Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-12-2003
    Postime
    104

    Drashkoviç: Shqiptarët të heqin dorë nga pavarësia

    Vuk Drashkovic deklaroi sot ne Bruksel se pavarsia e Kosoves do arrihet vetem me force dhe se Serbet jane kundra saj dhe se politikanet Shqiptare duhet ta heqin termin pavarsi per kosoven nqs duan te zgjidhet statusi i Kosoves. Une se kuptoj se si politikanet Serbe akoma flasin si ne fillimin e shek te kaluar ku e mbanin Evropen me rrenat e tyre. Ato akoma si kane kerkuar falje Shqipetareve dhe kane fytyre te flasin per kosoven.
    Per mendimin tim shpresoj qe evropianet te mos bijne prere e ketyre genjeshtrave kur Drashkovic thote qe pavarsia e Kosoves do destabilizote ballkanin une mendoj qe e kunderta gje do e destabilizonte ballkanin.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Cilit Fis i takon Vuk Drashkoviqi?





    Polemikë

    Shkruan: Fehmi BAFTIU

    Dikur ne fillimshekullin e XX, një minister i punëve të jashtme të Serbisë, i ashtuquajturi Dr. Vlladan Gjorgjeviq, në librin e tij “ Shqiptaret dhe fuqit e mëdha” i patë sygjeruar Konferencës së Londres se “ Evropa nuk do të shqetsohej më, sikur çështjen shqiptare ta ngushtonte dhe copëtonte në disa pjesë “ fq.160.

    Është më rendësi se kjo këshillë do ti prezentohet Konferencës në Londër disa muaj para se ajo të fillonte punën. Ishte ky konstatim bazë dhe sygjerim për mjetin ma efikas të çfarosjes së popullit shqiptar nga trevat të Ballkanit dhe Evropës madje, duke konstatuar se “ disa shqiptarë /“ arnauti”në original,/ kanë bishtin e dhisë e disa bishtin e kalit, dhe jetojnë nëpër drunjë, duke u mbajtur fort me bishtin e tyre…. dhe se sërbet dhe bullgaret i kanë pushtuar shqiptaret dhe përmes martesave janë përzier me këtë popull … i cili nuk ka mundur ti ruaj tiparet e një populli, pos te dofarë fisesh”

    Si duket diplomacia e tejkaluar shoveniste serbe gadi pas një shekulli, serish na lajmerohet përmes një diplomati serbë me këso bindje e qendrime. Konstatimi i Vuk Drashkoviqit se “ Kosova e pavarur do të ishte e izoluar ekonomikisht , kështu që shpejt do të shnëdrrohej në vatër të trazirave sociale dhe të hakmarrjeve të fiseve ndërmjet vet shqiptarëve”, nuk paraqet asgjë tjetër pos “altruizmi dhe humanitet” shembullor serb ndaj shqiptareve! Athua atëbotë, përse iu dashka një Kosovë e këtillë? Vërtetë kjo duhet të “kualifikohet” sipas këtij diplomati si brengë e madhe për bashkësinë ndërkombëtare!? Madje sipas tij edhe problem me përmasa dhe dimenzione ndërkombëtare.

    Andaj zotëri të diplomacisë ndërkombëtare të botës, kuptoni se puna e fiseve , sipas këtij diplomati na qenka kancer dhe problem evident i të ardhmes së Sërbisë, Ballkanit dhe Evropës por edhe bashkësisë ndërkombëtare! Meqense, në Londër nuk e realizuat me përpikëri planin e Gjorgjeviqit për ngushtimin dhe coptimin e sa ma shumë se paku në 12 fise të trevave shqiptare siç propozonte, nëse nuk e beni tani, dijeni se nuk do të ketë qetësi në Ballkan e më gjerë, na kërcenohet ky fare diplomati. Vërtetë rrezik që Kosova të shendrrohet në krizë ndërkombëtare, thuaja se ajo nuk është edhe sot e tillë, apo nuk është kualifikuar si e tillë me vetë aplikimin e kreut VII të Kartës së OKB- së, por na paska qenë një farë problemi humanitar , ku në vend të bisedimeve dhe masave ekonomike e tjera pra të kreut VI të Kartes së OKB-së, në terren të luftës çlirimtare në Kosovë, vriteshin dhe zhdukeshin njerëzë të pafajshem, shkatërrohej ekonomia dhe infrastruktura dhe për këtë ishin hapur dy fronte lufte.

    Madje me ndërhyrje të Bashkësisë ndërkombëtare, e cila sipas po kësaj Karte të OKB-së, në këso situata ex officio fiton të drejten për të përdorur forcen ushtarake. Veçanërisht në rastet kur bindet se një shtet apo një territor benë okupimin e shtetit apo territorit tjetër dhe aplikonë masen ma të rreptë të ndaluar nga bashkësia ndërkombëtare – çfarosjen e një populli. Në këso raste asqë mund të flitet për ndihma humanitare. Mbase i vetmi shpëtim sipas këtij “diplomati” serb të shekullit XXI, i cili mjeshtrisht e dinë mirë se për çka na u dashkan thikat, sugjerimi që ai ia bënë bashkësisë ndërkombëtare për evitim të kësaj krize eventuale, me aplikimin e Planit Z-4 edhe për Kosoven si dikur që iu patë ofruar serbëve të Kninit.

    Por si duket ky diplomat, ka harruar se kjo kohë nuk është koha e Konferencës së Londrës që populli shqiptar por edhe vet diplomacia botërore, të bie në grackat e këtilla të maskenballeve diplomatike si dikur të Vlladan Gjorgjeviqit. Edhe vet ai e dinë, se serbët e Kninit, në rend të parë në numër e më pastaj në bazë të “drejtësisë” se zotit Badenter nuk kanë poseduar organizim politiko-shoqeror apo shtetëror të mvehtësishem e madje as kufij administratriv të një rajoni që bënte pjesë në organizimin politiko-shoqeror e deri diku edhe shtetëror si Kosova, deri në mars të vitit 1989 në ish Jugosllavi.

    Këto kritere, pra zoti diplomat nuk janë të njejta e as që guxojnë të krahasohen apo që eventualisht të aplikohen. Mos u bezdisni fort për krizen e mundëshme ekonomike, që sipas Juve mund të krijohet pas Pavarësisë së Kosovës. Nëse, mendoni se Ju e keni stabilizuar gjendjen ekonomike në Kosovë, dhe nuk keni lejuar trazira të hakmarrjës ndërmjet vet fiseve shqiptare, shtrohet vetvetiu pyetja se perse dikur serbet e bullgaret i paskan pas pushtuar këto vende, e më pastaj pas vitit 1912 e famëshmja mbreteria SKS dhe ish Jugosllavia? Athua për çështje altruizmi dhe humanizmi, apo ?

    Por binduni se assesi nuk me hynë kokë as mua, dhe asnjë shqiptari tjeter kjo përkujdesje Juaj ndaj fiseve shqiptare, të cilat me martesat e përziera edhe pse jetonin nepër drunjë nuk munden ta identifikojnë dhe fomësojnë veten si popull. Edhe pse deklaratat e Juaja janë ato tipike sllavo-bizantine, vetvetiu shumë shqiptarë do t`iu falenderoheshin për “kujdes”, ngase me kujdesin e treguar për fiset shqiptare, vetvetiu na beni me dije për të kuptuar se paraardhësit e Juaj ndoshta janë bijt të ndonjë majmuni “arbanas” që fort është mbajtur me bishtin e kalit apo dhisë për drunjë, dhe ka ngel në nivelin e organizimit politiko-shtetror të fisit, dhe tani ju po i ofroni ndihmen e ngritjes në nivel të popullit!?

    Zotëri, binduni se gjysmen e një populli të robëruar nuk ka fuqi që mund ta bind më asfarë loje diplomatike serbe, përderisa, formësimi i popullit shqiptar jo vetem që kaherë ka marrë fund e është ngritur në komb, por sot është krijuar shteti dhe kombi shqiptar në Evropë edhe në Ballkan, ku supremacioni serbë ma në fund, morri fund njeherë e përgjithmonë, çoftë në numër të banorëve, territorit apo edhe të gadishmerisë së ruajtjes së vlerave kombëtare. Por assesi të normave dhe kodeve të niveleve kulturore e shoqerore të fiseve, që Sërbia e Greqia më të madhe po i forsirojnë në këto momente!



    kosovapress
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-12-2003
    Postime
    104

    Kosova

    Nqs Evropa do kishte formuar ne 1913 shqiperine e madhe tani ballkani nuk do kishte kaq shume probleme dhe do ishte me i zhvilluar, po evropianet nuk shohin larg dhe bene sipas deshirave te serbeve dhe grekeve.Sma ha mendja te bejne te njejtin gabim me kosoven.Pavarsia e kosoves do i ulte disi tensionet ne ballkan.Problemi i Evropes eshte qe shef sot e 20 vjet me vone kurse amerika ka pare gjithmone sot e 100 vjet.Mendoni sikur presidenti Amerikan ta kishte lejuar copetimin e shqiperise tani do ishim ne lufte edhe shqiptaret e shqiperise.Evropa e nuk e ndau ballkanin ne 1913 sipas popullsise po sipas deshirave te grekeve dhe serbeve dhe tani po detyrohen te meren perseri me kete problem.Greket dhe serbet perfituan atehere se ne shqiperi nuk existonte shteti dhe shqiptaret ishin si puna e kurdeve ku skishin ku te bazoheshin se nuk kishin nje shtet per mua ishte faji i vellezerve "tane" turq qe na lane me gisht ne goje..Kurse tani punet jane ndryshe dhe evropa gjithashtu ka ndryshuar pak.Une se kuptoj serbet qe thone me shume autonomi dhe me pak pavarsi me shume autonomi con gjithmone ne pavarsi.Po ato duan te fitojne kohe dhe te luajne me nervat e shqiptareve.

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Edhe ne Serbi, vetem edhe ky, Coviqi, Tadiqi, dhe Koshtunica, qe ende flasin ne kete menyre, sepse ish-ministri i jashtem serb Svilanoviqi, ish-zevendeskryeministri Jovanoviqi, gjithe shoqeria civile atje, po e deklarojne hapur e boterisht se Kosova do jete shtet i pavarur.

    Keshtu qe, kush po ja fut kepen edhe ktyne. Edhe keta shpejt, vet do ta deklarojne dhe pranojne Kosoven shtet te pavarur.

    Tu-tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-12-2003
    Postime
    104

    Serbet

    Po ato qe flasin nuk jane ne pushtet dhe nuk e dine se si shkojne gjerat keshtu qe shqiptareve te mos i zeje gjumi nga disa pensioniste qe flasin tere diten e dites.

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga honzik
    Vuk Drashkovic deklaroi sot ne Bruksel se pavarsia e Kosoves do arrihet vetem me force dhe se Serbet jane kundra saj dhe se politikanet Shqiptare duhet ta heqin termin pavarsi per kosoven nqs duan te zgjidhet statusi i Kosoves..
    Valla, te lexosh, te qeshesh, te qashe nga budallalleket qe lexon qe po na sajojne keto fare sërbuca

    Sa me qejfe lexoj te tilla shkrime se me kenaqin duke qesh dhe me ngrene disponimin kur shoh se ne c'fare niveli te ulet bien.

    Kosova do jete e pavarur si Zoti nje, kjo eshte e vertete, mosh humbi kohen me komente te ketij tipi, ruani nervat per dicka tjeter o shqiptar.

    Ky me duket se eshte ne ender apo si i ka hallet.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    Une jam 100% dakort me Drashkovicin!

    Shqiptaret e Kosoves duhet te heqin dore nga pavaresia shteterore dhe te kerkojne vetem bashkimin me Shqiperine.
    Drashkovici ka nuhatje!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Drashkoviçi,pjell e sllavit,pjell e kalpsinave....pjella qe i ja preu femive shqipetare dy gishtat.......qe keronin pavarsin e Kosoves..
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  9. #9
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Citim Postuar më parë nga honzik
    Vuk Drashkovic deklaroi sot ne Bruksel se pavarsia e Kosoves do arrihet vetem me force dhe se Serbet jane kundra saj dhe se politikanet Shqiptare duhet ta heqin termin pavarsi per kosoven nqs duan te zgjidhet statusi i Kosoves. Une se kuptoj se si politikanet Serbe akoma flasin si ne fillimin e shek te kaluar ku e mbanin Evropen me rrenat e tyre. Ato akoma si kane kerkuar falje Shqipetareve dhe kane fytyre te flasin per kosoven.
    Per mendimin tim shpresoj qe evropianet te mos bijne prere e ketyre genjeshtrave kur Drashkovic thote qe pavarsia e Kosoves do destabilizote ballkanin une mendoj qe e kunderta gje do e destabilizonte ballkanin.
    Po të bëheshin këto deklarata dhe kërkesa të Drashkoviqit dhe viqëve të tjerë para luftës...do t`isha ndjerë i ngushtuar dhe i dobësuar...por tani që Lufta e UçK-së i vuri punët në binarët që duhej të ishin që më 1912,aspak nuk brengosem dhe s`duhet askush të ia vej veshin këtij apo atij...është ky shqiptar,serb apo ndërkombëtar që flet kështu për Kosovën...Puna(Lufta) e sjellë pavarësinë e jo fjalët.Kosova që ka kryer më të vështirën(Luftën kundër Okupatorit) nuk ka pse të dëgjojë fjalët e të tjerëve por të vazhdojë ta ndërtojë pavarësinë e fituar me punë...
    Deklaratat e Grupit të Kontaktit,të atij Grupi që para Luftës çlirimtare as që lejonte të flitej për pavarësi apo shkëputje të Kosovës nga Okupimi serb, tregojnë fare qartë se këthim prapa nuk ka(nga Pavarësia)por duhet të forcohen garancitë për strukturën e shtetit,që ky shtet të mos jetë i brishtë dhe jofunkcional...gjë që kanë të drejtë të kërkojnë nga Kosovarët që të jenë të vetëdijshëm edhe për obligimet që vijnë pas pavarësisë...
    ... ... ...

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •