Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    TMK-ja është bërthamë e ushtrisë së ardhshme të Kosovës

    TMK-ja është bërthamë e ushtrisë së ardhshme të Kosovës, tha Kryeministri Kosumi

    Prishtinë, 22 qershor - Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, i shoqëruar edhe nga disa ministra vizitoi Shtabin e Përgjithshëm të TMK së dhe Komandën e Trajnimit dhe Doktrinës dhe bisedoi me komandantin e TMK së, gjeneralin Agim Çeku, duke i shprehur përkrahjen e qeverisë.

    "Qeveria e Kosovës do të përkrahë dhe do të ndihmojë në të gjitha fushat progresin e mëtejshëm të TMK-së dhe do të përpiqet që të zgjidhë problemet dhe vështirësitë që dalin në rrugën e këtij progresi", tha Kryeministri Kosumi.
    Kosumi u shpreh se në të ardhmen Kosova do të ketë një ushtri dhe TMK-ja do të jetë bërthamë e kësaj ushtrie. Mirëpo, ai tha se kjo shtron edhe kërkesa shumë serioze e të mëdha para kuadrit komandues të TMK_së. Ai kërkoi të vazhdojë rruga e profesionalizimit të të gjithë pjesëtarëve të TMK-së dhe shkollimit më të madh të tyre, në mënyrë që ajo të jetë e përgatitur për këtë proces të ri historik, theksoi Kosumi.

    Po ashtu Kosumi tha se TMK-ja do të jetë pjesë e sistemit të sigurisë që është në fazën fillestare, të parapërgatitjeve për rishqyrtimin e sistemit të sigurisë në Kosovën e pas statusit final dhe shtoi se TMK-ja do ta ketë vendin e vet.

    Ndërkaq komandanti i TMK-së Agim Çeku tha se ka hasur në mirëkuptim të Kryeminsitrit dhe qeverisë së Kosovës si dhe mbështetje të fuqishme për kërkesat e saj reale që i ka. Ai premtoi një bashkëpunim të mëtejshëm me qeverinë në të mirë të TMK-së dhe Kosovës.

    Burimi: Agjencia e Lajmeve "Kosova"
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Do behet TMK-ja bertham e ushtrise e sigurise se Kosoves.. por pa shtabin qe eshte emeruar nga Mafia..

    TMK do cohet ne sall te operacionit.. ku do ti pastrohen tumorret malinjë.. e te kemi nje TMK qe njeh Voten e Popullit te Kosoves si Komandant e jo pusullat e porosi-vrasjeve te Mafies..
    Pra duam nje TMK pa vesela e sabita kanibale qe din te vrasin Drina e Ahmeta e te bajn orgji ne Pojata.

    qashtu..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Brari
    se pari te pyes se si e kalove kohen qe ishim te denuar une dhe ti perkohesisht prej udheheqsve te ketij forumi.

    E tani sa per TMK-ne

    Po me siguri se TMK-ja do te jet dhe eshte Ushtrija e Kosoves ket e kemi dit kaher prej qe i kan rrok armet keta trima per ta çlirue vendin por ju qe skeni dasht te besoni binduni tani.

    Brari pasi qe te kam then 100 her qe rreth bukoshit e rugov-toptan-dinarit e ldk-se sillen e pshtillen shume bashkpuntor te shkaut siq jan bashkpuntoret apo ata qe kan punue ne keto sherbime famkeqe per shqiptar siq jan te: MUP-it UDB-es BIA-se KOS-it OZN-es APJ-se LKJ-se etj

    e njeri nder ta ishte dhe ahmet krasniqi qe ti e zen shpesh ne goj dhe tani kur TMK-ja pritet te shpallet edhe Ushtri e Rregullt e Kosoves ti prap jo ahmeti jo ai po ky

    qe kushe ishte ahmet krasniqi per ata qe e njofin me mier se ti.
    ----------------------------------

    Ja kush ishte Ahmet Krasniqi sipas dëshmive të Luftarve Kroat që luftuan kundër Serrbis.

    Ja konstatimet e Dr. Drazhen Jerkovic, epror i luftës në Qeverinë e Kroacisë për Gospiç dhe shef i Shtabit të krizës nga viti 1991 deri 1993 :

    Dëshmitë e tij për Ahmat Krasniqin .

    1.) „Ahmet Kraniqi nuk ka shërbyer kurrë në Armatën Kroate.“

    2.) „Ahmet Krasniqi në verë të viti 1981, ishte transferuar nga kazerma ‘’Marshall Tita’’ e Zagrebit në Gospiç.“

    3.) „Këtu edhe e zë lufta e vitit 1991, në cilësin e komandantit të kazermës ‘’Kanjizha’’ ku ishte edhe stokimi i armatimit më të madh në këtë regjion të Kroacisë. „

    4.) „ Deri në shtator të vitit 1991 është e vërtetë se e ka ruajtur armatimin në kazermë të APJ.“

    5.) „ Në mbarim të vitit 1991 Ahmet Krasniqi ishte në uniformë të APJ-ës në frontin kroat... „

    6.) „-Në janar të vitit 1992. Disa njerëz që për detyrë kishin përcjelljen e mediave të jashtme e kishin parë Ahmet Krasniqin në televizionin e Beogradit. Mbante veshur uniformën e APJ dhe udhëhiqte trupat që sulmonin Osjekun. „

    7.) “Në shtator të vitit 1992, cingërroi telefoni. Ishte Ahmet Krasniqi. Më telefononte nga Vjena. M’u lut që t’i rregulloja tre pasaporta, për gruan dhe dy fëmijët .”

    8.) “Në shtator të vitit 1992 më lajmëruan se kishin burgosur një oficer të ish-APJ, i cili thirrej në mua dhe quhej Ahmet Krasniqi. Më pyetën se a do të dëshmoja për te. Vendosa pa u hamendur, edhe pse pakëz hezitova, ngse nuk dija si ta spjegoja paraqitjen e tij në TV Beograd, me uniformë të APJ, në frontin kroat.”

    9.) “Nuk kam mundur ta kuptojë se si ka guxuar të dezertojë me uniformë të APJ dhe si e ka kaluar me familje kufirin serbo-maqedon, si ka shkuar në Austri për t’u kthyer në Kroaci, pastaj në Gospiç te disa miq, ku edhe e kishin burgosur. “

    10.) ”-Kemi dëshmuar në Gjyqin Ushtarak të Karllovcit : Anton Vlajniqi, ish-komandanti MT për Gospiç, Ante Kariqi, përfaqësues lufte i Qeverisë së R. Kroacisë për Likë dhe unë. Mendoj se ka dëshmuar edhe anëtari i shtabit të krizës për Likë, Tihomir Oreshkoviqi dhe vëllau i tij Ivica.

    11.) “Në vitin 1993 Ahmet Krasniqi është dënuar me 2 vjet burg në Gjyqin Ushtarak të Karllovcit të Kroacisë.”

    12.) “Prej 1994 deri 1997 Ahmet Krasniqi ka kaluar në mjerim të thellë si rojtar i trgut të specave dhe bananeve në Rovinj të Kroacisë.”

    13.) “Ahmet Krasniqi më tregoi se pas daljes nga burgu kishte jetuar vështirë, se ka vuajtur nga uria dhe në Zagreb, pas daljes nga burgu, nga uria i kishte rënë të fiktë në rrugë, se kishte punuar në gurëthyes, por duke iu falënderuar miqve shqiptarë ishte gjindur dhe po shiste perime në treg.”



    Kështu tregon në gazetën “Globus” të Zagrebit Dr. Drazhen Jerkovic, epror i luftës në Qeverinë e Kroacisë për Gospiç dhe shef i Shtabit të krizës nga viti 1991 deri 1993 njohësi më i mirë i veprimtarisë së Nënkolonel Ahemt Krasniqit në Kroaci !!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Dr. Drazhen Jerkoviqi, e falenderon Krasniqin per hapjen e depove te municionit ne Gospiq per kroatet. Poashtu, ky tani pas vdekjes se Krasniqit, ka kerkuar nga qeveria kroate qe ti jepet Krasniqit mirenjohje dhe dekorate per kontributin e tij ne luften per pavaresi te Kroacise.

    Pamvaresisht kesaj, ata qe e kane vrare Krasniqin jane kriminele te klasit te pare dhe duhet te denohen si gjithe kriminelet tjere. Kosova sikur cdo shtet tjeter do jete shtet ligjor e demokratik, e jo shtet anarkik ku nuk vepron ligji por vetgjyqesia.

    Une gezohem qe ne krye te TMK-se kemi Agim Cekun qe eshte i pavarur politikisht dhe qe gjithmone ka punuar qe kete institucion, si nje nga institucionet me te rendesishme te shtetesise sone, ta ngreje sa me lart profesionalisht dhe ta bej nje ushtri moderne mbrojtese te Kosoves, dhe eshte duke pasur rezultate shume te mira deri tani. Keshtu qe, i urojme shume suksese atij dhe poashtu urojme qe TMK-ja te behet sa me pare edhe formalisht ushtri mbrojtese e Kosoves me plotkuptimin e fjales, dhe te arrije standardet me te larta te modernizimit dhe profesionalizmit.

    Tu-tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 23-06-2005 më 21:28
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kermabo: TMK duhet të vazhdojë me profesionalizim Kosovë

    Trupat e Mbrojtjes së Kosovës duhet që të vazhdojnë të profesionalizohen, përkundër vështiresive me të cilat ballafaqohen. Kështu deklaroi sot Komandanti I KFOR-it, Iv De Kermabo gjatë vizitës që bëri në Zonën e Pestë Mbrojtëse të TMK-së, në Prishtinë. Kermabo u prit nga zëvendëskomandanti i TMK-së, gjeneralmajor Sylejman Selimi dhe komandanti i Zonës së Pestë, gjeneralbrigade Rrahman Rama.


    Gjatë vizitës është biseduar për përmbushjen e standardit të tetë si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet TMK-ja. Kermabo ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të kontribuoi në financimin e TMK-së.” TMK-ja me gjithë vështirësitë që ka duhet të vazhdojë që të profesionalizohet dhe gjithmonë të ketë projekte për profesionalizimin e saj të metejmë. Kjo është mënyra me e mirë e përmbushjes së standardit të tetë dhe kjo duhet të ketë mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar”, tha gjenerali Kermabo. Gjeneralët Kermabon, Selimi dhe Rama, vizituan njësitet vartëse të kësaj Zone, në kazermën “Hakif Zejnullahu” në Dafinet, si dhe projektet humanitare, Shtëpinë e zjarrfikësve në Besianë si dhe urën në fshatin Ballofc. Këto projekte po i realizon Zona e Pestë e TMK-së.


    RTK 24/06/2005 13:23:50
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •