Close
Faqja 4 prej 18 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 174
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Posteri dhe foto nga filmi kult i Tarkovskit "STALKER" (1979)

    Në foto : "STALKER" (Andrej Tarkovski, 1979)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "STALKER" - Tarkovski

    Tri foto te fundit nga "Stalker" (Tarkovski, 1979)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    26. Clint Eastwood (Lindur në 1930 - regjizor ne aktivitet) - U.S.A -

    Më teper se regjizor i madh, Clint Eastwood eshte i njohur si aktor. E megjithate, krikimtari kinematografike si mjeshter regjizor eshte shume më e rendesishme dhe filmat e Eastwood-it kane nje stil gati te padukshem por te afrimuar artistikisht.

    Thelbi i kinemase se tij eshte eksplorimi i universit amerikan me qellim zbulimin e vibracioneve më te ndjeshme mendore.

    Clint Eastwood-i ka filluar xhirimin e filmave te tij ne 1971-shin dhe vazhdon deri ne ditet tona. Nder filmat me te njohur te tij jane: "Honky Tonky Man" (1983) , "Bird" (1988), "Unforgiven" (1992), "A perfect world" (1993), "The bridges of Madison county" (1995), "Mystic river" (2003), "Million dollar baby" (2005).

    Pese filmat e fundit te cituar konsiderohen edhe si pese kryeveprat e tij. Sikunder dhe shikohet nga viti i prodhimit te tyre, Eastwood eshte nga ata regjizore qe ka arritur persosmerine sa me teper kane kaluar vitet.

    Gjithsesi, kritika e specializuar konsideron si filmin e tij me te persosur, dhe ndofta melodramën me te magjishme te historise se kinemase : "The bridges of Madison county" ku ne rolet kryesore luan vete autori dhe Meryl Sreep.


    Ne foto: Cleant Eastwood dhe filmi i tij kult: "The bridges of Madison county" ("Sur la route de Madison" - per frankofonët :-)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    27. Stanley Donen (Lindur në 1921 -jeton akoma, por e ka pushur aktivitetin e tij artistik) - USA

    Stanley Donen eshte autori i komedise me te bukur muzikore ne bote: "Singin' in the rain" !
    Perkunder nga ç'mund te mendohet ne shikom te pare, "Singin' in the rain" eshte nje veper filmike seroize, por plot humor dhe optimizem.

    Realizoi 27 filma gjate karrieres se tij. DY kryeveprat e tij: "On the town" (1949) dhe "Singin' in the rain" (1952) i realizoi me bashkautor Gene Kelly-n e famshem.

    Nder filmat e tjere te njohur te tij, permenden: "Seven brides for seven brothers" (1954), "Funny Face" (1957), "Two for the road " (1967) etj.


    Ne foto: Stanley Donen dhe filmi i tij kult: "Singin' in the rain" (Chantons sous la pluie).
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  5. #35
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    autori, ke bere nje pune brilante ne kete teme. Shpresoj qe forumistet te jene mirenjohes per mundin dhe kenaqesine. Eshte nje mundesi modeste per tu bere i edukuar ne kete fushe (duke pasur parasysh qe njerezia paguajne me mijera dollare neper shkolla per informacione te tilla)

    Leximi i temes ishte nje kenaqesi e vecante. thanks!
    Summertime, and the livin' is easy...

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Cupke_pe_Korce
    autori, ke bere nje pune brilante ne kete teme. Shpresoj qe forumistet te jene mirenjohes per mundin dhe kenaqesine. Eshte nje mundesi modeste per tu bere i edukuar ne kete fushe (duke pasur parasysh qe njerezia paguajne me mijera dollare neper shkolla per informacione te tilla)

    Leximi i temes ishte nje kenaqesi e vecante. thanks!
    Faleminderit per falenderimet "Cupkes_pe_Korce" si dhe "Kolombit", "deluxe", "Larsus"-it dhe "D&G feminine".

    vazhdojme me Sergio Leone-n !

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    28. Sergio Leone (1929-1989) - ITALI

    Edhe Sergio Leone eshte nga ata regjizore qe realizoi pak filma gjate krijimtarise se tij, veçse 8, por pothuaj te gjithe te njohur!

    Cuditerisht, gjate periudhes se diktatures ne Shqiperi, kemi patur fatin te shohim disa nga filmat e tij te pare, si : "Gli ultimi giorni di Pompei" (1959) - Ditet e fundit te Pompeit, dhe "Il colosso dui Rodi" (Kolisi i Rodit ) - 1960

    Leone eshte i njohur mbi te gjitha per filmat e tij western si "Il buono, il brutto, il cattivo" (1966), "C'era una volta il West" (1969) dhe "Giù la testa" (1971).

    Gjithsesi, kryevepra e tij konsiderohet filmi i tij i fundit (1983) "Once Upon a time in America".



    ne foto: Sergio Leone dhe filmi i tij kult: "Once upon a time in America"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    29. Takeshi Kitano (lindur ne 1947 - regjizor ne aktivitet) - JAPONI

    Pa dyshim, më i madhi nga kineastet aktualë japoneze !

    Kitano e ka filluar vone karrieren e tij prej regjizori (ne 1990-en) dhe gjithesej ka realizuar 11 filma.

    Ne fillimet e tij, Kitano realizoi filma televizive dhe me vone, ju dedikua kinemase

    Nga filmat me te njohur te tij (titujt po i vendos ne anglisht pasi ne japonisht, zor se do ti kuptonte njeri ...) : "Sonatine", "Boiling point", "A Scene at the Sea", "Violent cop", si dhe kryeveprat e viteve te fundit : "Dolls", "Zatochi", "Kikujiro" dhe "Hana-Bi". Ky i fundit (Lioni i arte ne Mostra di venezia 1997) konsiderohet si nje nga filmat me te mire aziaktike te 10 viteve te fundit

    ne foto: Takeshi Kitano dhe filmi i tij kult: "Hana -Bi"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    30. Yasujirô Ozu (1903-1963) JAPONI

    Poeti i kinematografise japoneze ! I vetmi mjeshter i kinemase boterore qe arriti te filmoje kohen, dmth, qe arriti qe kohën ta beje te shikueshme (vizuale) per syte dhe te degjueshme per veshët.

    Filmat e tij (gjithsej 53 filma, pra nje regjizor SHUME prodhimtar !!) shpesh jane ne formen e udhetimit, ne tren, ne taksi, ekskursione ne autobus, trajektore ne biçklete etj .

    Ne filmat e Ozu-së gjithshka eshte "ordinere" dhe "banale", deri edhe vdekja, qe konsiderohet si "harresë natyrore". Per Ozu-në, jeta eshte e thjeshte, por eshte njeriu qe e komplikon atë, duke llakaçitur ujin e qete te jetes.

    Ne fillim filmat e Ozu nuk paten sukses internacional, pasi gjykoheshin si "shume japonezë". Pas vdekjes ne moshen 60 vjeçare, fama e Yasujirô Ozu u perhap permes filmave te tij te mrekullueshem si: "There Was A Father " (1942), "Tokyo Story" (1953), "Early Spring" (1956), "Equinox Flower" (1958), "An Autumn Afternoon " (1962)

    Per ata qe duan te lexojne me shume ne anglisht rreth tij : http://www.sensesofcinema.com/conten...rs/03/ozu.html

    Ne foto: Yasujirô Ozu dhe filmi i tij kult: "Tokyo story"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    31. Pier Paolo Pasolini (1922-1975) - ITALI -

    shenim: teksti i meposhtem eshte pergatitur nga "peoples" te cilin e falenderoj per bashkepunimin !


    Pasolini eshte pa dyshim regjizori, por dhe artisti mê antikonformist italian i shekullit qe shkoi, dhe ndofta nje nga autorêt më antikonformiste qe ka njohur arti i shtatë.

    Lindi në Bologna,në kohën kur Mussolini po merrte pushtetin.

    Një nga intelektualët më të kompletuar, por edhe më problematiku për një shoqeri si ajo italiane e pas luftës së dytë botërore, ku varfëria dhe rritja ekonomike e disa shtresave, prapambetja dhe pamundësia për të jetuar, injoranca e një borgjezie të pasuruar shumë shpejt, i dhanë shumë informacione për të punuar dhe kritikuar.Thoshte: “Italia është duke u mykur në një mirqënie që është egoizëm, budallallëk, antikulturë, thashetheme, moralizëm, bllokim, konformizëm: të marrësh pjesë në një farë mënyre në këte proçes mykjeje është,sot, fashizmi”. Ai kritikonte shoqërinë me anë të veprave letrare dhe me të jetuarit me varfërine dhe njerëzit e strehuar nëpër kasolle (le borgate romane) ne periferi të Romes. Këto do të ishin dhe streha për krijimtarinë e tij.

    Vepra e Pasolinit është e kompletuar dhe interesante: Duke filluar nga poezia,tregimi,kritika politike dhe duke vazhduar pastaj me kinemane, teatrin dhe dokumentarin. Pasolini shkroi jeten e tij ne lidhje me ambjentin që e rrethonte dhe me pamundësite që ai jepte. Libri i tij, "Ragazzi di Vita", tregon me se miri se ai nuk shkruante ne një studio të ngrohtë dhe lluksoze, përkundrazi,skamja dhe mungesa e një ambjenti për të punuar,ishin fondamentet e vepres së tij.

    Realizoi plot 22 filma.Ne veprat kinematografike, mjeshteria e Pasolinit, eshte e dukshme. Filmi i pare i tij, i çensuruar, ngjalli shumë diskutime ne festivalin e Venecies: Accatone, 1961. Ky film eshte një permbledhje veprash letrare, nga libri Una vita violenta ,të kthyera ne kinema.

    Të tjere filma të njohur të Pasolinit janë: La ricotta,1963; Il Vangelo secondo Matteo, 1963-64; Uccellacci e uccellini,1965; Edipo re, 1967; Teorema,1968; Medea, 1969-70; Il fiore delle Mille e una notte,1973-74.

    Vdes në rrethana tragjike, në periferi të Romës,aty ku më vonë Ettore Scola do të realizojë filmin Brutti,sporchi e cattivi, 1975.

    Filmi i fundit i tij, nja nga filmat kult te historise se kinemase per nga origjinalite ishte "Salò o le centoventi giornate di Sodoma", ne 1975.

    Ne foto: Pasolini dhe filmi i tij kult: Salò o le centoventi giornate di Sodoma
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

Faqja 4 prej 18 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  2. Islami Në Trojet Iliro-shqiptare Gjatë Shekujve
    Nga Arber gerguri në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 16:01
  3. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  4. Kodikët e Shqipërisë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-12-2005, 15:25
  5. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •