Bardhi kërkon konstituimin e Tuzit komunë e pavarur për mbarë territorin e Malësisë
Ulqin, 21 qershor - Kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhi kërkoi dje në Ulqin konstituimin e Tuzit komunë e pavarur për mbarë territorin e Malësisë, e jo komunë urbane e Podgoricës, siç është përcaktuar nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve. Ai tha se Lidhja Demokratike në Mal të Zi ka kohë që kërkon, që studimet në katedrën e shqipes në Universitetin e Podgoricës të dislokohen në Ulqin.
Krijoni Kontakt