-Nje makiato zemer, i them kamarieres simpatike. Ndonje gje tjeter?, ma kthen ajo me nje buzeqeshje ngacmuese. Po sillma dhe nje vodka, spo ta prish qejfin. Menjehere, thote ajo dhe ec drejt banakut, e ndergjegjshme qe une po kundroj trupin e saj. Shtatlarte, me bel te holle, vithe te shendetshme, kembe te drejta. Me nje te ecur joshese, a thua se eshte ne sfilatat e Milanos dhe jo ne nje taverne pijanecesh. Ske faj moj shpirt ti, jo. Dhe ne nje vend si ky mund te te ndeze fati me ato kembe kilometrike, bluaj neper mend ndersa ajo kthehet me tabakun ne dore. -Falemnderit, zemer.
Hedh veshtrimin jashte, ne bulevardin e gjere qe ka filluar te gjallerohet nen muzgun veror. Papritur, mu perpara kafenese parkohet nje alamet Benzi fringo i ri, me xhama te zinj. Nga ana e pasagjerit del nje grua rreth te dyzetave. Ec rrotull makines dhe ndalet para xhamit te shoferit. Xhami ulet dhe zbulon nje koke me floke te thinjura dhe nje buzeqeshje tinzare, qe ve doren ne zjarr e ka tipar te lindur. Politikan qenka dreqi. Pse cdo jete tjeter? Ketu tek ne i riu me Benz etiketohet tregtar (pislleqesh), dhe plaku me Benz politikan (I korruptuar). Xhami qe na ndan nuk me pengon tua degjoj biseden, sepse tashme ajo po zhvillohet qarte ne mendjen time. Ej degjo, sonte mos me prit se do vonohem. Kemi nje séance te gjate. Mire, ja kthen e shoqja. Meqe ashtu puna po fle nga Zana sonte. Xhami mbyllet. Benzi vazhdon drejt unazes, ndersa gruaja sakaq humbet neper njerez. A moj e shkrete aq kollaj e besove? Ca lesh séance mi dreq. Do ta provoje ate sekretaren e re sa e vlefshme eshte, ate do beje. Po ste ve faj dhe ty jo. Me mire qe tu be burri politikan sesa tju kishte rene llotaria. Tani, te mire pa te keqe ska, keshtu qe disa séance te gjata duhet ti pranosh.
Ne anen tjeter te rruges shikoj dy djem te rinj qe po hapin nje kanal. Ja, si mosha ime jane. Jane pluhurosur aq sa dhe shfryma pluhur u del. Sikur ti shikonte ndokush tjeter, do tu vinte keq. Ja, do thoshte. Gjynah, alamet cunash u doli shpirti duke hapur gropa. Ama une skam ndonje keqardhje. E di qe kur te erresohet plotesisht, do ta lene punen. Do te shkojne ne per shtepite e vete. Do lahen, do pastrohen. Nxjerrin orat e ndritshme, vareset dhe bylyzyket e florinjte. Nga nje bluze te zeze, (qe te kombinohen me Cadillac-un de), I hypin makines dhe drejt e ne diskoteke. Cupkat po I presin. Hajde, shendeti juaj cuna. Gjueti te mbare sonte. Ma sill dhe nje vodka zemer.
Hajde femer hajde. Fishkellima qe me del nepermjet dhembeve eshte instiktive, e pakontrolluar nga receptoret e trurit. Ja ku eshte, ne trotuarin perballe. Pershkrimet e teperta do ishin te teperta. Femrat i quajme seksi i dobet, po ama kur kalon ndonje Kleopatre si kjo, ndalet gjithe trafiku i mbremjes. Si shpjegohet kjo? Epo e kemi ne kromozome, se shpjegim tjeter nuk ka. Ashtu sic nuk ka shpjegim tjeter per faktin qe sapo kjo femer te largohet nga shikimi im, menjehere do ti sorrollas syte neper salle per kamarierieren time. Aha, sonte u deva me dy me duket. Plumbi do plumb, kane thene pleqte. Edhe nje, shpirt.
Krijoni Kontakt