E kishe me MUA ti Xhuxh??!!!!!!!!!!!!Postuar më parë nga Xhuxhumaku
e po mirë atëhere....vazhdojmë??
Nga më bëre nga veriu ti mua, nga e nxore këtë mendim GJENIAL tip Maku??
Unë jam i lindur dhe i rritur në mes të Tiranës, tek SELVIA (në rast se e ke mësuar se ku është).
Kam mbaruar Sami Frashërin dhe për më vonë nuk po të them çfarë mbarova.
Kaq për origjinën time në Tiranë.
Sa për politikën që po na cilëson, nuk jam i mërzitur aspak sepse nuk ka folur akoma Celibashi, ata që fryhen mbase fryhen me të drejtë, por kam frikë se do ngjajnë keq të çfryrë pas deklarimit të përfundimeve të zgjedhjeve.
Ky popull që solli socialistët në pushtet që i kishin provuar për 50 vjet duhet të sjellë në pushtet komunistët më konservatorë tip SALE ??
Duhet të sjellë ata që krijuan FAJDET dhe vodhën edhe qindarkën e fundit nga xhepat e mbi 90% shqiptarve??
Për kë po na flet ti??
Për Meksin me gradaçielat, për Rulin bosin e cigareve, për Musarain trafikantin kryesor të Beratit dhe më gjërë,.... për kë po na flet për pastërti dhe që duhet ta votojmë??
Kështu që analizën për PeDeiStat, bëje me ata që të pranojnë dhe që nuk të kundërshtojnë........dhe diçka tjetër të vockël, ....mos u ngut të ngacmosh ata që nuk të ngacmojnë, sepse është mungesë ekuilibri.
Sa për Brar Narin, mendoj se nuk të ka ty nevojën e avokatit.......as unë gjithashtu.
Besoj më kuptove.....nuk kam ndërmend të të replikoj më.
Kjo replikë ishte sa për të të kujtuar të mos atakosh ata që nuk të atakojnë dhe kur lexojnë poste të dobët nga ti.
Besoj se nuk të kam replikuar ndonjëherë, apo e kam gabim??
Krijoni Kontakt