Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Citim Postuar mė parė nga Capricon
    Miremengjesi ALBA
    Mendoj se secili njeri qe ka nenshtetsin e Shqiperise duhet me qene en list per me votu, se askush askujt nuk ka te drejt me ja mohu ate, po ne shqiperi eshte i dnertuat asi lloj sistemi qe gjaja nuk ka mundesi me votu njeriu jasht shqiperise. e kjo kish mujt me qene shume leht permes nje web faqe per ju qe jetoni jasht Shqiperise, po kjo ndoshta nuk bahet per shkak te interesave politike.

    respekt
    pershendetje Capricon !

    Sigurisht qe eshte e pamundur te votojm ne Online . Por duke bere disa prova ne kete faqe per disa njerez te mij te afert , pashe qe per mendimin tim keto lista jane te paregullta . Arsyet jan keto : Edhe dajat e mij kan 15 vjet qe jane ne emmigracion dhe kan hequr nenshtetesin Shqiptare , dhe ketu pash se njeri ishte ne liste ndersa tjetri jo . Une e di se kur heq nenshtetesin Shqipetare eshte ligj qe nuk ke te drejte te votosh . E pra pse ekziston emri i njerit qe ka shume vite qe ka neshtetesi Gjermane ? . Po keto crregullime ekzistonin dhe ne 2001 , ku gjyshi im kishte vdekur , por emri i tij ekzistonte ne listat e votimit . Ndersa emri im dhe i vllait tim ekziston ne lista pasi kemi dy neshtetesi , dhe simbas ligjit kemi te drejte te votojm ne te dy shtetet , Gjermani dhe Shqiperi

    Miqesisht Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    KUJDES NGA LISTAT E MANIPULUARA

    Nga Zef Brozi

    Se pari, le te falenderojme ata qe kane pergatitur websitin zyrtar te Ministrise se Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit www.lista2005.info ku shqiptaret, te gjalle "dhe te vdekur), ne Shqiperi apo ne imigracion, mund te verifikojne nese e kane emrin ne listat e votuesve per ne zgjedhjet Parlamentare te 3 Korrikut 2005. Pasditen e 28 Qershorit, tek po lexoja ne internet fjalen mahnitese te Kadarese ne ceremonine e marrjes se "Man Booker International Prize", pasiu kisha derguar me e-mail miqve te mi amerikane disa vleresime per Kadarene ne shtypin boteror, tek lexoja shpejtazi lajmet per vendin tone te dashur, mesova se mund te verifikosh nese e ke emrin ne listen e zgjedhesve apo jo. Nga kerkimet qe bera ne websitin www.lista2005.info rezulton se une dhe bashkeshortja ime, edhe pse qe prej 10 vjetesh jemi ne Amerike, e kemi emrin ne listat e zgjedhesve ne Tirane per zgjedhjet e 3 Korrikut 2005. Gjithashtu edhe prinderit e mi qe kane nderruar jete qe prej disa vitesh, rezulton se do te votojne ne Tirane. Ne kete faqe zyrtare te Ministrise se Pushtetit Vendor jepen keto te dhena konkrete: Zef Brozi, me D. Lindje 09.08.1958 do te votoje ne NR.ZZ 38, NR.QV 1725 dhe Adresa e QV: Shkolla "Osman Myderizi", Tirane. Edhe prinderit e mi qe nuk jetojne me gjithashtu do "te votojne" ne te njejten Qender Votimi me mua. Ndersa bashkeshortja ime do te votoje me emrin e paramarteses Adriana P. Agolli me keto te dhena: NR.ZZ 31, NR. QV 1966 dhe Adresa e QV: Shkolla "Sami Frasheri", Tirane. Edhe miq e te njohur te tjere te mi qe jane imigrante ne Amerike figurojne ne keto lista. Pra ky nuk eshte nje rast i shkeputur qe ngjet vetem me Zef Brozin apo me nje numer te kufizuar. Mijera imigrante e te vdekur te tjere ka mundesi te rezultojne se "do votojne" ne zgjedhjet e 3 Korrikut. E, si mund te kishte dy milione e teteqind mije votues te regjistruar dhe te porositeshin pese milione flete votimi nese listat e zgjedhesve do te ishin korrekte? Ky eshte nje fakt qe duhet te terheqe vemendjen e te gjithe shqiptareve, e te gjitha forcave politike dhe t"u behet i njohur edhe institucioneve nderkombetare te angazhuara me zgjedhjet ne Shqiperi. Besoj se faktet flasin vete dhe nuk ka nevoje per komente. "Une kam printuar dhe ruajtur te dhenat e nxjerra nga ky website per t"i pasur si prova). Nisur nga fakti se me se nje e treta e votuesve shqiptare jane ne imigracion qe prej shume vitesh, regjistrimi i tyre per te votuar ne Shqiperi, edhe kur ata nuk e kane kerkuar nje gje te tille, krijon mundesi per falsifikim e manipulim te votes se tyre. Une nuk e di si e ka zgjidhur legjislacioni dhe qeveria shqiptare ceshtjen e votimit te imigranteve shqiptare qe jane ne vende te ndryshme te botes, pervec atyre qe jane ne Greqi. Te mendosh se te gjithe imigrantet do te kthehen sa per te votuar ne Shqiperi eshte dicka jashte realitetit dhe mundesive te shumices se shqiptareve imigrante. T"i regjistrosh per votime ne Shqiperi edhe kur ata nuk e kane kerkuar nje gje te tille mbase nuk eshte nje zgjidhje e drejte dhe ve ne dyshim ndershmerine e vete zgjedhjeve. Pra, ky eshte nje problem qe Parlamenti dhe qeveria e ardhshme, ne bashkepunim me vete imigrantet shqiptare, duhet t"i japin zgjidhjen me realiste e me te ndershme dhe te mbyllin shtigjet e abuzimit me voten e imigranteve. Une u kerkoj institucioneve pergjegjese per zgjedhjet si edhe te gjitha partive politike qe te heqin nga lista e zgjedhjeve mua, Adrianen dhe prinderit e mi qe nuk jetojne me. Ose te mos lejojne askend qe te falsifikoje voten tone. Qe nga viti 1996 une nuk jam ne Tirane dhe ne asnje qytet tjeter shtepi apo apartament. Une kam 10 vjet qe jam larguar nga Shqiperia dhe pas vitit 1995 une kurre nuk kam ardhur per te votuar ne Shqiperi. Gjate 10 viteve te fundit une kurre nuk kam kerkuar te regjistrohem per te votuar ne Shqiperi. Edhe prinderit e mi kurre nuk kane votuar ne Tirane.

    Une u bej thirrje te gjithe shqiptareve qe te jene te ndershem separi me veten e tyre, me fatin e tyre dhe te mos pranojne qe te votojne ne emer te te tjereve, te mos votojne dy a me shume here, apo te fusin ne kutine e votimit vota false te pergatitura me pare. Shqiptaret duhet ta kuptojne se po ta bejne nje gje te tille ata separi i bejne dem vetes se tyre dhe Shqiperise. Politikanet qe iu mashtrojne, qe ju joshin me para e premtime qe te falsifikoni vota, me siguri me diten pas zgjedhjeve do t"ju harrojne. Ju nuk keni me asnje vlere per ta. Dhe nese ju do viheni para pergjegjesise penale per veprimet qe ju kane shtyre vete te beni, ata do ta mohojne. Dhe pergjejgjesine do ta keni mbi vete ju votues te blere dhe te mashtruar. Dhe ju e meritoni nje fund te tille. Por edhe ata qe heshtin para veprimeve te tilla falsifikuese e manipuluese jane po aq bashkefajtore. Une i bej apel organeve te drejtesise qe te jene te drejte e te ashper ne hetimin dhe ndeshkimin e cdo rasti qe cenon zgjedhjet e lira e te ndershme. Eshte koha qe e keqja dhe krimi nuk duhet te tolerohet me, edhe kur ato inspirohen nga forca te dhe individe me peshe ne politiken shqiptare. Duke marre shkas edhe nga rasti im personal, ju bej thirrje te gjithe imigranteve kudo ne bote qe te bejne verifikimet nese jane ne listat e votuesve dhe te bejne ate qe duhet per te parandaluar falsifikimin e votes se tyre nga kushdo qofte. Shqiptaret, me se fundi, duhet te kene mesuar te respektojne veten: te mos lejojne qe asnje parti politike te qendroje apo te vije ne pushtet duke falsifikuar vullnetin e popullit.

    Nese edhe ne keto zgjedhje jetike per fatet e Shqiperise, dhe ne nje kuptim edhe per fatet e Kosoves, shqiptaret tolerojne apo behen pjese e manipulimeve dhe falsifikimeve te zgjedhjeve, atehere me dhimbje duhet te themi se e meritojne nje qeverisje qe majmet e hypur ne zverkun e popullit! Le te ndihmojme te gjithe ne shqiptaret kudoqe jemi qe zgjedhjet e 3 Korrikut 2005 dhe te gjitha zgjedhjet e ardhshme ne Shqiperi te jene te Lira e te Ndershme. Dhe atehere ne kemi hedhur nje hap para drejt nje Qeverisjeje te Mire. Nje Qeveri qe vjen a qendron ne pushtet duke falsifikuar votat nuk mund te jete kurre as e ndershme, as e suksesshme. Dhe nuk duhet te jete as jetegjate.

    *Autori eshte emigrant politik ne SHBA


    koha jone
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Mendoj se secili njeri qe ka nenshtetsin e Shqiperise duhet me qene en list per me votu, se askush askujt nuk ka te drejt me ja mohu ate, po ne shqiperi eshte i dnertuat asi lloj sistemi qe gjaja nuk ka mundesi me votu njeriu jasht shqiperise. e kjo kish mujt me qene shume leht permes nje web faqe per ju qe jetoni jasht Shqiperise, po kjo ndoshta nuk bahet per shkak te interesave politike.

    Capricorn ,

    ne gjithe boten kur votohet njerezit qe jane te interesuar shkojne dhe rregjistrohen vete me deshiren e tyre , jo te perdoren listat me emra jo ekzistuese ... me emra ku shumica aty jane jashte shqiperise ose mund te kene vdekur me kohe .


    Po kjo behet sigurisht per te manipuluar votat .

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Pinkie ke te drejt, menyra e ndershme e votimeve eshte kur njerzit qe duan te votojne shkojn regjistrohet ne zonat e tyre dhe u jepet e drejta per te votuar sepse jan regjistruar jo sepse jan shtetas te atij vendi. Keshtu zgjidhen te gjitha manipulimet. A thua se kete nuk e din dhe komisioni i zgjedhjeve ne shqiperi, sigurisht qe e di po ateher perse nuk behen gjerat me te thjeshta me te hapuara dhe te pastra. Un mendoj se pengesat vin nga mafia e kuqe me ne krye fatos nanon. Nuk eshte cudi qe pardje ju be atentat ilir metes ne shiperi. I vetmi shanc qe fatos nano ka tani per te fituar zgjedhjet eshte po te vdesi ilir meta dhe njerzit qe do votonin per ilirin do votojn per nanon jo per berishen.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Anekdotat huggos
    Nga huggos nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 27-12-2009, 13:40
  2. Tifozat e Italisė!
    Nga Isomer937 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 710
    Postimi i Fundit: 13-07-2006, 05:39
  3. Shpirti nga Ferri te shkoje ne Parriz?
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-06-2006, 15:21
  4. Hashim Thaēi eshtė i gatshėm tė shkojė nė Beograd
    Nga Nika nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-07-2003, 22:09
  5. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •