Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Question Rugova: Të zëvendësohet UNMIK me Kosovën e pavarur

    Presidenti Rugova kërkoi zëvendësimin e UNMIK-ut me pavarësinë e Kosovës

    Prishtinë, 17 qershor - Presidenti i Kosovës Ibraim Rugova vlerësoi se Kosova ka një biznes privat mjaft të zhvilluar, por me njohjen e pavarësisë Kosovës, tha ai, do të hapen rrugë në zhvillimin e hovshëm të biznesit dhe zhvillimit ekonomik.
    "Çështja e pavarësisë është një çështje praktike dhe ekonomike dhe zhvillimi i biznesit gjithsesi do të bëhet me treg të hapur dhe me qasje në rrjedhat globale të bizneset", nënvizoi Presisdent Rugova.

    Duke folur para pjesëmarrësve kosovarë në prag të Konferencës me temën "Dialogu në mes të sektorit publik dhe privat" sot në Prishtinë, e cila do të mbahet në Ohër të Maqedonisë në fillim të javës së ardhshme, Presidenti Rugova tha se shumë biznesmenë evropianë dhe amerikanë janë të interesuar të investojnë në Kosovë, por në mungesë të garancive për investimet e tyre ata nuk po e bëjnë këtë.
    "Në Kosovën e lirë ne kemi një biznes të fuqishëm privat dhe atë duhet ta përkrahim. Me këtë rast dëshiroj të theksoj se çështja parimore për të krijuar një ambient të mrë të biznesit në Kosovë është çështja e njohjes së pavarësisë".


    Presidenti Rugova me këtë rast u shpreh kundër zëvendësimit të administratës së OKB-së, me ndonjë mision tjetër, por kërkoi zëvendësimin e saj me pavarësinë e Kosovës.



    "Ne kërkojmë zëvendësimin e misionit të UNMIK ut me pavarësinë, e jo me EUMIK apo me ndonjë mision tjetër", tha Presidenti Rugova. Para pjesëmarrësve të konferencës foli edhe drejtori i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Ken Jamashita, pastaj përfaqësuesi i qeverisë dhe ai i Aleancës Kosovare të Biznesit.
    Fillimi i Konferencës për dialogun në mes sektorit publik dhe privat: Kosova në udhëkryq, ka për qëllim ndërtimin e strategjive të koncensusit që parashohin të ndihmojnë formësimin e ndryshimeve të rëndësishme që janë të pashmangshme gjatë lëvizjes së Kosovës drejt një të ardhme me më shumë vetëvendosje, me më pak varësi nga donatorë dhe më të integruar rajonalisht.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 17-06-2005 më 10:23
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #2
    Plaku i forumit Maska e Dr.Maxi
    Anëtarësuar
    28-06-2004
    Vendndodhja
    Në penzion
    Postime
    15
    Djema ju lutem.
    Pavarsia nuk fitohet vete, ti mund te shpallesh shtet te pavarur dhe s'ta njeh askush ne bote. Rugova edhe pse ka bere shume kaprico gjate karrieres se tije paska thene me ne fund dicka te mire.

    Kosova se shpejti do jete e jona dhe e juaja vellezer, por themi se sa do ta mbajme se?
    Injoranca e popullit i pasuron politikanët.

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kjo teme eshte hapur per kete deklarate te sotshme te Rugoves e jo per personalitetin e Rugoves apo te tjereve. Keshtu qe, respektoni temat, e jo ti felliqni ato, duke i kthyer ne tema personalitetesh, te gjitha temat ketu ne forum. Sa here po hapet nje teme per ndonje problem apo ide e alternative politike, te gjitha po kalojne ne debate te kota personalitetesh apo sharjesh nderpartiake. Mesohuni te diskutoni ne menyre demokratike dhe te merreni me shume me veprat e deklaratat e politikaneve se me personalitetet e tyre.

    Ne kete teme psh. mund te thoni qe ju pelqen apo nuk ju pelqen kjo deklarate apo ide e Rugoves, nese po, pse po, nese jo, pse jo.

    Ja keshtu psh.
    Kjo cfare kerkoi Rugova sot, eshte me se e drejte, dhe cfare duhet te behet sa me pare tani ne Kosove. Pra, njohja nderkombetare e pavaresise dhe perfundimi i misionit te UNMIK-ut atje sepse u bene gjashte vite tani dhe status-quoja vetem eshte duke penguar zhvillimin ekonomik dhe proceset politike integruese jo vetem te Kosoves por edhe te gjithe rajonit. Prandaj, njohja zyrtare nderkombetare e pavaresise se Kosoves dhe me kete edhe perfundimi i misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, duhet te behet sa me pare tani. Pra, jam plotesisht dakord me kete deklarate apo ide te kryetarit Rugova.

    Tu-tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 17-06-2005 më 20:40

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Pse bre burra po beheni ma katolik se papa?
    Pse po fshinui postimet?
    Mosni konsultonu se pari me ne e pastaj bejeni ate.
    Pra nganjehere njeriu mednon se me te vertet ka te beje me njerez te kulturuar,te shkolluar edhe eme njerez me vizion,por nuk po del ashtu,pra pse nuk ju konmvenon ju nje gje qe ne themi jue fshini.
    Pra marri per ate qe lexojm ketu nga presidenti e qe degjojme cdo dite nga kryeministri.
    Me thuani ju ku ka ven ne botr qe presidenc a enje vendi eshte ne shtepi private?
    Me thuani qe ka president ne nje vend ne bote qe asnjehere nuk bisedon me popullin e shtetit te tij?
    Me thoni se ka ven ne bote se nje qeveri eshte e perbere nga analfabete?
    Me thoni se ndoshta edhe qeveria do kaloj tash ne shtepi private apo jo?
    Pra mos i fshini postimet se ishin mu me vend.
    E sa per ate qe na kshillon dikush ketu me psotime se cka do shkruajm ne eshte edhe ma marri se me i fshi postimet.
    Dodon kqyre veten ne pasqyre!!!
    Mos u nervozoni se ka marre nxet!
    Pra mos fshini postime pa konsultime!
    Se kjo po na perkete ne te gjitheve jo vetem rugoves,pra me llafe e me fjale nuk behet asgje.
    Te them te drejten kur sihim nene shkaun te ishte presinedca ne shtepi private nash,por tash kur po themi se jemi ne liri pse?
    A ka ardhe liria a jo?
    Pra keto jane arsyet pse ne shkruajm e flasim o djema.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2005
    Postime
    89
    Citim Postuar më parë nga mani
    Pse bre burra po beheni ma katolik se papa?
    Pse po fshinui postimet?
    Mosni konsultonu se pari me ne e pastaj bejeni ate.
    Pra nganjehere njeriu mednon se me te vertet ka te beje me njerez te kulturuar,te shkolluar edhe eme njerez me vizion,por nuk po del ashtu,pra pse nuk ju konmvenon ju nje gje qe ne themi jue fshini.
    Pra marri per ate qe lexojm ketu nga presidenti e qe degjojme cdo dite nga kryeministri.
    Me thuani ju ku ka ven ne botr qe presidenc a enje vendi eshte ne shtepi private?
    Me thuani qe ka president ne nje vend ne bote qe asnjehere nuk bisedon me popullin e shtetit te tij?
    Me thoni se ka ven ne bote se nje qeveri eshte e perbere nga analfabete?
    Me thoni se ndoshta edhe qeveria do kaloj tash ne shtepi private apo jo?
    Pra mos i fshini postimet se ishin mu me vend.
    E sa per ate qe na kshillon dikush ketu me psotime se cka do shkruajm ne eshte edhe ma marri se me i fshi postimet.
    Dodon kqyre veten ne pasqyre!!!
    Mos u nervozoni se ka marre nxet!
    Pra mos fshini postime pa konsultime!
    Se kjo po na perkete ne te gjitheve jo vetem rugoves,pra me llafe e me fjale nuk behet asgje.
    Te them te drejten kur sihim nene shkaun te ishte presinedca ne shtepi private nash,por tash kur po themi se jemi ne liri pse?
    A ka ardhe liria a jo?
    Pra keto jane arsyet pse ne shkruajm e flasim o djema.
    Te lumte se tani me vend e keni, pajtohna plotesish me kete.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Vendndodhja
    aty-ketu
    Postime
    42
    Kete cfare e kerkon Presidenti i Kosoves Dr. Ibrahim Rugova eshte shume e drejte dhe perkrahet nga te gjithe Shqiptaret qe jane per Kosoven dhe pavaresine e saj, mirepo nuk do ti gezoj disa struktura qe jane kunder pavarsise se Kosoves dhe zhvillimit te saj sepse atehere do te binin perfundimisht nga skena.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Presidenti Rugova ngushëlloi familjen Kohen në Holandë

    Prishtinë, 24 qershor - Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ka ngushëlluar familjen Kohen në Holandë me rastin e vdekjes së Prof. Barend Abraham Kohen, humanist i njohur, i cili ndihmoi Kosovën në kohë të vështira gjatë viteve '90.
    "Me rastin e vdekjes të më të dashurit Tuaj, prof. Barend Abraham Jacob Cohen, Ju shpreh ngushëllimet e mia të thella dhe të popullit të Kosovës.
    Profesori Cohen ishte një humanist i madh që i ndihmoi njerëzit dhe popujt e vendeve të ndryshme të botës.
    Vendi im, Kosova, e kujton si humanist të madh dhe si mik të çmuar që e ndhimoi në kohë të vështira gjatë viteve '90.
    Ne e kujtojmë si njeri të guximshëm, si anëtar të Komisionit për ekzaminimin e helmimit të mijëra nxënësve shqiptarë të Kosovës me gazin "sarin" në pranverë të vitit 1990 nga pushtuesi serb. Po ashtu, i shpreh mirënjohje të lartë që e ndihmoi vendin tim në rrugën e lirisë e të pavarësisë. Shtëpia e tij ka qenë e hapur për mua dhe për të gjithë kosovarët. Krenohem që e kisha mik personal", thuhet në fund të mesazhit të ngushëllimeve të Presidentit Rugova.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  8. #8
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Dr.Maxi
    Djema ju lutem.
    Pavarsia nuk fitohet vete, ti mund te shpallesh shtet te pavarur dhe s'ta njeh askush ne bote. Rugova edhe pse ka bere shume kaprico gjate karrieres se tije paska thene me ne fund dicka te mire.

    Kosova se shpejti do jete e jona dhe e juaja vellezer, por themi se sa do ta mbajme se?
    Po na i thua ti ato kapricio te rugoves vllaqko se ne nuk i dim,apo ti je informuar nga kuqaloshat andej dhe kendej kufirit.

Tema të Ngjashme

  1. Unë Kam Dhënë Shumë Më Shumë Pare Për Kosovën Se Sorosi
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 23:48
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Rikonfirmohet vullneti për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran
    Nga mbreta në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 22-11-2005, 11:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •