Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 69
  1. #11
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Brari
    skuth...vre kho..

    Thx per entusiazmin qe na solle..por.. nji gje mos harro..


    nuk besoj se ju blen juve mijra e mijra tifozeve te Tirones.. ai bashibozuku i Nanos.. padrinoja i sportklub Tirones.. Papuli.. qe paguan kazino -bordellot e Dubajet e Nanos.. e tju coje te votoni per Mafien.. PS.

    Me mire dilni ne fushe me brek te grisura ju futboll-istet e Tirones se te pranoni tju mbaj me buk nje matrapaz si Papuli i Nanos...
    ... Braro me Tironen time "mos e kruj" plako , se masanej nuk di ça boj . Persa i perket Tifozave te Tirones shif ket linkun plako http://www.sktirana.com/phpBB2/viewtopic.php?t=299 Keto jane Tifozat e Tirones ...

    ... Ne lagjet e vjetra Tironase PD gjithnji ka fitu Braro qe nga viti 1991 deri ne 2001, bo perjashtim vetem viti 1997 kur kandidatet e PD u terhoqen nga raundet e dyta te votimeve. Masanej Tirona ka gati 1.000.000 banore, lloj lloj kulture e lloj lloj krahine, ne Tirone gjen gjith Shqiprine ...

    ... Tashi te kthehemi tek mitingjet e PD. Nuk jane iluzione optike fotot e marra nga lart, mund te jene transmetimet e TVSH me pamje ballore ku 20 veta mbajne banderola e pankarta lart ne mitingjet e Mjekres, dhe mbrapa rruga eshte bosh, ku njerezit kalojne lirshem, dhe zedhenesat e Toskes i japin per mitingje me qindra mijera njerez. Keto mer plak jane iluzione optiko-propagadistike alla mjekra ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  2. #12
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Edhe titullin ja paskan ndryshuar temes !!! Sa thelle kane hyre tentakulat e Mjekres !!! Edhe ne forum, ka fillu me bo kerdine ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Dhashte Zoti e me fitu PD
    perndryshe,na hanger dreqi me ka krejt...

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Neudeplein_NL
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Nederland
    Postime
    59
    Mitingu ishte vetem nje SHOW ne TV.
    Sorry!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Berisha, 7 mitingje në një ditë
    Tri tubime në Veri, tri në Tiranë dhe një në Durrës përcjellin mesazhet për 3 korrikun


    Autori i Lajmit: Juli Prifti

    Berisha u kthehet për të tretën herë zonave elektorale në Tiranë. Pasditen e djeshme ai ka “maratonuar” në pjesëmarrjen e tij në zonat ku kandidojnë Spartak Ngjela, Edi Paloka dhe nënkryetari i PD-së, Bamir Topi. Duket se strategjia elektorale e demokratëve është ajo e kthimit në zonat të cilat janë “vendimtare” për rezultatin e zgjedhjeve më tre korrik, Tiranë dhe Durrës. Pas Tiranës, Berisha ka shoqëruar në turin e tij koncertor grupin “Elita 5”. Duke përfshirë edhe tri tubimet e paradites, dita e djeshme ka shënuar shtatë tubime elektorale për Berishën. Dhe ky ritëm pritet të vazhdojë gjithë këtë javë.

    Takimet në Tiranë

    Rreth orës shtatë të pasdites Berisha ishte në Shkozë, në zonën ku kandidon Spartak Ngjela. Ai ka zhvilluar aty një takim me banorët e zonës të cilëve u ka shpjeguar alternativat e programit të qeverisjes së PD-së, duke theksuar se fitorja e 3 korrikut do t’i shndërrojë premtimet në realitet. Berisha ka bërë thirrje për të votuar Ngjelën në mazhoritar dhe aleatët në koalicionin opozitar në proporcional. Ndërsa kandidati Ngjela ka vijuar aktivitetin elektoral në zonën e tij, Berisha i është drejtuar zonës ku kandidon zëdhënësi i PD-së, Edi Paloka. Në takime me njerëzit e mbledhur për të mbështetur Palokën, Berisha ka ripremtuar përgjysmimin e taksave për biznesin e vogël, si një nga rrugët për të hapur vende të reja pune. Edhe këtu, punësimi i shqiptarëve ka qenë pika kryesore e premtimeve të kreut demokrat. Pas kësaj Berisha ka qenë i pranishëm në sallën e pallatit të sportit “Asllan Rusi” në një koncert festiv dhe elektoral organizuar nga nënkryetari i PD-së, kandidat në kryeqytet, Bamir Topi. Koncerti i nisur në orën 19.00 ka mbledhur banorë të zonës elektorale të Topit, duke mbushur sallën e madhe të pallatit të sporteve. Berisha ka kërkuar nga të pranishmit mbështetje masive për Topin, i cili, sipas Berishës, do të jetë një nga njerëzit e rëndësishëm në qeverisjen e ardhshme të demokratëve pas 3 korrikut. Takimi festiv ka zgjatur edhe pas largimit të kreu demokrat, i cili iu drejtua Durrësit.

    Axhenda

    Itinerari Durrës – Tiranë është përsëritur disa herë brenda muajit të fushatës nga kreu i PD-së, Sali Berisha. Ai ka qenë të paktën dy herë në secilat nga zonat elektorale që përmbledh kryeqyteti dhe qyteti bregdetar i Durrësit, si për të përforcuar idenë se gara e zgjedhjeve ka nevojë për fitoren e metropoleve shqiptare. Axhenda e kësaj jave mësohet se do të jetë e mbushur me një numër të madh takimesh brenda një ditë të vetme, duke nisur nga orët e para të paradites deri në orët e vona të darkës. Kështu që dje Berisha ka nisur turin përmbyllës të fushatës, që pritet të konkludojë me një tubim të madh në sheshin “Skënderbej” më 30 qershor.

    Data e Publikimit: 28/06/2005

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Thumbs up PD-ja ,s`ka tjeter!

    http://www.ballkan.com/index.php?lan...tid=ID_Opozita



    »Kukës, Has, Fushë-Arrëz, përmbyllet fushata në verilindje (28/06/2005)
    »PD: PS sjell forcat speciale për zgjedhjet (28/06/2005)
    »Selami: Kthehem nëse shoh se mund të kontribuoj për demokracinë (28/06/2005)
    »“Populli i Vlorës reagon kur e ndien veten të mashtruar” (28/06/2005)
    Zona 96
    »Berisha në Cakran, Fier, Delvinë e Sarandë (27/06/2005)
    »Zona 33, kandidati demokrat takim me intelektualët (27/06/2005)
    »Shehi: Bashkëpunëtorët e Nanos, në listat e PD-së (27/06/2005)
    »Mediu: Qeverisja e djathtë, në duart e njerëzve (27/06/2005)
    »PD: Policia nuk reagon ndaj dhunës mbi kandidatët tanë (27/06/2005)
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  7. #17
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Pse nuk jepen referenca per keto shkrimet?
    Nese nuk ka ndonje gazete amatore PD-iste te perflakur qe dhe ne shkrime duket sikur fluturojne nga entuziazmi i verber (problemi me fluturimin ketu eshte se nuk i ke kembet ne toke), atehere duhet te jete shkrim i RD-se.
    Thjesht fushate elektorale, jo lajm.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 28-06-2005 më 07:49
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #18
    97 MOS ARTHSH KURE

    Enderoni me nje sy ju ,.... po e mori berisha shqiperia do behet per 8 vjet si ne "parajse" ,do kete paqe , jo politikane te koruptuar , pak pune me para shume etj,
    per ate qe sju garantoj dot eshte per 97-ten se a munt te vije .
    Mos ja futni kot ..... se nuk ka politikane dhe parti ashtu sic i mendoni ju te kulluar dhe mos numeroni agrepat e ores per zhvillimin e nje shteti , shikoni dhe pak te kaluaren e
    shqiperise

    Mbas 97 keto 8 vjet shqiperia ka ecur ne menyren e duhur dhe ka bere hapa te medhaja si ndertime dhe dekumentacjone ligjore .

    97 mos arthsh kure ( berisha i pa afte te mbante "qetesine" ne vent )

    Mjamt se late nam

    BYE
    C'do gje eshte nje gje , dhe asgjeja eshte nje gje !

    DYNJAJA pa FUND....

  9. #19
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Pse nuk humbasin socialistët me ikjen e Nanos ?


    Besnik ALIAJ


    Siç e kam bërë të ditur edhe më parë, arsyeja kryesore pse vendosa të kandidoj në Sarandë ka të bëjë me vullnetin, dëshirën, këmbënguljen dhe predispozitën time për ta shpëtuar Sarandën, këtë perlë të bregdetit shqiptar, këtë sektor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të vendit tonë nga kthetrat e monopolit, siç ka ndodhur në këto 7-8 vjet në mjaft sektorë të tjerë të ekonomisë shqiptare. Ndërkohë gjatë gjithë kësaj periudhe qëndrimi në Sarandë, unë jam përpjekur që krahas denoncimit të mësipërm, të jap edhe një tabllo të plotë mendimi, argumentimi dhe alternativash se si duhet të zhvillohet kjo pjesë e bregdetit, që e paraqita qartë edhe në studimin "Dritë mbi Sarandën".

    Të them të vërtetën, gjatë gjithë këtij procesi pune dhe komunikimi, ku kam biseduar jo vetëm me demokratë, por edhe me socialistë, kam vënë re një fenomen që ndoshta më parë nuk e njihja në këto përmasa. Socialistët në Sarandë janë njerëz të thjeshtë, të punës, tolerantë, njerëz të mirë, por politika e polaritetit i ka ndarë ata në kampe. Nisur nga ky komunikim me ta, shpeshherë kam pyetur veten: Ç'gjë të përbashkët kanë këta njerëz me Fatos Nanon? Në rast se këta janë të papunë dhe duan punë, Fatos Nano do monopolet. Në rast se këta janë socialistë të thjeshtë dhe të edukuar, Fatos Nano është një kapitalist i egër. Në rast se këta duan një parti të rregullt, të reformuar, me idera të ndryshme, ai e përçau të majtën dhe nuk po lë fjalë fyese pa thënë ndaj Ilir Metës dhe pjesës tjetër të PS-së. Në rast se këta duan që në krye të partisë të jenë njerëzit më të mirë të saj, Fatos Nano, zgjedh përsëri ata që dikur i bëri leckë, zgjedh njerëzit që janë pranë tij apo familjes së tij.

    Pra, Fatos Nano është njeriu që niset dhe premton për të punësuar njerëz, por shton të papunët. Niset për të kthyer paratë e piramidave dhe t'i merr nëpërmjet korrupsionit edhe ato që ke, niset për Katarsis dhe përfundon në një estradë si KPD-ja, niset për meritokraci dhe përfundon në klientelizëm politik etj.

    Kjo ndodh se F. Nano nuk është njeri serioz, nuk është njeri i punës, por i batutave, nuk është njeri i sinqertë, por demagog. Këtë bindje, të papërgjegjshmërisë së tij, të demagogjisë së tij e pashë edhe të dielën në darkë, më datën 26 qershor, kur ndoqa në Top-Channel monologun e kryeministrit. Ai këndoi solo në këtë emision televiziv. Me një stil klasik dhe të ftohtë, ai foli gati për të gjithë sektorët, edhe për ekonominë, edhe për shëndetësinë, për arsimin, për drejtësinë, për firmat piramidale etj. Nuk mund të ketë kryeministër në botë që të jetë kaq i ftohtë, kaq i papërgjegjshëm dhe i pandjeshëm kur populli i tij është kaq i varfër, kaq i papunë, kaq i sëmurë dhe i pandihmuar nga shërbimi mjeksor, kaq i hallakatur dhe i përbuzur nëpër dyert e gjykatave etj. Dhe pikërisht ky kryeministër me këtë ndjenjë kaq të ulët përgjegjësie, kërkon përsëri votën e shqiptarëve, kërkon përsëri të jetë kryeministri i vendit, që të jetë përsëri kryetar i monopoleve.

    Ja, pse e them me bindje të plotë, me përgjegjësi të plotë morale që Fatos Nano është shumë larg nga këta qindra socialistë që kam takuar gjatë gjithë këtyre ditëve në Sarandë. Ai nuk ka asgjë të përbashkët me ta.

    Unë kam mbindjen, se më 3 korrik nuk do të fitoj vetëm unë në zonën 99 në Sarandë, por do të fitojnë edhe socialistët e ndershëm, sepse do të ndahen përfundimisht me një njeri që nuk ngjajnë, që nuk kanë asgjë të përbashkët me të. Do të ndahen de jure me Fatos Nanon, sepse de facto ata janë ndarë.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  10. #20
    Mos na fut shume ne te thella , keto debate jane per ata qe kane nje fare interesi personal , nuk na shume interesojne keto , ne diskutojme se kush ja vlen pak a shume , te jete ne pushtet si per Saranden ashtu dhe per te githe shqiperine

    Nese sduha te dal nga tema po e le me kaq , lexo mesazhin te postuar me lart .
    C'do gje eshte nje gje , dhe asgjeja eshte nje gje !

    DYNJAJA pa FUND....

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Berisha dhe politikanët tropojanë në PD
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. A kemi një politikë kombëtare sot?
    Nga Ingenuous në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 06:56
  4. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  5. Rikthimi i themeluesve të PD-së
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 16:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •