Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 28
  1. #11
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Dhe sic ua shpjegova me lart, kjo fale Kishes se Shenjte Orthodhokse Katolike dhe Apostolike, qe eshte shkembi ku une mbahem, ku prinderit e mi jane mbajtur, ku gjysherit dhe stergjysherit e mi jane mbajtur.
    Se pari, ne rast se keto fjale do te dilnin nga dikush i nje kombi tjeter, mund te kishte dicka te vertete brenda tyre, por fakti qe keto fjale dalin nga nje shqiptar, i ben te duken sa hipokrite, aq qesharake...
    Ne Shqiptaret, pas viteve '90 filluam te nxjerrim nga arkivat e familjeve, besnikerine e stergjysherve tane ndaj fese, por harruam se ishin prinderit tane, dhe gjysherit tane, ata qe shkaterruan kishat dhe dogjen ikonat ne vitin 1967.
    Sindroma e memorjes se shkurter eshte nje sindrome kronike qe ka kombi yne...

    Se dyti, Feja eshte dicka qe mund te trashegohet nga paraardhesit, ndersa Jeta e Krishtit nuk mund te trashegohet kurre nga paraardhesit. Ajo mund te merret vetem nga Krishti.
    Feja, duke qene totalisht njerezore, mund te transmetohet dhe ne rruge njerezore, nepermjet pasardhesve te mishit. Ajo eshte thjesht Forma e Jetes dhe ne thelb ngelet thjesht Imitim i Jetes.
    Madje, une do guxoja ta perkufizoja Fene si: "Gjithcka e Kishes qe mund te trashegohet tek pasardhesit e mishit" ndersa Jeten si: "Gjithcka e Kishes qe nuk mund te kaloje tek pasardhesit e mishit".
    Gjithcka e nje kishe qe kalon ne breznine pasardhese, eshte Feja e Krishtere.
    Gjithcka qe Kisha merr nga breznia paraardhese, eshte Feja e Krishtere.
    Gjithcka qe lind, zhvillohet dhe ngelet ne kete brezni, eshte Jeta e Kishes.

    Se treti, duke u nisur nga keshilla e Albos:
    I krishteri orthodhoks kur kerkon te mesoje mbi besimin dhe mbi fene e Krishtere, ai nuk ulet te mendoje me mendjen e tij se cfare eshte feja apo krishterimi, por ulet e lexon mesimet e Eterve te Kishes ne shekuj, ose pyet klerin e Kishes ose Eterit Shpirterore ne Kishe.
    do thoja se nqs ka pasur ndonjehere ndonje person ose persona qe mund te quhen "Eter te Kishes", keta kane qene 12 Apostujt. Le te degjojme ata se cfare keshille na japin:

    "Duhet t'i bindemi Perėndisė mė shumė sesa njerėzve..."

    Veprat 5:29
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 28-06-2005 mė 13:02
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Se dyti, Feja eshte dicka qe mund te trashegohet nga paraardhesit, ndersa Jeta e Krishtit nuk mund te trashegohet kurre nga paraardhesit. Ajo mund te merret vetem nga Krishti.

    AMEN vėlla i dashur, kėto janė fjalė qė kanė jetė dhe kėto fjalė ushqejnė tė gjithė ata qė kanė Jetėn brenda tyre.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Citim Postuar mė parė nga Albo

    Feja = Besim i perbashket + Adhurim i perbashket.

    Asnje fjale me shume, asnje fjale me pak. Une jam i fese orthodhokse, qe do te thote qe besimi im eshte i njejte me besimin e te gjithe orthodhokseve ne bote, dhe menyra se si une e adhuroj Perendine eshte e njejte me te gjithe orthodhokset ne bote. Dhe sic ua shpjegova me lart, kjo fale Kishes se Shenjte Orthodhokse Katolike dhe Apostolike, qe eshte shkembi ku une mbahem, ku prinderit e mi jane mbajtur, ku gjysherit dhe stergjysherit e mi jane mbajtur. Eshte kjo Kishe e Zoti Krisht qe kjo Kishe mistifikon, qe ushqen shpirtin tim jo vetem me dije por edhe me dhuratat e shenjta hyjnore pa te cilat i krishteri nuk ka jete.

    Hidhini nje sy vetes tuaj tani
    Albo
    Albo te pershendes, qe e ke "kalura kufirin" dhe ke ardhur tek protestantet. Por ti leme shaktate. Une kam kete pyetje per ty:
    Albo dua te di se si e kishte emrin FEJA e apsotullit Pal dhe e apostujve?
    Ps. mos bej gabime skandaloze kur thua se, Kisha eshte shkembi. Apsotujt deshmuan dhe thane se jane ndertuar mbi Shkemin dhe ky Shkemb eshte JEzus Krishti. Kjo tregon se je shume i zellshem ne FEne orethodhokse, por te mungon nje gje: Shkembi i vertete Zoti Krisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 28-06-2005 mė 22:12

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet nė Bllog
    22
    Se dyti, Feja eshte dicka qe mund te trashegohet nga paraardhesit, ndersa Jeta e Krishtit nuk mund te trashegohet kurre nga paraardhesit. Ajo mund te merret vetem nga Krishti.
    Mendohesh para se te shkruash apo te duket se shkruan gjera te zgjuara kur hidhesh nga shiu ne bresher? Nese besimi merret nga Krishti, atehere perse Krishti zgjodhi 12 apostuj dhe pse keta 12 apostuj zgjodhen dishepujt e tyre, e keshtu me rradhe?

    Kur besimi merret nga Krishti, atehere perse u duhet njerezve Bibla?
    Kur besimi merret nga Krishti, atehere perse ato letrat e Pavlit per Timotheun, Korinthianet....?

    Kur ky besimi qe vjen nga Krishti qenka kaq i madh, dhe ti e ke pushtuar me te dyja duart, a nuk do tia lije ti kete pasuri te madhe shpirterore djalit e vajzes tende? JO! Djali dhe vajza duhet ta zbulojne vete, nuk do ti shpiem as ne Kishe, nuk do tu flasim as per Krishtin, nuk do tu tregojme as per shenjtoret. Do tu japim nje Bibel ne dore dhe ta lexojne e ta marrin besimin nga Krishti ne ate menyre.

    Ju jeni per te ardhur keq pasi kujtoni se keni arritur te njihni Krishtin, kur ju akoma jetoni jashte Shtepise se Tij, Kishes se Tij. Si mund te pretendosh te njohesh Krishtin, kur ti ende nuk ke shkelur ne Shtepine e Tij dhe ti kur akoma nuk je njohur me pjesetaret e familjes se Tij?

    Vazhdoni e mbushini mendjen vetes se jeni shenjtore te vertete, pasi ata qe dhane jeten e tyre per Krishtin ne shekuj ishin vetem nje tufe njerezish primitive qe nuk e kishin zbuluar akoma kete menyren tuaj moderne te te shpetuarit.

    Edhe djali plangprishes kujtonte se me pjesen e tij te pasurise qe i takonte nga i Ati, ai do te gjente lumturine. Por nje dite ai e gjeti rrugen per ne shtepine qe braktisi, dhe ajo dite do te vije edhe per ju, ceshtje kohe.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-06-2005 mė 20:50

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Mendohesh para se te shkruash apo te duket se shkruan gjera te zgjuara kur hidhesh nga shiu ne bresher? Nese besimi merret nga Krishti, atehere perse Krishti zgjodhi 12 apostuj dhe pse keta 12 apostuj zgjodhen dishepujt e tyre, e keshtu me rradhe?

    Kur besimi merret nga Krishti, atehere perse u duhet njerezve Bibla?
    Kur besimi merret nga Krishti, atehere perse ato letrat e Pavlit per Timotheun, Korinthianet....?

    Kur ky besimi qe vjen nga Krishti qenka kaq i madh, dhe ti e ke pushtuar me te dyja duart, a nuk do tia lije ti kete pasuri te madhe shpirterore djalit e vajzes tende? JO! Djali dhe vajza duhet ta zbulojne vete, nuk do ti shpiem as ne Kishe, nuk do tu flasim as per Krishtin, nuk do tu tregojme as per shenjtoret. Do tu japim nje Bibel ne dore dhe ta lexojne e ta marrin besimin nga Krishti ne ate menyre.
    Albo
    O Zot fale se nuk di se c'flet.
    Kur ne i flasim dikujt per Krishtin, kjo nuk do te thote se ju japim atyre dhe besimin, sepse po te ishte keshtu, cili eshte ai prind i cili nuk do qe femija i tej te besoje????
    Albo , une te bera nje peytje me siper, por pergjigje nuk mora. E kupoj poziten tende ashtu si ne shume raste te tjera. Por le te vijme tek nje tjeter panjohuri e jotja. Besimi jo vetem qe nuk jepet trashegimi, por ai 400% vjen prej Perendise. Po te jap dy vargje prej bibles, qe ti te mesosh. Tek Romak:10 17, Pali thote:
    BESIMI vjen prej DEGJIMIT te FJALES se Peredise. Dhe tek Galatasit 5:22, Pali na tregon se BESIMI eshte nje nga nente frutat e Frymes se Shenjte. Ne te dy vargjet qe te solla vertetohet qarte se, Besimi i Perendise vjen prej Perndise, dhe jo prej njeriut. Pra eshte katerciperisht gabim te mendosh se, besimi i Perendise meret trashegimi prej dikujt apo eshte aftesi e njeriut, ky eshte mesim i gabuar. Besimi i njeriut, eshte i pafte te kerkoje dhe te ndjeke Perendine, pasi njeriu ne thelb te tij eshte mekatar.
    Albo vertet jam i interesuar tju them se, ajo qe duhet te besh eshte: Te gjunjezohesh para Krishtit, dhe ta pranosh ate si te vetmin Shpetimtiar te jetes tende, duke refyer mekatin tend. Vetem keshtu mund te besh nje kthim prej plangprishesi, tek gjiri i Atit qiellor. Dhe Ati kur sheh se zemra jote eshte e hapur per Brin, atehere ai tej jep Frymen e tij, e cila deshmon ne zemren tend Krishtin e ringjallur prej vdekjes, duke te bere pjestar ne vepren e tij shpetuese. Vetem keshtu ti mund te maresh BESEN e Perendise, permes se ciles do te mund te ndjekesh, dhe te veprosh Krishtin e Perendise. Amin.

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet nė Bllog
    22
    Albo dua te di se si e kishte emrin FEJA e apsotullit Pal dhe e apostujve?
    Nese ka nje apostull qe themeloi pikerisht fene e Krishtere duke dhene nje kontribut te jashtezakonshem, bile me shume se apostujt e tjere ne kete drejtim, ai eshte pikerisht apostull Pavli. Mirepo, ti, duke qene nje protestant dhe duke mos njohur historine e Kishes apo jetes se Apostull Pavlit, ti njeh vetem ato qe Pavli ka shkruar, nuk e ke pare as ikonen e tij, nuk e njeh as historine e jetes se tij. Dhe detyrimisht, ti i merr fjalet e tij dhe i i perdor sic te pelqen ty ne mendjen tende ti perdoresh.

    Shen Pavli e kish emrin Saul dhe ishte kryepersekutori i te krishtereve ne Jeruzalem e ne mbare vendin, qe pasi mori vesh qe te krishteret ishin shfaqur edhe ne Damask, u nis per ne Damask per ti kapur dhe persekutuar te Krishteret. Rruges per ne Damask, Saulit i del vegimi i Jisu Krishtit, qe vetem ai e pa edhe pse me vete kish njerez te tjere. Krishti iu drejtua me fjalet: "Perse i vret njerezit e mi?" Dhe qe nga ai moment Pavli u verbua, dhe Perendia i tha qe drita e syrit do te vije perseri vetem pasi te pagezohesh ne Damask tek shtepia e filan besimtari. Qe nga ai moment, Pavli jo vetem besoi ne Perendine e gjalle te te krishtereve, por pasi u pagezua dhe iu kthye drita e syve, ai u be nje nga apostujt me te shquar te Krishterimit, qe e perhapi Lajmin e Mire jo vetem tek hebrejte, sic ishte bere deri ne ate kohe, por edhe ne popujt jo-hebrej, greke, romake, arabe, bile edhe ilire.

    Ai thote se e perhapi lajmin e mire, "Nga Jeruzalemi ne Iliri" ne librin e Romaneve, dhe kjo perhapje ishte perhapje e besimit, perhapja e Kishes se Krishtit. Kudo qe ai shkoi ai krijoi komunitetet te krishteresh, predikoi dhe hirotonisi shpresetaret si udheheqes shpirterore ne mungese te tij, dhe kete e beri duke vendosur dy duart e tij mbi koken e tyre, prej nga buron edhe procesioni orthodhoks i hirotonisjes se prifterinjve edhe sot e kesaj dite. Ai u shkruante letra atyre, i korrigjonte dhe edukonte dhe keto letra te tij perbejne edhe pjesen derrmuese te Bibles. Por ne Bibel, ti nuk ke per te gjetur historine e jetes se Shen Pavlit, as ikonen e tij, ato i gjen vetem ne Kishen Orthodhokse, jo ne ate kishen imagjinare te mendjes dhe zemres se nje protestanti.

    Do te mesosh se cfare feje predikoi Apostull Pavli tani qe mesove dy gjera me shume mbi jeten e tij?

    Predikoi ate fe qe i beri greket, romaket dhe gjithe popujt e tjere te hiqnin dore nga paganizmi i tyre dhe te pushtonin me gjithe zemer krishterimin, edhe pse te krishteret ne ato vite persekutoheshin ne kulm. Beri ate qe ai greku, ai romaku, ai hebreu i krishtere, te ndanin atehere te njejtin besim dhe te njejtin adhurim te Perendise. Beri ate qe edhe sot pas 2000 vjetesh, te gjitha vendet ku predikoi Shen Pavli popujt te mbajne gjalle besen e tyre orthodhokse.

    SHEN PAVLI BESOI PASI AI E PA ZOTIN TONE JISU KRISHT. UNE BESOJ PASI LEXOJ E DEGJOJ NGA GOJA E TE PAREVE TE MI ATE QE SHEN PAVLI NE SHEKULLIN E PARE DESHMOI DHE PREDIKOI DHE QE U TRASHEGUA GOJE ME GOJE NGA BREZI NE BREZ!

    Ti beson ne ate qe lexon ne Bibel, pa e ditur se si ka ardhur ajo Bibel deri ne ditet tona, pa e ditur se cila eshte edhe jeta e personazheve te Bibles, pa pranuar qe te njohesh as ikonen e tyre qe Kisha Orthodhokse e ka ruajtur deri me sot e kesaj dite.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-06-2005 mė 22:25

  7. #17
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Edhe djali plangprishes kujtonte se me pjesen e tij te pasurise qe i takonte nga i Ati, ai do te gjente lumturine. Por nje dite ai e gjeti rrugen per ne shtepine qe braktisi, dhe ajo dite do te vije edhe per ju, ceshtje kohe.
    Albo, ne rast se ne jemi djali plangprishes, ti i bie te jesh djali i madh, apo jo?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Albo, ne rast se ne jemi djali plangprishes, ti i bie te jesh djali i madh, apo jo?
    Ne mendjen e nje protestanti, gjithcka eshte "une" e "ti".

    Djali i madh qe nuk iu largua nga Shtepia Atit, eshte Kisha Orthodhokse. Djali plangprishes jane te gjitha ato kisha skizmatike qe jane larguar nga Kisha e Krishtit, Krishterimi i Vertete, qofshin keto Kisha Katolike, apo Kishat Protestante qe u skizmuan nga trupi i Kishes Katolike, qofshin ato mijera sekte te krishtera qe dolen po nga skizmimi i metejshem, derisa arritem ne kete dite dhe ne kete vend ku Albos i duhet te diskutoje jo me mbi besimin e orthodhokseve, katolikeve, anglikaneve, por mbi "besimin e matrix", "besimin e deshmuesit", "besimin e liveintwoplaces."

    Dhe ajo qe eshte me e bukura eshte se ju kujtoni se besoni e adhuroni njesoj, kur ne fakt, e perbashketa e vetme e juaj eshte urrejtja ndaj Tradites se Shenjte Apostolike qe eshte ende e gjalle ne Kishen Orthodhokse.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 30-06-2005 mė 09:09

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Dhe ajo qe eshte me e bukura eshte se ju kujtoni se besoni e adhuroni njesoj, kur ne fakt, e perbashketa e vetme e juaj eshte urrejtja ndaj Tradites se Shenjte Apostolike qe eshte ende e gjalle ne Kishen Orthodhokse.
    Albo, nuk ėshtė aspak e vėrtetė se ne kemi urrejtje ndaj kishės Ortodokse. Ne thjesht na vjen keq qė kėto tradita janė bėrė pengesė qė ju tė mund tė shihni Krishtin.

    Sa pėr ndryshimet qė ne kemi, njė gjė duhet tė dish, se ne kemi njė Person qė na bashkon. Ky person ėshtė Krishti vetė. Ne jemi vėllezėr tė tė njėjtit gjak, gjakut tė Jezu Krishtit, por ashtu si nė njė familje ka mendime tė ndryshme ashtu ndodh edhe me familjen frymore.

    Nuk e di nėse ke ndonjė vėlla apo motėr, por po tė kesh do ta kesh vėnė re se sa karakterė tė ndryshėm jeni dhe sa e sa herė jeni grindur apo keni debatuar me njėri-tjetrin. Unė pėr veten time, kur isha i vogėl grindesha shumė shpesh me motrėn time, por kėto grindje nuk me pengonin aspak qė ta quaja motrėn time motėr, dhe as prindėrit e mij nuk u mblodhėn njė ditė pėr tė diskutuar pėr fatin tonė. Ata nuk thanė, dėgjoni kėtu fėmijė, nėse doni tė jeni fėmijėt tanė duhet tė silleni mirė, ndryshe do ju zbojmė nga familja.

    Kėshtu pra, ndryshimet qė ne mund tė kemi nė disa gjėra nuk na bėjnė aspak tė huaj tė familjes sė Perėndisė. Ne tė gjithė jemi vėllezėr dhe motra tė tė njėjtės familje dhe kushti kryesor pėr tė qenė vėllezėr dhe motra tė familjes qiellore nuk ėshtė qė tė kemi nė gjithēka tė njėjtat mendime, por tė kemi lindur nga lart. Me qė ra fjala, e ke lindur edhe ti Albo nga lart? Nėse po, atėherė edhe ti je njė vėlla i familjes qiellore, megjithėse vėlla shumė i vėshtirė, ti pėrsėri je vėlla, nėse jo, atėhere nuk i pėket familjes qiellore. Nėse do t'i pėrkasėsh kėsaj familje, duhet tė lindesh nga lart.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #20
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Djali i madh qe nuk iu largua nga Shtepia Atit, eshte Kisha Orthodhokse.
    Le ta shohim pak fundin e shembelltyres se djalit plangprishes:
    25 Djali i tij i madh ishte nė ara; dhe kur u kthye dhe iu afrua shtėpisė, dėgjoi kėngė e valle.

    26 Atėherė thirri njė shėrbėtor dhe e pyeti ē'ishte e gjitha kjo.

    27 Dhe ai i tha: "U kthye yt vėlla dhe yt atė theri viēin e majmur, sepse iu kthye djali shėndoshė e mirė".

    28 Kur i dėgjoj kėto, ai u zemėrua dhe nuk deshi tė hynte; ...
    Sic e shohim, pra fundi i kesaj shembelltyre nuk eshte shume i bukur.
    Djali i madh, kur sheh te Atin qe ka pranuar djalin plangprishes, nuk pranon qe te hyje ne banket....

    Sa e frikshme!
    Skena nderrohet. Djali plangprishes fillon te haje nga "Vici i Majme" qe eshte Krishti, ndersa Djali i Madh, ngelet jashte, sepse nuk pranon te ulet ne te njejten tryeze me vellain e tij plangprishes.

    Albo, kjo nuk duhet te ndodhe me ty dhe mua, qe vijme nga nje tradite e pasur si ajo ortodokse. Kjo tradite e mrekullueshme, nuk duhet te behet pengese qe ne te na vishen syte aq shume sa te mos pranojme dike qe e ka pranuar Ati dhe i ka dhene Birin e Vet per te ngrene.

    Eshte e mjerueshme qe te skandalizohesh me Atin e dashur!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 30-06-2005 mė 11:52
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theosis - qėllimi i vėrtetė i jetės njerėzore
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 02-01-2009, 13:12
  2. Pėr dėshmitarėt e Jehovait
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  3. Nje shkrim i fshire...
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 304
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 12:11
  4. Shėn Justini: Misioni i brendshėm i Kishės sonė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-09-2004, 06:46
  5. Gjenocidi kundėr shqiptarėve
    Nga Fjala e drejte nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-03-2004, 07:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •