Close

Rezultati i Sondazhit: Cmendoni per sistemin e ri te pranimit ne fakultet?

Votues
7. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Katastrofik!

    3 42.86%
  • Me pelqen!

    2 28.57%
  • nje pengese me shume qe veshtireson hyrjen ne fakultet!

    1 14.29%
  • te shohim se si do rezultoje!

    1 14.29%
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #-9
    i/e regjistruar Maska e inter__fan
    Anėtarėsuar
    17-12-2005
    Vendndodhja
    Giuseppe Meazza
    Postime
    33

    Per te hyre ne shkolle te Larte!

    Votoni , se si ju duket sistemi i ri pranimit per ne shkolle te larte, i propozuar nga ministri i Arsimit ?

  2. #-8
    i/e regjistruar Maska e inter__fan
    Anėtarėsuar
    17-12-2005
    Vendndodhja
    Giuseppe Meazza
    Postime
    33
    Jepni Edhe Komentet Tuaja!

  3. #-7
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    Na e shpalos njehere sistemin ktu..Jam e sigurte qe ka shume qe nuk e dine, se po ndryshon cdo vit.

  4. #-6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Te njejten gje do thoja edhe une.
    Postoje ketu ndonje shkrim se pertojne njerezit me kerku...

  5. #-5
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anėtarėsuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    Ministrat gjithmon kabim e kan..so ene pa e lexu un sjom dakord



    p.s marsela xeni,,un..---dukena qe jena ne Atobus
    o-le-le firma

  6. #-4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Sipas ministrit Pollo, provimet do tė jenė me shkrim, me shtjellim e alternativa. Mbetėsit, tė pėrjashtuar

    Brenda javės, broshura me udhėzime nga fakultetet

    Valmora Gogo

    Pėrqendrohuni nė degėt qė doni e pastaj vendosni pėr lėndėt me zgjedhje. Kėshilla: Zgjidhni degė tė pėrafėrta

    Nėse nuk regjistroheni nė afatin e duhur nga 1 marsi deri mė 30 prill nė fakultete, sado tė mirė qė tė keni qenė nė mėsime, nuk do tė keni shans pėr tė vazhduar shkollėn e lartė. Kjo ishte njė nga kėshillat e shumta qė dha dje ministri i Arsimit dhe Shkencės, Genc Pollo, gjatė takimit me maturantėt e shkollės “Petro Nini Luarasi” nė kryeqytet. Ndėrsa brenda javės fakultetet do tė kenė bėrė publike lėndėt prioritare qė kanė pėrcaktuar. Turbullira e krijuar ditėt e fundit pėr maturantėt, duket se ėshtė zbehur disi, nga prezantimi me detaje tė tjera tė skemės sė re tė pranimit nė universitete. Edhe pse tė shpėrqendruar dhe tė paqartė mbi idetė e reja tė pranimeve, dalė sė fundmi, maturantėt e shkollės “Petro Nini Luarasi” e pyetėn ministrin Pollo pėr njė sėrė ēėshtjesh.

    Tė rejat

    Do tė jenė katėr provime, tė cilat do tė realizohen vetėm me shkrim dhe testi do tė pėrmbajė pyetje me zhvillim dhe pyetje me alternativa. Sa i pėrket lėndėve me zgjedhje, nxėnėsit do tė pėrgatiten nga mėsuesit e lėndėve brenda programit mėsimor. “Ėshtė koha e duhur, tani nuk do tė jepni gjashtė provime si mė parė, por vetėm katėr”, -iu ėshtė drejtuar ministri nxėnėsve, i pyetur se a do tė kenė kohėn e nevojshme pėr tė mėsuar. Por nga ana tjetėr, tė gjithė ju qė keni ndėrmend tė vazhdoni shkollėn e lartė duhet t’i bėni mirė llogaritė. Qė nė fillim duhet tė jeni tė pėrqendruar mirė nė degėt qė dėshironi. Ato duhet tė jenė tė pėrafėrta. Edhe pse pati diskutime nėse duhet tė ketė dy provime apo mė shumė nė lėndėt me zgjedhje, specialistėt e pranishėm nė takimin me maturantėt e shkollės sė kryeqytet shpjeguan se pėrzgjedhja e lėndėve jo vetėm qė do tė bėhet nga nxėnėsit, por njėkohėsisht ata duhet tė jenė tė qartė mbi llogaritjet. Kėshtu, nė rast se regjistrohesh vetėm nė degėn e mjekėsisė, edhe pse mund tė kesh dalė mirė nė katėr vite, por njėkohėsisht edhe nė provimet e maturės shtetėrore nuk e ke mundėsinė pėr tė vazhduar nė njė degė tjetėr, nė fakultetin e sė cilės nuk ke aplikuar. Por gjithsesi, edhe nėse njė maturant regjistrohet nė dy ose tri degė tė ndryshme, nuk do tė mbetet pa avantazhe.

    Jo pak, por nėse nxėnėsi gėzon mesatare tė lartė pėr katėr vitet dhe dy lėndėt e detyruara, llogaritja nxjerr shumė pikė. Nxėnėsi jo vetėm qė ka 20 pėr qindshin e mesatares, por njėkohėsisht edhe njė pėrqindje pikėsh, pėr lėndėt e detyruara, tė cilat janė tė njėjta pėr tė gjithė. Kur “lufta” bėhet” mes dy nxėnėsve me tė njėjtin nivel, nėse ata kanė aplikuar pėr tė njėjtėn degė, por vetėm njėri nga ta i ėshtė nėnshtruar provimit tė dy lėndėve qė ka vendosur si prioritet fakulteti i degės, sigurisht qė mė shumė mundėsi pranimi do tė ketė ai qė iu ėshtė nėnshtruar kėtyre provimeve. Sa i pėrket parave, sigurisht qė do tė paguhet. Ende nuk ka njė taksė tė caktuar po mendohet qė ajo tė variojė nga 1 mijė nė 2 mijė lekė tė reja. Kjo, sipas kėshilltarit tė ministrit tė Arsimit, Stavri Llambiri, do tė shėrbejė pėr tė mbuluar shpenzimet pėr realizimin e dy provimeve tė lėndėve me zgjedhje.

    Procedurat

    Si fillim, nxėnėsit duhet tė aplikojnė nė fakultete, ku duhet tė dorėzojnė vėrtetimin e shkollės qė vazhdojnė, bashkėngjitur me listėn e notave tė semestrit tė parė tė vitit tė katėrt. Pranė fakulteteve do tė plotėsojnė edhe njė formular me kėrkesėn pėr vazhdimin e degės qė dėshirojnė. “Shumė shpejt, ndoshta brenda njė jave, ne do tė nxjerrim edhe njė broshurė me prioritetet e universiteteve pėr lėndėt me zgjedhje dhe sqarime tė mėtejshme qė aplikimi juaj mos tė jetė pa vlerė”, -tha Ilia Paluka, drejtori i Zhvillimit tė Kurrikulave. Kėshtu nxėnėsit nuk duhet tė frikėsohen, pasi nė bazė tė prirjeve tė tyre do tė kenė mundėsi tė zgjedhin degėn e duhur ose tė bėjnė kombinimet qė dėshirojnė.

    Siguria

    “Tezat e provimeve do tė formulohen nė Qendrėn Kombėtare Arsimore tė Vlerėsimeve tė Provimeve dhe do tė shkojnė pastaj nė shkolla me sigurinė mė tė lartė. Pas mbarimit ėt provimeve ato do tė mblidhen nė kėtė qendėr dhe do tė korrigjohen me mjete tė teknologjisė dhe sigurisė sė lartė, ndryshe nga sa ndodhur me skanerėt e korrigjimit”, -theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencės, Genc Pollo. Sipas tij, do tė realizohet njė provim i standardizuar, i cili do tė administrohet nga mėsues jashtė shkollės. Kėshtu, do tė bėhet njė organizim i tillė qė mėsues tė shkollave nė kryeqytet tė menaxhojnė shkolla nė qytete tė tjera apo anasjelltas. “Kjo do tė mėnjanojė konfliktin e interesave”, -shtoi Pollo. I pyetur edhe pėr mėnyrėn e transportimit tė provimeve nga rrethet nė kryeqytet, ministri sqaroi se nuk ėshtė e vėshtirė transportimi i provimeve nga 250 shkolla tė mesme qė ka vendi. “Kur transportohen fletėt e votimit nga qendrat e votimit qė janė shumė mė shumė se numri i shkollave, ėshtė fare e lehtė transportimi i provimeve nga kėto shkolla”, -u shpreh Pollo.

    Mbetėsit dhe maturantėt e mėparshėm

    Sa pėr mbetėsit, ata qė nuk do tė marrin provimet e tė gjithė vitit tė katėrt dhe do t’iu duhet tė bėjnė provime nė vjeshtė, nuk ka asnjė mundėsi tė vazhdojnė shkollėn e lartė menjėherė pas shkollės sė mesme. Viti akademik 2006-2007 nuk do tė presė nxėnėsit mbetės. Ata mund tė aplikojnė pėr tė vazhduar shkollėn e lartė nė vitet e tjera. Sa u pėrket atyre qė dėshirojnė tė studiojnė jashtė shtetit, nuk janė tė detyruar tė japin provime nė lėndėt me zgjedhje pėr t’u “liruar” nga detyrimet e shkollės sė mesme. “Ata janė tė detyruar t’u nėnshtrohen provimeve tė detyruara si matematika dhe letėrsia dhe aspak provimeve nė lėndėt me zgjedhje. Gjithsesi, edhe nėse japin provime nė kėto lėndė, do tė kenė pėrparėsi nė universitetet jashtė vendit, pasi ēdo rezultat do tė dokumentohet”, -thanė dje specialistėt.
    Kurse tė tjerėt qė kanė mbaruar shkollėn e mesme vitin qė shkoi apo vite mė parė dhe qė duan tė studiojnė nė njė fakultet tė caktuar, rezultatet qė kanė arritur nuk do t’iu shkojnė dėm. Do tė merret parasysh ēdo rezultat i tyre, por nėse do tė futen apo jo nė provime shtesė, kjo do tė vendoset nga Komiteti i Maturės Shtetėrore.

    Vitin tjetėr, vetėm njė lėndė me zgjedhje

    Njė tjetėr ēėshtje ėshtė edhe niveli i ulėt qė do t’i krijojė skema e re shkollės sė mesme nė vitet qė vijnė. Duke i dhėnė mė shumė pėrqindje katėr lėndėve dhe mė pak mesatares, ekziston rreziku i fokusimit tė nxėnėsve nė katėr lėndėt: letėrsi, matematikė dhe dy tė tjera qė janė nėn zgjedhjen e vetė nxėnėsit. Pėr tė parandaluar kėtė rrezik ėshtė menduar qė vitin tjetėr tė mos jenė dy lėndė me zgjedhje. “Mendohet qė pėr vitet qė vijnė nxėnėsi tė ketė mundėsi vetėm pėr njė zgjedhje, kurse lėnda tjetėr tė pėrcaktohet me short”, -bėri me dije ministri Pollo. Kjo, sipas tij, do tė ēojė nė interesimin e nxėnėsit pėr tė gjitha lėndėt. Jo vetėm kaq, pohuar edhe nga Pollo, por vitet qė vijnė do tė kenė si provime tė detyruara patjetėr matematikėn, por jo letėrsinė. Nė vend tė saj mendohet qė tė vendoset lėnda e gjuhės shqipe.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #-3
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anėtarėsuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Me pelqen!

    Pse? Sepse duhet ta meritosh dhe te jesh i motivuar per te vazhduar shkollen. Nuk ka pse te hyjn te gjithe dhe te shqetesojne edhe ato qe kan deshire per te mesuar.

    Gjithmone flas per ato qe hyjn pa leke e pa miq!

  8. #-2
    KuCoVaR Maska e Olimp
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    QS
    Postime
    484
    po ca sistemi thonio re eshte kot fare gjoja liberalizim po eshte e kunderta
    1)te keput nga leket
    2)te sorollasin kot me tere ato letra
    3)provime me zgjellje
    4)per ata qe jane mbetej kepusni qafen thone rini rugeve
    po le ta bejne liberalizim nga kjo mesatare deri ne kete prsh nga 5 deri ne 7 mund te futen ne keto dege ose nga 7 deri ne 10 ne keto te tjerat dhe te futen te gjithe kush nuk eshte i zoti te ngeli dhe te mos njihet stazhi ngele ik ne dege tjeter po deshe po nuk deshe ri ma shkolle,keshtu dhe nje nxenes qe nuk meson nuk do veje ne dege te veshtira se nuk e mer dopt ate dhe do detyrohet te vazhdoje per nje dege te nivelit te ulet.ja problemi u zgjith kush ngel te nderoj dege mos te ket me te drejte te konkuroj me ne ate dege kush eshte i zoti te veje per mjeksi po po ngeli ti hiqet e drejta per te konkuruar ne ate dege perserikeshtu per te gjitha deget dhe ai qe se perballon dot mjeksin nuk do konkuroj me ne ate dege po do veje per vetirenari etj etj ne nje dege qe do kete mundesi ta marido te vesh per elektronik shko nuk e more dot ri pa shkoll ose shko ne dege tjeter po deshe ketij i them liberalizimne kete menyre as mua apo nje tjetri nuk do na vene ne mendje te konkurojme per nje dege qe se marim dot......

Tema tė Ngjashme

  1. Mėsuesi SMS prindit: Fėmija yt mungon nė shkollė
    Nga Davius nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 10-02-2010, 13:13
  2. Kritika e interpretimit Protestant tė Biblės
    Nga Tannhauser nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 07:39
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. At Donat Kurti O.F.M.
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 03:17
  5. 5 Universitetet mė tė mira nė Amerikė
    Nga miri nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 16:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •