Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 60
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Çlirimi i Frymës

    Çlirimi i Frymës







    Te dashur bashkebisedues,

    po mundohem te sjell te perkthyer nje liber i cili ben fjale per Procesin e Clirimit te Frymes. Autori i ketij libri quhet Watchman Nee. Me eshte dukur interesant dhe po mundohem ta sjell pjese - pjese

    Origjinali quhet:
    "Release of the Spirit!"

    --------------------------------------------------------------------------------------------------

    Parathenie:

    Ne leximi e ketij doreshkrimi, kemi ngelur te impresionuar nga mesazhi i tij i gjalle, i cili ka nevoje te ndahet me te tjere, me ata qe kerkojne Zotin dhe duan te jene kanalet e Jetes se Tij. Ne rast se dikush do lexoje pak nga ky liber do shohe se Watchman Nee deshironte me zjarr qe Kisha te njohe thellesite e Zotit te Saj, qe njerezit e Zotit te jene vazhdimisht te frytshem ne Ate, qe Ai te gjente sado pak interferim ne ne dhe qe Ai te lirohet plotesisht nepermjet FRYMES sone te cliruar.

    Sigurisht, kjo eshte ora kur fusha e betejes eshte ne SHPIRTIN tone!Nderkohe qe Zoti mundohet te punoje nepermjet Frymes se zgjuar, Satani kerkon te punoje nepermjet Jetes Natyrale te shpirtit, e cila nuk eshte sjelle akoma nen kontrollin e Frymes!
    Ne punen e tij shumevjecare me bashke-punetoret e tij, vella Nee, ka pare nevojen e domosdoshme te THYERJES. Ai sikur ndihej i pranishem mes shume punetoreve te skenes fetare te sotme, duke ndjere se sa e domosdoshme eshte thyerja per punetorin e krishtere. Ndoshta ka shume qe nuk jane te pergatitur per kete doze kaq te hidhur te ketij ilaci frymor, perseri ne besojme se ndoshta dikush, megjithese me gjykim dhe inat, do ta pranoje qe thyerja e fuqive shpirterore eshte e domosdoshme perderisa Fryma njerezore eshte krijuar e tille qe te shprehe Jeten e Zotit Jezus.
    Te dashur, ne jemi te bindur qe ceshtja e thyerjes reale para Zotit, eshte nevoja e madhe e kesaj ore qe afron. Dikush ka thene drejt se Zoti perdor per lavdine e Tij, ata sherbetore qe jane thyer plotesisht. Sigurisht qe kur nje ene e bukur alabastre merr the carje, era e parfumit clirohet dhe e mbush dhomen me freski dhe arome te kendshme.

    Eshte madheshtore kur ne shohim se ky mesazh perhapet. Ne besojme se ky mesazh do te arrije ne te gjitha pjeset e Trupit te Krishtit dhe do te realizoje nje clirim te Jetes se Tij, nepermjet shume kanaleve qe po presin pikerisht per kete fjale qe te kuptojne nevojen e tyre. Qofte keshtu per Lavdine e Tij te perjetshme!

    Lexime nga Shkrimi:
    Jn. 12:24 Heb. 4:12-13 Jn. 4:23-24
    1 Cor. 2:11-14
    2 Cor. 3:6
    Rom. 1:9; 7:6; 8:4-8
    Gal. 5:16,22-23,25


    Prezantim

    Ne menyre qe lexuesit te kuptojne kete liber, ndoshta mund te kene nevoje per disa shpjegime:

    Se pari, ne duhet te mesohemi me terminologjine qe perdor vella Nee.
    Ai ka zgjedhur te quaje Frymen e njeriut, NJERIU I BRENDSHEM.
    Ai quan Shpirtin, NJERIU I JASHTEM , dhe trupin, NJERIU SIPERFAQESOR.
    Duhet te kuptojme gjithashtu se ne Projektimin fillestar te njeriut, Zoti e zgjodhi Frymen e njeriut te jete vendi i Tij i banimit. Keshtu pra, Fryma e Shenjte, duke u bashkuar me Frymen e Njeriut, krijon nje unitet i cili qeveris Shpirtin. Dhe Fryma, se bashku me Shpirtin e perdorin Trupin si mjet te shprehuri.


    Se dyti, kur Watchman Nee flet per shkaterrimin e Shpirtit, duket sikur ai perdor nje fjale shume te ashper sikur ai te mendonte nulifikimin e Shpirtit. Ne fakt thelbi i mesazhit te tij e shpreh qarte se Shpirti, ne vend qe te funksionoje i pavarur duhet te behet nje vegel, ose organ i Frymes. Keshtu pra, eshte pikerisht kjo pavaresi e Shpirtit qe duhet shkaterruar. T.A. Sparks ka theksuar qarte:
    "Ne duhet te jemi te kujdesshem qe te kuptojme faktin se Shpirti eshte roberuar, skllaveruar, erresuar dhe helmuar me interesin vetjak. Ne nuk besojme se ai eshte dicka qe duhet te shkaterrohet ose asgjesohet ne kete jete. Kjo do ishte nje forme e asketizmit budist. Po keshtu, nje shprehje e tille, s'eshte vecse nje forme e okultizmit dhe Spiritizimit te njeriut. Natyra jone eshte ne Shpirtin tone!
    Dhe nqs natyra goditet ne njeren ane, ajo merr hak ne anen tjeter!
    Ky eshte pikerisht rreziku me shume njerez nqs ata vetem e njohin thyerjen (por nuk e kane shijuar)
    Ka shume diference midis jetes se nenshtrimit dhe jetes se sherbimit. Nenshtrimi, pafuqishmeria dhe sherbimi i Krishtit ndaj Atit, nuk ishte nje jete e shkaterrimit te Shpirtit, por e pushimit dhe e gezimit! Skllaveria, perkundrazi eshte jetesa VETEM NE SHPIRTIN. Ne duhet te rishikojme idete tona mbi sherbesen, sepse po behet gjithmone e me shume e zakonshme qe sherbesa te shihet si skllaveri dhe roberi, kur ne fakt ajo eshte nje gje Hyjnore. Spiritualiteti nuk eshte nje jete e nenshtrimit. Ky kendveshrim eshte negativ. Spiritualiteti eshte pozitiv. Eshte JETE E RE. Jo si jeta e meparshme (ne mish) kur secili mundohet te behet zoti i vetvetes. "


    Se treti, ne duhet te shohim se si shpirtrat jane goditur nga vdekja e Krishtit ne menyren qe ata mundohen te vete-qeverisin. Ashtu si Jakobi, pas prekjes se Zotit, e vazhdoi jeten e tij duke caluar. Kjo ilustron me se miri faktin se ne shpirtin e njeriut eshte regjistruar fakti se ai nuk mund te perdore veten si burim.
    Perseri T.A. Sparks shkruan: "Si nje instrument, Shpirti duhet te fitoje, duke u drejtuar ne rruget me te larta dhe te ndryshme te Zotit. Shume here shpirti permendet ne Shkrim si dicka mbi te cilen ne mund te ushtrojme autoritet. Psh:
    "Me durimin tuaj do te fitoni shpirtrat tuaj." (Lk. 21:19)
    "Ju i keni pastruar shpirtrat me bindjen tuaj ndaj se Vertetes" (1 Pet. 1:22)
    "Fundi i besimit tuaj, madje dhe shpetimi i shpirtrave tuaj." (1 Pet. 1:9)

    Se fundi,ne kete liber ne do shohim se perse W.Nee insiston qe Shpirti (Njeriu i jashtem) duhet te thyhet, sepse vetem keshtu mund te jete i gatshem per t'u perdorur nga Fryma. T.A. Sparks thote:
    "Ne se ne jemi te afte ta kuptojme ose jo, fakti eshte se nese ne jemi duke vazhduar me Zotin plotesisht, te gjitha fuqite shpirterore per te njohur, kuptuar, ndjere dhe bere, do te shkojne drejt nje fundi. Dhe ne do te qendrojme ne njeren ane, konfuze, te coroditur, pa ndjenja dhe te pafuqishem. Me pas, nje tjeter gje e re, Hyjnore, menyre te kuptuari, kontrolli dhe energjie do qendroje para nesh dhe do na beje te ecim perpara. Ne rastin e tille ne do u themi shpirtave tane:
    "Shpirti im, rri i qete para Zotit!" (Psa. 62:5):
    dhe: "Shpirti im, eja me mua te ndjekim Zotin"
    Por, cfare gezimi dhe fuqie ka atehere kur shpirti pranon t'i dorezohet Frymes.Urtesia me e larte dhe lavdia me e madhe shfaqet hapur. Atehere ne mun dte kendojme si Maria:
    "Shpirti im e madheron Zotin dhe Fryma ime gezohet ne Perendine, Shpetimtarin tim" (Lk. 1:46). Fryma KA, shpirti BEN!

    Keshtu pra, ne kete plotesi gezimi, shpirti sillet nga vdekja dhe erresira per te mesuar per Lartesite dhe Thellesite ne te cilat e drejton Fryma!"


    Keshtu, pra sa me shume t'i afrohemi fundit te ketij libri, aq me shume do kemi kuptuar sekretin e jetes se frytshme me Ate. Mos bini nen tundimin qe kane disa per te urryer shpirtrat e tyre, por qendroni te forte ne Fryme, keshtu qe shpirti te mund te fitohet, te shpetohet dhe te sherbeje me plotesine e gezimit. Zoti Jezus ka planifikuar qe ne te gjejme qetesine per shpirtrat tane dhe kjo vjen nepermjet BARRES se Tij, simbolit te Bashkimit dhe Sherbeses. Atehere ne kuptojme se si shpirtrat tane gjejne vleren e tyre te madhe ne sherbese dhe jo ne drejtim.
    Me vertete, per sa kohe qe shpirti eshte i pathyer, ai deshiron te jete zot. Nepermjet Kryqit, ai behet nje sherbetor shume i dobishem!

    (Vazhdon)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Peniel : 13-07-2007 më 18:49
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    I dashur Matrix,

    Me behet shume qefi qe po e poston kete liber ne gjuhen Shqipe ketu ne forum. Eshte nje nga librat me te bukur qe une kam lexuar nga vellai kinez W. Nee. Jam i bindur qe do tregohet shume interes per te lexuar kete liber, por nga ana tjeter jam perseri i bindur se do jene te paket ata qe do ta kuptojne me te vertete ashtu si akoma edhe me te paket (nese do kete me te vertete ndonje) qe do munden ta kuptojne ne fryme ate liber dhe jo ne mendje. Gjerat qe kuptohen me mendje sado qe te na ngazellejne, shume shpejt harrohen, ndersa ato qe kapen ne fryme behen ushqim i vertete per shpirtin e besimtareve.

    Duke e mbyllur dhe duke te inkurajuar qe ta vazhdosh postimin e ketij libri deri ne fund, do thoja se vendi me i pershtshem per te perjetuar Krishtin te plote ne fryme, eshte Kisha. Ajo qe kam kuptuar gjate kesaj kohe qe qendrova me kishen, eshte se kisha vret mendjen e njeriut dhe rrit frymen. U shtofte sa me shume fara e atyre njerezve qe do jene gati te sakrifikojne mendjen e tyre, per t'u rritur ne fryme. Amen. (ndofta keto fjale jane te veshtira per t'u kuptuar nga ata qe nuk e kane perjetuar kishen, por te lesh menjeane mendjen e forte qe mund te kesh, per hir te Krishtit, eshte shume me e veshtire se sa te lesh menjeane nje mekat te dukshem, dhe kjo gje realizohet me mire se kudo ne nje kishe organike.)
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    KAPITULLI I

    RENDESIA E THYERJES

    Lexim nga shkrimi: Gjoni 12:24; Heb. 4:12-13; 1 Kor. 2:11-14; 2 Kor. 3:6; Rom. 1:9; 7:6; 8:4-8; Gal. 5:16, 22-23, 25

    Heret a vone, nje sherbetor i Zotit zbulon qe vete ai eshte ngarkesa me e madhe ne punen e tij. Heret a vone ai e kupton se njeriu i brendshem nuk perputhet me njeriun e jashtem. Njeriu i brendshem synon ne nje drejtim, ne te njejten kohe qe njeriu i jashtem synon ne drejtimin e kundert. Ai zbulon qe njeriu i jashtem, nuk mund te jete subjekt i udheheqjes se Frymes, dhe nuk mund te ece sipas kerkesave me te larta te Zotit. Ai zbulon se ngarkesa kryesore ne punen e tij eshte ky njeri i jashtem, i cili e shtyp ate dhe nuk e lejon te ushtrohet frymerisht. Cdo sherbetor i Zotit duhet te ushtrohet frymerisht, te shohe pranine e Zotit ne frymen e vet, te njohe Fjalen e Zotit ne frymen e tij, te preke rrethanat njerezore ne frymen e tij, te shprehe Fjalen e Zotit nepermjet frymes se tij, dhe te shijoje dhe preke zbulesat hyjnore ne frymen e tij. Akoma me shume, shtypja e njeriut te jashtem e ben te pamundur qe ai te perdore frymen e tij. Shume sherbetore te Zotit jane krejtesisht te papershtatshem per vepren e Zotit, sepse ata nuk kane pasur te bejne me Zotin ne nje menyre themelore. Pa kete menyre, ata jane krejtesisht te pakualifikuar per ndonje veper hyjnore. Gjithe ekzaltimi, zelli, lutjet e zjarrta jane te kota. Vetem kjo menyre themelore e bashkepunimit me Zotin eshte menyra e vetme qe ne te jemi vegla te pershatshme per Zotin.

    NJERIU I JASHTEM DHE NJERIU I BRENDSHEM

    Tek Romaket 7:22 thuhet, "Sepse une kenaqem me Ligjin e Zotit sipas njeriut te brendshem." Pra njeriu yne i brendshem kenaqet ne ligjin e Zotit. Tek Efesianet 3:16 gjithashtu na thuhet: "te forcohemi me fuqine nepermjet Frymes se Tij ne njeriun e brendshem." Tek Korinthianet 4:16 Pali gjithashtu thote "Ndonese njeriu yne i jashtem shkon ne shakterrim, njeriu yne i brendshem riperterihet perdite" Bibla e ndan qenien tone ne NJERIUN E JASHTEM dhe NJERIUN E BRENDSHEM. Zoti banon ne njeriun e brendshem, dhe njeriu jashte ketij njeriu te bashkuar me Zotin, eshte njeriu i jashtem. Me fjale te tjera, fryma jone eshte njeriu i brendshem, ndersa personi qe te tjeret kontaktojne eshte njeriu i jashtem. Njeriu i brendshem e vesh njeriu e jashtem si nje rrobe. Zoti ka vendosur Vetveten, Frymen e Tij, Jeten e Tij, dhe Fuqine e Tij ne ne, ne njeriun tone te brendshem. Jashte njeriut tone te brendshem eshte Mendja jone, Emocionet dhe Vullneti. Jashte ketyre te gjithave eshte Trupi yne, Mishi yne.

    Ne menyre qe nje njeri te punoje per Zotin, njeriu i brendshem duhet te clirohet. Problemi kryesor me shume sherbetore te Zotit eshte qe ky njeriu i tyre i brendshem nuk mund te thyeje njeriun e tyre te jashtem. Ne menyre qe njeriu i brendshem te clirohet, duhet ta thyeje kete njeri te jashtem. Ne duhet te jemi te qarte qe pengesa kryesore ne punen tone eshte vetvetja jone, jo gjerat e tjera. Nqs njeriu yne i brendshem eshte i burgosur, i kycur brenda, fryma jone eshte e mbuluar dhe nuk clirohet lehtesisht. Nqs ne nuk kemi mesuar te thyejme njeriun e jashtem me frymen tone, ne nuk mund te punojme kurre per Zotin. Asgje nuk na shtyp ne ashtu si njeriu yne i jashtem. Nese vepra jone do jete ose jo efektive varet nga fakti ne se Zoti ka thyer njeriun e jashtem dhe njeriu i brendshem te jete cliruar nepermjet kesaj thyerje. Kjo eshte nje ceshtje thelbesore. Zoti duhet te cmontoje njeriun tone te jashtem ne menyre qe t'i hape rrugen njeriut te brendshem. Sa me shpejt qe njeriu i brendshme te lirohet, aq me shpejt shume mekatare do te bekohen dhe aq me shpejt shume Kristiane do te marrin hir.

    (Vazhdon)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 01-07-2004 më 12:28
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    VDEKJA DHE SJELLJA E FRUTEVE

    Tek Gjoni 12:24 Zoti Jezus thote: "Persa kohe qe kokrra e grurit nuk bie ne toke dhe vdes, ajo ngelet vetem, por kur vdes, sjell shume fruta" Jeta eshte ne kokrren e grurit. Sidoqofte ka nje guacke perqark kesaj kokrre, nje guacke shume te forte. Per sa kohe qe kjo guacke nuk hapet, kokrra nuk mund te rritet. " Perderisa kokrra te mos bjere ne toke dhe te vdese..." Cfare eshte kjo vdekje? Eshte veprimi i temperatures dhe lageshtise se tokes mbi kokrren qe con ne thyerjen e guackes. Kur guacka hapet, kokrra rritet. Prandaj, nuk eshte pyetja nese ka jete brenda kokrres se grurit, por nese guacka e jashtme eshte hapur. Vargu tjeter thote: "Ai qe e do jeten e vet (natyrale, ne shpirt) do ta humbase ate, por ai qe e urren kete jete ne kete bote do ta ruaje per jeten e perjeteshme" (v. 25). Sipas Zotit, guacka e jashtme eshte jeta jone, dhe jeta e brendshme eshte jeta e perjeteshme qe Ai shperndan. Ne menyre qe jeta e brendshme te shpertheje, jeta e jashtme duhet te humbase. Nqs ajo cka eshte jashte nuk thyhet, ajo cka eshte brenda nuk clirohet.

    Midis gjithe njerezve ne kete bote, disa e kane Jeten e Zotit brenda vetes. Midis ketyre qe e kane kete Jete, ne mund te gjejme dy rrethana te ndryshme. Ne te paren, Jeta eshte e lidhur, e rrethuar dhe e kycur. Ne te dyten, Zoti ka hapur nje rruge dhe kjo Jete mund te lirohet. Problemi me ne sot nuk eshte se si te kemi Jeten, por si ta lejojme kete Jete qe te rrjedhe jashte nesh. Kur themi se Zoti duhet te na thyeje, kjo nuk eshte nje lloj filozofie apo doktrine. Qenia jone reale duhet te thyhet nga Zoti. Jeta e Zotit eshte plotesisht e afte qe te perhapet ne te gjithe boten. Sidoqofte,ajo eshte kycur brenda nesh! Zoti eshte plotesisht i afte qe ta bekoje Kishen, por Jeta e Tij eshte e burgosur, e zhytur dhe e bllokuar brenda nesh! Nqs njeri i jashtem nuk eshte thyer, ne nuk do jemi kurre nje bekim per Kishen dhe as qe mund te shpresojme se Zoti mund te preke boten me hir nepermjet nesh.

    NEVOJA PER TE THYER ENEN PREJ ALABASTRE

    Bibla flet per vajin prej nardi te paster. (Gjoni 12:3). Fjala e Zotit qellimisht perdor mbiemrin I PASTER. Eshte vaj prej nardi te paster, dicka krejtesisht frymore. Persa kohe qe ena prej alabastre nuk thyhet, ky vaj nuk mund te derdhet jashte. Eshte e cuditeshme qe shume njerez preferojne Enen prej alabastri. Ata mendojne se se ena eshte me e cmuar se vaji. Shume njerez mendojne se njeriu i tyre i jashtem eshte me i cmuar se njeriu i tyre i brendshem. Ky problem haset shume ne Kishe sot. Ne mund te vleresojme urtesine tone dhe te mendojme se ne jemi me superiore se te tjeret. Nje person mund te cmoje emocionet e veta dhe te mendoje se ai eshte me te vertete i mrekullueshem. Shume njerez cmojne vetvetet. Ata mendojne se jane me te mire se te tjeret. Ata mendojne se menyrat e tyre ekspresive, aftesite e tyre, mprehtesia e tyre, gjykimi i tyre, jane me te mire. Por ne nuk jemi mbledhesa antikuaresh, ne nuk jemi admirues te eneve prej alabastre. Ne jemi ata qe deshirojme fort aromen e vajit prej nardi te paster. Nqs pjesa e jashtme nuk thyhet, pjesa e brendshme nuk clirohet. Ne nuk kemi menyre tjeter per te vazhduar, dhe Kisha nuk ka menyre tjeter per te vazhduar. Ne nuk duhet te jemi me protektoret e vetvetes...

    (vazhdon)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 01-07-2004 më 13:25
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    (vazhdimi)

    Shpirti i Shenjte nuk ka ndalur asnjehere se vepruari. Shume njerez mund te deshmojne se ky veprim nuk ka ndalur asnjehere tek ta. Ata kane pesuar sprovim pas sprovimi, incident pas incidenti. Shpirti i Shenjte ka vetem nje qellim ne punen e Tij disiplinuese: Te thyeje dhe cmontoje njeriun e jashtem, ne menyre qe njeriu i brendshem te dale jashte. Por problemi me ne eshte se ne murmurisim sa here qe provojme pak veshtiresi, dhe ankohemi sa here qe provojme pak deshtim. Zoti ka pergatitur nje rruge per ne. Ai eshte gati te na perdore ne. Sa here qe dora e Tij eshte mbi ne, ne deshperohemi. Ose e kundershtojme Ate, ose ankohemi rreth gjithckaje qe sjell Ai. Qe nga dita qe jemi shpetuar, Zoti po punon tek ne ne shume menyra te ndryshme me qellimin e thyerjes se vetvetes. E dime ose nuk e dime ne, qellimi i Zotit eshte gjithmone te thyeje njeriun tone te jashtem.

    Thesari eshte ne enen tokesore. Kush ka nevoje te shohe kete ene tokesore tuajen? Kisha ka nevoje per thesar, jo per ene tokesore. Bota ka nevoje per thesar, jo per ene tokesore. Nqs ena tokesore nuk eshte thyer, kush do ta gjeje thesarin qe eshte brenda? Zoti punon ne ne ne shume menyra te ndryshme me qellim thyerjen e enes tokesore, enes prej alabastre, guackes se jashtme. Zoti deshiron qe te pergatise nje rruge qe te sjelle bekimin e Tij ne bote, nepermjet atyre qe i perkasin Atij. Kjo eshte nje rruge bekimi, por eshte gjithashtu nje rruge e vulosur me gjak. Gjaku duhet te derdhet dhe plaget jane te paevitueshme. Sa e rendesishme eshte thyerja e ketij njeriu te jashtem! Derisa njeriu i jashtem te jete thyer, nuk mund te kete ndonje pune frymore. Nqs ne i jemi perkushtuar Zotit per sherbesen ndaj Tij, ne duhet te jemi te pergatitur per te qene te thyer prej Tij. Ne nuk mund te shfajesojme vetvetet ose te mbrojme vetvetet. Ne duhet ta lejojme Zotin qe ta thyeje njeriun tone te jashtem plotesisht keshtu qe Ai te mund te kete nje rruge te lire nepermjet nesh.

    Ne te gjithe duhet te kuptojme se cili eshte qellimi i Zotit per ne. Eshte fatkeqesi qe shume njerez nuk e dine se cfare po ben Zoti ne ta ose cfare ka nder mend te beje. Duhet qe cdonjeri prej nesh ta dije se cfare synon Zoti per ne. Kur Zoti hap syte tane, shohim se cdo gje qe ka ndodhur ne jeten tone eshte kuptimplote. Zoti nuk ben asgje kot. Pasi ne kemi kuptuar se qellimi i Zotit eshte te thyeje njeriun tone te jashtem, ne do te kuptojme se cdo gje qe ka ndodhur tek ne eshte shume e rendesishme. Zoti po perpiqet qe te arrije nje qellim: Te thyeje dhe cmontoje njeriun tone te jashtem.

    Shqetesimi me shume njerez eshte se perpara se Zoti eshte gati qe te levize qofte dhe nje gisht te vetem, ata tregojne shenja pakenaqesie. Ne duhet te kuptojme se te gjitha eksperiencat tona, veshtiresite, dhe sprovat nga Zoti jane per te miren tone me te madhe. Ne nuk mund te kerkojme per dicka me te mire, ato jane me te mirat. Nqs dikush shkon tek Zoti dhe thote: "Zot, te lutem me lejo qe te zgjedh me te miren", une besoj qe Zoti do t'i thote atij, "Une te kam dhene me te miren. Ajo c'ka ti provon perdite eshte per te miren tende me te madhe" Zoti ka pergatitur cdo gje per ne me qellimin e thyerjes se njeriut tone te jashtem. Ne mund te perdorim plotesisht frymen tone vetem nqs njeriu yne i jashtem eshte thyer dhe fryma jone eshte cliruar...

    (vazhdon)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 06-07-2004 më 01:35
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    THYERJA DHE KOHA

    Zoti thyen njeriun tone te jashtem ne dy menyra: Se pari ne nje menyre graduale dhe se dyti ne menyre te papritur. Zoti u jep disa njerezve nje thyerje te papritur ne fillim, te ndjekur nga disa thyerje graduale te mevonshme. Puna e papritur vjen e para dhe puna graduale vijon. Disa njerez te tjere, perballin situata te veshtira dhe probleme perdite. Pastaj nje dite, ata papritur marrin nje goditje te forte nga Zoti; ne kete rast, puna graduale vjen ne fillim dhe puna e papritur vijon. Keto jane menyra te ndryshme qe ne provojme zakonisht. Ose thyerja e papritur vjen e ndjekur nga puna graduale, ose e kunderta. Pergjithesisht, edhe me ata qe jane besnike, Zotit i duhet te shpenzoje disa vjet perpara se Ai te mbaroje kete pune thyerese.

    Ne nuk mund te reduktojme kohen qe i duhet thyerjes, por ne vetem mund ta zgjasim ate. Zoti e perfundon kete pune tek disa brenda disa vitesh, Perkundrazi, kjo pune tek disa te tjere nuk ka mbaruar as pas 10 ose 20 vjetesh. Kjo eshte ceshtje shume e rendesishme! Asgje nuk eshte me fatkeqe se te shperdorosh kohen e Zotit. Shume shpesh Kisha eshte e privuar nga bekimi per shkakun tone! Ne mund te lutemi me mendjen tone dhe te inkurajojme njerez me emocionet tona, por nuk mund te ushtrojme frymen tone. Zoti nuk mund ta perdore Frymen e vet qe te preke te tjeret me anen tone. Kur ne e vonojme punen, ne gjejme shume humbje.

    Nqs ne nuk i jemi perkushtuar Zotit ne te kaluaren ne menyre teresore, le ta bejme ate tani. Ne duhet te themi: "Zot, per hir te Kishes, per vazhdimin e Ungjillit, ne menyre qe Ti te kesh nje rruge, dhe per hirin e vazhdimit ne jeten time, une e dorezoj veten time pa rezerva dhe pa kushte ne doren Tende. Zot, une me kenaqesi e dorezoj veten ne duart e Tua. Une dua qe Ti te gjesh nje rruge qe te shfaqesh Veten nepermjet meje "

    KUPTIMI I KRYQIT

    Ne kemi degjuar per Kryqin per nje kohe te gjate. Ne mund te jemi shume familjare me te tashme, por cfare eshte Kryqi? Kuptimi i Kryqit eshte Thyerja e njeriut te jashtem. Kryqi e vendos njeriun e jashtem ne vdekje dhe thyerja hap guacken e jashtme. Kryqi shkaterron cdo gje te njeriut te jashtem. Ai shkaterron opinionet tona, metodat, urtesine, dashurine per veten dhe cdo gje. Sapo njeriu i jashtem thyhet, njeriu i brendshem clirohet dhe fryma aftesohet te funksionoje. Rruga para nesh eshte me te vertete shume e qarte.

    Pasi njeriu i jashtem eshte thyer, behet e lehte qe fryma te clirohet. Nje vella ka nje mendje brilante, ata qe e njohin e dine shume mire kete. Vullneti i tij eshte i forte dhe emocionet e tij jane te rezervuara dhe te thella. Por, kur te tjeret e takojne ate, ata e kuptojne se po prekin frymen e tij, jo vullnetin e tij te forte, mendjen brilante, apo emocionet e rezervuara dhe te thella. Sa here qe te tjeret shoqerohen me te, ata prekin nje fryme, nje fryme te paster. Ky njeri eshte i thyer. Nje moter eshte e shpejte. Cdokush qe e njeh, e ka kuptuar kete. Ajo eshte e shpejte ne te menduar, ne fjale, ne deklarime, ne te shkruar, dhe e shpejte qe te hedhe poshte ato qe shkruan vete. Por kur te tjeret e takojne ate, nuk prekin shpejtesine e saj, por frymen. Personi i saj eshte thyer. Thyerja e njeriut te jashtem eshte nje ceshtje shume themelore. Ne nuk mund te vazhdojme me dobesine tone gjithe kohen. Ne nuk mund te kemi te njejten arome pasi Zoti ka punuar me ne per 5 ose 10 vjet. Ne duhet qe ta lejojme Zotin qe te kete nje rruge nepermjet nesh. Kjo eshte kerkesa kryesore e Zotit ndaj nesh...

    (vazhdon)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 06-07-2004 më 02:30
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #7
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    DY SHKAQE PER TE MOS U THYER

    Perse kaq shume njerez ngelen te pandryshuar dhe pasi mbi ta eshte punuar per shume vjet? Disa kane nje vullnet te forte, emocione te forta, ose mendje te forte dhe perseri Zoti mund t'i thyeje ata. Ka dy arsye kryesore qe shume njerez nuk jane thyer me gjithe kalimin e shume viteve.

    Se pari, keta jane duke jetuar ne erresire. Ata nuk e shohin doren e Zotit. Zoti punon dhe thyen, por ata nuk e shohin qe Zoti eshte duke e bere punen. Ata jane miope dhe ata nuk jetojne ne drite. Ata shohin vetem njerez, mendojne qe njerezit jane duke i kundershtuar. Ose ata shohin vetem ambjentin, duke menduar se ai eshte shume i papershtatshtem. Ata fajesojne ambjentin. Zoti na dhente zbulesen qe te shohim doren e Tij. U gjunjezofshin dhe thencim: "Je TI. Kjo eshte nga TY. E pranoj." Te pakten ne duhet ta dime se dora e Kujt po vepron nder ne. Te pakten duhet ta njohim ate dore dhe te shohim se nuk eshte bota, familja jone apo vellezerit dhe motrat ne kishe qe po veprojne mbi ne. Ne duhet te shohim doren e Zotit. Zoti eshte Ai qe po vepron mbi ne. Ne duhet te mesojme nga Madam Gijon, qe e puthte ate dore dhe e vleresonte aq shume. Ne duhet ta kemi kete drite. Ne duhet te pranojme dhe besojme cdo gje qe Zoti ben. Ai nuk mund te gaboje kurre ne ato qe ben.

    Se dyti, nje person nuk thyhet sepse ai e dashuron vetveten shume. Dashuria per veten eshte nje pengese shume e madhe per thyerjen. Ne duhet t'i kerkojme Zotit qe te largoje gjithe dashurine per vetveten prej nesh. Kur Zoti e largon kete dashuri, ne duhet ta adhurojme Ate duke thene: " Zot! Nqs kjo eshte Dora Jote, e pranoj nga thellesia e zemres." Ne duhet te kujtojme se gjithe keqkuptimet, ankesat, dhe deshtimet e kane origjinen tek nje gje e vetme: Dashuria sekrete per Veten! Per shkakun se e dashurojme vetveten ne menyre sekrete, ne mundohemi ta shpetojme. Ky eshte nje problem i madh. Shpeshhere problemet lindin sepse ne mundohemi te shpetojme vetvetet.

    Ndoshta ju e dini se Zoti shkoi ne Kryq pa pire vere te perzjere me mirre.Por megjithate, shume shkojne ne Kryq pa deshire. Ata mundohen te pijne vere te perzjere me mirre si qetesues per dhimbjet.
    Por ata qe thone: "Kupen qe me dha Ati te mos e pi?", nuk do te marrin vere te perzjere me mirre. Ata mund te marrin vetem nje kupe, jo te dyja. Keta nuk kane dashuri per vetvetet. Dashuria per vetveten eshte rrenja e problemit tone. Dhente Zoti te na flase nje dite dhe te lutemi: "Zoti im! Tani e di se cdo gje vjen nga Ti. Pervojat e mia te pese, dhjete apo njezet viteve te shkuara jane te gjitha nga Ty. Te gjitha keto gjera u bene vetem me nje qellim- qe Jeta jote te shfaqej nepermjet meje. Une kam qene budalla. Dhe nuk e kam kuptuar kete. Nepermjet dashurise per vetveten, kam bere shume gjera qe te shpetoj vetveten dhe keshtu kam humbur shume nga koha Jote. Sot e shoh doren Tende dhe me deshire e dorezoj vetveten tek Ty. E dorezoj veten ne doren Tende perseri."
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 07-07-2004 më 13:40
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #8
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    DUKE PRITUR PLAGET

    Asnje person nuk eshte me terheqes se dikush qe ka kaluar neper nje proces thyerje. Nje person i ngurte dhe i mbushur me dashuri per veten behet terheqes pasi ai eshte thyer nga Zoti. Shikoni Jakobin ne Testamentin e Vjeter. Ai luftoi me te vellain qe nga momenti qe ishin ne mitren e nenes se tyre. Ai ishte nje person i pabindur, mendjemadh dhe mashtrues. Por ai shkoi mes shume vuajtjesh pergjate jetes se vet. Ne rinine e tij ai u largua nga shtepia dhe u mashtrua nga Labani per 20 vjet. Gruaja e tij e dashur, Rahela vdiq rruges per ne shtepi dhe djali i tij i perkedhelur, Jozefi, u shit. Shume vjet me vone, Beniamini u arrestua ne Egjipt. Zoti u mor me Jakobin vazhdimisht, dhe Jakobi pati shume fatkeqesi. Ai u godit nga Zoti vazhdimisht. Historia e Jakobit eshte nje histori e goditjeve nga Zoti. Pasi Zoti u mor me te, ai ndryshoi. Gjate viteve te fundit, ai u be nje person me te vertete transparent.Sa dinjitoz ishte ai ne Egjipt kur qendroi para Faraonit dhe i foli atij! Ne shtratin e vdekjes, ai adhuroi Zotin duke u gjunjezuar se bashku me njerezit e vet. Sa pikture e bukur qe eshte kjo! Sa te qarta ishin bekimet e tij tek femijet dhe niperit e vet! Duke lexuar fundin e historise se tij, ne nuk mund te mos biem ne gjunje dhe te adhurojme Zotin. Ketu eshte nje njeri i pjekur, nje qe e njohu Zotin. Pasi u punua me te per shume dekada, njeriu i jashtem i Jakobit u thye. Ne moshen e tij te shkuar ne shohim nje pikture te mrekullueshme. Te gjithe ne kemi dicka te Jakobit brenda nesh. Ndoshta me shume se sa nje grimce! Lavdi Zotit, Ai do te njeje nje rruge mes nesh. Dhente Ai qe njeriu yne i jashtem te jete thyer deri aty sa njeriu i brendshem te mund te clirohet dhe shfaqet. Kjo eshte e vlefshme, dhe kjo eshte rruga e sherbetoreve te Zotit. Ne mund te sherbejme vetem kur kemi arritur kete pike, dhe ne mund te udheheqim te tjeret tek Zoti dhe tek njohuria per Zotin vetem kur kemi arritur kete pike. Asgje tjeter nuk funksionon. Doktrinat dhe Teologjia nuk do te funksionojne. Njohuria e zakonshme biblike nuk na sjell ndonje fitim. E vetmja gje qe eshte e dobishme eshte qe Zoti te dale jashte nesh.

    Kur njeriu yne i jashtem eshte thyer, eshte punuar mbi te, dhe eshte perulur nga shume fatkeqesi, shenjat dhe plaget qe kane ngelur do te jene pikerisht vendet prej nga fryma do te rrjedhe jashte nesh. Kam shume frike qe disa vellezer jane shume te plote; ata kurre nuk kane provuar dhimbje dhe thyerje dhe keshtu nuk kane ndryshuar fare. Qofte i meshirshem Zoti ndaj nesh dhe na dhente nje rruge te drejte para nesh. Dhente Ai qe ne te shohim se kjo eshte rruga e vetme. Dhente Ai qe ne te shohim se gjithe goditjet qe ne kemi marre prej Zotit gjate dhjete apo njezet viteve te fundit jane per arritjen e vetem nje qellimi. Prandaj, ne nuk duhet ta urrejme punen e Zotit ne ne. Zoti na tregofte ne kuptimin e thyerjes se njeriut te jashtem. Derisa njeriu i jashtem te mos jete thyer, cdo gje qe ne kemi eshte ne mendje dhe ne realitetin e Njohurise dhe eshte e pa vlere. Zoti na dhente nje thyerje totale.


    ************************************************** *******************

    Ketu mbaron kapitulli i pare i ketij libri. Jane dhe tete kapituj te tjere qe hyjne ne thellesi te ceshtjes se thyerjes, ceshtje kjo e harruar komplet nga krishterimi modern, i cili gjithmone e me shume synon perdorimin e mendjes per te kuptuar Zotin e vet.

    Le te na tingellojne gjithmone ne veshe fjalet e Zotit tone:
    "Perendia eshte Fryme, dhe kerkon te adhurohet vetem ne Fryme dhe ne te Verteten...Te tille jane adhuruesit qe kerkon Ati im..."



    Do ju lutesha te gjithe atyre qe lexojne keto vargje nga ky liber, te japin mendimin e tyre. Pasi cdo mendim i juaji vellezer dhe motra, eshte i vlefshem....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 08-07-2004 më 13:36
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    =Matrix Ne mund te sherbejme vetem kur kemi arritur kete pike, dhe ne mund te udheheqim te tjeret tek Zoti dhe tek njohuria per Zotin vetem kur kemi arritur kete pike. Asgje tjeter nuk funksionon. Doktrinat dhe Teologjia nuk do te funksionojne. Njohuria e zakonshme biblike nuk na sjell ndonje fitim. E vetmja gje qe eshte e dobishme eshte qe Zoti te dale jashte nesh.



    Sa te verteta jane keto fjale! Dhe sa pak degjohen ne ditet e sotme! Sa keq eshte per te te ardhur kur sot predikohet nje ungjill i kundert me ungjillin e Dhjates se Re. Sot na mesohet se Zotit mund t'i sherbejme shume mire me mjete njerezore, me mendjen tone, vullnetin tone, zgjuaresine tone, dhuntite tona etj. Te gjitha keto gjera do digjen si kashte diten e gjygjit. Dhe kur te shohim tere vepren tone te digjet brenda nje casti, per te cilen luftuam tere jeten tone, madje shpesh here duke luftuar dhe akuzuar te gjithe ata vellezer dhe motra qe ishin kundra nesh, duke menduar se ishin kundra vete Perendise, atehere do te na vije turp qe harxhuam tere jeten tone per dicka qe nuk kishte asnje vlere para syve te Perendise.

    Mos valle duhet te pyesim veten tani sa nuk eshte vone se cfare na kerkon neve Ati qe te bejme. Une mendoj se Ai nuk na kerkon neve t'i sherbejme Atij, ai nuk na kerkon neve te shkojme dhe te ungjillezojme tere boten, ai nuk na kerkon neve te bejme vepra te mira ne menyre qe te kenaqim Ate. Nje dhe vetem nje gje na kerkon Ai neve, por qe eshte edhe gjeja me e veshtire dhe e pamundur per shumicen nga neve. Te vdesim ne Kryqin qe Ai na jep neve, ta pranojme kete kryq si bekimin dhe nderin me te madh qe ai na ben neve. Ti puthim doren dhe kemben te gjithe kryqezuesve tane, qofshin keta armiq, apo vellezer dhe motra. Kjo gje per shumicen nga neve (duke pefshire edhe veten time), eshte e pamundur. Jo se Ai nuk mund ta beje ne jeten tone, por e pamundur se ne kemi nje dashuri shume shume egoiste per veten tone. Ne e duam kaq shume mishin tone saqe erresohemi nga syte frymerore dhe nuk shohim se mishi yne eshte edhe pengesa me e madhe qe ai Thesar qe ne kemi ne qender te vetes sone te dale jashte nesh.

    Pac meshire o Perendi per mua dhe per te gjithe ata qe te duan Ty dhe u befte qe ne te biem ne kembet e Tua dhe te pranojme Kryqin tend si bekimin tone te vetem.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #10
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    KAPITULLI II

    PARA DHE PAS THYERJES


    Thyerja e njeriut te jashtem eshte nje eksperience themelore ne te cilen cdo sherbetor i Zotit duhet te kaloje. Zoti duhet te thyeje njeriun tone te jashtem, perpara se ne te bejme ndonje sherbim efektiv ndaj Tij.
    Nje sherbetor i Zotit perballet me dy mundesi ne punen ndaj Zotit. Se pari, njeriu i tij i jashtem nuk eshte thyer kurre dhe fryma etij nuk eshte derdhur kurre jashte. Fryma e tij nuk mund te clirohet dhe keshtu asnje fuqi nuk del jashte tij. Vetem mendja ose emocionet e tij jane aktive. Nqs ai eshte nje person i zgjuar, mendja e tij eshte aktive, nqs eshte nje person sentimental, emocionet e tij jane aktive. Kjo lloj pune nuk sjell ndokend tek Zoti.
    Se dyti, eshte e mundur qe njeriu i tij i jashtem nuk eshte ndare ne menyre te qarte nga njeriu i tij i brendshem. Kur fryma e tij clirohet, pengohet nga mendja dhe emocionet e veta. Rezultati eshte nje perzierje dhe papasterti. Kjo lloj pune prodhon eksperienca te perziera dhe te papastra tek te tjeret. Keto dy rrethana e shtypin nje njeri qe te mos i sherbeje Zotit ne menyren e duhur.

    "ESHTE FRYMA QE JEP JETE"

    Nqs ne duam qe ta aktivizojme veten ne pune efektive, ne duhet te kemi nje njohuri te qarte te dickaje, te pakten njehere: " Eshte Fryma qe jep jete" (Gjoni 6:63). Nqs ne nuk e kuptojme kete gjate ketij viti, do duhet ta kuptojme vitin tjeter. Nqs nuk e kuptojme qe diten e pare qe besojme tek Zoti, do na duhet ta kuptojme shpejt ose vone, madje dhe pas 10 vjetesh. Shume njerez eshte e nevojshme qe te sillen ne fundin e vetvetes dhe te kuptojne kotesine e vepres se tyre perpara se te shohin kotesine e gjithe mendimeve dhe ndjenjave te tyre. Nuk ka rendesi se sa njerez mund te fitohen nga mendimet dhe emocionet tona, rezultati eshte i kote. Heret ose vone duhet te rrefejme:" Eshte Fryma ajo qe jep jete" . Vetem Fryma jep jete. Edhe mendimet dhe ndjenjat tona me te mira nuk mundin te japin jete. Nje njeri mund te kete jete vetem nga Fryma. Fjala e Zotit eshte gjithmone e vertete. Cfare jep jete, eshte Fryme. Shume punetore te Zotit duhet te kalojne mes shume dhimbjesh dhe deshtimesh para se ta shohin kete fakt. Meqenese vetem Fryma jep jete, vetem kur kjo Fryme lirohet mekataret rigjenerohen dhe besimtaret ndertohen. Rigjenerimi eshte ceshtje e transmetimit te jetes qe rezulton tek te tjeret ne jete-marrje, po keshtu dhe ndertimi eshte rezultat i transmetimit te jetes dhe kjo shkakton tek besimtaret ndertim. Pa Frymen nuk mund te kete as rigjenerim as ndertim.

    Ajo c'ka eshte interesante eshte se Zoti nuk ka per qellim qe ta ndaje Frymen e Tij nga fryma jone. Ne shume vende ne Bibel eshte e pamundur te thuhet nese fryma te ciles i referohen vargjet eshte fryma njerezore apo hyjnore. Edhe shume eksperte te greqishtes nuk mund ta bejne dot dallimin. Pergjate shekujve, perkthyesit e Bibles, nga Luteri ne Gjermani deri ne perkthyesit e King James Version, nuk kane qene ne gjendje te dallojne cilat referenca ne Dhjaten e Re tregojne frymen njerezore dhe cilat ate Hyjnore.

    Romakeve 8 eshte ndoshta kapitulli me meshume referenca ndaj fjales "Fryme" . Kush mun dte thote se cilat nenkuptojne frymen njerzore dhe cilat ate Hyjnore? Kur perkthyesit e Bibles vijne tek Romakeve 8, i lene lexuesit te vendosin vete se cilat referenca tregojne frymen e njeriut dhe cilat Ate te Zotit. Kur verionet angleze vijne tek fjala "Pneuma" disa perdorin "Fryme" me shkronje te madhe dhe disa me te vogel. Te gjitha versionet ndryshojne ne kete drejtim dhe asnje version nuk eshte autoritar. E verteta eshte se eshte e pamundur te ndash midis Frymes se Shenjte dhe frymes se njeriut. Kur ne marrim nje fryme te re, ne marrim Frymen e Zotit ne te njejten kohe. Kur fryma jone ringjallet nga gjendja e vdekjes, ne marrim Frymen e Shenjte ne te njejten kohe. Fryma e Shenjte banon ne frymen tone, por eshte e veshtire te ndash se Cila eshte Fryma e Shenjte dhe cila fryma jone. Ka dallim mes tyre, por ata nuk jane te ndare. Keshtu pra Clirimi i Frymes nuk eshte thjesht clirimi i frymes sone, por dhe i Frymes se Shenjte permes frymes sone, sepse te dy frymerat jane nje. Ne mund t'i ndjame ata si terma, por jo si fakte. Clirimi i Frymes eshte clirimi i frymes njerezore, por gjithashtu dhe i Frymes se Shenjte. Kur te tjeret prekin frymen tone, ata prekin dhe Frymen e Shenjte ne te njejten kohe. Nqs ne u japim te tjereve mundesine te prekin frymen tone, ne duhet te falenderojme Zotin sepse ata kane mundesine te prekin Frymen e Zotit ne te njejten kohe. Ne fakt, fryma jone con Frymen e Zotit tek njerezit...

    (vazhdon)
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Clirimi I potencialit Shqiptar!
    Nga DOR në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-06-2009, 03:44
  2. Tefsir-(komentim suresh)
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-07-2006, 16:14
  3. Roli i Frymes se Shenjte tek kristjani.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-02-2003, 16:46
  4. Tri pyetje per Klodin...
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 13-09-2002, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •