Close
Faqja 16 prej 18 FillimFillim ... 61415161718 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 174
  1. #151
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Me erdhi cudi qe e rendite Buster Keaton ne vendin e 70-te....Dhe qe e konsideron se qendron pas Chaplinit...Secili kishte stilin e tij...Natyrisht Chaplini ishte me komercial se Keaton....por ketu po flasim per artin e kinematografise, jo marketingun!

    Sidoqofte, urime per pune e bere!

  2. #152
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Toro
    Me erdhi cudi qe e rendite Buster Keaton ne vendin e 70-te....Dhe qe e konsideron se qendron pas Chaplinit...Secili kishte stilin e tij...Natyrisht Chaplini ishte me komercial se Keaton....por ketu po flasim per artin e kinematografise, jo marketingun!

    Sidoqofte, urime per pune e bere!
    Jo vetem qe jam dakort me ty, por personalisht preferoj Keaton-in sesa Chaplinin. Por jam shpjeguar tashme per kete perzgjedhje (shiko tek: http://www.forumishqiptar.com/showth...t=51448&page=6 dhe sidomos tek : http://www.forumishqiptar.com/showpo...4&postcount=98 ).

    Ne renditjen e regjizoreve nuk jam nisur nga shije personale, por kam gjetur nje te mesme te perpjesshme midis cilesise se filmave dhe numrit te tyre, relizuar perkatesisht nga secili nga gjigandët e artit te 7-te. Konkretisht, Keatoni-i ka realizuar vetem 12 filma, ndersa Chaplini, 16 metrazhe te gjata dhe rreth 60 metrazhe te shkurtra !! Pa harruar faktin qe, duke qene se ishte e veshtire te rendisja vetem 50 regjizore, ndaj dhe vendosa ta çoj numrin e tyre ne 100.

    Dhe pikerisht, kur te arrijme tek numri 100, te jap fjalën se do te vendos nje liste te vogel me dhjete emrat e regjizorëve te mi te preferuar (filmat e te cilëve kam më per zemër) dhe siç do ta konstatosh vetë, renditja e tyre nuk do te kete te beje shume me atë te paraqitur ne kete teme.

  3. #153
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    77. Jim Jarmusch ( lindur ne 1953 - regjizor ne aktivitet) - USA

    Princi i kinematografise indipendente amerikane dhe nje nga regjizorët më te talentuar te viteve '80-'90 e ne vazhdim.

    Jim Jarmousch ka realizuar filma qe jane tejet te influencuar nga "nouvelle vague" ("vala e re") franceze e viteve '60, edhe pse filmat e tij mbesin thellesisht amerikane : peisazhet, muzika, jane thellesisht amerikane. Karakteristika e filmave te tij eshte frangmentarizimi i konstruksionit te tyre gjeografik qe perkthehet me nje konfrontim kulturash.

    FIlmin e tij te pare ne 1980-en "Permanent vacation" e financon me paratë e nje burse te vogel qe ju dha si student dhe me ate film mbron dhe diplomën ne vitin e fundit te studimeve. Fitues i kameres se Arte ne Kanë ne 1984 me filmin e tij te dyte "Stranger than paradise", Jarmusch kthehet ne simbol te kinematografise indipendente amerikane.

    Fans i muzikes rrock, 50-vjeçar me look adoleshenti, ai fiton ne kanes Cmimin e madh te Jurise ne 2005 me "Broken flowers".

    Ndre filmat e tij me te njohur: " Down by law" (1986), " Dead Man" (1995), "Ghost Dog" (1999), "Coffee and cigarettes" (2002), "Broken flowers" (2005) (komenti mbi filmin eshte ketu: http://www.forumishqiptar.com/showpo...4&postcount=37)


    Ne foto: Jim Jarmusch dhe nje nga filmat e tij mê te njohur: "Ghost dog".
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  4. #154
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    A

    78. Théo Angelopoulos (lindur ne 1935 - regjizor ne aktivitet) - GREQI -

    Pa dyshim, me i talentuari i regjizorëve grekë, Angelopoulos i kryen studimet per kinematografi ne Paris dhe kthehet ne Greqi pas grushtit te shtetit nga ana e ushtarakeve.

    Duke filluar nga vitet '90, filmat e tij, karakterizuar nga kontemplacioni (veshtrimi i qete) marrin famë ne gjithe boten. Ne 1996 fiton Cmimin e Madh te Jusrise ne Kane me "To Vlemma tou Odyssea" ("Veshtrimi i Ulisit" - "Le regard d'Ulise") ku nje pjese e filmit i zhvillon ngajrjen ne Shqiperi (Korçë)

    Tre vjet me vone, fiton Palmen e Arte ne Kanë me "Eternity and a Day" ("Perjetësi dhe nje ditë" - "Éternité et un jour") ku ne rolin e dyte eshte nje femije i vogel emigrant shqiptar ne Athinë.

    Ne foto: Théo Anglelopoulos dhe filmi i tij kult : "Eternity and a Day"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  5. #155
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    79. Aki Kaurismäki (lindur ne 1957 - regjizor ne aktivitet) - FINLANDË -

    Gjeniu i kinemase finlandeze !!

    Kur ishte i ri, Aki Kaurismäki punoi si postjer, pjata-larës dhe kritik filmi, pastaj, veçse ne 1981 ju fut aventures kinematografike dhe ne 20 vite ka realizuar rreth 20 filma.

    Ajo qe eshte tipike ne kinematografine e Kaurismakit eshte nje perzierje e humorit te holle me dramën deshperuese. Ndofta nje gje e tille regjizorit i vjen nga qejfi disi i tejkaluar qe ka per alkoolin... por rezultati eshte i mrekullueshëm:
    filmat e Kaurismakit jane esenca e humanizmit !

    Shok për kokë me Jim Jarmusch-in ( http://www.forumishqiptar.com/showpo...postcount=153), Kaurismaki fiton ne vitin 2002 Cmimin e madh te Jurise ne Kanë me filmin e tij "Njeriu pa te shkuar" ("Mies vailla menneisyyttä", aka "The Man Without a Past" aka "L'homme sans passé").

    Nder filmat me te njohur:

    - "Tulitikkutehtaan tyttö" aka "The Match Factory Girl" ("La fille aux allumettes") 1989 - nje nga 10 filmat e mi më të preferuar te gjithe jetes sime

    -Leningrad Cowboys Go America - 1990

    - "Kauas Pilvet Karkaavat " aka Drifting Clouds ("Au loin s'en vont les nuages") (1996)

    - "Mies vailla menneisyyttä" aka The Man Without a Past - (L'homme sans passé) 2002
    -
    - "Laitakaupungin valot" - Lights in the Dusk ("Dritat e periferisë) filmi i 2006-es (kritika e tij eshte ketu :http://www.forumishqiptar.com/showth...=59461&page=16



    Ne foto: Aki Kaurismäki dhe filmi i tij kult: "Tulitikkutehtaan tyttö" aka "The Match Factory Girl" ("La fille aux allumettes")
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  6. #156
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Pasi te lexosh shtypin e dites , hajde me nje portret te Milos Forman, se ka ardh koha me duket.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  7. #157
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    80. Milos Forman (lindur ne 1932 - regjizor ne aktivitet) - CEKOSLLOVAKI & USA

    Që i vogel, Formanit i vdesin prinderit ne kampin nazist te Auschwitz dhe i ri studion kinematografine ne Prage (Cekosllovaki). Ne vitet '60 realizon disa filma te natyres komedi te ëmbla/te hidhura si "Fireman's Ball" dhe "Loves of a Blonde".

    Ne 1968 tanket rusë hyjne ne Prage, pas pranveres se Prages dhe Forman iken nga Europa dhe vendoset ne USA ku realizon ne 1975 nje film krejt te ndryshem nga komedite e tij te mëhershme , filmin e mrekullueshem "One Flew Over the Cuckoo's Nest" ("Vol au-dessus d'un nid de coucou" aka "Fluturim mbi nje folé qyqeje") per te cilin fiton Oscar te regjizorit me te mire çmim te cilin e fiton edhe nje here tjeter ne 1985 per filmin e tij "Amadeus". Nderkohe qe ne 1979 realizon filmin kult "Hair".
    Dy filmat e tij te fundit jane Larry Flynt (1997) dhe "Man on the Moon" (2000).


    Milos Forman
    nuk ka realizuar ndonje numer te madh filmash, por per nga cilesia, jo pak regjizore ja kane zilinë !

    Ne foto: Milos Forman dhe dy filmat e tij kult: "One Flew Over the Cuckoo's Nest" ("Vol au-dessus d'un nid de coucou" aka "Fluturim mbi nje folé qyqeje dhe "Hair".
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  8. #158
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    O autor, ti e di qe une s'i kam qejf klasifikimet matematikore por gjithesesi sapo pashe renditjen tende te ketyre regjizoreve dhe kur pashe qe John Cassavetes e ke renditur ne vendin e 58, si nuk me ra te fiket mer jahu... Pernjimend!

    Paçka se çfare llogaritje ben ti qe te besh renditjen me lart, te lesh Cassavetes jashte, le te themi me modesti, peseçesh me te mire te regjizorve te te gjitha koherave eshte gjynah per bese mer jahu... Dhe ketu nuk po flas me subjektivitet por me objektivitetin me madh qe mund te egzistoje.

    Dhe neqofte se me lejon nje keshille, hiqe ate fotografine e Gloria's ne prezantimin e Cassavetes se eshte filmi me i paarritur i Cassavetes, duhet te kete qene i dehur kur e ka bere ate film, por ne gjithesi te filmografise se tij, eshte i vetmi film qe tregon se gjeniu ka nje pjese te erret e cila mund te nxjerre ne pah njerrezillekun e tij te thjeshte, si dhe proven qe dhe gjeniu eshte njeri dhe mund te gabohet, biles jo mund por duhet te gabohet... mbase, pikerisht, qe te jape proven se eshte njeri.

    Gjithesesi, per te gjitha amatoret (gjinia femerore) e kesaj teme, sidomos ato qe jetojne ne USA dhe qe e kane pak ne gjak kinefiline (megjithese kur flet per Cassavetes nuk duhet te futesh thelle ne kinefili), neqofte se nuk njohin Cassavetes duhet ta zbulojne patjeter. E kane per detyre morale dhe jetesore ta zbulojne vepren e Cassavetes...

    Me sa e sa femra qe me eshte dhene rasti te flas, le te mos themi te gjitha por shumica e tyre, me kane folur kjart me zemer se filmi "A woman under the influence" eshte filmi me i miri "ever"... S'eshte veçse nje keshille gjithesesi.

    Flasim autor.

    PS. Duhet menduar se shijet dhe gustot ndryshojne ne kohe dhe mbase duhen rishikuar, gustot e te kaluares, ne driten e se tashmes. Mbase kur te nxjerresh ndonje liber ne shqip autor. Pse jo?
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  9. #159
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Besoj se e ke lexuar shenimin tim perkatës tek portreti i Cassavetes: (po e perseris ç'pata shkruar): "p.s. per autorin e ketyre rradhëve, Cassavetes eshte nje nga 10 regjizoret e tij te preferuar, te te gjitha kohrave. ". No comment ...

    Sa per faktin qe nuk figuron ne 50-eshen e pare, jam shpjegu që, ne renditjen e regjizoreve, jam nisur sa nga cilesia e filmave te tyre, aq edhe nga numri i filmave te realizuar... (per arsye qe ti i kupton fare mire). Dhe Cassavetes ka realizuar veçse 12...(edhe pse, pothuaj te gjitha PERLA ! jam super dakort !!)

    "Gloria" jam po ashtu dakort me ty: sigurisht qe NUK eshte filmi me i mire i Cassavetes, por eshte nga me te njohurit, si te thuash. Ti e di mire kete pune: pergjithesisht, regjizoreve te medhenj ju njihet me se shumti filmi i tyre me i paarrirë, i cili shpesh kthehet dhe ne kult. Per shembull, Tarkovskin mileti me se shumti e njeh per "SOLARIS"-in e tij, filmin e vetem te tijin qe ai e ka pas inat (si te thuash).

    Nejse, jam plotesisht dakrot me ty: "A woman under the influence" eshte nje mrekulli kinematografike, sa eshte dhe "Opening night", por p.sh., ja qe une kam per debolesë, mbi gjithe, "Husbands" !

  10. #160
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Jo dakrot, por dakort , autori ! (lol)

    Husbands eshte i bukur fare. E kam pare shume here, se e ka dhene shpesh TV dhe se Cassavetes me pelqen shume .

    Per tjetrin " a woman under the influence" s'di c'te them, s'po me kujtohet tani nga titulli, po bej research te shoh kush luan, se nga photot mbase me kujtohet. brb....
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 16 prej 18 FillimFillim ... 61415161718 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  2. Islami Në Trojet Iliro-shqiptare Gjatë Shekujve
    Nga Arber gerguri në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 16:01
  3. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59
  4. Kodikët e Shqipërisë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-12-2005, 15:25
  5. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •