Close
Faqja 7 prej 18 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 174
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    46. Woody Allen (lindur ne 1935 - regjizor ne aktivitet) - U.S.A

    He he, i famshmi Woody Allen : regjizor dhe aktor ne shumicen e filmave te tij, gjithesej 35 deri sot.

    I njohur mbi te gjitha per komedite e tij te holla e burleske, kinematografia e Woody Allenit rrefen historine e personazheve te tij qe jane, ne me te shumten e rasteve, personazhe te komplikuar te ndodhur ne situata... te thjeshta !

    Filmi qe e ben te njohur eshte komedia sentimentale "Annie Hall" (1977). Duke vazhdua me "Manhattan" (1979), "Hannah and her Sisters" (1986) e deri tek "Manhattan Murder Mystery", ne qender te te cileve eshte ne me te shumten e rasteve ai vete.

    Woody Allen e ka krijuar vepren e tij filmike me nje ritem te habitshem, si rralle ndonje regjizor tjeter: çdo vjeshte, ai xhiron nga nje film te ri i cili shfaqet ne pranveren e vitit qe vjen ! Per kete, ate e ka ndihmuar fakti i bashkepunimit me te njejtin ekip teknikesh dhe artistesh te cilet kane besim total tek regjizori i tyre dhe te cilit ja njohin mire ekzigjencen ne pune, metoden e punes si dhe humorin e tij.

    ne foto, Woody Allen dhe filmi i tij kult : "Hannah and her Sisters" (1986)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    47. Pedro Almodovar (lindur ne 1951 -regjizor ne aktivitet) - SPANJË

    Me i njohuri dhe sigurisht me i madhi nder kineastët aktualë spanjollë, simbol i Movida-s (jeta e nates e anti-kulturës se viteve post-Frankiste).

    Krijimtaria e Almodovarit korrespondon me rikthimin e demokracise ne Spanje. Filmat e tij jane antikonformiste, plot ngjyra dhe dramë, personazhet e tij jane margjinalë, plot nerv (nganjehere dhe histerikë) dhe kontradiktorë.

    Gjithesej, 14 filma; nga me te njohurit : "La ley del deseo" ("The law of desire"--Ligji i deshirave) 1986, "Mujures al Borde de un Ataque de Nervios" (Gra ne prag krize nervash) 1987, "Atame !"(Lidhmë mua) 1989, "Tacones Lejanos" ("High heels" --Takat e holla)1991, "Kika" 1993, "Todo Sobre mi madre"("All about my mother" --Gjithshka mbi nënen time) 1999 me te cilin fiton Oscar si filmi me i mire i huaj, "Hable con ella" ("Talk to her" --Foli asaj) 2001 dhe filmi i tij i fundit "La mala educacion" (Edukimi i keq) 2004.


    Ne foto: Pedro Almodovar dhe filmi i tij kult: "Hable con ella" (Talk to her), 2003
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    48. Steven Spielberg (lindur ne 1946 - regjizor ne aktivitet) - USA-


    Nje nder regjizoret më emblematike aktuale amerikane me 22 filma ne gati 30 vjet karriere.

    Filmi qe fillon ta beje te njohur per publikun eshte "Jaws" ne 1975. Duke filluar nga fundi i vitetve '70, Spielberg vendos raporte te ngushta me filmat fantastike: "Close encounters of the third kind" (1977), "E.T. The Extra-Terrestrial" (1982), "A.I. Artificial Intelligence" (2001), "Minority report" (2002), "War of the worlds" (2004).

    Nje tjeter shije qe kultivon ne filmat e tij, eshte ajo per aventurat siç eshte Saga e famshme " Indiana Jones" dhe "Jurassic Park" (1993). Pa harruar temat historike qe i trajton ne dy nga filmat e tij me te njohur: temën e holokaustit ne "Schindler's List" (1994) dhe ate te Luftes se Dyte Boterore ne " Saving Private Ryan" (1998).

    Perveç se regjizor, Spielberg eshte dhe producent. Ne 1994, ai krijon studon "DreamWorks", nga me te njohurat ne USA.

    Ne foto: Spielberg dhe filmi i tij kult: "Schindler's List".
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    49. Bernardo Bertolucci (lindur ne 1941 - regjizor ne aktivitet) - ITALI -


    Autor i "Ultimo Tango a Parigi" (Tangoja e fundit ne Paris), filmi qe beri nje skandal te vertete ne 1972 dhe njeri prej filmave më erotikë te historise se kinemtografise. Pikerisht, suksesi komercial i tij i dha mundesine Bertollucit te realizoje ne 1975 nje nga filmat e tij me te mire te titulluar "1900" (me Robert De Niro, Gérard Depardieu dhe Burt Lancaster), nje perlë e vertete !

    Në 1987, Bertolucci i kthehet kinematografise spektakolare me "L'Ultimo imperatore" (The last Emperor) me te cilin fiton 9 Oscar ne 1987.

    Vitet e fundit, regjizori eshte kthyer ne temat e tij te fillimit (duhet patur parasysh se Bertolucci behet anetar i partise komuniste italiane ne 1968) siç jane ato te revolucionit feminist te fundit te viteve '60 me filmin "Stealing Beauty" (1995) dhe "The Dreamers" (2003), ku trajton temen e revolucionit liberal te 1968-s ne Europe.


    Ne foto, Bertolucci dhe filmi i tij "1900" (Novecento).
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    204
    [B]1[/B].John Ford (USA)
    Orson Welles (USA)
    Ingmar Bergman (SUEDI)
    Alfred Hitchcock (ANGLI/USA)
    Charles Chaplin (USA)
    Jean-Luc Godard (FRANCE)
    Michelangelo Antonioni (ITALI)
    Fritz Lang (AUSTRI/USA)
    Kenji Mizoguchi (JAPONI)
    10.Jean Renoir (FRANCE)
    Joseph L. Mankiewicz (USA)
    François Truffaut (FRANCE )
    Luchino Visconti (ITALI)
    Satyajit Ray (INDI)
    Howard Hawks (USA)
    Ernst Lubitsch (USA)
    Friedrich W. Murnau (GJERMANI/USA)
    Roberto Rossellini (ITALI)
    Stanley Kubrick (ANGLI/USA)
    20.Fancis Ford Coppola (USA)
    Federico Fellini ( ITALI )
    Maurice Pialat ( FRANCE)
    Frank Capra (USA))
    David Lynch (USA)
    Andrei Tarkovski (RUSI)
    Clint Eastwood (USA)
    Stanley Donen (USA)
    Sergio Leone (ITALI/USA)
    Takeshi Kitano (JAPONI )
    30.Yasujiro Ozu (JAPONI)
    Pier Paolo Pasolini ( ITALI)
    Martin Scorsese (USA
    Nicholas Ray (USA)
    Serguei Eisenstein (RUSI )
    Akira Kurosawa (JAPONI)
    Rainer W. Fassbinder (GJERMANI)
    Vincente Minnelli ( USA)
    David Cronenberg (KANADA
    Robert Bresson ( FRANCE)
    40.Billy Wilder (USA
    Tim Burton (USA)
    Luis Bunuel (SPANJE)
    Lars von Trier (DANIMARKE)
    Michael Curtiz (USA)
    David Wark Griffith (USA)
    Woody Allen ( USA)
    Pedro Almodovar (SPANJE)
    Steven Spielberg (USA)
    Bernardo Bertolucci ( ITALI)
    50.QuentinTarantino (USA)[/QUOTE]
    Mbase 20% e ketyre regjisoreve jane nga ata qe do te shkruaj historia. Persona si Tarantino dhe David Fincher nuk kane arritur ne livelet e te medhenjve boteror ata kane bere disa filma qe jane pjese e pop culture por jo kinemase boterore. Godard, Rosellini, Fellini, Eisenstein, Bergman, Welles, Kurosawa jane te medhenj sepse kane bere filma me vlera artistike dhe sepse ka arritur te krijojne gjera te reja si Eisenstein dhe krijimi i montazhit ose Speilberg dhe perdorimi is efecteve speciale.

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2005
    Postime
    20

    autori

    jam une peoples,por mu prish kamera profesionale,duke mos ditur t'a perdorja ashtu siç duhej,e u detyrova te merrja hua nje amatoriale,qe edhe po me shoqeron keto dite te veshtira shtatori ketu ne kryeqytetin Francez plot me kinema,por dhe me filma te peshtirosur.

    Ti paske arritur tek 49,dhe nje dhe perfundon 50-teshi;pune e mire,shpresoj t'i kete hapur syte ndonjerit,edhe pse mbyllja eshte e pashmangshme ne kete realitet te peshtire.


    Urime.

    peoples,Paris

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    50. Quentin Tarantino (lindur ne 1963 - regjizor ne aktivitet) - USA -


    Princi i kineastëve indipendentë : i vetmi regjizor qe ka mundur te kthehet në mit duke realizuar vetem ... 4 filma !

    Tarantino e kaloi femijerine ne rrethinat e Los Angeles-it, nuk shkonte per dite te tera ne shkolle per te shkuar fshehurazi ne kinema dhe i ri punoi ne video-klube ku beri punet më te rendomta. Shkroi skenaret e pare te filmave "True romance" (1993, nga Tonny Scott) dhe "Natural born killers"(1994, nga Oliver Stone) duke iu shitur regjizoreve ne fjale skenarët perkatës. I vinte plasje qe nuk ishte ai vete regjizor i dy filmave ne fjale.

    Me parate qe mblodhi, ne moshen 30 vjeçare, Tarantino me ne fund xhiron filmin e tij te pare "Reservoir dogs" ku Harvey Keitel luan rolin kryesor falas, aq i entuziasmuar ishte.

    Dy vite me vone, ne 1994, realizon filmin qe jo vetem e ben te famshëm ne gjithe boten "Pulp fiction" - Palmë e arte ne Festivalin e Kanës 1992) por qe i dha mundesine te behet miljoner: filmi i kushtoi 8 miljon $ dhe suksesi komercial i filmit i dhuroi ... 100 miljon $ !

    Nje vit më pas, me shumen marramendese te fitimit, Tarantino vendos te banojë ne Hollywood dhe te krijoje sallën e tij te kinemase personale 50 vendeshe, salla montazhi DVD dhe CD, ekrane videoje, nje vile liksoze etj etj etj.

    Por te gjitha keto kane nje dhe vetem nje shpjegim te vetem: dashurine deri ne marrezi te Tarantinos, qe i vogel, per kinematografine ! Tarantino eshte kinefilia vetë ! (shok i tij i rrallë mund te jete ndonje Almodovar ne Spanje apo Scorsese ne USA, te dy qe ne femijerine e tyre po aq cinefilë te çmendur sa Tarantino).

    Ne 1997 realizon "Jackie Brown" dhe pas gjashte vitesh "pushim", ne 2003 Tarantino shfaq me ne fund te famshmin "Kill Bill", himn i tij per artin e 7-te (filmi eshte plot referenca kinematografike).

    Ne foto: Quentin Tarantino dhe filmi i tij kult: "Pulp fiction" (1994)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2005
    Postime
    20

    .

    Tarantino eshte me te vertete nje regjizor qe krijon shume ambjent ne temat qe trajton.Plot dhune,por dhe plot shprese per ta dashuruar jeten ashtu siç ajo eshte dhe na serviret.Kushedi sesi do te ishte Natural born killers,e bere nga dora e tij,por dhe Oliveri nuk eshte se ka bere pune te keqe.Filmin e Tony Scott se kam pare.

    51-shin,me nje regjizor ballkanas?


    urime.

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Ok, nema problema! (lol)

    vazhdojme me 51-shin, pra me nje ballkanas, pra ... me Kusturicën !

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    51. Emir Kusturica (lindur ne 1954 - regjizor ne aktivitet) - Serbi & Mali i Zi


    Ambasadori i kinematografise ballkanase ne bote dhe nje nga regjizorët aktualë më te talentuar !

    Kusturica ka lindur ne Sarajeve. Studimet per kinematografi i ka kryer ne Pragë (Cekosllovaki) ne 1978. Ne 1981 kthehet ne Sarajeve dhe realizon filmin e tij te pare : " Sjecas li se Dolly Bell" (A te kujtohet Dolly Bell ?") qe fiton Luanin e arte per filmin e parë te nje regjizori ne Mostra di Venezia.

    Kater vjet me vone, ne 1985, ndodh habia: me filmin e tij te dyte "Otac na sluzbenom putu" (Babai ka shkuar me sherbim pune -- When Father Was Away On Business), fiton Palmën e arte ne festivalin e filmit ne Kanë te Frances.

    Ky eveniment e bën tashmë te famshem dhe Kusturica rikonfirmon talentin e tij ne 1988 me "Dom za vesanje" i njohur shpesh nen titullin "Epoka e jevgjve" (Time of the Gypsies --- Le temps de gitans), nje film-poemê barok ku aspektet më te ashpra te jetes perzihen me nje lirizem gati surrealist dhe filmi fiton çmimin e mizaskenes ne Kanë, ne 1988.

    Ne 1993 realizon ne USA "Arizona Dream" me Johnny Depp, Jerry Lewis dhe Faye Dunaway dhe ne 1995 fiton per here te dyte Palmen e Arte ne Festivalin e Kanës me opusin e tij "Underground", film polemik qe rrefen luften ne ish-Jugosllavi, nepermjet historise se nje miqesie te tradhetuar. Perfundimisht, Kusturica hyn ne rradhen e te Medhenjve !

    Në 1998 realizon filmin farsë "Crna macka, beli macor" (Black Cat, White Cat)-"Mace e zeze, maçok i bardhe" , nje nga filmat e tij më me kripë.
    Në 2004, pas nje turneu te suksesshem me grupin e tij muzikor "No Smoking orchestra", ai i rikthehet kinemase me filmin e fundit: "Zivot je cudo" - Life Is a Miracle (Jeta eshte nje mrekulli).

    Kusturica ka bere pak filma gjate krijimtarise se tij te deritanishme: veçse 7 ne 25 vite karriere, por te gjithe, filma mbresëlënes: arti i Kusturices eshte i veçante dhe Ballkani shfaqet me gjithe koloritin e tij si rralle ndonjehere: Cdo film i ri i tij eshte nje eveniment!


    Në foto: Emir Kusturica dhe filmi i tij kult: "Underground" (1995).
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

Faqja 7 prej 18 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  2. Islami Në Trojet Iliro-shqiptare Gjatë Shekujve
    Nga Arber gerguri në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 16:01
  3. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  4. Kodikët e Shqipërisë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-12-2005, 15:25
  5. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •