pershendetje!
Eshte bere e zakonshme qe normaliteti te perdoret me kuptim pozitiv ndersa anormaliteti me kuptim negativ, duke i pozicionuar si te kunderta. Pak marrin parasysh qe normaliteti nenkupton ate cfare eshte e zakonshme dhe anormaliteti ate cfare eshte e vecante, jo shume e shpeshte, dmth jo e zakonshme.
Ne historine e njerezimit kjo diade nuk ka ndryshuar shume ne koncept sesa ne dimensione.
Normaliteti ka perbere ngjashmerine, rregullsine, parashikueshmerine, rehatine, grupin, ndersa Anormaliteti ka perbere ndryshimin, kundershembullin , surprizen (te panjohuren), friken, unicitetin e individit.
Mendojme se eshte normaliteti ai qe na con perpara, por normaliteti do te ishte statik rrjedhimisht kontradiktor me progresin. Nga ana tjeter, do te mendonim se anormaliteti per nga natyra e tij negative do te ishte pengese per zhvillim, progress, por paqendrueshmeria, tensioni, energjia qe mbart anormaliteti do te shnderroheshin ne dinamizem dhe ndryshim.
Pra hipotezojme se normaliteti eshte statik ndersa anormaliteti dinamik. Normaliteti eshte gjendja e synuar dhe anormaliteti eshte forca levizese drejt kesaj gjendje te synuar.
Si perfundim del qe te dyja nuk jane te kunderta por pjese e nje te tere, justifikojne prezencen e njera-tjetres dhe karakterizojne keshtu thelbin e natyres njerezore.
Cfare mendoni ju? Do te me pelqente feed-back u nga ana juaj pasi eshte nje ceshtje qe e konsideroj nder me te rendesishmet.
Krijoni Kontakt