Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Thumbs up Akademiku, vellai i Mandeles Shqiptare qe gjithe jeten e tij punoi per mbrojtjen e ce

    Akademiku, vellai i Mandeles Shqiptare qe gjithe jeten e tij punoi per mbrojtjen e ceshtjes shqiptare!

    Ne ditet e para te mberritjes sime familiarisht ne SH.B.A. i vetmuar dhe pa perkrahje, shpesh here pyesja veten: "Ku jane shqiptaret e Amerikes...?!" Donim edhe ne te njihnim e te takonim gjakun tone shqiptar.

    Pas disa kohe nepermjet disa shkrimeve qe me botoheshin ne gazeten "Illyria" m'u krijua mundesia te njihem me shoke , te njohur e te panjohur, qe me vone shoqeria jone kaloi edhe ne miqesi.

    Keshtu ndodhi edhe vitin e kaluar 2004.
    Pas nje shkrimi te botuar ne gazeten New York Times nga gazetari i kesaj gazete z. Wallace Schroeder, i cili sapo ishte kthyer nga Shqiperia, pershtypjen e mire qe i la vendi yne, nuk vonoi ta paraqese edhe me fotografi ne kete gazete, duke ia ngritur vlerat e larta turistike dhe historike qe ka ka vendi yne, une iu pergjigja ketij gazetari me nje shkrim falenderimi ne gazeten Illyria.
    Ishte vertet nje surprize dhe fat i madh per mua kur shoket e gazetes Illyria me njoftuan se nje zoteri i nderuar i komunitetit tone kerkonte takim me mua.
    Zoteria, pervec falenderimeve te tija per shkrimin tim, me propozoi, nese mund ta lejoje, sipas bisedes qe kishte bere me gazetarin e NY Times, qe shkrimi im te perkthehej e te botohej edhe ne ate gazete, madje perkthimin e shkrimit e morri vete persiper zoteria i nderuar.
    Sigurisht, u ndjeva i lumtur ne ato caste per cfare po flisnim, por ajo qe me befasoi me teper ishte, se tek ai njeri, une po shihja njeriun inteligjent, kulturen e tij te larte ne menyren e tij te komunikuarit, patriotizmin e tij te larte, shqetesimin e tij prej qytetari per fatet e Shqiperise...
    Edhe pse shume vite i larguar nga atdheu meme, Shqiperia, mendja dhe zemra e tij vazhdojne te punojne dhe te mendojne per te.

    Selahedin Velaj!

    Emer i nderuar dhe i respektuar. Nuk besoj se ka njeri sot ne komunitetin tone te mos e njohe kete emer te nderuar.
    Veprimtar i zjarrte, antikomunist dhe atdhetar i flakte qe gjithe jeten e tij ne emigracion ia ka kushtuar ceshtjes shqiptare dhe mbrojtjes se saj.
    Te njihesh me doktorin e nderuar, zotin Selahedin Velaj eshte nje fat dhe privilegj i madh, sepse ky njeri me "magjine" e tij ta largon druajtjen dhe emocionin, nese te kane pushtuar ne ato castet e para te takimit me te.
    Gjate bisedes me te nuk ke si te heshtesh kur meson jo vetem per veprimtarite e tija atdhetare, por ajo qe te trishton me teper eshte se si rregjimi gjakatar kriminal komunist shqiptar i shuajti pothuajse gjithe familjen e tij ne Shqiperi.
    Antikomunizmin e tij dhe dashurine per Shqiperine dhe shqiptaret Dr. Velaj ka ditur ta brumose edhe tek bashkeshortja e tij Rina, nje grua intelektuale me kulture te larte si vete bashkeshorti i saj si dhe dy djemte e tij Drini dhe Leka, njeri mjek dhe tjetri biznesmen i suksesshem.

    Dr. Velaj nuk eshte vetem babai i dy djemve te tij, ai eshte njeriu i dashur dhe i nderuar per gjithe shqiptaret e ndershem dhe patriota. Ai eshte biri i shtrenjte i shqiptarise, sepse gjithe jeten e tij ne emigracion nuk ka pushuar asnjehere se shkruari, se punuari dhe se ndihmuari per ceshtjet e medha te kombit tone.
    Para disa viteve z. Velaj shkruajti nje liber per Social Security, duke u ardhur shqiptareve ne ndihme per te patur njohuri me te gjera ne sistemin ekonomik shoqeror, ndersa vitin qe kaloi botoi nje broshure tjeter "Testamenti", duke na ardhur te gjitheve ne ndihme per te patur njohuri me ligjet federale dhe shteterore amerikane ne lidhje me testamentin.

