Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 69
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Papa eshte nje Njeri i kesaj toke..
    Do ta duam deri kur te ndjejme tek ai sinqeritetin e kulluar ndryshe.. ne kandar te logjikes duhet vene cdo gje..

    Pse pikerisht keto dite e gjeten te bejne Dicka "fetare" e ne te ti jepej shanc Edvinit te dale ne Tv.. si Mik i Papes e i Rrokut?
    e po ska gje le te dale.. thot dikush..
    jo valla sdo desha qe mik me Papen e sotem shok te Papes seMadh.. te behet tutori i altin arapo shytave.. edvini i te 99 -tave..
    Supozojme se Papa nuk merret me Vogelsira sic eshte "zgedhjet ne Shqiperi".. por misionaret e tije Ne Tirane e ata ne Rrome qe mbulojne Shqiperine e dine se ka nje Fushat te nxehte politike ne Shqiperine me tre FE.. pra ka votime..
    Pra edhe ne se ne kalendaret e tyre te Punes ka qene nje ngjarje e planifikuar.. do ishte krejt e natyrshme ta shtynin per me vone ose per me heret.. qe ne asnje menyre te mos behej kjo ngjarje.. nje Rast ku te shfrytezohej Kisha nga politikanet..
    ne rastin tone politikani Edvin nuk eshte nje kryetar thjesht i nje qyteti ..por nje zemrek i nje Partie dhe se kush eshte kjo Parti..duhet ta dine ne Rrome.. e po nuk e dinin.. le te pyesin..

    Nje prift Shkodran ankohej nje dizaj se,, meazalla se ambasada italiane i jepte vize te ngratit..
    e pra ambasada italiane historikisht.. vizat kurre sja ka ndaluar Dulles e sherbetoreve te tije.. qe nga nexhua e deri tek tosi qe italine e bridhte qe ne vitet 80..
    nuk eshte thjesht pun vatikani ketu..

    erdhi nga USA.. Fan Noli deri ne Rrome..andej nga vitet 60-te .. thoshte nje dizaj nje patriot ne nje gazete .. me mendimin e deshiren e madhe qe te kapercente dhe kanalin.. Otranto e te vinte ne Tirane.. por aha e tallen spiunet-diplomate te Tiranes ne Rrome.. dhe e lan plakun si qen rrugesh..
    ambasada jone shqiptaro-terbaciote ne Rrome.. e talli dhe i tha ne fund ik p.irdhu se ste qasin se ka x y probleme.. dhe iku me bisht nder shale rilindasi i madh.. qe me apo padashje u be loder ne duart e Enverit deri sa mbilli site..

    Me qindra prifta katolike mbilli Enveri neper Biruca e disa dhe i pushkatoi.. por gek mek nuk doli nga shteti Italian dhe per cudi as nga Vatikani..

    E ju e dini se ne dekada te tera ne qe kemi pare RAI Unon.. kurre nuk u permend Shqiperia..e ne RAI uno..slam katund te andeve pa pare e grope oqeani te eksploruar nga zhak Kustoja..
    Rastesi kjo..
    Ka nje filozofi ketu..apo nje linje politike..
    Pra nga kupola e shtetit italian..ndoshta dhe nga wuashingtoni nje ze ka dale si orientim..
    Lereni ate m.utin atje te sundoje se ashtu na intereson.. e ti Vati kano.. mos u ndje per ata klerik te tute qe i ngordh ai Pederi.. ne hurin alla KEXHIBI.. taksirat..perbijeni kte mu.tsihane..

    sepse e linin rehat e dinte enveri e ne kte tel luante ai.. e kushedi sa koka hengri ai per te realizuar muziken e vet kanibale..
    Mjeshtri Nano eshte i rritur ne nje cati me ustain e genjeshtrave (thanasin) qe Enveri e mbante ne krye te RTv apo ATSH-s..dhe ai qe i vogel ka degjuar shume...me shume se vet lilua e Koli bij te Enverit..

    Pikerisht kete kan pare garda mafioze e PPSH-se si PLUSI iMADH per Tosin qe ai dhe vec ai mund ta dredhi me ata jashte mir e bukur si Dull Ramiz Thanaset dikure dhe tu a kije mamate atyre brenda..

    takoj nje dizaj nje enverist kosovar qe e takon shpesh Ramizin neper vendet ku Ramizi preferon..sikurse Bunkeri i Hasanve ne Durres..

    I them.. cben Mizi mo filan..
    Mir eshte top fare..
    Po ne lidhje me keto luhatjet jo Meto jo Tos edvin.. i thash.. a shprehet?

    po tha.. me Nanon eshte..

    Pra ne ujdisjen e mashtrimit te Madh.. Nano ecen ne gjurmet e te jatit e bandes se tije.. Dull Miz me shoke.. por ne kushte te reja krijuese..

    Kot rastesisht erdogani u cfaq hapur si mik i Nanos..

    Edhe ne koh te Dulles Ankaraja mbronte regjimin e Enverit.. dhe Stambolli ishte nje Cerdhe e sigurte ku spiunazhi enverist kishte baza te sigurta qofte ne mesin e kosovaro-enveristo-nazistave te llojit (spo permend emra).. e deri tek ish Ballistet e njohur.. qe i nxuarren me vone kembet.. ne 97.. e nga Stambolli spiunazhi enverist degezohej ne mbare boten.. e u a kinte mamate kujdo qe pipetinte kunder..
    aty ka filluar spiunazhi enverist te fusi "hudrat" ne xhepat e Zogistave.. qe sot Leka na del Paterice e Nanos..

    berisha eshte larg kesaj Kenete..

    Prandaj ai deshtoi sepse nuk dinte asgje.. dhe ato qe i mesoi nuk diti ti vere ne perdorim..


    Nuk eshte rastesi.. pra veprimi i Rrokut.. jo atij berberit te tiranes dikur,,por rrokut krye shefit te Katolikve..

    Pra sikurse diten te heshtin Papet me radhe (perjashto..Papen qe foli..sic e quan Pjeter Arbnori..Papen e madh Gjon Palin) ditkerkan dhe te ndihen bash kur duan..
    pra shkoder.. le te jemi realiste..

    Ka shum shenja qe tregojne se... e duan shqiperine ashtu..nen kthetrat e Enverit e sot te klyshve te tij te kllonuar .. edvin Nanove..

    A duhet te heshtim qe Shrederat Bushat Berluskot e Erdoganet e Micopocaqitasat.. duante na kenaqin me kte mafie mbi shpine..

    Duhet permbysur kjo statukuo..

    Me vote plus mbrojtje vote..

    sahanlepiresit qe ka kllonuar PPSH nga Kopliku ne Konispol e Bilisht nuk do na imponojne me shumic-llekun e tyre ne Vote..era cjapllekun e tyre te qelbur..

    O sot o kurre duhen bashkuar Votat..

    Shoh ca pinke ketu qe thone SalGomari..

    Ashtu u ka thene babi e gjishi ne shtepi..

    Na prishi pune ki m.uti se jeshem rehat.. fusnin ne burg ke donim ..pushkatonim ke donim e u a ngjisnim si donim.. vulen.. gjerave e nashti dolli ki Salo Gomari e na e hoqi te drejten per kanibalizem .. e mo Enver cna muarr malli...
    ja keshtu flasin neper shpija keta babo gjyshat e ketyre kanibaleve te rinj me nicka te atllantiko-zuar.. si keta tanet ketu..
    Por hmmm. pak tu a njohesh surranë dalin kucedra.. staliniste si ato te Vlores modeli Luiz.. edhe se mbajne mercedeska ne mullaqet qe u shendrisin nga pllazhet qe i bejne me miljonat qe u vjedhin babo tezet e punesuara ne zirat e nano edvinit.. nga ki milet i varfer..



    Do i shporrim keta kanibale apo jo.

    Le te kene shum Miq..

    dhe ne fund..

    posi more demokrat ju thencin.. ( e kam me ju .. bashk-afersisht-mendimtareve te mij..) nuk ju beri zemra te thoni dy fjale per Bardhyl Ajetin..

    te fort jeni.. kallkan

    turp tju vije..

    qashtu..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 28-06-2005 më 17:34

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Citim Postuar më parë nga R2T
    Era, kot lodhesh zemer. Sic e the dhe vete njerezit e dine fare mire kush e beri 1997, ti mund te lodhesh te biesh postime, por te pakten kush e ka jetuar shperndarjen e armeve nga PD-ja, injorimin e FMN-se nga PD-ja, shypjen me dhune te protestave nga PD-ja e si perfundim trupat speciale ne Jug nga PD-ja e ka shume here me te qarte se kush ishte shkaku kryesor i 97'es. PS nuk eshte pafaj e ndoshta Nano eshte plehre e te njejtit rang si Berisha, po keto perrallat me mbret, se Berisha qenka i pafajshem vetem naivet i pertypin. Lexo intervisten e postuar sot tek ajo teme, besoj se do zhgenjehesh per informacionin qe ke besuar deri tani.

    Zgjedhjet e ketij viti do i fitoje PS, dhe kjo duket shume qarte, Berisha si gjithmone po ben vetem llogje, ankohet, protesta, mitingjet e zakonshme me protestues te ardhur, gafat qe tashme njihen etj etj. Mitingjet e PS-se kane oratori, fakte (qofshin keto dhe te shtremberuara) numra etj etj... Shqiperia, do apo s'do PD-ja, ka levizur para keto 8 vjet, e gjithe bota e shef kete levizje. Levizja ne kohen e Berishes ishte e gjitha e bazuar ne skemat piramidale, levizje fallco. PD-ja nuk vjen ne pushtet 1) sepse nuk ka mbajt akoma pergjegjesi per 97-en. 2) sepse nuk ka politikane por amatore.

    PS-ja nuk eshte aspak rruga e duhur, por midis ketyre dy funderina Parti eshte rruga me e sakte.

    I paske jetuar ti te gjitha keto? Qenke jetues i madh ti pse nuk thua!!!!
    Se une qe thua ti njeriu anonim i PS ,qe na e dhe rezultatin para zgjedhjeve ,kam jetuar ne VLORE ne 1997 kur ti kushedi se ku pije gjak njeriu nepermjet idhujve te tu socialista qe me pas i bere deputet dhe ju ke llustruar kepucet .

    Ti dukesh qe nga firma se sa i pergjegjshem je sa qe ato qe shkruan me mendje nuk jane mendja jote, keshtu eshte pak a shume thelbi i saj:
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur
    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Era1 : 28-06-2005 më 17:55
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Brari
    edhe une mendoj se asht kurdise dalja ne televizion me Ipeshkvin Mirdita pikrisht per me krijue bindjen se Kisha asht me ne. Pra, Rama e ka kurdise pikrisht per me krijue kete ide, por si po bjen ti i pari ne gracke tue kujtue, ashtu sic don ai, se Kisha po e perkrah dhe i don ne pushtet?! A thue me kete veprim ja arriti qellimit?! E krijoi pershtypjen qe donte? Ne se daljen me Imzot Mirditen dojne me e perdore, mos kujto se ai ka pyet ne Vatikan a te dal ne televizion me Ramen, apo aq ma teper qi te kete marre urdhen. Ai ka dale me iniciative te vet dhe asht perdore.
    Ne kohe te Enverit Vatikani ka qene shume i kujdesshem, jo pse ai i shkonte per shtat e as pse kishte urdhna prej Amerikes, por se Enveri ishte si ai banditi qe kishte do rob ne dore. Mbas cdo fjale te Vatikanit, ai shtonte fushata pushkatimesh e arrestimesh, keshtu qe nji fjale e nxjerrun donte me thane gjak vllaznish i derdhun. Shpesh i asht dashte me ndenje me goje mbylle per me kursye masakra tjera se koti, pa pase mundesi me e ndryshue gjendjen.
    Kjo persa i perket Vatikanit. Qendrimi i shteteve perendimore si athere e si mbas ramjes se komunizmit asht tjeter gja e jam dakord me cka thue.

    Nejse, ky problem asht jashte teme. Te kthehena ne teme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shkodra13 : 28-06-2005 më 18:13

  4. #44
    Citim Postuar më parë nga Pinkie
    Fatkeqesia e Shqiperise eshte se nuk ka alternativa te tjera .. O Nano mafjozin , Ose Sale gomarin ... nejse optimista sjemi , sidoqe te shkojne votimet ishalla behet dicka konkrete per popullin shqiptar qe gjithmone i ka hequr ne kurriz gabimet e " qeveritareve " .
    ME mire me hajdutin se sa me gomarin , gomari aq e ka , sa ta pickoje grera pasaj fillon gjuan me vrecka dhe te rezon keq aman zor te ngrihesh me .
    C'do gje eshte nje gje , dhe asgjeja eshte nje gje !

    DYNJAJA pa FUND....

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shkoder..

    Sot ne Gazeta dukej nje Foto e Edvinit bashk me Imzot Rrokun..
    Ja dhe lajmi ne gazete ne lidhje me "Celsin".

    Shekulli:

    Bashkë me statusin për kryeqytetin, Selia e Shenjtë i jep Selisë Ipeshkvnore titullin “Arqipeshkvi Metropolitane Tiranë-Durrës”

    Vatikani pagëzon Tiranën “Qytet Metropolitan”

    Kryebashkiaku Rama i dërgon Papës “Çelësin e Qytetit”: Statusi, rrjedhojë e zhvillimit të Tiranës

    Bruna Prifti

    Kryeqyteti shqiptar rri tashmë krah qyteteve metropolitane, njohur nga Selia e Shenjtë në Vatikan. Pagëzim, i cili që prej vitit 325, kur u përdor për herë të parë në histori, sot e gjithë ditën cilëson qytetet më të rëndësishme të kohës. Me rastin e dhënies së statusit “Qytet Metropolitan”, nga Selia e Shenjtë në Vatikan qytetit të Tiranës dhe Selisë Ipeshkvnore titullin “Arqipeshkvi Metropolitane Tiranë-Durrës”, kryebashkiaku Edi Rama i shoqëruar nga një pjesë e stafit të tij të ngushtë, u takua dje në katedralen e Shën Palit, me kreun e Kishës Katolike në Shqipëri, imzot Rrok Mirdita, i cili më 29 qershor të këtij viti do të marrë nga papa Benedikti VXI Palliumin METROPOLITAN. Në emër të qytetit të Tiranës, Rama i dorëzoi imzot Rrok Mirditës një dhuratë simbolike për papa Benediktin VXI. Çelësin e Tiranës, të punuar ekskluzivisht me dorë në një pjatë porcelani, kurora e të cilës mbyllet me një seri pikturash nga imazhet e fasadave me ngjyra të kryeqytetit. Për Ramën, statusi i ri është jo vetëm rrjedhë e zhvillimit që ka marrë Tirana, por edhe një përgjegjësi shumë e madhe për të vazhduar më tej. “Kjo ishte shprehja e detyruar dhe e përulur e mirënjohjes sime dhe e të gjithë qytetit të Tiranës për dhënien e këtij statusi të ri, i cili është rrjedhojë e atij zhvillimi dhe atij niveli që Tirana ka arritur dhe është njëkohësisht, pa asnjë dyshim, një përgjegjësi edhe më e madhe, pasi ky është një status që ashtu sikundër u jepet qyteteve në momente të caktuara, duke i dhënë edhe arqipeshkvisë një rol akoma më të respektuar, ashtu edhe u hiqet në rast se nuk vazhdohet në rrugën e zhvillimit, e zbukurimit jo vetëm fizik, por edhe shpirtëror të qytetit dhe të komunitetit”, - tha ai, duke shpresuar që çelësi simbolik të shërbejë si ftesë e hapur për Atin e Shenjtë që të vizitojë Shqipërinë. Ndërsa për imzot Rrok Mirditën është shumë e natyrshme që metropolit shqiptar t’i jepet dinjiteti i Arqipeshkvisë Metropolitane të Tiranës dhe Durrësit, pas ndryshimeve pozitive që janë bërë.
    Pse Tirana
    Zhvillime të mëdha urbane, rëndësia që mori kryeqyteti dhe funksioni i tij shembullor ndaj qyteteve të tjera. Të gjitha këto bënë që Tirana në syrin e Selisë së Shenjtë, të cilësohet Qytet Metropolitan.
    Dinjitetin dhe statusin metropolitan, sipas vendimit të Vatikanit, deri në mesjetën e vonë e gëzonin qyteti dhe dioqeza e Durrësit. Rrjedhat historike në Shqipëri e zhveshën këtë qytet dhe dioqezë nga ky titull dhe falë shndërrimeve të mëdha të ndodhura në këto vitet e fundit, edhe për nga përqendrimi i popullësisë dhe nga roli i qytetit mëmë që luan Tirana në vend, më 25 janar 2005 Ati i Shenjtë, Gjon Pali II, i dhuroi Tiranës dinjitetin dhe statusin Metropolitan, duke e renditur kështu me shumë qytete të tjera që gëzojnë një vlerësim të veçantë të Selisë së Shenjtë. Ndërsa imzot Rrok Mirdita, si barí i kësaj kryedioqeze, do të marrë nga Ati i Shenjtë, Benedikti XVI, në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan Palliumin Metropolitan, shenjën që do të mbartë çdo ipeshkëv i Tiranës dhe që simbolizon përgjegjësinë më të lartë kishtare, për shkak të rëndësisë që ka dioqeza dhe qyteti ku jeton një ipeshkv.
    “Pas 15 viteve të një zhvillimi të hovshëm që përjetoi qyteti i Tiranës, duke marrë me të vërtetë një fizionomi të një metropoli, mendoj që me këtë dinjitet, me këtë titull që Selia e Shenjtë i dha kryeqytetit tonë, mozaiku është më i përsosur, më i plotësuar. Sigurisht që ky është një nder që i behët jo vetëm kishës në këtë vend, por në përgjithësi i bëhet edhe kryeqytetit të atdheut tonë”, - tha kreu i Kishës Katolike, duke falënderuar kryetarin Rama për dhuratën që i bëri Atit të Shenjtë. “Dhe pse jo, ndoshta për Atin e Shenjtë është një kujtim, një thirrje indirekte për ta marrë çelësin e vërtetë këtu në Tiranë”, - shtoi ai.
    Katër klerikë, Qytetarë Nderi
    Gjatë takimit të djeshëm Rama dhe imzot Mirdita folën edhe për procesin e vendosjes në një nga sheshet e kryeqytetit të bustit të papa Klementit XXII, papë me origjinë shqiptare. Imzot Mirdita u shpreh se dhurata e Ramës për papën Benedikti XVI, do të jetë edhe një shtysë në drejtim të përshpejtimit të procedurave për vendosjen e bustit për papën e njohur shqiptar. Sipas Ramës, në Bashkinë e Tiranës po përgatiten të gjitha procedurat e nevojshme edhe për dhënien e titujve “Qytetar Nderi”, për katër klerikët më të lartë të katër besimeve fetare (mysliman, ortodoks, katolik dhe bektashi).

    Në vëmendjen e Vatikanit
    Sipas kritereve historike dhe procedurës të Selisë së Shenjtë për ngritjen në rang metropolitan të një qyteti ku gjendet selia ipeshkvnore, qysh në shekullin e parë të krishtërimit apostujt iu drejtuan kryeqyteteve më të rëndësishme të botës së atëhershme për të themeluar kishat. Ndërsa në Këshillin e Ipeshkvinjve të mbajtur në Nike në vitin 325, u përdor për herë të parë në histori fjala metropolitan, për të cilësuar qytetet më të rëndësishme të asaj kohe. Vatikani, që ndjek me vëmendje zhvillimet e qyteteve në botë, u heq titullin metropolitan qyteteve në rënie dhe ua jep këtë titull qyteteve në ngritje.

    Listës së qyteteve metropolitane, pagëzuar nga Vatikani, i shtohet Tirana dhe Barcelona

    Tirana, seli ipeshkvnore në ’93-shin
    Kryeqendra shqiptare është bërë për të parën herë në historinë e saj seli ipeshkvnore në vitin 1993. Në atë kohë Vatikani e zhvendosi selinë ipeshkvnore nga Durrësi, i cili kishte mbajtur titullin metropolitan deri në mesjetën e vonë, por nuk ia dha Tiranës këtë titull. Falë zhvillimeve të mëdha urbane që ndodhën në Tiranë gjatë këtyre viteve të fundit dhe rëndësisë që mori qyteti në funksionin e tij shembullor ndaj qyteteve të tjera, Selia e Shenjtë, me nënshkrimin e papa Gjon Palit II, e njohu më 25 janar të këtij viti Tiranën Qytet Metropolitan dhe i dha Selisë Ipeshkvnore titullin Arqipeshkvi Metropolitane Tiranë-Durrës. Për qytetin e Tiranës, ky titull është një vlerësim shumë i madh i Selisë së Shenjtë, pasi praktika juridike e dhënies së një cilësimi të tillë për një qytet vazhdon të jetë praktikë vetëm e Vatikanit. Këtë vit listës së qyteteve që janë seli metropolitane i shtohen Tirana dhe Barcelona. Ky është një rast në të cilin Kisha Katolike tregon vlerësimin e vet për një qytet që ka rëndësi të paanashkalueshme në një rajon.




    28/06/2005

    ----------


    Ja pra Shkoder ky ish lajmi..

    Sic e shikon me shum gjasa ka faktori "Rastesi" apo "kurdisje"..??


    Cfar ti themi kesaj?


    Te isha une Rrok Mirdita do me mjaftonte vec nje "gja fort e vogel" ti rrija larg personit te gjate Edvin...

    Cfar do thuash ti..

    Po ja.. Rroku boll i knushem asht.

    Rrok mIrdita eshte njeriu me i kulturuar qe kam takuar ne jeten time .. tha njehere nje profesor ne Tirane.. qe spo ja permend emrin.. .
    Ky person eshte i dekoruar dhe nga Presidenti Rugova. Vet ky personi eshte padiskutim (sipas mendjes time) nje nga me te diturit Shqiptar te gjalle e kur thot ky qe eshte padiskutim nje nga me te kulturuarit dhe ma te dijshmit shqiptar te gjalle sot .. per Rrok Mirditen qe eshte me i dijshmi qe ka njohur athere do te thote se rroku din shum e shume..

    Pra patjeter qe Rroku direkt a indirekt do ket ndigjue per bëmat e Edvinit..

    Njera nga bëmat.. eshte teper interesante ..ose do duhej te ishte teper "sensibile " kur thot Nanua.. per Rrokun.. si Kishtar..
    Cila.. po ja qe vet Nanua.. me i dituri nder Socialistat.. i tha nje dizaj Edvinit.. ik more hajdut Ikonash..

    Kaq do mjaftonte qe ne syt e Rrokut ai njeriu i gjate i Bashkise.. me ato veshje te cuditshme me ato perdredhje per dite para Kameras.. te ishte i pa pranushem qofte si mik qofte si pjestar i grigjes qe vjen ne dyer te Kishes.. e jo ma si figur qe dhuratat e te cilit me u percjell tek Papa..
    Jo vetem kjo.. por dhe nje fakt tjeter qe patjeter do i ket ra ne sy cdo katoliku te thjeshte..se.. pikerisht as 30 metra perball Katedrales moderne ngritur diku ne ish ambjentet mes pallatit te pionierit e shpis qendrore te ushtrise.. eshte bere ne buzen matan te Lanes nje qiell -gervishtes gjigand.. i cili jo vetem u ngrit mbi nje lulishte ku lodronin femijet por me gjigandizmin e tij xhamo-betoni e me nji goxha strehe e ka bere te duket katedrali aty prane si nje xhuxhe qe i eshte grabitur madheshtija..ose qe eshte rrahur.. e i asht ul kryet..
    Normalisht ne gjith Boten eshte ruajtur Madheshtija e objekteve Fetare e nuk u eshte giciluar kjo madheshti me super grataciela prane..

    Pra edvini i gjate .. Bosi percaktuesi e vulosesi i gratacielave ne Tirane.. haptaz ka treguar nje perbuzje per katedralen kur i ka then mafiozit ndertues..boje sa te haj palla mer cun gratacielin e cja ki temen e semes se po ja humb krenarin Katedralit aty pran..boll qe mu tme japesh pjesen time o lal..

    Pra rroku ka pas arsye te ruhej kto dite nga peshqeshet e Edvinit..aq me teper peshqeshe per Papen..

    Pra Benedikt i dashtun.. po e lam per mbas nja dy javsh kte punen e shpalljes mtropol a cka asht ajo.. se pret sa ti mbaroj ky vend do votime..plot tension politik..

    Pra me apo pa dashje imzot rroku u be vegel e selise Roze.. dhe e kujt selie se..
    ububuja.. kur thot Fadil Hasa..

    Vetem te shikoc se kush leh per edvinin neper lagje te ze tmerri..

    Xhelat burgjesh .. inkuizitor kanibale.. sot veteran me kapelo republike.. qe kan zhdem ne dru qindra prifta katalik e le ma shqiptar te thjeshte per nji Bibel qe ju a kan gjet ne bodrum.. dhe soji i tyre.. qe kurre nuk thane Italiani por italani..

    Pra ky Edvin ordiner hajdut psikopat egersire.. shtaze.. sahanlepires i neveritshem i Nanos.. dhe pathologjik egoist qe brohoritet nga jevgjit hajdute e krokodilet kanibale te Enverit .. na del dhurues i nje simboli te Tiranes ..per Papen..

    jo mor cun thankju po nuk du prej teje kurrfar Dryni e cilsi..do duhej te kish than i urti Rrok..Edvin qelbanikut..( Enverit te ri) .. Shko bir e hap me njat Cils dyert e Bashkise e zgidhjua hallet fukarejve.. e kthejua oksigjenin qe ja ke marre.. qatyne mijra fmive te vogjel..

    kshu bejne Njerzit..

    Jo loj me te mjerin shqiptar se nuk asht mire..
    Jezusi asht tek Drejtesia e Meshira.. e aspak tek Mafiozat.. qofshin kta dhe presidenta amerike..



    pejk..

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Arqipeshkvi Metropolitane u ba tashti Tiran-Durresi, por Shkodra ka nji shekull qi asht e tille.

    Gazetaret te perdridhen si te duen, por kjo s'ka lidhje as me pallatet e lyeme e as te palyeme, por nji organizim i brendshem i Kishes ne baze te popullsise. Pra, as qi ka te bajne me punen e mire apo te keqe te Bashkise. Tashti, ne se Rama don me e shfrytezue ashtu sic mundet me thane se edhe shiu bjen se e ka organizue Bashkija, askush nuk mundet me ndalue ato qi DOJNE ME U RREJTE.
    Ky ndryshim asht ba qysh ne fillim te vitit e ne axhenden e Vatikanit qenka caktue qe ceremonija me Ipeshkvit e Arqipeshvnive te reja Metropolitane ne bote te bahet ne fund te qershorit. Pra, ka me shkue Imzot Rrok Mirdita ne Vatikan e kjo s'ka aspak lidhje me Bashkine. Axhenda e Vatikanit asht e lidhun me organizimin e brendshem te Kishes e jo me gjendjen e Tiranes apo te Laprakes a te Llapardhase.

    Nuk ka shkue Rrok Mirdita ne Bashki, por Rama i paska ra ne dere. Kisha nuk asht ne antagonizem me shtetin e as me pushtetet lokale sa me e lane mbas deret kryetarin e Bashkise. Kushdo qi te jete, perfaqeson qytetin. Kisha asht e ndame prej shtetit. Kryeministrin apo kryetarin e Bashkise e vendos jo Rrok Mirdita, por vota e jeme, e Brarit, e Breshkes (qe s'po e marr vesht pse po kenaqet, a pse nuk din me votue?!). Kur na zgjedhim perfaqesuesit tone ato qi jane, s'asht faji i Papes.

    Asht e vertete qi jane zgjedhjet parlamentare (jo ato lokale te lidhuna me Bashkine), por mos kujtoni se tane bota tash organizon programet e saj ne lidhje me to e tash po bllokon tane jeten administrative. Votimet jane tjeter gja e organizimi i brendshem i Kishes asht tjeter. Asht faji i jone qi politizojme gjithcka.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shkodra13 : 29-06-2005 më 10:04

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ting..ting.. kush a n'der..jam un edvinua.. i nanosit.. po cka don more njiri ..tash nadje heret.. kam pru nji cels .. e cka po mduhet cilsi more.. me ja cu Papes or prift.. ik more hajduti ikonave.. se nuk i coj un papes cils prej teje.. hajt shko ku a ty t'lyp vendi..

    edhe kshu ben..or Shkoder burr zotni..

    un se e du RRokun fola se me qen kisha fol per xhuvela e kriminela..

    nejse.. Me fitue duhet me 3 korrik e me i mund perfundimisht kanibalet..

    --

    kjo eshte gje e mire por e pa mjaftueshme per Risen..

    Jan dy pale ne Shqiperi..
    Njera pale..PD-ja .. nuk ka thene se Na do Amerika..Neve e nuk e do Nanon.. kurse ai i pales tjeter ka thene shkoqi-tshem se Amerika na do neve (mua Nanon) e nuk do ti shoh syte Berishes..

    Pra rMariz Rasja a si e ka emrin.. ambasadorja pra e Amerikes duhej qarte te drejtonte Shuplaken atje ku duhej.. pra tek pala mashtruese..
    Kjo eshte neutraliteti..Kjo do ishte e Mjaftueshmja diplomatikisht e njerezisht..

    Ka muaj te tere qe Nanua fryn bulshit e trumbeton se Ate ( Berishen) nuk e do askush Jashte.. dhe kjo po.rdhe e vonuar e Rices eshte si kofini pas te vjeli..

    Ajo hapur kohet e fundit eshte pare ekraneve duke Gershanuar shirita me Nanosin e Arben Hajno Malo pocin..

    Pra i mbetet Saliut qe te mos i haje kto fiq mufka qe leshon pasuesja e Mariz Caush Mejdan Linose..
    Saliu duhet te kaloje ne zhgjenderr..

    Ki milet qe po ja mbush Sheshet.. a e di se Votimi nuk perfundon ne Miting...
    90 % e tyre te mjereve me aq e lene betejen..
    Vajtem thon te Saliu.. u kry.. si thon gjakovsit..e kaq..
    mirpo..hm..
    pra Saliu duhet te kujtohet per Carta Canten e famshme latine.. se ajo qe do vendose eshte se a do vene kta miljona njerez Sali-berishas ne Kuti.. a e dine ku e kan kutine.. a e i ka Saliu komisioneret prej Betoni qe nuk genjehen nga Lesko -Dokle nano-Bidoni.. a i ka ne cdo zone te kompletuar e te instruktuar kta komisionere..a i ka te zgedhur e tamam demokrate.. dhe a do jen ata aq trima te perballen me kallashet e pistolat e Mezan Bizhgo Malove xhepaxhive qe nga Kopliku ne Sarande e Delvin e Bilishte..
    keto gjera pala nanoiste i ka te kopsitura ..kur thone labo kapterrat.. pra i ka top te ujdisura bukur nga nje armate fronto-keshilltaro-fukso spiunave qe nga koh e e partise mëmë ..plus sot e rinovuar e sofistikuar kjo armate kanibale lagje fshatrash.. me mijra nga fresho-banditet e modernizuar qe i thajne dhe kompjuterat..
    pra i njejti shoku Lame apo Kico eshte tek zyra e Votimit qe ka qene qe me 1957 e deri ne 90 -ten.. e ku instikti i rajase vepron tek te mjeret qe dridhen para atyre krokodileve envero-iste.. e te rinia e tyre jane perseri ata por me te eger se gjysherit..
    gjyshi cizmet e kapterrit mbronte athere po keta nashti mbrojne Kulla 20 katshe hotel bordello e pika zinxhir karburanti.. magaze sheqeri e vaporra me koli cigaresh.. mbrojne vila e BM V ëra.. e plot e plot te ARDHURA.. qe thot Nanua i tire famë madh..
    Pra kan pse vene ne KUTI e pse ta mbrojne ate Kuti..
    E per ato te ardhura jan gati kallash e bidona ti perdorin e vërrat e motra mamave po qe nevoja ti ven ne perdorim..

    Po e ngrata Pd..?
    e sa pun i duhen asaj..
    pra ka nje mal me pune e varfera pd.. dhe kam frike se duke e ditur se eshte ky mal me pune.. Pd e le te kryme punen me mitingje..
    Kusuri.. i lihet Magjise.. po ska magji..
    PD.. Parti e dembelave ne se deshton kte radhe pikerisht ne kte qafe qe thash do thyej qafen.. se kjo qafe nuk merret me llogje.. por me pune derrce e te tille ne PD ska..pik..
    Kurse moz Rucua te tille derra kokulur qe punojne nat e dite per kucedren parti te tiren ka me mijra.. Mjafton nje xerr tu beje dhe i ka ne kembe dhe ne 3 te nates..

    Cili mitingash nga ata qe vene tek saliu e di se cdo beje me 3 Korrik???

    Ata sdine asgje.. Ata sdine ku do ven kryq ata sdin ku do votojne Partine..ku kandidatin etjetj..

    PS po ja u con te gjthve nen dere modelin e fleteve te Votimit ku natyrisht e ka treguar se ku do vihet kryqi mbi partine e mbi kandidatin..e kuptohet shembull u eshte bere..PARTIA SOCIALISTE..si Parti dhe MIMI Kodhel Bizhgo Harasan hajdut ahmetat e kanibal Mezan Luizat si kandidate..

    Ne se jam i gabuar me thoni..

    Pra kty eshte esenca e puneve..

    Ne se fiton Pd kte radhe do jete Ngjarja me e bukur ne historine tone..Do jete festa e shqiptareve te vertete festa e dinjitetit festa e te vertetes.. dhe dita e turpit te atyre mijra e mijra kanibaleve socialisto-enveriste nanoiste qe mbasi vrane e prene 50 vjet..mbasi vodhen e rropen tash 8 vjet.. do ikin ne te semes se do tu numrohen te gjitha..nje e nga nje..

    Per Azemin duhet votuar per te mjerin Genc Sina .. per ata mijra fotoksin pirese qe i lan femijet jetime nenat zemer djegura.. per Lek Cokun qe e masakruan kanibalet.. por edhe per ta gezuar Doktorrin qe u ndesh i pari me Bishen e na solli me studentet Demokracine..
    Ja vlen te votosh PD e Berishes..se skemi ndonji Pd me te mire..

    qashtu..

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Brari
    ting..ting.. kush a n'der..jam un edvinua.. i nanosit.. po cka don more njiri ..tash nadje heret.. kam pru nji cels .. e cka po mduhet cilsi more.. me ja cu Papes or prift.. ik more hajduti ikonave.. se nuk i coj un papes cils prej teje.. hajt shko ku a ty t'lyp vendi..
    Pergezime per menyren se si edhe per probleme te randsishme ja arrin me shkrue ne nji menyre qe me te shkri gazit!
    I bashkohem gazit te Breshkes
    Ndryshuar për herë të fundit nga shkodra13 : 29-06-2005 më 10:48

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Shkurt muhabeti o brar,

    Nqs se PD nuk fiton qofte se nuk votohet apo pse vidhet e manipulohet vota a korruptohen komisioneret, atehere fajin e pergjegjesine e ka vetem PD me kryetarin e vet dhe askush tjeter.

    PD e kryetari i saj kane pase kohe boll tash 8 vjet me nxjerre mesime, me zgjedhe njerezit qe mos me pase manipulime. Kurr ma lehte nuk ka qene fitorja tash qe popullit i ka ardhe ne maje te hundes nga kjo qeveri hajnash e monopolesh.

    Nese nuk jane ne gjendje me mbrojte voten e popullit e te veten, qofte nga pa-aftesia apo pa-takati ma mire le ta lane ate pune, te pakten nuk tallen me popullin qe voton e i ndjek neper mitingje.

  10. #50
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    ke te drejte o Shkodra, humorin ne krahasimet dhe tregimet e tij jane shume te forta
    por e di cfare eshte me e forta, do thoja une, shpata me te cilen fishkellin te kuqt e kriminelet dhe te gjithe bashkpuntoret e tyre. Brari nuk fal, ai nuk ka sentimentalizen kur eshte fjala per kanibalet te kuq e roze dhe per ata qe i mbajne ison.
    Nje menyre jo for e zakonte ne kulturen shqiptare, kur ne pergjithesi njerzit i zbusin bindjet e tyre kur diskutimi "ngrohet". Jo, mos e prit ate nga Brari, tamam atehere ai ta fut me topuz kokes.
    Ai e di se c'do dhe nuk leshon pe ; se e kupton qe ajo eshte e drejta.
    Do me pelqente shume qe shkrimet e tij ti lexonin dhe pertej forumit, eshte revolte intelektuale,patriotike e nje njeriu te MIRE.
    Patjeter dhe me humor

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Berisha dhe politikanët tropojanë në PD
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. A kemi një politikë kombëtare sot?
    Nga Ingenuous në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 06:56
  4. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  5. Rikthimi i themeluesve të PD-së
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 16:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •