Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e x-e-n-i
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Vendndodhja
    GjiLaN City
    Postime
    125

    Zgjerimi i Rrjetit??

    Desha te ju pyes se a mundem ta zgjeroj rrjetin keshtu:

    - Une e kam nje Antene
    - Dhe nje kartele rrjeti D-Link 2.4 Ghz

    -Hub - momentalisht nuk eshte ne perdorim

    --

    Pra keto pasije qe i kam nje kompjuter me punon me rrjet por une po du me shume kompjutera me lidhe dhe provajderi mos me dėshue pra kompjuterat e lidhur mos mu duk tek My Network Places - Computers Near me .

    A eshte nje mundesi keshtu pra ne kompjuter me fut edhe nje kartel rrjeti Lan Kartele edhe me ba Share,,pra kjo kartela tjeter e merr nje ip 192.168.0.1 dhe 255.255.255.0 pra kete kompjuter me ba si Server e te tjeret mi lidh permes tij pra permes nje Hubi si kliente.

    A punon kjo menyre dhe a ka ndonje menyre tjeter pra me keto pasije qe i kam

  2. #2
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Xeni,

    Ajo qe kerkon te besh lejohet dhe firma qe te ofron sherbimin e internetit nuk mund te kuptoje se sa kompjutera ke lidhur. Sigurisht qe behet fjale per 3-4 kompjutera, se po pate me shume, do bier ne sy nga sasia e informacionit qe trasnferohet.

    Megjithate, ti nuk po ben asgje te paligjshme. Po paguan per nje lidhje dhe po shfrytezon vetem nje lidhje, por nga disa kompjutera. Nuk shoh arsye per te patur probleme nga kompania e internetit, per aq kohe sa ti nuk po e shet sherbimin tek njerez te tjere.

    Lidhja behet ashtu sic ke ndermend.
    Tek kompjuteri qe ka internet do instalosh edhe nje karte tjeter per rrjetin. Kete karte do ta lidhesh me shperndaresin (hub), dhe tek portat e tjera te shperndaresit do lidhesh kompjuterat e tjere.

    Kompjuteri kryesor (serveri) do kete 2 IP, 1 IP publike qe merr nga kompania e internetit, dhe nje IP private qe eshte per rrjetin shtepiak.
    psh:
    IP publike (e jashtme) : 213.56.25.195
    IP private (e brendshme) : 192.168.0.1

    Kompjuterat e tjere qe do lidhen me hubin, do kene konfigurim te tille:

    IP: 192.168.0.2, 192.168.0.3, 192.168.0.4 ... 192.168.0.X
    Subnet: 255.255.255.0
    Gateway: 192.168.0.1 (IP private e serverit)

    Konfigurimi i kompjuterave te brendshem mund ta besh manualisht, ose mund te behet direkt nga Window nepermjet DHCP.

    Pasi ben instalimin e kartave dhe kabujve, tek serveri hap magjistarin e rrjetit (network wizard) tek Start > Settings > Control Panel > Network. Magjistari do beje konfigurimin e sakte te serverit dhe te klienteve.

    Nese ke veshtire, lexo tema te tjera te forumit se jane pershkruar te gjitha hapat qe duhet te ndjekesh, ose pyet perseri ketu.
    Edi

  3. #3
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Lexo temėn qė gjendet nė krye tė forumit pėr ndarjen e internetit. Aty ke dhe njė s'kicė tė rrjetit qė duhet tė ndėrtosh.
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=36223
    Edi

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e x-e-n-i
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Vendndodhja
    GjiLaN City
    Postime
    125
    edscape flm per pergjigjjen

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e x-e-n-i
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Vendndodhja
    GjiLaN City
    Postime
    125
    Desha te ju pyes se ku asht dallimi ne mes te ketyre qe kane internet caffe me 10 kompj ose me shume dhe ata qe kane te lidhur internetin vetem pra sikurse une qe e kam:
    Antene
    Dhe nje kartele rrjeti D-Link 2.4 Ghz

    Pra desha te di me kete lidhje qe e kam une a asht e lejueshme te lidhi shembull 10
    kompjuter si internet caffe ose duhet te kem pasije tjera se ndoshta kjo antene qe e kam eshte vetem per nje cliente,,,

    Edhe desha te di Internet Caffe qfare paisje perdorin pra qfare lidhje behet aty.

  6. #6
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Dallimi midis kafeneve dhe lidhjes tende nuk eshte tek paisjet, por tek shpejtesia e lidhjes me internetin ose gjeresia (bandwidth). Mendoje lidhjen e internetit si nje rruge qe mund te kete nje korsi, ose mund te jete autostrade me disa korsi. Sa me shume korsi ka rruga, aq me shpejt dhe aq me shume makina kalojne.

    E njejta gje dhe me internetin. Lidhja tende e shtepise mund te krahasohet me nje rruge me 1 korsi, ndersa lidhja e netkafese krahasohet me nje autostrade me 3-4 korsi. Ti mund te lidhesh 10 kompjutera ne lidhjen tende, por shpejtesia e lidhjes eshte e kufizuar, prandaj interneti do ngadalesohet dukshem.

    Ndersa ne netkafe, lidhja eshte me e shpejte dhe mund ta perdorin 5-6 veta njekohesisht. Edhe ne netkafe zvogelohet shpejtesia kur jane te gjithe kompjuterat ne perdorim, por jo aq shume sa te behet i paperdorshem.

    Paisjet e perdorura nuk ndryshojne. Me lidhjet me tela kane shperndares si router, hub, switch ndersa per rrjetet pa tela kane qendren e transmetimit dhe ndonje router pa tela (wireless).

    Pra, nuk kane asgje te vecante nga ato qe ke ne shtepi ose qe mund t'i gjesh ne dyqan, por avantazhi i tyre qendron tek lidhja e shpejte (DSL, CABLE, T1, etj).

    Tarifa qe paguan per internetin eshte (1) per shpejtesine dhe (2) per adresen IP. IP publike kushtojne shume, ndersa IP private veshtiresojne pak lidhjen, megjithese keto veshtiresi jane zgjidhur disi me permiresimin e routerave.
    Edi

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e x-e-n-i
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Vendndodhja
    GjiLaN City
    Postime
    125
    flm edscape

Tema tė Ngjashme

  1. Rreziqet dhe mbrojtja e rrjetit pa tel
    Nga benseven11 nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-07-2008, 11:26
  2. Komuniteti shqiptar i rrjetit
    Nga Davius nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-12-2006, 21:22
  3. Konfigurimi i kartės sė rrjetit nė freebsd
    Nga lavdimii nė forumin Pėrdoruesit e Unix
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-11-2006, 20:52
  4. Hapja e emailit tė punės jashtė rrjetit tė kompanisė
    Nga boraa nė forumin Rrjeti kompjuterik
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-07-2005, 15:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •