Karamanlis : Marredheniet me Shqiperine, strategjike
E Enjte, 08 Shtator 2005
Mesazhi tjeter dje, ka mberritur ne seline e PD-se, nga shteti fqinj dhe kryeministri i tij, Kosta Karamanlis. Pas urimeve protokollare, ky i fundit i ka perkujtuar Berishes rendesine strategjike te marredhenieve dy-paleshe, por edhe ne nivel rajonal. "Eshte ne te miren e dy popujve tane, qe marredheniet greko-shqiptare te perbejne model bashkepunimi ne kuadrin e zgjerimit evropian", ka vleresuar me tej fqinji Karamanlis, i cili ne perfundim ka theksuar, se parashikon nje bashkepunim produktiv me kolegun e tij te ardhshem, Berishen.
Korrieri
Krijoni Kontakt