
Postuar më parë nga
fejer_nagy
Je ne rrjedhe te ngjarjeve ti cyclotomic, apo ja fut ashtu kot? Me thuaj c'fare ka bere Bushi per Kosoven keto 5 vjet e kusur? Asgje. Madje, jo vetem qe ska bere gje, po me "luften e tij kunder terrorizmit", qe nenkupton lufte kunder islamizmit, e ka demtuar ceshtjen shqiptare ne Ballkan.
Shqiptaret, per mire ose per keq, jane ne mase te madhe - (nominalisht) muslimane, dhe si te tille njihen edhe ne boten perendimore. Te paturit e kesaj feje, qe ne mediat perendimore propagandohet si nje fe e dhunshme qe inkurajon terrorizem, ka krijuar ne syte e Perendimoreve, nje imazh negativ per shqiptaret. Kete klime anti-muslimane, si dhe kete imazh negativ te shqiptareve musliman, e kane shfrytezuar edhe serbet, qe jo vetem kane fituar ne kohe, por edhe jane perpjekur qe lufterat e tyre gjenocidale ne Bosnje dhe Kosove, ti paraqesin si luftra ne "mbrojtje te krishterimit."
Tashi shtrohet pyetja: Si mund te presim neve qe ne nje klime te ketille anti-myslimane, shtete si Amerika apo BE-ne, qe vete kane shfaqur tendenca te Islamofobise, te krijojne ne Evrope, nje shtet me shumice muslimane? Pergjigja eshte se nuk duhet te presim, per aq kohe sa ne Shtepine e Bardhe vazhdon te qendroje Bushi (dhe republikanet), qe me politiken e tij lufte-nxitese vazhdon te acaroje gjendjen edhe ashtu te acaruar mes botes myslimane dhe asaj (nominalisht) te krishtere.
Administrates Bush i konvenon status-quoja ne Ballkan, prandaj edhe nuk do te ndermarre ndonje gje per ti dhene pavarsine Kosoves. E vetmja gje qe do te beje, eshte zvarritja e zgjidhjes se ceshtjes shqiptare. Kam frike se Kosova, po behet viktime e nje lufte te ftohte, pjeserisht edhe te nxehte, mes botes se Lindjes dhe asaj te Perendimit.
PS: Ato probleme qe i permende me siper, jane ne mase te madhe pasoje e (keq)qeverisjes se administrates Bush.
Krijoni Kontakt