    Keto libra Dr. i nderuar i ka shperndare falas gjithe shqiptareve, shoqatave bamirese (jo fitimprurese) dhe institucioneve fetare ne SH.B.A.
    Duke u njohur me jeten, vuajtjet, aktivitetin e te nderuarit Dr. Selahedin Velaj e kupton perseri se bijte e ndershem te Shqiperise jane dhe do te mbeten te pavdekshem.
    Dr. Velaj eshte simboli i Diaspores Shqiptare ne Sh.B.A.
    Rrenia e komunizmit ne Shqiperi ishte endra e Dr. te nderuar qe, sic e thote edhe vete: "Nuk mund te ikja nga kjo jete pa e pare te cliruar vendin tim nga vampiri komunist".
    Kjo ender e madhe dhe e hereshme qe iu realizua beri, qe menjehere pasi Shqiperia u clirua nga vampiret, Dr. Selahedini te fluturonte drejt vendit te tij qe kishte shume vite pa e pare me mallin e madh qe ia kishte djegur shpirtin.
    Ai shkoi atje, jo te perfitonte nga rasti qe sipas shprehjes popullore (o burra, u be deti kos, dhe te shpejtojme me nga nje luge kush te marre me pare). Ai shkoi atje me nje mision humanitar, te ndihmoje popullin dhe vendin e tij te vuajtur me ato ndihma qe ia lejonte mundesia e tij financiare dhe ia arriti qellimit me ndihmat e tij qe kapnin shumen e dhjetera mije dollareve, mes atij korrupsioni dhe varferise qe kalonte vendi yne ne ato vite...
    Dr. S. Velaj eshte nje intelektual qe zoteron disa gjuhe te huaja. Ka qene dhe eshte kerkues ndaj vetes dhe te tjereve. Ka pasur nje etje te madhe per te studjuar, etje te cilen e trashegojne edhe dy djemte e tij.
    Ne biseda te ndryshme me njerez qe njohin Dr. Selahedinin te thone ne koifidence se ai njeri eshte Nderi i Kombit tone. Njerez te tille si Ai ka edhe te tjere ne komunitetin tone, patriotet e vertete, emigrantet e hershem politike.
    Gjithashtu Dr. Selahedinin e njohin edhe si vellai i Mandeles Shqiptare, pas Mandeles se Afrikes. Jo vellai i atyre te vetequajtur Mandela, por i Mandeles se vertete shqiptare.
    Megjithese ky eshte fakt, Doktori asnjehere nuk eshte munduar t'a shfrytezoje kete per interesat e tij.
    Dr. Selahedin Velaj e ka te veshtire te flase per veten e tij, madje nuk i pelqejne koplimentet e teperta qe njerezit servila mundohen t'i bejne per aresye te ndryshme.
    Pas insistimit tim per te dhene nje interviste per gazeten Illyria, me ne fund doktori e pranoi me kenaqesi, duke shprehur njekohesisht interesin qe ka per te lexuar dhe respektin per kete gazete.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow Interviste me Dr. Selahedin Velaj

    Interviste me Dr. Selahedin Velaj

    - Dr. Selahedin! Mund te jepni ju lutem nje interviste per lexuesit e gazetes Illyria?

    - Me gjithe qejf zoti Simsia, sepse une jam lexues i rregullt i kesaj gazete, te cilen edhe e vleresoj, por me pare se te fillojme intervisten une dua te them dicka tjeter.
    Shpesh ne kete gazete une lexoj shkrime te ndryshme me nivel te larte nga dy gazetaret e nderuar te kesaj gazete, Dalip Greca dhe Ruben Avxhiu.
    Megjithese eshte nje pune e lodheshme, keta dy njerez jane te palodhur, te cilet duhen vleresuar. Gjithashtu kam lexuar edhe nga Ju personalisht shkrime dhe intervista te ndryshme qe keni bere me njerez te ndryshem te botuara ne kete gazete dhe gjithmone kam menduar: Keta njerez germojne dhe shkruajne per ne, por edhe dikush nga ne duhet te kujtohet nje dite e te shkruaje per keta njerez... Megjithese koha eshte e jona dhe e kemi perpara per ta bere nje gje te tille.
    Megjithese nuk e kam pare te aresyeshme te shkruaj gjithshka per jeten time, pasi, asgje e jashtezakonshme nuk me ka ndodhur qe t'u interesoje te tjereve.
    Prej kohesh miq dhe shoke kane kerkuar mendimin tim te shkruajne dicka rreth meje.
    Tani vone, miku im, zoti Pierre-Pandeli Simsia me ka kerkuar, madje me insistim, te shkruaje pak fjale per jeten dhe aktivitetin tim.
    Megjithese celesat e aktivitetit te jetes sime dhe te biografise sime i kam une, dua ta pergezoj kete zoteri qe arriti te me binde mua, qe t'i jap kete "celes" per te hyre e te marre pak nga aktiviteti i jetes sime.
    M'u desh t'ia plotesoj kerkesen.
    Si mundet nje njeri te mos i bindet nipit apo sternipit te Baba Tomorrot nga Berati?! Zoti Simsia per dhuntine e tij te te shkruarit ka mundesi te jete fis me bejtexhinjte...
    Te me fale lexuesi i gazetes, por kjo eshte dhe nje deshira ime te shpreh ate qe ndjej, meqenese me jepet rasti ne kete interviste dhe besoj se gazeta Illyria do pranoje per t'i botuar keto rreshta.
    Tani urdheroni zoteri, mund te vazhdoni me pyetjet.

    - Dr. Selahedin! Si gjithmone neper intervista edhe tani me Ju dua ta filloj me te njejten pyetje: Mund te na thoni ju lutem, kush eshte zoti Selahedin Velaj?

    - Kam lindur ne qytetin e bukur dhe bregdetar, ne ate qytet qe, megjithese kam vizituar shume vende te botes, per mua mbetet qyteti me i bukur dhe me i dashur, Vlora turistike.
    Vij nga nje familje me tradita patriotike dhe atdhetare, tradite kjo, e trasheguar nga te paret tane edhe tek ne femijte e familjes Velaj.
    Ne familjen time ne kemi qene kater vellezer dhe nje moter.
    Ne Vlore kalova femijerine dhe rinine time, kohen me te kendeshme te jetes. Atje fillova shkollen fillore deri ne perfundim te shkolles se mesme. Ne shkolle gjithmone kam qene nxenes i shkelqyer.

    - Doktor, mund te na thoni ju lutem, cilat ishin aresyet qe ju u larguat nga atdheu?

    - (Psheretin) Pyetje shume prekese kjo zoteri. Jeta nuk rrjedh gjithmone drejt si uji i mullirit. Ajo ka kthesat dhe te papriturat e saja.
    Me rrezimin e boshtit Nazi-Fashist, ai regjim barbar u zevendesua me nje rregjim me te tmerrshem qe ka pare historia dhe populli shqiptar, rregjimi komunist i Hoxhes.
    Meqenese aleatet u vendosen ne Yalta, me qellim qe Ballkani te mbetej ne influencen e Sovjetikeve, per nacionalistet nuk kishte rruge dalje tjeter, vecse te largoheshin perkohesisht nga atdheu.
    Komiteti Qendror i Ballit Kombetar qe ishte vendosur me seli ne Shkoder me ne krye Mit'hat Frasherin vendosi te largohej per ne Itali. Keshtu, ne fundin e Nentorit 1944 anetaret e K.Q. te Ballit e bashke me ta edhe nje grup te rrinjsh te tjere nacionalista u nisen ne Itali.
    Pas pak vjetesh une me disa te rrinj te tjere emigruam ne Kanada dhe ne 1954 erdhem ne SH.B.A.

    - Doktor! Nuk dua te pyes per veshtiresite e tua te para te emigracionit, sepse tani ato tashme dihen nga ne emigrantet, gjithashtu edhe Ju veshtiresite e tua te emigracionit i keni thene ne shkrime te ndryshme.
    Mund te na thoni si arritet te vazhdonit shkollen e larte ne emigracion?

    - Duke qene se aresyeja e lenies se atdheut ishte politike dhe jo ekonomike, nuk m'u duk e aresyeshme menyra, se si pjesa me e madhe e te rrinjve ne ate kohe iu futen punes dhe mjeshterise se kamarierit. Megjithese nje pozite e tille prodhonte te ardhura te mira ne ate kohe, pothuajse edhe sot, une nuk u influencova nga te ardhurat. Endra dhe deshira ime e madhe ka qene shkollimi dhe vazhdimi i shkolles.
    Sapo erdha ne Amerike fillova studimet ne "Rosevelt High School" dhe pasi e kryeva me sukses u regjistrova ne nje prej instituteve me fame "City College" dege e universitetit te qytetit te Nju Jorkut. Nga ai institut kane dale studente te shkelqyer te cilet me vone me punen e tyre fituan fame ne Amerike ne fusha te ndryshme.
    Ky institut atehere ishte "On a par" me Universitetin e Kolumbias.
    Pas tre vjet studime u diplomova me titullin Bachelor of Sciences, "CUM LAUDE", duke u perqendruar ne shkencat ekonomike dhe financiare.

    - Sigurisht, pas mbarimit te ketyre shkollave j'u hapen edhe dyert per te punuar ne profesionin tuaj te sapodiplomuar.

    - Sigurisht! Dyert u hapen me oferta punesimi profesional, sidomos kompanive te ndryshme financiare. Duke qene se ne vetvete kisha prirje ekonomike-financiare fillova e ta ushtroj kete profesion ne te njejten kompani per 35 vjet.
    Megjithese suksesi eshte gjithmone relativ endra ime u plotesua me se miri.
    Gjithmone kam qene kerkues ndaj vetes. Per t'u specializuar ne fushen financiare frekuentova "The American College of Life Underwriters" dhe pas kater vjetesh morra titullin Akademik "C.L.U."
    Me vone, me kalimin e kohes, megjithese i zene me pune dhe me profesionin tim e gjeta kohen per te vazhduar kurse te ndryshme financiare.
    Keshtu me punen dhe vullnetin tim arrita te behem anetar i "The International Ascociation of Registered", Financial Plamers. Inc. Kete vit m'u ofrua anetaresia ne "National Registered's WHO'S WHO in Exelutive & Professional, duke me nderuar, qe emri im te regjistrohet ne librin e posacem per vitet 2005-2006.

    - Doktor! Ju mbani titullin Akademik. Mund te na flisni pak me teper ju lutem?

    - Patjeter! Une kesaj pyetje do t'i shtoja shprehjen popullore: "Ku nuk rrjedh do pikoje" Sic e thashe edhe me siper, dashuria dhe vullneti per te mesuar nuk me kane munguar asnjehere, jo vetem per veten time, por kam pasur nje deshire dhe inisiative per t'u ardhur edhe te tjereve ne ndihme. Nisur nga keto per sa po ju flas, morra inisiativen te regjistrohem ne Universitetin Oriental ne Napoli, Itali. Keshtu, ne vitin 1972 morra titullin: Akademik Doktor Filozofie me rrezultatin shkelqyeshem 110/110.
    Duke marre shembull veten time dhe te te tjereve si miq dhe dashamires te aresimit, ne vitin 1965 kryesova me nje grup aresimtaresh, duke hapur shkollen shqiptare ne Nju Jork. Rezultati i shkolles prej 100 nxenesish ne ate kohe ishte i kenaqshem. Dhashe i pari shembullin tim, duke regjistruar ne ate shkolle dy djemte e mij, te cilet jo vetem u rriten me kulturen dhe traditen e bukur shqiptare, por qe edhe e flasin mjaft mire gjuhen e babait te tyre.
    Nese ndonjeri deshiron te dije me teper rreth asaj shkolle, mund t'i drejtohet revistes Koha Jone me rastin e 25 vjetorit.
    Revista u drejtua nga aresimtari i nderuar Lec Shllaku dhe shtypej ne Paris.

    - Doktor, Ju nder shoke dhe miq, si dhe ne pjesen me te madhe te komunitetit tone ketu njiheni si njeri aktivist dhe antikomunist i flakte.
    Do ishte ne ineresin e te gjitheve te dinim dicka rreth antikomunizmit tuaj dhe patriotizmit qe ju karakterizon.

    - Zoti Simsia! Po hyni shume thelle ne ndjenjat e mija me kete pyetje, te cilat edhe pse jam ne kete moshe, po me lendohet shpirti im, per ate cfare i beri rregjimi komunist shqiptar familjes sime. Nuk ka njeri ne bote te tregoje ate barbarizem te rregjimit gjakatar te Hoxhes, pervec atyre qe e vuajten mbi shpine ate barbarizem. Edhe TULE KUANI konsiderohet me pak barbar se Enver Hoxha.
    Regjimi gjakatar i Enver Hoxhes, sapo morri fuqine e shtetit shqiptar ne dore filloi te persekutoje (sic dihet) intelektualet dhe personalitetet me te njohura ne Shqiperi.
    Vellai im i madh Hulusi, i cili ne ate kohe ishte nendrejtor i Bankes Kombetare ne Vlore u akuzua nga ai rregjim si bashkepunetor ose kolaboratorist me amerikanet dhe per kete akuze, u pushkatua ne moshen e tij 38 vjecare.
    Vellai tjeter i mesmi Petriti vuajti 37 vjet ne burgjet dhe fushat shfarrosese. Eshte quajtur si i burgosuri Nr. 2 me gjatesi burgimi pas Mandeles se Afrikes. Vlora trime dhe heroike i ka dhene titullin "Mandela i Shqiperise".
    Vellai tjeter i vogel Fehmiu vuajti me teper se 15 vjet burg, ku ne trupin e tij u perdoren torturat nga me cnjerezoret.
    Pra sic po e degjoni edhe vete, ai rregjim barbar me shuajti pothuajse gjithe familjen time.

    - Doktor! Mund te na thoni ndonje aspekt nga jeta juaj gjate aktiviteteve per mbrojtjen e ceshtjes shqiptare dhe te shqiptarizmes ne pergjithesi?

    - Nje nga keto qe kerkoni ju eshte edhe kjo: Ne vitin 1977 me rekomandimin e nje miku, personalitet Republikan, une i shoqeruar nga i perndershmi Arthur Liolin, Kancellar i Kishes Ortodokse Shqiptare si dhe me editorin e "Diellit" zotin Xhevat Kallajxhiu shkuam ne Washington dhe u takuam me senatorin e shtetit te Connecticut, zotin Lowell Weichler.
    Aresyeja e kesaj vizite ishte te njoftonim senatorin per shqetesimin tone dhe te gjithe shqiptareve gjendjen kritike te popullit te Kosoves nen regjimin terrorist serb.
    Senatori pasi na degjoi me vemendje, e vleresoi takimin tone me te. Menjehere leshoi nje deklarate zyrtare ne shtetin e Connecticut me titull: "Titua flet ne te dy anet e gojes, prandaj nuk duhet besuar". Gjithashtu ky senator na krijoi mundesine te hynim e te bisedonim per shqetesimin tone edhe ne Departamentin e Shtetit. Edhe atje kur shkuam na mirepriten, duke na degjuar me vemendje per gjithe ato shqetesimet tona dhe ceshtjen shqiptare, qe ne i parashtruam atje.

    - Doktor! Per aq kohe sa une jetoj ketu ne SH.B.A. ju njoh edhe si autor i shume shkrimeve te botuara ne gazeta te ndryshme, si edhe disa libra qe jane botuar mbajne autoresine tuaj.

    - Ashtu eshte zoti Simsia. Kam shkruar shpesh artikuj neper gazeta te ndryshme, sidomos edhe ne kete gazeten Illyria per ceshtje te ndryshme dhe per t'i ardhur ne ndihme shqiptareve per ceshtje dhe probleme te ndryshme. Edhe libra dhe broshura kam shkruar.
    Para disa vjeteve me eshte botuar nje liber i vogel mbi te drejtat qe u takojne shqiptareve ketu ne Amerike, prej sistemit ekonomi shoqeror "Social Security".
    Vitin qe kaloi, pra ne 2004 u botua "Testamenti", per te cilin shkruajtet edhe Ju ne gazete, si dhe nga miq e shoke, te njohur e te panjohur nuk me munguan pergezimet dhe falenderimet.
    Gjithashtu eshte edhe nje liber tjeter prej 100 faqesh, i cili u vjen ne ndihme te rrinjve qe nderojne profesionin. Libri stervites eshte shkruar ne shqip, i cili mund te perdoret ne Prishtine dhe ne Tirane.
    Kam shkruar gjithashtu nje liber tjeter humoristik dhe sarkastik me titull: "The Plastic Tongue". Ky liber flet per pjesen me te madhe te amerikaneve si njerez pa kurrfare shije per ushqimin. Libri tregon, se cdo gje ka perparuar ne Amerike, me perjashtim te Artit Kulinar, sepse per shumicen e amerikaneve cdo ushqim eshte "Delicious", pasi gjuha e tyre "plastike" nuk e dallon shijen e mire dhe te keqe te ushqimit.
    Gjithashtu edhe keto kohet e fundit eshte edhe rasti i Albanologut te ri japonez, Prof.Dr. Kazuhiko Yamatos.
    Ky njeri i nderuar me autorizoi te perktheja vepren e tij mbi Kanunin, qe eshte i nje rendesie te madhe.
    Megjithese pata pak lodhje ne perkthimin e ketij libri, sepse me duhej te "shtrydhja" me se gjashteqind mije fjale ne gjuhen angleze ne gjashtedhjete mije fjale ne gjuhen shqipe, ia dola mbane.
    Ketij perkthimi dua t'i pershtas ate shprehjen spanjolle qe thote: "Espanol Torcido", qe me perkthimin tim thuhet: "Shqipe e terthorte".
    Libri qe perktheveva "Struktura Etike e Kanunit dhe Nenkuptimi i saj Kulturor", sapo doli nga shtypi keto dite.
    Meqenese ky liber ka vlera te larta, mendoj ta perkthej edhe ne gjuhen italiane.
    Nje liber tjeter qe kam pergatitur per shtyp, eshte nje veper e shkrimtarit te njohur spanjoll Pio Baroja.
    Libri eshte shume zbavites. Pershkruan aventurat e nje te riu, Vaskes dhe titullohet: "Zalacain El Aventureco".

    - Dhe se fundi Dr. Deshironi te thoni dicka per gazeten Illyria dhe lexuesin e saj?

    - Sic e thashe qe ne fillim te kesaj bisede gazeten Illyria e lexoj rregullisht dhe e vleresoj per punen e saj qe bene, per shkrimet, per asnjeanshmerine e saj.
    Nje vleresim te vecante dua te jap per dy zoterinjte e nderuar qe punojne pa u lodhur me ore te zgjatura, Dalip Greca dhe Ruben Avxhiu.
    Vleresime gjithashtu dua te jap per gjithe Ju te tjeret, nga shtete te ndryshme brenda dhe jashte Amerikes, qe me shkrimet tuaja ndihmoni gazeten, ne te njejten kohe na informoni edhe ne, lexueseve, komunitetin shqiptar me njerez, ngjarje, personalitete te ndryshme.
    Lexuesit te nderuar te gazetes Illyria i uroj lexim te kendshem dhe te mos shkeputet asnjehere se lexuari kete gazete. Ndjej nje lumturi shpirterore kur lexoj ne gazete, se si djem e vajza te zgjuar te races se bukur shqiptare, studjojne dhe dalin me rezultate te shkelqyera ne universitetet e ndryshme dhe me emer ne Amerike.
    I uroj fat dhe mbaresi Shqiperise dhe gjithe shqiptareve kudo qe jane.

    - Edhe une ju falenderoj me gjithe shpirt Dr. Selahedin per kete bisede te ngrohte dhe shume interesante qe beme bashke dhe besoj se te njejtat falenderime ua japin te gjithe lexuesit e gazetes Illyria.
    Ju uroj shendet dhe mbaresi.

    Pierre-Pandeli Simsia
    New York
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Tema tė Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  5. Janullatos: Nuk ka pėrparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •