Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Shqiptarėt mes globalizmit dhe sovranitetit.

    Shqiptaret mes globalizmit dhe sovranitetit


    Gjergj Buxhuku

    Beteja zgjedhore e korrikut 2005 ka nxjerrė mė nė fund njė numėr tė pafund ēėshtjesh me rėndėsi madhore, qė rėndojnė dhe njėkohėsisht turbullojnė mendjen e qytetarėve shqiptarė. Turbullimi qėndron pikėrisht nė radhėn e prioriteteve qė parti tė ndryshme japin pėr ēėshtje tė ndryshme. P.sh po diskutohet nga forca tė ndryshme tė politikės, nėse ėshtė sovraniteti i kufizuar i shtetit shqiptar si pasojė e sundimit ekonomik tė monopoleve tė huaja apo korrupsioni i brendshėm si mė parėsor pėr t’u luftuar. Parti e ashtuquajtura kryesore ndajnė absolutisht tė njėjtin mendim me njėra-tjetrėn se ėshtė korrupsioni i brendshėm shkaku i problemeve tė rėnda ekonomike, politike dhe sociale shqiptare. Ndėrkohė, parti tė tjera shprehen se sovraniteti i kufizuar i shtetit shqiptar ėshtė shkaku i vėrtetė. Ēėshtja e mėsipėrme, ėshtė e rėndėsishme sepse nė thelb ka tė bėjė me mėnyrėn me tė cilėn do tė ndėrtohen mė pas programet qeverisėse. Kjo do tė thotė qė ēėshtja ia vlen tė trajtohet mė nė thellėsi.
    Shqiptarėt nuk janė as mė tė mirė, por edhe as mė tė kėqij se kombet e tjera. Historia jonė ka qenė e tillė, qė procese tė domosdoshme tė zhvillimit dhe konsolidimit si shoqėri dhe si shtet kombėtar, tė jemi tė detyruar t’i kalojmė me vonesė dhe nė kohė tė papėrshtatshme. Si nėpėr njė ėndėrr po kalojmė brenda njė periudhe shumė tė shkurtėr disa vjeēare ngjarje dhe fenomene, qė kombet e tjera i kanė kaluar nė disa qindra ose tė paktėn disa dhjetėra vjeēarė. Tė duket sikur ligjet e hekurta tė hallkave tė zhvillimit tė shoqėrisė njerėzore, nuk mund tė mos respektohen. Etapat e zhvillimit nuk mund tė digjen. E keqja e madhe e shqiptarėve ėshtė se ende nuk e kemi ndėrtuar shtetin e vėrtetė kombėtar.
    Duhet tė kemi tė qartė se koha e globalizimit tė tregjeve vėshtirėson sė tepėrmi formimin e shtetit kombėtar. Sa mė sipėr ėshtė e vėrtetė nė pėrgjithėsi dhe aq mė tepėr pėr Shqipėrinė, si pjesė e kontinentit tė vjetėr me shtete qė kanė institucione kombėtare shtetėrore tė forta. Nuk duhet te harrojmė se sot shteti shqiptar ėshtė nė kushte tė ngjashme me kohėn e rilindjes. Nėse vullneti i shqiptarėve pėr tė ndėrtuar shtetin e vėrtetė tė tyre nuk do tė mund tė pėrqendrohet dhe shprehet sa mė shpejtė, qė tė jetė e mundur, rrezikojmė tė ēbėhemi si komb. Koha e globalizimit tė tregjeve pėr popujt, qė nuk ballafaqohen me tė tjerėt si shtet i vėrtetė ėshtė po aq e rrezikshme sa edhe periudha e pushtimeve direkte koloniale tė fillim shekullit tė kaluar.
    Ndarja e shqiptarėve nė disa pjesė duke zvogėluar nė minimum madhėsinė numerike dhe gjeografike tė pjesės shtetėrore, mungesa e eksperiencės sė ndėrtimit tė institucioneve demokratike nga njėra anė, si pasojė e historisė sė shkurtėr tė pavarėsisė dhe nga ana tjetėr e sundimit pothuaj gjysmė shekullor tė antishtetit komunist janė faktorė thelbėsorė tė vėshtirėsive tė konsolidimit shtetėror tė tyre. Por sa mė sipėr nuk janė faktorėt e vetėm. Nė luftėn pėr tregje qė ėshtė karakteristika thelbėsore e historisė sė pėrbotshme, qė nuk ėshtė ndalur dhe nuk do tė ndalet asnjėherė pavarėsisht proceseve integruese evropiane dhe tė pėrbotshme, vėshtirėsive tona tė brendshme i shtohen edhe interesat dhe veprimet e shteteve tė tjera qė natyrshėm nuk janė tė interesuar nė formimin e shtetit tė vėrtetė shqiptar. Hapja e Shqipėrisė nė fillimet e dhjetėvjeēarit tė fundit tė shekullit tė kaluar, me pengesat objektive tė pėrmendura mė sipėr dhe duke shtuar varfėrinė masive tė qytetarėve tė saj u shfrytėzua mrekullisht nga konkurrentėt dhe shfrytėzuesit tanė historikė.
    Hapja pa kushte e tregjeve kombėtare nėn sloganet e liberalizmit tė tejskajshėm ishte fillimi i sundimit modern mbi shqiptarėt nga fqinjėt. Hyrja nė tregjet shqiptare me ndihmėn e pasurisė relative, shtetit tė dobėt dhe korrupsionit institucional u shndėrrua vetėm pak vite mė vonė nė instalimin e monopoleve ekonomike tė mirėfillta.
    Monopolet e huaja nė Shqipėri fillojnė nga sektorėt mė pak tė rėndėsishėm dhe pėrfundojnė deri nė sektorėt strategjikė. Kapja e ekonomisė i dha mundėsinė monopolistėve tė huaj dhe bashkėpunėtorėve tė tyre vendas, qė shumė shpejt tė kenė ndikimet e tyre tė fuqishme nė vetė politikėn shqiptare nėpėrmjet lobeve dhe pėrfaqėsuesve tė tyre tė drejtpėrdrejtė dhe tė fshehtė. Njėkohėsisht u kap media dhe njė pjesė e konsiderueshme e shoqėrisė civile. Tė gjitha ngjarjet e mėsipėrme aktualisht kanė vėshtirėsuar nė maksimum shanset pėr krijimin e natyrshėm tė shtetit kombėtar tė shqiptarėve. Praktikisht rrezikojmė tė mbetemi pėrjetėsisht ēirakė tė tė tjerėve.
    Lėvizjet e fundit nė Shqipėri dhe pėrplasjet zgjedhore tė korrikut 2005 nė mesin e politikės shqiptare, qė mban pėrgjegjėsinė kryesore tė realitetit tė vėshtirė tė sotėm, tregon se shkalla e ndėrgjegjėsimit tė shqiptarėve ėshtė nė rritje tė vazhdueshme. Vetė pėrdorimi gjithmonė e mė shumė i termave tė tilla si monopol, shtrembėrim i ligjėsive tė tregut tė lirė, shuarje e konkurrencės dhe liberalizim i ekonomisė nga politikanė nė sulmet e ndėrsjella tė tyre me njėri-tjetrin, pa marrė parasysh faktin qė nė pjesėn dėrrmuese janė vetė firmatarėt e tyre, tregon se mė sė fundi po i vihet pika shkakut tė sė keqes shqiptare. Gjithashtu, fillimet e lėvizjes qytetare ėshtė shenjė e qartė se mė sė fundi po ecim nė tė njėjtėn trajektore zhvillimi si tė kombeve tė tjera. Pėrplasja e interesave normalisht do tė krijojė edhe nė shoqėrinė shqiptare grupe shoqėrore, qė fuqishėm do tė kėrkojnė krijimin sa mė shpejt dhe me ēdo kusht tė shtetit tė fortė kombėtar. Beteja pėr tė krijuar institucionet e vėrteta shtetėrore nė shėrbim tė interesave tė qytetarėve shqiptarė, nė thelbin e saj do tė ketė goditjen e monopoleve tė huaja qė tashmė kanė hedhur rrėnjė fuqishėm nė tokėn tonė. Vetėm nė kėtė mėnyrė do tė kemi mundėsitė pėr tė ndėrtuar politika tė suksesshme zhvillimi nė favor tė gjithė shqiptarėve, pėr t’i pasuruar dhe pėr t’u dhėnė dinjitet. Beteja do tė jetė e ashpėr, sepse edhe rezistenca e kundėrshtarėve tanė historikė ku kemi parasysh fqinjėt e jugut do tė jetė e fortė. Pėrvoja e deritashme tregon pikėrisht sa mė sipėr. Pėrfundimisht mund tė themi se pjesa e politikės, qė do tė dalė me flamurin e luftės kundėr monopoleve tė huaja dhe liberalizimin real tė ekonomisė sė vendit, do tė jetė fitimtarja dhe ēliruesja e vėrtetė nė afatgjatė e kombit shqiptar nė kohėrat moderne.
    © 2003 Gazeta Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 23-06-2005 mė 08:23

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Qazim faleminderit per kete shkrim

    Une mendoj se eshte nje tjeter "perralle" moderne.

    E gjitha cka mund te them , eshte se shtypit tone i nevojiten shkrime te tilla , te cilat perpiqen te kuptojne boten dhe ta sjellin ate ne nivelin e mentalitetit te lexuesit shqiptar.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    24
    Me pelqejne njerezit vizionare qe mundohen te shohin paska me larg se njerezit e thjeshte, por kur perpiqesh te diskutosh per gjera te medha, nganjehere e humbet edhe sensin e realitetit me te cilin perballesh perdite ne Shqiperi.

    Autori mundohet te trajtoje nje teme legjitime me lart si sovraniteti ne nje bote globale, por harron apo anashkalon me dashje realitetin shqiptar te 2005.

    Zgjedhjet e 3 korrikut ne Shqiperi jane jetike per Shqiperine jo se prekin ceshtje te medha te nje rendesie dytesore, por se prekin ato lirite dhe te drejtat e thjeshta demokratike qe perbejne edhe themelet e nje shoqerie dhe nje shteti demokratik:

    - A do te jene ne gjendje te votojne te gjithe shqiptaret qe do shkojne ne votime ne 3 korrik?
    - A do te numerohen dhe respektohen te gjitha votat e hedhura ne 3 korrik nga shqiptaret?
    - A eshte ne gjendje Shqiperia te mbaje zgjedhje te lira e demokratike?
    - A ekziston ende pluralizmi politik ne Shqiperi?
    - A ka ndonje fije shprese jete per demokracine shqiptare?

    Keto jane pyetjet qe une pres te mesoj pergjigjet ne 3 korrik pasi i tille eshte realiteti shqiptar i vitit 2005.

    Albo

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Greqia u jep shtetėsinė minoritarėve
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •