Close
Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 174
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    20. Francis Ford Coppola (lindur në 1939-en . Jeton akoma) - USA

    Filmat e Coppola-s jane po aq te famshem sa dhe te Kubrick-ut. Me nje ndryshim: Coppola ka pushuar se xhiruari filma qe prej 10 vitesh (i fundit i tij eshte "Dracula", ne 1992-shin).

    Aktualisht, Coppola eshte producent.

    Nga filmat e tij mê te njohur jane:
    -The Godfather 1, 2, 3
    -The conversation - palmë e arte ne festivalin e Kanës 1974
    -Apocalypse now - Palmë e Arte ne Festivalin e kanes 1979
    -The outsiders
    -Dracula

    Vajza e tij, Sofia Coppola eshte regjizore dhe vazhdon trashegimine kinematografike te se atit.

    ne foto: Coppola dhe filmi tij mitik "Godfather".
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-02-2005
    Postime
    127
    Faleminderit per Fotot e bukura te Alain Delonit dhe Claudia Cardinales te "Il Gattopardo".

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    21. Federico Fellini (1920 -1993) - ITALI

    il Maestro ! "Gënjeshtari" me i madh i kinemase- siç kish qejf ta therriste veten.

    Fellini i madh realizoi 20 filma gjate krijimtarise se tij, te cilat mund te ndahen ne dy pjese: 6 filmat e pare (1951-1959) i perkasin periudhes se neo-realizmit ku më i shquari eshte i mrekullueshmi "La strada" (1954) dhe te tjeret, duke filluar nga 1960, filma ku mbizoteron imagjinata e lire.

    Pikerisht, ne 1960-ten, ai prezanton ne Festivalin e Kanës "La dolce vita", me te cilin fiton dhe Palmen e Arte. Filmi ben nje radiografi te shkelqyer jetes romane se asaj kohe, ku ne qender eshte Marcello Mastroianni, gazetar mondan.

    Personazhet e Fellinit jane aq sa satirike aq dhe dramatike. Nga filmat e tjere te njohur, po aq me famë permenden: "8 e 1/2", "Amarcord", "Satyricon", "Ginger e Fred".


    Ne foto: Fellini dhe filmi i tij cultissimo: "la dolce vita"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  4. #24
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Autor,te lumte "pena''

    Te falenderojme qe solle kete recital,postimesh-biografi ,per koloset e kinematografise boterore.

    Ke zevendesuar denjesisht kineasten e humbur te forumit Mi Corazon.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    22. Maurice Pialat (1925-2003 ) - FRANCE-

    Nje nga autorët me te rendesishem te kinematografise franceze. Ne total, 11 filma.

    Pialat filmoi ne menyre te gjallë, larg artificialitetit, duke kerkuar esencialen: te verteten intime te personazheve te tij.

    Ne 1987-en fiton Palmën e arte ne Festivalin e Kanës me filmin e tij te famshem "Sous le soleil de Satan" (Nën diellin e Satanàit). Ajo mbeti palma më e kontestuar nga publiku gjate gjithe historise se festivaleve. Ne momentin e marrjes se trofeut te arte, Maurice Pialat, i shquar per natyren e tij gjaknxehte prej artisti, me grushtin lart, i revoltuar, pasi falenderon ata qe e duartrokisnin, i drejtohet asaj pjese te publikut qe fërshëllente me fjalin e tij te famshme: "Nese ju nuk më doni, dijeni se dhe une nuk ju dua fare "!

    Pervec "A nos amour", nje film i mrekullueshem realizuar ne 1983-shin, Pialat eshte autori i filmit kult "Van Gogh", ne 1991

    Ne foto: Maurice Pialat, gjate marrjes se palmes se arte ne Kanë (ne krah te tij, Catherine Deneuve) dhe filmi i tij kult: "Van Gogh" (1991)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    23. Frank Capra (1897-1991) - USA


    Capra eshte ndofta regjizori më social dhe më humanist amerikan. Biri i nje fshatari siçilian qe emigron ne USA ne 1890-en, realizoi 39 filma, te shquar per optimizem dhe humanizem.

    Nga me te njohurit jane: "Lady for a day" (1933), "Meet John Doe" (1941), "Arsenic and old lace" (1944), dhe kryevepra e tij "It's a wonderful life" (La vie est belle) 1947, qe shpesh cilesohet si filmi më humanist i historise se kinematografise boterore !

    Ne foto: Frank Capra dhe filmi i tij kult: "It's a wonderful life"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    25. David Lynch (Lindur ne 1946 - regjizor në aktivitet) -USA

    Regjizori më bizarre dhe më psikedelik i historise se kinemase ! Tejet psikanalitike, krijimtaria e Lynch-it eshte gjithe e më në përsosmeri dhe regjizori vazhdon te realizoje filma te rinj.

    Lynch ka bere shume pak filma, gjithesej 9 ne 30 vite karriere, por pothuaj te gjithe filmat e tij jane kult dhe tejet te njohur : i pari, ne 1976-en "Eraserhead" mbetet gjithsesi filmi më bizarre, fantastik, surrealist dhe eksperimental i tij.

    Thelbi i kinemase Lynchiane eshte nje fare perzierje ironike e makabritetit me ordineren si dhe prezenca e njerës tek tjetra.
    Ne pamje te pare, filmat e tij jane te veshtire per tu kuptuar, pasi ekziston nje kod i veçante lynch-ian por gjithe e më të shumtë jane fansat e tij ne bote : menyra e te filmuarit te tij intrigon, habit, trondit, "irriton". Kinematografia lynch-iane magjeps!


    Nga filmat me te njohur permenden : "Elephant Man" (1980), "Dune" (1984), "Blue velvet " (1986), "Fire walk with me" (1991), "Lost highway" (1996)

    Ne 2001-shin, David Lynch realizon ate qe konsiderohet si vepra më e komletuar e tij dhe ndofta filmi me i rendesishem nga ana kinematografike e ketyre dhjete viteve te fundit : "Mulholland drive". Edhe pse nuk kane kaluar veçse 4 vite qe nga dalja e ketij filmi, ai eshte kthyer tashmë ne film kult.


    Ne foto David Lunch dhe filmi i tij i fundit : "Mulholland Drive".
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  8. #28
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    "Mulholland drive" filmi i vetem i ketij regjizori qe kam pare. me thene te drejten te perpin
    To look life in the face....

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    25. Andrei Tarkovski (1932- 1986) - RUSI -

    "Nga të gjithë ne, ai ishte më i madhi !".
    Ingmar Bergman, 1986


    ...Ah Tarkovski !
    I vetmi kineast qe ka mundur te filmoje shpirtërat njerezorë ... !


    Per te thene nje te vertete, hezitova në vënien e emrit te tij ne kete liste, per nje arsye te thjeshte: gjithmone kam qene dhe jam i mendimit se Trakovski, jo vetem ka qene mjeshter i madh i kinematografise, por mbi te gjitha ka qene nje shenjt. Dhe kur flet per të shenjtët, "duhet të lash më parë gojën", siç thote nje shprehje ne shqip.... .

    Gjithe jeta,filmat, deri dhe librat e Trakovskit kane te bejne me diçka hyjnore, me diçka qe e kapercen njerezoren: Andrej Tarkovski eshte Shën-Gjeniu i kinemase !

    Pothuaj te gjithe filmat e tij (Tarkovski beri vetem shtate, sepse me se shumti u konsiderua si regjizor i mallkuar dhe i ndaluar) i realizoi gjate periudhes se diktatures komuniste ne Bashkimin Sovietik, ose më sakte gjate periudhes brezhnjevjane. Filmat e Tarkovskit asnjehere nuk e kritikuan regjimin totalitar Sovietik, ato thjesht e injoruan !

    "Lufta" e Trakovskit me çensurën sovjetike ka qene e mundimshme dhe e lodhshme: filmat e tij lejoheshin dhe ndaloheshin sipas tekave te pushtetit sovjetik, ndersa famën e tij ne bote e mundesoi shfaqja e tyre, edhe pse me shume veshtiresi, ne festivalet më prestigjioze te kinematografise: ne Kanë dhe Venecia.

    Ne 1982-shin, me ne fund Tarkovski largohet nga Bashkimin Sovjetik dhe strehohet ne Itali, ku dhe realizon dy filmat e fundit. Ne prill te 1986-s, gruaja dhe djali i tij i vetem lejohen te largohen dhe ata nga Bashkimi Sovjetik.

    Gjashte muaj me vone, ne 29 dhjetor te vitit 1986, pasi lëngoi per nje vit nga kanceri, Tarkovski mbyll syte ne nje spital parizian. Varrimi i tij ne Paris u shoqerua nga tingujt e Jean Sebastian Bach-ut, luajtur ne violinçel nga Rostropovitch-i, violinçelisti i madh disident rus.

    Pesë filmat e tij te pare Tarkovski i realizoi ne Bashkimin Sovietik, nga 1962 deri ne 1982:

    1. Ivan's Childhood (Ivannovo destvo) 1962 -Luani i Arte ne Mostra di Venecia 1962
    2. Andrei Roublev 1966 -Cmimi i madh i kritikes ne Kanë, 1969
    3. Solaris 1972 - çmimi special i Jurise -Kanë 1972
    4. The mirror (Zerkalo) - 1974
    5. STALKER 1979 -regjizori nuk u lejua te shkonte ne Kanë

    Dy filmat e fundit te tij, realizuar ne Itali dhe Suedi (Ingmar Bergmani i ofroi krejt ekipin e tij realizues) jane:

    - "Nostalghia" 1983 - Cmimi i Madh, Kanë 1983
    - "The sacrifice" 1986 - çmim special i Jurise, Kanë 1986. Regjizori ishte ne shtratin e vdekjes.

    Eshte e veshtire te diferencosh filmat e Tarkovskit. Gjithsesi, kritika e specializuar konsideron si kryeveper te tijen filmin "STALKER" , nje radiografi e mahnitshme e shpirtrave njerezore. Sa per "The mirror" (Pasqyra), njohesit e mirefillte te kinemase tarkovskiane e konsiderojne si filmin me te madh autobigrafik i te historise se kinemase ( i te njejtit opinion eshte dhe autori i ketyre rradheve)

    Filmat e tij jane pare nga nje numer shume i vogel njerezish, rreth 300 mije shikues ne gjithe boten. A thua se "diktatura" e makines komerciale e ekonomise se tregut eshte po aq anti-humane sa dhe ajo e periudhes kur krijoi Artisti i Madh, pra e periudhes sovjetike. Ironi e fatit ...

    Kamera e Tarkovskit arrin te filmoje dridhjet e shpirtit, shpresen qe rri zgjuar, deshperimin njerezor, fjalen e plagosur, zogj qe kane ftohte. Artin filmik ai e shikonte si dhimbje, si sakrifice, si nje "detyrim hyjnor": Deri ne minuten e fundit te jetes, ai i mbeti besnik kesaj ideje. "Akti i te filmuarit eshte akt të besuari"- shkruante Tarkovski ne ditarin e tij, dhe vazhdonte: "Ai qe tradheton qofte dhe nje here te vetme principet e tij, humb pastertine e mardhenieve te tij me jeten. Të besh hilé me veten eshte te besh hilé me vepren tende, me artin tend".

    Sikurse dhe ne romanet e Dostojevskit te cilin e adhuronte deri ne amshim, ne vepren e tij te mahnitshme te bie ne sy frika e perhershme e tij tek shikonte qënien njerezore te mposhtur nga cinizmi. Atij i pelqente shpesh te citonte proverbin rus: "Pesimisti eshte nje optimist i mirë-informuar". Per Tarkovskin, Arti, Besimi dhe Filozofia duhet te jene tre kollonat ku duhet te mbeshtetet njerezimi.

    Filmat e Tarkovskit jane dhimbje dhe shpresë: personazhet e filmave te tij kerkojne shpetimin dhe faljen, ne sensin më nobël te ketyre termave. "Vetem ata qe dine te vuajne, dijne te dashurojne"- thone filmat e Tarkovskit te cilet jo vetem jane "te veshtire" dhe nuk shikohen "sa per te kaluar kohen", por kerkojne nje angazhim shpirteror te sinqertë dhe dashamires.

    C'fare ka mbetur nga Tarkovski 20 vjet pas vdekjes se tij?
    Libri i tij ditar "Koha e ngjizur", shtate filmat e tij qe gjehen me shume veshtiresi ne dvd dhe projeksionet e herë-pas-hershme te shtate filmave te tij, qe me shume se filma (kesaj fjale i humb vlera ne nje rast te tille) jane shtate poema-perla.

    "Nese e bukura nuk e ka ndryshuar dot boten, te paktën Tarkovski, poet i kinemasë, e ndryshoi artin e shtatë, edhe pse ky i fundit eshte arti i madh i genjeshtres...." - Ingmar Bergman, 26/12/1986, diten e varrimit te Tarkovskit.



    P.S: 1. Ne tre mesazhet qe vijojne, do te postoj foto nga filmat e tij, si homazh i thjeshte per nje regjizor, artist, e mbi te gjitha Njeri te Madh
    2. Ne foto, Andrej Trakovski dhe filmi i tij kult: "Zerkalo" (The mirror)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    3 foto te tjera nga "The Mirror" (Andrej Tarkovski, 1974)

    Ne fotot bashkangjitur: "The Mirror" - Tarkovski 1974
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  2. Islami Në Trojet Iliro-shqiptare Gjatë Shekujve
    Nga Arber gerguri në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 16:01
  3. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  4. Kodikët e Shqipërisë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-12-2005, 15:25
  5. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •