuk dihet kurre, derisa te vije rezultati final. Por, shpresoj qe po te mos kemi mazhorancen, se paku nje pjese te mire te votave", beson.
A do te hynte Leka Zogu ne koalicion per ndertimin e qeverise me Partine Ssocialiste te Fatos Nanos apo me Partine Demokratike te Sali Berishes?
"Do te varet shume se me ke do te flas", thote ai.
Por, cfare do te ndodhte nese do te fitonte zgjedhjet, edhe pse pak kush e beson nje gje te tille?
"Nuk do te fillojme menjehere me nderrimin e Kushtetutes dhe sistemit ne Shqiperi, nese fitojme mazhorancen. Se pari, do te fillojme me ndryshimet qe i kemi premtu. Pra, ndryshime qe jane te dosmodoshme per popullin shqiptar: me i dhane Shqiperise dinjitetin qe ka pase, me i dhane mundesi me ndale krimin dhe korrupsionin, me e pru drejtesine dhe ligjin ne vend...", vazhdon ai.
Sido qe te jete, ne kete rast beson se kohet e monarkise do te ktheheshin.
"Nese fitoj mazhorancen, rikthimi i mbreterise do te varet nga fakti se si e shohin shqiptaret. Mund te shkojne dy vjet, mund te shkoje edhe me gjate...".
Leka Zogu beson qe Shqiperia do te ecte me shpejt ne proceset integruese, po ta merrte pushtetin. "Mendoj se Nano dhe Berisha jane fajtore per frenimin e Shqiperise", deklaron ai.
It's my life
Te kthyer ne qershor te vitit 2002 nga Johanesburgu i Afrikes se Jugut, trashegimtaret e ish-mbretit Ahmet Zogu, jetojne ne Tirane. Ndonese mbreteresha Geraldine, e ema e djalit te vetem te Ahmet Zogut - Lekes dhe gruaja e tij - Suzana, vdiqen pas kthimit ne Shqiperi, familja e mbetur mbreterore shprehet se gezon jeten ne atdhe.
"Kemi kontakte te here-pas-hershme me familje tjera mbreterore. Me mbretin Simeon, mbretin Huan Carlos, mbretin Abdullah, mbretin Fahd...pak a shume, familje te cdo vendi", thote Zogu.
Sipas tij, nuk pritet qe martesa e Princit Leka te behet se shpejti.
Leka Zogu eshte lindur me 5 prill 1939, dy dite para se Mbreti Zog se bashku me familjen te nisej per ne Egjipt, pasi vendi po pushtohej nga Italia. Ai u emerua trashigimtar i fronit me 1957, por jashte Shqiperise, pasi ai ishte i padeshiruar nga regjimi komunist qe e kishte shpalle Shqiperine Republike. Zogu u martua ne Paris me 1975 me Susan Cullen-Uard, nga familja mbreterore e Australise, me te cilen ishte njoftuar ne Londer. Nje kohe te gjate para kthimit ne Shqiperi, pervec vendeve tjera, ai ka jetuar ne Johanesburg.
Ne referendumin e vitit 1997, ai nuk kishte arritur te fitonte shumicen e votave, por Leka Zogu vazhdon ta quaje veten mbret te shqiptareve, dhe punon per rikthimin e republikes monarkike, aty nga Tirana - themelet urbane te se ciles i vuri Ahmet Zogu, njeriu qe arriti ta shpallte veten mbret me 1928, post te cilin e ushtroi deri me 1939.
artan.mustafa@gazetaexpress.com
Marre nga gazeta "Express" ne Kosove
Nuk jam kunder askujt,por jam kunder dikujt...kur le memedheun ne lufte e arratiset,shpeton jeten e vete ne vend te huaj...
Ku ishte Amet Zogu,kur iku dhe la shqiperin ne duart e fashizmit-italijan,duke i tradhtuar shqipetare se do ti bejm rrezistence deri ne pike e fundit te gjakut ton shqipetare....
Historija shkruhet,ruhet,por veshtire munde te harrohet....!!!
Une i pergezoj mire se ardhje ne Kosove.Por,kjo eshte shkurt,biznis i ti,nuk eshte çeshtje kombetare,eshte se si do ta rikthej prap pushtetin e familjes se ti ne kurrizin e pop.shqipetare qe e tradhtoji gjate luftes se dyte botrore......
Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli
oooo arb a tu dhimbs roguva e berisha aq shum sa nuk ke fjali ta shprehesh mllefin por nuk ke qka me ba se thot nji fjal popullore ai qe e ka mizen nder kapuq ai ka dhimbje me se shumti keshtu qe ata por me duket edhe ti e pasket mizen nder kapuq ha ha ha ha ,,,,,,,,,.
ment enveristi , a po shkoni ne tiran me votue per nanosin a jo.. hajt nisuni se ju a kan ba gati certifikatat.. autobusat ne radh jan vec per ju..
Brar siq i thash edhe arbit po me doket edhe juve ju djegu mirpo nuk kam qte bej se dihet fort mir se kush tentoj me forcë ta mbaj ne pushtet 97 berishen kush tjeter veq se Bukoshi me bashkpunetorët e tij ne dirigjim te rrugoves po nejse se kete e dien te gjithë nuk kemi nevoj ta skjarojm ,,,e sa per vota une kam votue ne kosovë se jam kosovar nuk kam nevoj me votue diku tjeter edhe pse mendoj se do te kam jetë ta perjetoj nje ditë kur do ti kemi nji shqiperi te madhe e te votojm te gjith se bashku edhe pse një personi si ti nuk i pelqen kjo mirpo kjo do te ndodh ,,,,, pra te shpresojm se do te ndodh shum shpejt mbesim me shpres ,,,,,
ment.. cifti jot nuk mund te mendoje te votoje ne nje shqiperi te madhe sepse ti vete adhuron 97-ten pra ata qe i vune zjarr zyrave e institucioneve te Shtetit.. pra ti je me ata qe deshen dhe ate Shqiperi qe eshte ta ndajn ne dysh.. ne 97-ten..
ti ment do te deshiroje te votoje vec ne nji shpelle ku te jene vec te mbeturit gjalle pra besniket e partise enveriste.. shtabi i PDk-s .. sepse pjesen tjeter te popullit ju po e vrisni cdo dite e kjo do te thote qe e ardhmja qe ti ke te projektuar ne koke eshte nje shkretire me kufoma prej armiqve te partise..
cdo dite e verteton kte qe them une..
meqense armiqte e Partise kan shumicen (ju armiq keni Rugovistet..pra LDK-n) ju formoni qeveri ne hije.. me qe armiqte e partise kishin nji Fark ju i vrate.. me qe armiqte e partise shkruajn ju i vrisni e i gjobisni.. me qe armiqte e partise i do populli ju shpifni per ta cdo dite.. e popullit i thoni kuder..
Pra o Ment i qos-thaq-kupit nuk pritet prej jush as Shqiperi e Madhe as e vogel sic eshte e as Kosov e pamvarur por vec polpotizem ..
Berisha ta dish ti e tjeret si ti.. u be president me VOta te rregullta dhe kur nuk i mori ato vota e dorzoj detyren ne minut.. por per ju qe doni me pushk me i rrezu presidentet do degjojm keto pallavra si tuat..
Mos fol per Shqiperine kur nuk i di ngjarjet.. ose mesoi mire e fol si burre.. ose ndryshe del nje mashtrus.. sikurse je ne fakt..
O Brari
E lexova me vemendje kete Ment-alin edhe vertet nuk ia vlene
te ipni komente ne shkrime te tilla!
Ky njeri,qe tani ka marr nofken e ment-it
hapi temen vetem e vetem ta vazhdoj avazin e vjeter :
te njollosin,te shpifin,te bertasin me hile!
Mos ia varni veshin ketyre qafirave!
Leri o vella,se e gjithe bota e di se kush eshte KUSH!
Me respekt
rtp-ja
ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"
Hahaa Brari une jam ne Tirane.Kam probleme me listen zgjedhore,se nuk e di njesine se ku me kane caktuar te votoj....Postuar më parë nga Brari
O lum Brari po fitoj Berisha me duhet te iki ne mengjes se me ze ti atehere....apo jo?!
Shendetin Brari,
Marinisi i Thaçit
Krijoni Kontakt