Close
Faqja 17 prej 18 FillimFillim ... 715161718 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 174
  1. #161
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    O autor, po une se ç'futem nganjehere, hiç kot per qejf, dhe ja fut kot (megjithese ti e di qe s'ja kam futur kot...). Mos e ver re.

    Kam dy vjet me radhe qe po e kerkoj Husbands dhe s'po e gjej... Si dhe Minnie dhe Moskovitz... I kam 2 borxh Cassavetes, apo mi ka ai...?

    Me te mira.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  2. #162
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    81. James Cameron (lindur ne 1954 - regjizor ne aktivitet) - U.S.A

    James Cameron ben pjese nder ata regjizore qe bejne pak e sakt filma: Gjithesej veçse 8 ne 25 vjet aktivitet ! Cameron eshte nje nder regjizorët me te talentuar te filmave fantastiko-shkencore.

    Ne fakt, Cameron ka lindur ne Kanada por prinderit emigrojne ne Californi (USA).

    Filmi i tij i pare eshte TERMINATOR, ne 1981 me Arnold Schwarzenegger te cilin e realizoi veçse me 6 miljon dollar, film qe ben pjese ne pothuaj te gjithe klasifikimet e 10 filmave me te mire te filmave fantastiko-shkencore.
    Vazhdon ne 86-en me "Aliens", sukses gjigandest komercial, gje qe e lejon te filmoje ndofta filmin e tij më inteligjent dhe më te mire: The Abyss !

    Vazhon me tej punen me se shumti si producent, realizon Terminator 2 : Judgment Day dhe Trues lies. Dhe, pas 10 vjetesh pergatitjeje, realizon filmin e tij tejet te njohur Titanic , filmi më i shtrenjte ne historine e kinemase (200 miljon dollare ! ) dhe fiton 11 Oscar.

    Që prej TITANIC, Cameron nuk ka realizuar më filma... Thuhet qe ka ne plan 3 filma: Battle angel (ne shek. e XXVI, aventurat e nje cyborg-u, adaptim i nje manga japoneze), The Dive (historia e nje zhytesi ne ujra te thella) dhe Avatar, nje tjeter film fantastico-shkencor. Te shohim... !

    ne foto: James Cameron dhe dy filmat e tij cult: TITANIC dhe ALIENS
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  3. #163
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    82. Abel Ferrara (lindur ne 1951 - regjizor ne aktivitet) - USA -

    I lindur ne lagjen Bronx te New York-ut, Abel Frerrara, duke filluar nga fundi i viteve '70, zhvillon nje karriere indipendente kinematografike. Fan absolut i Godard, Fassbinder, Pasolinit dhe Nicholas Ray-t, filmat e tij shquhen per natyren e tyre tragjike, ku mbisundojne kater elemente: dhuna, droga, besimi(fetar) dhe droga. Per nga forma, narracioni eshte krejt inekzistues dhe frymezimi Godard-jan eshte më se flagrant dhe i bere me ndergjegje.

    Nder filmat me te njohur te tij jane: Bad lieutenant (1992), Body snatchers (1993), The Funeral (1996), New rose hotel (1998) dhe filmi i tij i fundit : Mary (2005).


    Ne foto: Abel Ferrara dhe filmi i tij kult: Bad Lieutenant
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  4. #164
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    83. Hong Sang-soo ( lindur ne 1960 - regjizor ne aktivitet) - KOREA E JUGUT

    Pasi studion per kinematografi ne San Francisco (USA), Hong Sang-soo kthehet ne vendin e tij te lindjes, Kore e Jugut ku fillon aktivitetin e tij si kineast totalisht indipendent.

    Nga te rrallët regjizore qe filmon pothuaj pa asnje skenar te parapergatitur, Hong Sang-soo ne pak vite ka arritur nje origjinalitet per ta patur zili: ne pamje te pare, skenat e filmave te tij duken si irracionale dhe pothuaj hipnotike, por qe ne finale pershkrohen nga nje "vizatim" sinjifikativ, gjë qe e bëjnë kete kineast te konsiderohet si nje nga grafistët më autentikë të mendimit.

    Filmat e tij jane:

    -The Day a Pig Fell Into the Well (Le jour où le cochon est tombé dans le puits) -1996
    - The Power of Kangwon Province (Le pouvoir de la province de Kangwon) -1998
    - Virgin Stripped Bare by Her Bachelors (La vierge mise à nu par ses prétendants) -2001
    - Turning Gate - 2002
    - Woman Is the Future of Man (La femme est l'avenir de l'homme) - 2003
    - Tale of Cinema (Conte de cinéma) - 2005

    ps: per autorin e ketyre rradheve, Hong Sang-soo eshte nje nga 4 a 5 regjizorët e tij aktualë më te preferuar.

    Foto nga filmi : Woman Is the Future of Man





    Në fotot e mëposhtme: Hong Sang-soo dhe 3 nga filmat e tij.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  5. #165
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Edhe pse shkrimet e tua,te vlefshme per shume persona ketu,ndodhen ne nje vrime miu,qe me zor e gjen,kam bindjen qe ato lexohen.Mos u trishto or mik,keshtu e ka kjo bote virtuale,qelbesirat kane shume reklamim,kurse vlerat ndodhen te poshteruara,te fundosura ne erresire.
    Portretet dhe arti i ketyre njerezve qe prodhojne realitet,por edhe endrra me ane levizjesh dhe historish,jane me te rendesishme se shume kerpurdha helmuese per shpirtin dhe trurin.Te pakten tek 50 kineastet...seç gjen ndonje titull filmi dhe mundohesh ta shikosh,pra mbushje e deshiruar dhe jo fryrje qe perfundon ne pelcitje truri dhe gjakderdhje nofullash.

    p.s. Paul Vecchiali,e njeh?

  6. #166
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples

    p.s. Paul Vecchiali,e njeh?
    Jo! vetem si emer... Nuk kam pare asnje film te tij.

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Me duket se keni harruar nje nga regjizoret me te medhenj te 2 dekadave te fundit.....RIDLEY SCOTT....

    filmografia.....
    Boy and Bicycle (1965)
    The Duellists (1977)
    Alien (1979)
    Blade Runner (1982)
    Legend (1985)
    Someone to Watch Over Me (1987)
    Black Rain (1989)
    Thelma & Louise (1991)
    1492: Conquest of Paradise (1992)
    White Squall (1996)
    G.I. Jane (1997)
    Gladiator (2000)
    Hannibal (2001)
    Black Hawk Down (2001)
    Matchstick Men (2003)
    Kingdom of Heaven (2005)
    A Good Year (2006)
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  8. #168
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Akili-A
    Me duket se keni harruar nje nga regjizoret me te medhenj te 2 dekadave te fundit.....RIDLEY SCOTT....

    filmografia.....
    Boy and Bicycle (1965)
    The Duellists (1977)
    Alien (1979)
    Blade Runner (1982)
    Legend (1985)
    Someone to Watch Over Me (1987)
    Black Rain (1989)
    Thelma & Louise (1991)
    1492: Conquest of Paradise (1992)
    White Squall (1996)
    G.I. Jane (1997)
    Gladiator (2000)
    Hannibal (2001)
    Black Hawk Down (2001)
    Matchstick Men (2003)
    Kingdom of Heaven (2005)
    A Good Year (2006)
    Ke te drejte ne fakt ! Koinçidenca e do qe po mendoja qe ne postimet e ardhshme te vendosja: Ziga Vertov, Franck Borzage, Krzysztof Kieslowski, Jackes Tourneur, Werner Herzog, Anthony Mann, King Vidor, George Cukor, Ridley Scott.

    Per te qene i sinqerte, kjo ishte ekzakt lista, dhe siç e shikon vete, RIDLEY SCOTT figuron nga fundi lol.

    Per te qene i siqerte, une mendoj qe Scott eshte regjizor qe ka provuar qe ka talent (te pakten me Blade Runner qe padyshim eshte nga filmat më interesante te fantastiko-shkencorit). Po ashtu, ja vlejne "Thelma & Louise" apo "Alien"por per te qene akoma edhe më i sinqerte me ty, Scott-i ka bere jo pak hollywood-erira (ne kuptimin më negativ te fjales), qe nuk vlejne as dy grosh, siç eshte filmi i tij i fundit Kingdom of heaven

    Megjithate, po ta plotesoj ME SHUME KENAQESI kerkesen, dhe po vendos right now profilin e tij, pra rradhen e ka:

    RIDLEY SCOTT !

  9. #169
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    84. Ridley Scott (lindur ne 1939 - regjizor ne aktivitet) - USA -

    Ne fakt, Ridley Scott eshte anglez dhe pasi mbaron Royal College of Art ne Londer, shkon studion ne New York dhe me pask arrin te behet nje nga regjizoret më te famshem te rreklamave (ne vitet '70).

    Filmi i tij i pare, ne 1976, titullohet Duellists, film me te cilin fiton Cmimin e Jurise ne Festivalin e Kanes ne France (1977). Por eshte filmi ALIEN qe e ben te njohur ne gjithe boten.
    Fama qe fiton me ALIEN e ben qe te fitoje te drejten per te realiuzuar BLADE RUNNER, adaptim i romanit të më të madhit autor te letersise fantastiko-shekncore Philip K. Dick.

    Ne 1991, realizon road-movie-n e famshem : Thelma & Louise dhe me pas, ne 2000 i rikthehet nje zhanri pothuaj te harruar: peplum movie (filmat epopé): GLADIATOR.
    Kinematografia e Ridley Scott lekundet midis filmave spektakël dhe filmave autor, pra ku ndihet personaliteti i regjizorit.


    Ne foto: R. Scott dhe dy filma te tij cult: BLADE RUNNER dhe GLADIATOR
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  10. #170
    Kjo duhet bere KRYE-TEME!
    Pune e shkelqyer, autor!

Faqja 17 prej 18 FillimFillim ... 715161718 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  2. Islami Në Trojet Iliro-shqiptare Gjatë Shekujve
    Nga Arber gerguri në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 16:01
  3. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  4. Kodikët e Shqipërisë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-12-2005, 15:25
  5. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •