59. Elia Kazan (1909-2003) USA
Jeta dhe krijimtaria e Elia Kazan perbejne nje roman kompleks historik, politik e artistik tejet kontradiktor.
I lindur ne Turqi, grek per nga origjina (emri i vertete i tij ishte Elia Kazanjoglou), bashke me te atin emigron ne USA ne moshen 4 vjeçare.
E fillon krijimtarine e tij ne teater, per te vazhduar me kinematografine. Ne 1951 adopton ne film pjesen e njohur teatrale te dramaturgut me te madh amerikan te shek. XX Tennessee Williams "A Streetcar named Desire" (Un tramway nommé désir) duke u kthyer ne simbol te avangardes se re artistike amerikane.
Ne 1952 realizon "Viva Zapata" dhe ne 1954 "On the Waterfront" (Sur les quais) me te famshmin Marlon Brando.
Edhe pse thellesisht progresist dhe i majte per nga bindjet, eshte pikerisht Kazan ai qe denoncon regjizore komunsite, perpara komisionit te Joseph Mc Carthy. Frikacak? Anti-komunist? Egoist? (per te eleminuar konkurentët e tij) ? Ende sot enigma vazhdon, edhe pse gjithe jeten e tij Kazan u perpoq te justifkohej dhe te legjitimonte aktin e tij.
Nder filmat e tjere te njohur te tij jane "East of Eden" (me James Dean)-1955, "Splendor in the Grass" (1961), "America America" (1964), "The Arrangement" (1969), gjithesej 19 filma gjate gjithe karrieres se tij (por dhe shume pjese teatrale te vena ne skenë).
Ne fakt, historia e Elia Kazan eshte historia e nje njeriu qe nuk arriti asnjehere te behet bir (ne raport me babain e tij) por qe arrin te behet babai i pa-pohuar (per arsyen e më lartme) i nje brezi te tere regjizoresh, sidomos i Coppola-s dhe Scosese-s. Te dy keta te fundit vazhduan refleksionet e tij kinematografike mbi perdorimin e aktoreve, te emocioneve te tyre dhe te trupit te tyre fizik. Kazan zbuloi aktore te medhenj si Marlon Brando, James Dean apo Warren Beatty.
Coppola dhe Scorsese vazhduan rrugën e hapur nga Kazan per sa i perket ekuilibrit te holle midis dhunes dhe ndjenjave, midis dimensioneve epike dhe analizes. Filmat e tij nuk ishin filma zhanresh, por filma tematikë: racizmi dhe anti-semitizmi ishin qe ne fillim te vepres se tij temat kryesore.
Ne foto: Elia Kazan dhe filmi i tij kult "On the Waterfront" (1954).
Krijoni Kontakt