Prishtinë, 10 shtator 2005 (Kosovapress) Time: 17 : 30
Përderisa PDK konsideron se për raste të rënda, siç është shkatërrimi i lapidarit të dëshmorëve të UÇK-së në fshatin Brod në afërsi të Shtërpcës, deklaratat dhe komunikatat janë fyese të përdoren, Qeverisë së Kosovës i nevojiten 35 orë për të dënuar një akt të tillë vandal edhe atë mbasi i është dashur të dënojë plagosjen e mbrëmshme të një pjesëtari të SHPK-së të nacionalitetit serb. Ndërkaq, shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen dhe komisionari i policisë së UNMIK-ut, Kai Vitrup, nuk kanë hezituar për të reaguar ndaj shkatërrimit të lapidarit duke e dënuar atë dhe duke e quajtur si akt të njerëzve të krisur.
Krijoni Kontakt