Rreth nje e katerta e personave ne bote jane te krishtere.Thone qe jane vazhduesit e Jesu Krishtit, vetem se jane shume te ndare.
Katoliket jane rreth 580 milion por qe ndahen ne progresiste e ne mbrojtesit e traditave latine.
LLogaritet qe edhe ortodokset orientale jane 74 milion, te ndare edhe ata ne kisha te ndryshme kombetare dhe me rite te ndryshme.
Ndersa persai perket mbi 343 milion protestant , jane te ndare ne kisha episkopale,luterane, kalviniste (presbiteriane, riformate), battiste metodiste etj.
Te gjitha keto fe konsiderohen si ato me te afermuarat,respektuarat. Ketyre u shtohet edhe me qindra te ashtquajtura sekte qe shikohen me perēmim nga pjesa me e madhe e katolikeve,ortodoksve e protestanteve.
Mgj.te po ta shikojme nga kendveshtrimi historik ,ASNJERA nga kishat e krishtere tradicionale mund te thuhet se eshte feja e krishtere origjinale.Te gjitha kane filluar te ekzistojne si degezime o sekte perfshire ketu edhe ate qe afermohet te jete me antikja,Kisha Katolike Romane.
Kur krishterimi e themelua ne Pentekostet e 33 E.S, ne Rome nuk kishte asnje besimtar te Krishtit.Pa asnje lloj dyshimi "selia" e pare e organizate se krishtere eshte Jeruzalemi.Eshte e vertete qe ne Jerusalem me rastin e pentekosteve ndodheshin edhe judej e proselite qe vinin nga Roma, e padyshim disa prej atyre u bene te krishtere e me tu kthyer ne Rome krijuan edhe nje kongregacion te krishtere aty.Vetem se e njejta gje mund te thuhet edhe per shume vende te tjera qe permenden ne Bibel, perkundrazi ,vizitoret e Romes permenden gati ne fund te listes (te tretet nge fundi) para atyre te Kretes dhe arabeve._---Veprat 2: 5-11 .
Prandaj nuk ishte ne Rome . po ne Antiokia te Sirise qe dishepujt e Krishtit u quajten per te paren here TE KRISHTERE. ---Veprat 11:26
Dhe ishte pikerisht nga Antiokia dhe jo nga Roma qe Apostulli Pavel ndermori tre udhetimet e tija misionare.---(Veprat 13:1-4; 14:26; 15:35,36; 18: 22,23) Eshte e vertete qe Pavlin e vrane ne Rome.Vetem se ai nuk ishte nje nga 12 apostujt e Jezuit,sepse Juda Iskariota u zevendesua nga Mattia.- ( Veprat 1: 23-26)
Dhe nuk ka asnje prove biblike qe ndonjeri nga 12 apostujt te kete qene o te jete vrare ne Rome.Apostulli i fundit qe vdiq qe Gjoni, ndoshta ne Efeso o aty rrotull.Me vdekjen e apostujve iu hapen dyert edhe Apostazise. 1Gjonit 2: 18,19 ; 2 Tesalonikasve 2 :3,4.
Me kalimin e kohes shume qytete si Aleksandria Kartagjena e Kostandinopoli u bene qendra te famshme te krishterimit. Kisha e Romes u zhvillua me shume ne fuqi dhe pasuri vetem per faktin qe ndodhej ne kryeqytetin e perandorise.
...Krishterimi (apostat) filloi midis konfuzionit , mosmarreveshjeve luftrave ideologjike qe luftonin per t'u afermuar dhe ne shekullin e pare dhe te dyte nuk mund te flasim per nje strukture dominante te krishterimit pasi edhe pjesa me e madhe e te krishtereve shkonin mbrapa krereve karismatike, e vazhdoi keshtu derisa avash-avash u shfaq Kisha ortodokse ne shekullin e trete por qe fitoi autoritetin e saj ne kohen e Eusebios (fillimi i shekullit 4)me nje strukture ekleziastike te qarte...--- A History of Christanity, Paul Johnson
Mgj.te edhe pse Roma ishte me fame dhe e fuqishme boshlleku ne leterature ishte total. Kjo sepse leteratura latine vjen dy shekuj e gjysem me vone se ajo greke.
Si ia doli atehere Kisha Romane te dallohej me shume per prestigj nga ato te tjerat?
Sepse ishte nje Kishe shume e pasur dhe qe dergonte ndihma ekonomike kishave me te varfra ne vende te tjera dhe kjo gje i bente t'ua shtonte edhe me shume autoritetin prifterinjevete vet.
Nga ana tjeter Imperatori Roman Kostandino, kuptoi qe mund te shfrytezonte krishterimin per te konsoliduar Perandorine e tij qe po fillonte te percahej, por edhe dheskopi i Romes kuptoi qe paganizmi mund ta bente me te dashur per popullin versionin e vet te krishterimit apostat.Kisha Romane zgjodhi te dielen pagane si dite per te festuar Pashket, ndersa Kishat e tjera orientale e festonin ne ate dite te javes qe i binte 14 nisan te kalendari ebre.Ndersa Kishat e tjera orientale ishin pro Ario, qe mohonte teorine e trinitetit,Roma shume e gatshme adoptoi konceptin pagan te nje Zoti Trino.
Kostandini ne te dyja keto raste mbeshteti Romen dhe ne 321 e.s ncorri nje dekret qe e djela duhej te ishte fetare dhe ne 325 e.s e vendosi ne Keshillin e Nicese.Perzieu krishterimin apostat me kultin e Romes dhe nxorri nje forme adhurimi "universal" ose "katolik" qe e shpalli edhe si fene e shtetit.
Me vone ne 382 e.s imperatori Graciano nxorri nje dekret qe i akordonte Damasos, dheskop i Romes te drejten qe te degjonte apelet e dheskopeve te tjere perfshi ketu ata te vendeve me te largeta te Perandorise gje kjo qe e forzoi me shume autoritetin e dheskopit te Romes. Damaso pranoi vec te vetquhej Pontifex Maximus, titull ky pagan qe imperatori Graciano nuk e kishte pranuar sepse e quante te papershtatshem per nje te krishtere! Damaso vec nuk kishte nga keto skrupuj.( Akoma sot ne Itali papen e therrasin edhe "il Somo Pontefice"
Eshte e qarte qe ky pretendim per supremaci i dheskopit te Romes nuk ngeli i pakundershtuar nga kreret e kishave te tjera si ne Aleksandri, Jeruzalem,Antiokia e vecanerisht ne Kostandinopoli qe filluan te protestonin.
Nen tentativen qe te sheronin keto fraktura te thella midis sekteve te krishtere qe i kishin selite e tyre respektivisht ne Rome dhe Kostandinopoli u mbajten Keshille te ndryshem ekumenike ( universale). I pari u mbajt ne Nicea ne 325 e.s per te denuar erezine antitrinitare ariane. Shtate keshillet e pare njihen si nga Kisha Katolike Romane dhe nga ajo ortodoksja.
Te gjitha doktrinat qe u vendosen ne keto Keshille perfshi ketu Trinitetin,koncaptin qe Maria "Madre di Dio"dhe dogma te tjera as qe kane te bejne fare me krishterimin Biblik.Gjithashtu duke denuar edhe "erezite " e ndryshme bene qe te krijohashin percarje te tjera ne krishterim.
Fakt interesant qe asnje nga keto Keshille "universale " u mbajt ne Rome, qytet qe pretendonte te ishte qendra universale e krishterimit.( Vetem ne 1123 e.s u mbajt i pari Keshill i ashtquajtur ekumenik, vetem se ne ate kohe percaria e Romes me kishat orientale ishte e madhe, keshtuqe nga nje kendveshtrim historik rigoroz,asnje keshill i vertete ekumenik u mbajt ndonjehere ne Rome.)
Vetem se problemet Roma nuk i kishte vetem me kishat orientale por edhe me ato te shtepise se vet. Shpejt filluan te lindnin disidentet e pare dhe m.q.se kjo gje s'mund te tolerohej u moren masa drastike. Lindi Inquizicioni, por protesta vazhdoi. Ne shekullin e 16 shpertheu nje revolte gjenerale ne fillim per arsye fetare e me vone politike. Kjo revolte qe u quajt Riforma, i dha jete nje grupi te trete fetar , protestantet, qe edhe ata quhen te krishtere.Vecse ne vend qe te riktheje unitetin dhe te vertetat doktrinale te krishterimit biblik edhe kjo kishe ka krijuar nje sere kishash dhe sektesh te perēara.
VETEM SE NE BIBEL LEXOHET SE TE KRISHTERETE PARE FORMONIN NJE FAMILJE FRYMORETE LUMTUR DHE ISHIN TE BASHKUAR.-----Gjoni 13:34,35; Efesianeve 4 :1-6
Krijoni Kontakt