Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 26
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e tiziana
    Anėtarėsuar
    26-05-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    44
    ..hahahahahahaha.......

    paskam frike dhe turp nga ty te shpall besimin tim hahahaha......

    Nuk e kuptoj kete pretendimin tend absurd!!


    Une ku dua te dal? (pergjigjen ta kam dhene njehere e sidoqofte nuk kam qellim te bej asnje lloj propagande.)

    Po ti ku do te dalesh me kete qendrimin tend ARROGANT!!!

    Biseda ime me ty s'ka per te qene me asnjehere e drejtperdrejte

    sepse qe ketej e tutje nuk do te te konsideroj me!!!

    Gjithe te mirat!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga tiziana : 01-09-2002 mė 17:24
    ticiana

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    174
    "Klodi" siē ta kane thene shume vete, kohet e fundit je bere teper nervoz, dhe kjo tregon pasigurine tende ne ato qe beson...
    Hajde na trego argumentet se ku qenkan vrare shoket e Muhammedit per pushtet???
    Perkundrazi ata e sakrifikuan jeten e tyre per te mbrojtur Muhammedin (lexo pak per rastin e luftes se Uhudit)...
    Ndersa dishepujt biblike, iken nga syte kembet, ishin thjesht nje turme frikacakesh...
    U be telef, i shkreti Jezusi biblik, duke iu lutur atyre, aman mos flini gjume, se kam frike, jam i deshperuar, ndersa ata as qe e degjuan fare apo jo??
    Pretendohet se ai u tha se une do te ngjallem diten e trete, ndersa ata asnjeri nuk shkuan te varri qe te prisnin ngjalljen e tij, apo jo?
    Atyre iu tha, se eshte vjelle trupi, i Jezusit nga varri, ndersa ata as qe e vune ujin ne zjarr, shkuan deri te varri dhe u kthyen perseri neper shtepite e tyre sikur asgje te mos kishte ndodhur, apo jo?
    Ata ishin aq te keqinj (gjithmone behet fjale per dishepujt biblike) sa qe Jezusi i quajti "Satan", apo jo?
    E ku jane tani kjo turme frikacakesh, me shoket e Muhammedit, qe sakrifikuan cdo gje per Muhammedin, pasurine, familjen, femijet, grate, vellezerit, prinderit dhe ne fund edhe jetet e tyre...
    Duke e lene anash ironine, qe vete ma imponove, po te ftoj qe te marresh pjese tek temat qe braktise, per te folur se si ka qene kisha ne shekujt e pare.
    Sa mirė do tė ishte tė mos kisha lindur,
    por meqė kam lindur sa mirė do tė ishte tė mos vdisja,
    por meqė do tė vdesė sa mirė do tė ishte tė mos ringjallesha.
    por meqė do tė ringjallem sa mirė do tė ishte tė mos dėnohesha, e nėse dėnohem tė mos dėnohem pėrgjithmonė...

  3. #13
    ANTIKRISHT I NDERUAR Maska e Satanisti
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Vendndodhja
    FERR
    Postime
    78
    eeeeeh

    kshtu pra,muslimane e krishtere qe asgjesoni njeri tjetrin dhe mbeteni 0.
    epo kur arrogantet vetequhen te krishtere,kur heretiket si i krishteri qe sherojne njerez,dhe kur myslimanet pretendojne
    tapine e shkences-atehere ka ardhur koha e SHKATERRIMIt TE FEVE.por meqe ca njerez skane me cfar te merren tjeter veē feve,hajt ti leme edhe ca,se mbase ato budallenjte qe do vine me pas do ken me cfar te merren.


    Nje kuriozitet per juVE te gjithe:
    A e dini pse 1 prilli ka mbetur ne histori si dita e rrenave??
    Se ate dite,doli ne qarkullim ne te gjitha kioskat e lashtesise libri i madh i shenjte.....BIBLA....

    ...the revolution is coming...
    IN NOMINE DEI NOSTRI SATANAS LUCIFERI EZCELSIL

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anėtarėsuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271

    Lightbulb Per Tizianen

    Tiziana,
    thua qe nje e katerta e njerezve jane te krishtere. Nuk e di se c’kuptim ka per ty fjala „Te krishtere“. I Krishteri eshte munduar te te spjegoje se ai nuk beson ne nje fe te vecante, por ne Perendine, krijuesin e gjithckaje.
    Nje gje e tille ka ndodhur edhe ne jeten time. Perpara sipas tradites isha mysliman. Pastaj dikush me foli per Perendine, Jezusin dhe per sakrificen e Tij ne kryq. Dhe me tha: kur te gjendesh ngushte thirre Perendine dhe do shikosh qe Ai do te te jape force. Keshtu une lutesha dhe ndjeja nje force te jashtzakonshme qe me jepte gezim, megjithese ndodhesha ne situate shume te veshtire. Keshtu une e njoha vete personalisht Perendine dhe vendosa qe ti sherbej me gjithe forcen time, sepse AI ESHTE. Ai hyri ne jeten time dhe jeta ime ndryshoi, qe ne ate moment qe I thashe “PO”. Dhe te them qe AI ka qene gjithmone besnik.
    Jam i lumtur, sepse jam i shpetuar dhe se ne dite do te jem prane Perendise.
    Te jesh i krishter do te thote ti ngjash krishtit, jo nga pamja por nga sjellja. Nese pranon Jezusin, Ai hyn ne jeten tende dhe ti behesh nje njeri i ri. Ti jeton per Te, e Ai jeton ne ty.
    Pra une njoha Perendine jo nepermjet ndonje feje, por Ai mu zbulua. Prandaj une e dua dhe i sherbej. Ai me ka dhene frymen e Tij qe me udheheq dhe me drejton ne jeten time.
    Une nuk jam fetar, nuk kam fe, une besoj ne ATE qe thote: “ UNE JAM ALFA DHE OMEGA, FILLIMI DHE MBARIMI...”.
    Pra, te jesh besimtar eshte krejt ndryshe nga te jesh fetar. Fete jane prodhim njerezor, dhe mbeten njerezore e nuk te cojne tek Perendia.
    Kur Jezusi sheronte thoshte: „…SHKO, BESIMI YT TE SHEROI…“ dhe jo feja jote te sheroi.
    Kam e mijera fe ne bote, zanafillen e kane qe nga Babilonia e lashte, qe nga mamoni, (zoti materialist qe ka pushtuar zemren e njerezve sot) e deri tek fete moderne (deshm. e J. , mormonet, etj.). Te gjitha keto kane nje qellim: largimin e njerezve nga e verteta qe eshte ne JEZUS KRISHTIN.
    Ai qe ka Krishtin nuk vret, nuk shan, nuk genjen, nuk ofendon, nuk adhuron idhujt, nuk adhuron njerezit, por vetem PERENDINE.
    Ja disa vargje nga Bibla ku flitet per KRISHTIN:
    10 Ai (fjala) ishte nė botė, dhe bota u krijua me anė tė tij, por bota nuk e njohu.
    11 Ai erdhi nė shtėpinė e vet dhe tė vetėt nuk e pranuan,
    12 por tė gjithė atyre qė e pranuan, ai u dha pushtetin tė bėhen bij tė Perėndisė, atyre qė besojnė nė emrin e tij,
    13 tė cilėt nuk janė lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janė lindur nga Perėndia.
    Pra ata qe e pranuan u dha pushtetin te behen bij te Perendise. Pra ka fetare, dhe bij te Perendise.
    Jo te gjithe ata qe thone jemi te krishtere jane bij te Perendise, sepse nuk, bejne veprat e Perendise, sepse ata genjejne, shajne, vrasin, djegin ne turren e druve, helmojne me gjuhen e tyre.
    Tiziana te keshilloj ta kerkosh Perendine dhe po ta kerkosh me gjithe zemer do ta gjesh, sepse ai i zbulohet gjithkujt qe e kerkon, sepse Ai te do. Ai dha gjithcka per shpetimin tone. Mjafton qe ti te besh hapin e pare drejt Tij. JEZUSI te do AI vdiq ne kryq per ty, dhe do te te fale mekatet, sepse AI eshte i mire.
    Ditėt e njeriut janė si bari;
    ai lulėzon si lulja e fushės;
    nė qoftė se era i kalon sipėr,
    ai nuk ėshtė mė dhe vendi i tij nuk njihet mė.
    Por mirėsia e Zotit vazhdon nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi
    pėr ata qė kanė frikė prej tij,
    dhe drejtėsia e tij pėr bijtė e bijve,
    pėr ata qė respektojnė besėlidhjen e tij
    dhe mbajnė nė mendje urdhėrimet e tij
    pėr t`i zbatuar nė praktikė.

    Psalmi 103

  5. #15
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    [QUOTE]Postuar mė parė nga tiziana

    Klod!
    Perse thua qe mungojne dy te dhena te rendesishme ... ti ēfare je dhe ēfare kerkohet?..
    Nuk ka rendesi ajo ēfare jam , te them vetem qe e lexoj o me mire e studioje Biblen sepse e besoj si fjalen e Perendise por konsultoj edhe burime te ndryshme ku nxjerr edhe konkluzionet e duhura.Por nuk dua te them ketu i perkas asaj apo kesaj feje(se vertet i perkas) e para s'e nuk dua te paragjykohem ......

    ===================================

    Shume e nderuara Tiziana! Pash nerin, se Klodit nuk i pelqejne shume lajkat e loje fjalesh, shikoje mire citimin tend e me thuaj po nuk je shprehur se pak rendesi ka se kush je, se separi nuk do te paragjykohesh!!!

    A nuk eshte kjo ndrojtje e "frike" per te pohuar ate qe je??!! Qeshja juaj nuk eshte vecse nje hahaha qe ja ben vetes, edhe per me keq mosditje e atyre qe thua!!!

    Klodi nuk ka nevoje ta llogarisesh ti, as ta marresh parasysh, edhe kjo per shume arsye....

    Po deshe tinezisht (per cudi shume i ngjashem me pseudonimin tend kjo fjale) te sulmosh krishterimin e vertete, ke liri te plote ta besh per sa je ne kete jete!
    =============================================

    Ja shihni ungjilloret e forumit qe nuk dine se c'flasin, as nuk ia kane idene se cdo te thote fjla religjion e fe, e as se c'do te thote "marredhenie personale" me Jezusin...

    More po a keni sy ju apo jo....se ju them se nuk shihni fare e se jeni qorra, prandaj edhe me vihet se jam nervoz???!!! Serish, mua pak me interesojne komentet pozititive apo negative te te shumteve ne forum.....

    Po ju them se nuk jeni ne te.....shihni se si ungjilloret u thurrin lavde e lajka njeri-tjetrit ne forum per budallalleqe qe ruajna Zot, se nuk dalin vecse nga mendje te shthurrura foshnjarake e amatoresh diskriminues te bibles, sic jane tipikisht protestantet e te gjitha llojeve deri tek sekti me banal i tyre!

    ===========================================

    Drita..! Te gjitha ato qe ti shkruan me ironi per apostojt, tregon se "respekti" kuranik per apostojt e Krishtin nuk eshte vecse "leja" qe i duhet "barit te keq" te hyje e te mbije ne vendin e barit te mire e ta zevendesoje ate!

    Per historine e famshme te kalifeve te islamit qe u vrane mes vetit se nuk binin dakort se kush ishte pasardhesi legjitim i Muhametit, jo ne kete shkrim, do ta permendim here tjeter, gjithshka me kohe!

    Shoket e tu muslimane, me quajne nervoz natyrisht se atyre nuk u pelqejne shkrimet qe hedhin poshte islamin e kuranin e keshtu eshte nje nevoje psiqike e atyre per tu vetngushelluar!

    I shkreti Muhamet Ali-u nuk e lane as ta vazhdonte kalifatin e tij, por e masakruan disa te tjere nen frymezimin vrases te mesazhit kuranik, per tia marre te drejten per drejtim!!

    Shiite, Ismailite, e sa sekte....(???....) , here tjeter ne teme te re!

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    174
    "Klodi" qe je nervoz e pohove edhe vete, por a je nervoz nga ungjilloret (qe me thene te drejten, vertet te nervozojne me idiotsite e tyre), apo je nervoz se nuk di se cfare te shkruash, kjo eshte ne dyshim...
    Sa i perket luftrave per pushtet midis halifeve, mezi pres ta hapesh ate teme, jo per ndonje tjeter, por vetem qe te sqarohesh per kete ceshtje, ashtu siē u sqarove per shkrimin kufii apo jo?
    Une kur ironizova "dishepujt" e theksova disa here qe behej fjale vetem per dishepujt qe i pershkruan Bibla (dhe sipas Bibles ata ishin ashtu siē une e thashe apo jo?), dhe jo te vertetit.
    Sepse sipas pretendimeve tona (islame) kur Jezusi u tha dishepujve te vertete:
    "Kush do te me ndihmoje mua?"
    Ata njezeri u pergjigjen:
    "Ne do te ndihmojme dhe ti deshmo para Allahut se ne jemi muslimane!"
    Ja keshtu i pershkruan Kur'ani dishepujt e Jezusit (dhe te tillet une i dua, ashtu siē edhe i dua dishepujt e Muhammedit) dhe jo si Bibla qe i pershkruan si nje turme frikacakesh qe nuk rrinin dot nje ore pa gjume, apo qe mohuan Jezusin, apo qe kur morren vesh se ishte vjedhe trupi i Jezusit ata nuk bene asgje.
    Hajt shnet...
    Sa mirė do tė ishte tė mos kisha lindur,
    por meqė kam lindur sa mirė do tė ishte tė mos vdisja,
    por meqė do tė vdesė sa mirė do tė ishte tė mos ringjallesha.
    por meqė do tė ringjallem sa mirė do tė ishte tė mos dėnohesha, e nėse dėnohem tė mos dėnohem pėrgjithmonė...

  7. #17
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ore Drita, po sa te pelqekan keto....qe quheshin personazhi kryesor, heroi!!!

    Apostojt ishin trima, nuk tundeshin nga istikami....po pse keshtu do te duhej te kishte qene, apo do te duhej te kish qene ashtu sic ka qene???

    Dmth edhe Adami, do ti kete rezistuar ne te vertete tundimit te pare...e ajo qe thote Bibla e Kurani nuk jon te verteta!!

    Drita...e verteta eshte e pavarur nga shijet tona!

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Edhe njehere

    1. Tiziana do ishte me mire qe me disa rreshta te na shkruante ketu te verteten e saj te madhe dhe ne te brohorasim "Amin".

    2. Klodi po pate kohe me pershkruaj pak ku kam gabuar se dua te permiresohem

  9. #19
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    B.Babe..gabimi yt i pare qendron ne ate se ti e more si te qene komentin historik e jo historine e dhene nga Tiziana edhe iu pergjigje pa e analizuar vete ate koment pyetje!

    Se dyti, analiza jote per krishterimin nje, por me ndasi te karakterit natyror njerezor qe ka si tipar shumellojeshmerine, mund te jete nje opinion pozitiv pro i krishtere, por kursesi nje opinion i krishtere.

    E verteta eshte nje, nje eshte Kisha (Trupi i se Vertetes, Krishtit), edhe te tjerat nuk jane vecse herezi edhe vepra njerezore te maskuara me te vertete.

    Po e le me kaq!

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Oret dhe Koha

    Per te ndihmuar sadopak ne te kuptuarit e kuptimit tim po sjell shembullin e kohes dhe te oreve.

    Fakt: Shumica e oreve tregojne kohen ndryshe nga secila prej tyre. Qellimi i tyre eshte qe te tregojne oren e sakte.

    Fakti i mesiperm nuk i ka penguar njerezit qe te perdorin kete sasi oresh dhe secilen prej tyre per te mesuar prej tyre kohen e sakte.

    Suksese

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rreth Pėrhapjes Sė Islamit Ndėr Shqiptarėt
    Nga cobra nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 20-09-2012, 14:47
  2. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38
  3. "Letra te krishtera frymerore" nga Fenelon
    Nga inscrite nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 17:11
  4. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51
  5. Islamizimi te shqiptarėt
    Nga Agron Jozef Mje nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 05:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •