Close
Faqja 2 prej 18 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 174
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    10. Jean Renoir (1894 - 1979) - FRANCE

    Babai i kinematografise franceze! 40 filma ne 40 vite karriere. "La grande illusion" (the big ilusion) e ben te njohur ne gjithe boten, ne 1937-en.

    Nga filmat me te njohur: Boudu sauvé des eaux , Madame Bovary, Une partie de campagne, La grande illusion, French Cancan dhe kryevepra e tij : "La regle du jeu" (1937).


    Ne foto : Jean Renoir dhe filmi i tij kult: "La regle du jeu".
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Joseph L. Mankiewicz

    11. Joseph L. Mankiewicz (1909-1993) USA

    Ne 30 vite karrierë, Mankiewicz-i realizoi 20 filma, te cilet jane TË GJITHË te mrekullueshem.

    Konsiderohet si regjizori qe ne karrieren e tij nuk beri asnje film te dobët.
    Perdorimi i flash-back-ut dhe dialogjet e sofistikuara jane dy karakteristikat e kinematografise te tij.

    Cilin nga filmat e tij te permendesh më pare .... Padyshim, Mankiewicz eshte autori i filmit me te bukur fantastik (ne kuptimin e vertete te fjales, pra "film me fantazëm", por me nje lirizëm te pashoq qe asnje regjizor tjeter deri me sot nuk arrin persosmerine: "The Ghost and Mrs Muir" ! Master-piece !

    Po aq te mrekullueshem jane: "All about Eve", "Dragonwyck", The late George Apley, The Ghost and Mrs Muir, A Letter to Three Wives, Five Fingers, The Barefoot Contessa.


    p.s. Mankiewicz-i eshte nje nga dy regjizorët e mi te preferuar amerikanë. Tjetri eshte i 16-ti ne rradhë...

    Ne foto: Joseph Mankiewicz, dhe dy kreyveprat e tij: "All abour Eve" dhe "The Ghost and Mrs Muir".
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    François Truffaut

    12. François Truffaut (1932 - 1984) - FRANCE -

    Regjizor francez, i cili bashke me Jean Luc Godard (nr. 6) themelon "la nouvelle vague", rryme e re e kinemase franceze, por dhe boterore, ne vitet '60.

    Qe ne moshe fare te vogel ishte kinefil i "çmendur", duke shkuar disa here ne dite nga nje kinema ne nje tjeter. Nje nga kritiket më brilantë te kinemase!

    Filmi i tij i pare, "Les quatre cents coups", te cilin e realizon ne moshen 27 vjeçare , korr nje sukses te jashtezakonshem.

    Truffaut kundershtoi me force akademizmin ne kinema si dhe kinemane "popullore" komerciale.

    Nga filmat e tij me te njohur, veçohen: Les quatre cents coups, Tirez sur le pianiste , Jules et Jim, Baisers volés, La sirène du Mississipi (me Jean-Paul Belmondo dhe Catherine Deneuve !), L'histoire d'Adèle H. (me Isabelle Adjanin), La chambre verte, si dhe KRYEVEPRA e tij : "La femme d'à côté" me Gérard Depardieu dhe Fanny Ardant.

    Ne foto: François Truffaut dhe filmi i tij kult: La femme d'à coté" (Woman next door)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Luchino Visconti

    13. Luchino Visconti (1906 - 1976) - ITALI-

    Nje nga mê te medhenjte e te medhenjve te kinemase italiane, kryemjeshtri i filmave historikë!

    Gjithsej 13 filma ne 30 vite karrierë, por pa asnje perjashtim, te gjithe filma te paharrueshëm: Ossessione, Senso, Rocco e i suoi Fratelli, Il gattopardo, La Caduta degli dei, Morte a Venezia.

    Mjeshteria e Viscontit qendron kryesisht ne aftesine e realizimit te skenave te medha, shpesh te filmuara ne ngjyre te kuqe dhe te arte, siç eshte skena e operas ne filmin "Senso" apo skena e ballos gjigande tek "Il gattopardo". Visconti filmonte qetë, pa nerva, pa ngut : nje maestro i vertete.

    Vetem Visconti, ky arsitokrat i kinemase legjendare italiane, diti te filmoje dekompozimin dhe rënien e botes arsitokratike te pasur, si askush tjeter !!

    Ne foto: Luchino Visconti dhe filmi i tij i famshem "Il gattopardo"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Satyajit Ray

    14. Satyajit Ray (1921 1992) - INDI-

    Gjeniu i kinemase indiane !

    Gjithesej 30 filma. Tre filmat e pare, qe perbejne nje trilogji dhe qe i realizoi ne vitet '56-'58, e bene te njohur ne Indi dhe ne gjithe boten.
    Autor i kompletuar, ai eshte kompozitor i te gjithe filmave te tij.

    Filmi i tij i pare, qe hap dhe trilogjine e historise se femijerise, "Pather Panchali" konsiderohet si kryevepra e tij, pa harruar "Jalsaghar" ("Salloni i muzikes" -Le salon de musique)



    Ne foto: Satyajit Ray dhe filmi i tij kult: Pather Panchali (La complainte du sentier )
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Howard Hawks

    15. Howard Hawks (1896-1977) - USA

    Kineast amerikan, realizoi 40 filma gjate aktivitetit te tij; nga me te njohurit jane: "Scarface" (1932), "Bringing Up Baby" me Cary Grant dhe Katharine Hepburn, "Red River" (qe e konsideroj si westernin më te bukur qe kam pare ndonjehere), "The Big Sky", komedine e famshme burleske "Gentlemen Prefer Blondes" (Les hommes préfèrent les blondes) me Marilyn Monroe, "Rio Bravo".


    Ne foto: Howard Hawks dhe filmi i tij kult: "Red River"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Ernst Lubitsch

    16. Ernst Lubitsch (1892-1947) - USA


    Perveç faktit qe realizoi 70 filma te mrekullueshem gjate karrieres se tij, Ernst Lubitsch eshte i njohur edhe per stilin e tij unik e qe sot thirret : "Lubitsch's touch ".

    Emri i tij eshte sinonim i komedise se sofistikuar, i elegances dhe i shijes TEJET te hollë !

    Lindur ne Berlin ne 1892, largot per ne USA ku dhe zhvillon aktivitetin e tij artistik : Nga 1937 deri ne 1942 xhiron disa nga filmat e tij me te njohur: "Angel", ku i ofron Marlene Dietrich-it nje nga rolet e saj më te bukur, "Bluebeard's Eighth Wife" , "Ninotchka" , filmin e fashem "To be or not to be" (1942) si dhe komedine "The shop around the corner" (te cilen e konsideroj si komedinë me te bukur qe kam pare ndonjehere!!)


    Ne foto: Ernst Lubitsch dhe filmi i tij kult: "To be or not to be".
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Friedrich Wilhelm Murnau

    17. Friedrich W. Murnau (1888 - 1931) - GJERMANI/ USA

    Lindi ne Gjermani dhe duke filluar qe prej 1918-es filloi ti kushtohet filmit, duke qene nismetari i ekspresionizmit ne kinema. Asokohe realizon dhe filmin e tij "Nosferatu", filmi I PARE ne historine e kinemase me vampirin DRACULA , dhe ndofta më i arriri deri me sot. Po ashtu realizon "Der letzte mann" (Njeriu i fundit) dhe "Faust".

    Duke filluar nga 1926, xhiron filmat e tij ne USA dhe realizon ate qe konsiderohet si kulmin e kinemase pa zë : "SUNRISE", (i njohur ne frengjisht si "L'aurore") por qe per nje kineast si François Truffaut (nr. 12), eshte filmi më i bukur ne bote ("le plus beau film du monde" !).

    "SUNRISE" eshte nje perlë kinematografike, nepermjet te cilit Murnau konfirmon se ishte nje mjeshter absolut i dritë-hijes.

    Friedrich Wilhelm Murnau vdes shume shpejt, ne vitin 1931, ne nje aksident me makine, kur kinemaja me zë sapo kish filluar.

    Charles Chaplin-i ka shkruar: "Friedrich Murnau e çoi kinemane pa zë ne kulmin e saj".


    Ne foto: Murnau dhe kryevepra e tij (dhe ndofta filmi mê i bulur ne bote): SUNRISE
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    18.Roberto Rossellini (1906 - 1977) -ITALI-

    Babai i neo-realizmit italian me filmin e tij "Roma, citta aperta" te cilin e realizoi ne 1944, ne ditet e fundit te fashizmit.

    Ne 1953-shin, regjizori i madh,, realizon me ate qe me vone do te behet gruaja e tij,pra me aktoren Ingrit Bergman, "Stromboli", film qe e ben te famshem ne gjithe boten, dhe me vone, ne 1955, kryevepren e tij "Viaggio in Italia", udhetim ne Itali. Ne total, 25 filma.


    Ne foto: Roberto Rossellini dhe "Viaggio in Italia", filmi i tij kult.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    19. Stanley Kubrick (1928 -1999) - USA

    Kubrick-u i famshem ka lindur ne nje familje çifute njujorkeze te Brox-it dhe eshte i njohur per filmat e tij me famë, si "Paths of glory", "Dr Strangelove", "2001, a space odyssay", "A Clockwork orange" (orange mécanique), "Barry Lyndon", "Shining", "Full metal jacket ", dhe i fundit i tij: "Eyes wide shut ".

    Realizoi pak filma, vetem 13 ne gati 50 vjet karriere. Me se shumti, filmat e tij jane adaptime te romaneve te njohur, siç eshte "Shining", bazuar ne romanin e shkrimtarit te madh Stephen King.

    Nese ka nje film qe mund te veçohet nga te tjeret(te cilet jane po aq te njohur, sidomos "barry Lyndon") dhe qe figuron ne te gjitha listat e filmave me te medhenj te te gjithe kohrave, eshte "2001: A Space Odyssay".

    Ne foto: Stanley Kubrick dhe filmi i tij kult: "2001: A Space Odyssay".

    p.s. personalisht, filmin ne fjale e konsideroj si filmin më inteligjent ne bote !
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

Faqja 2 prej 18 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  2. Islami Në Trojet Iliro-shqiptare Gjatë Shekujve
    Nga Arber gerguri në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 16:01
  3. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  4. Kodikët e Shqipërisë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-12-2005, 15:25
  5. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •