Ne ndryshim nga NDI, Gallup i nxjerr PD dhe PS-ne ne nivele te barabarta me 34% dhe LSI ne vend te trete me 10%.
___________________
TIRANE (1 Qershor) -Rezultati i sondazhit paraelektoral i Organizates"Mjaft" dhe "Gallup International" per zgjedhjet e korrikut kane renditur ne krye te listes Partine Socialiste dhe ate Demokratike. Me nga 34% votues secila per 1 400 te anketuar gjithsej dy partite me te medha ne vend, PD e PS renditen me te preferuarat nder subjektet politike. E treta renditet LSI me 10 % te votuesve, e ndjekur nga LZHK me 2 %, ndersa PR, PDS , PDK, PBDNJ dhe PAA me nga 1 %. Shumica e shqiptareve i konsiderojne zgjedhjet e ardhshme parlamentare jashtezakonsht te rendesishme. Ky eshte nje tjeter konstatim i nxjerre nga sondazhi i "Gallup International", i publikuar pothuajse nje muaj para zhillimit te zgjedhjeve parlamentare te 3 korrikut qe do te zhvillohen ne vendin tone. 65 perqind nga 1400 votues te anketuar ne periudhen 15-21 mars jane deklaruar te vendosur per pjesemarrjen e tyre ne votime, ndersa 17 perqind e tyre mendojne se do te vendosin diten e zgjedhjeve. Nderkohe shumica e te anketuarve jane te mendimit se po ecet me ritme shume te ngadalta ne procesin e integrimit ne Bashkimit Evropian.Sipas organizates "Mjaft" gabueshmeria ne sondazh nuk mund te jete me shume se 2.6%. db/db(NEWS24/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt