Korrieri

PPE: Mbeshtesim koalicionin PD-PDR
E Merkure, 29 Qershor 2005
Presidenti i Partive Popullore Europiane (PPE), Vilfried Martens, ka bere dje nje deklarate me ane te se ciles ai dhe organizimi qe drejton, shprehin mbeshtetjen per koalicionin e Partise Demokratike dhe Partise Demokrate te Re dhe Paktin e Suksesit qe eshte nenshkruar mes ketyre dy forcave politike. Martens shprehet ne mesazhin e tij, se PPE beson se PD dhe PDR jane te afta qe te zbatojne ne Shqiperi standartet europiane dhe te sjellin vendin me afer familjes europiane. "Tre korriku eshte nje mundesi per te sjelle Shqiperine nje hap me afer BE-se, keshtu qe ne sinqerisht mendojme se qytetaret shqiptare do te votojne koalicionin PD-PDR, si qeverine e tyre te ardhshme per 4 vitet e ardhshme", ka deklaruar Martens ne mesazhin e tij.

"I bejme thirrje qeverise 'Nano' dhe autoriteteve shqiptare qe te respektojne plotesisht Kodin Elektoral dhe Kodin e Etikes. Ne i bejme thirrje qeverise 'Nano' qe te mos i rikthehet atyre praktikave te paligjshme qe jane perdorur gjate zgjedhjeve te kaluara, dhe qe jane kritikuar ashper nga Europa dhe komuniteti nderkombetar. Manipulimi i listes se votuesve, perdorimi i paligjshem i burimeve shteterore dhe perdorimi i provokimeve ne fushate jane taktika qe jane krejt te papranueshme. Eshte e qarte se qeveria 'Nano' e ka provuar veten si nje qeveri inefektive dhe e korruptuar. Ajo ka bllokuar rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Europian. Tashme eshte koha e nevojshme per ndryshime pozitive", nenvizohet ne mesazhin e Presidentit te PPE, Martens. PD dhe PDR jane dy forca politike me statusin e vezhguesit ne PPE.

A.META