Shqiperia ,nje vend me perqindjen e popullsise me te madhe myslimane, ku dy postet e saj me te larta te udheheqjes, sic eshte presidenti dhe kryeministri, ti kete te krishtere. Mendoj se kjo, nuk eshte rastesi por eshte intrige e politikes socialiste, e cila dhe ardhjen ne pushtet me ane te mekanizmave te padukshme apo te dukshme ,injoroi fene islame dhe e bashkengjiti ate si themel per ngritjen e terrorizmit ne Shqiperi. Ndoshta kjo ndodh edhe per shkak te infiltrimit te disa elementeve keqberes ne rradhet e kryesise se bashkesise islame, te cilet per interesat e tyre personale jane gati te sakrifikojne edhe fene e tyre, nese e kane patur ndonjehere ate. Jane pikerisht keta qe nuk e ngriten zerin njehere e te thone se feja islame nuk eshte vec te shkosh ne xhami e te falesh ,por me librin e saj te shenjte Kur’anin ,I cili sherben si nje kushtetute per tere njerezimin na hap syte te jemi vigjilente dhe ne jeten kulturore ,sportive, fetare, politike etj. Ishte pikerisht profeti I zotit Muhamedi, ai I cili hodhi bazat e politikes moderne boterore , ndonese bota e krishtere sot e shperfill haptazi nga xhelozia , dhe merr si baza shkollimi ndikime politike te qyteterimeve te lashta gati pa rendesi ne krahasim me ate islame.
Kam qene present ne faljet e te premteve kur imamet e xhamive me te drejte sensibilizuan besimtaret myslimane me ate qe po ndodhte ne te vertete ne kominitetin e tyre. Me pak fjale por me shume vend gjithcka qe u tha kishte baza e argumente gje e cila jo me pak dhimbje u pertyp nga kreu I bashkesise islame gje e cila beri qe situate te degjeronte me tej dhe imamet e xhamive te perfundonin ne dyert e antiterrorit. Personalisht si besimtar mysliman qe jam smund ta pertyp dot kete fakt ku e drejta e fjales nuk merret parasysh vetem tek ata qe shqiptojne se ska zot tjeter vec allahut dhe se muhamedi eshte I derguari I tij. Mendoj se ka ardhur koha te dashur vellezer e motra myslimane te tregojme se 70% myslimane nuk jane vetem mbiemrat tona me permbajtje islame , por edhe zemrat tona, dhe se nuk ka me vend ne to per abuzime sic ka ndodhur deri me sot. Behuni pra ate gjithe ju o besimtare tregues te asaj qe nuk eshte islami vetem simbol I mjekrres apo I perces sic na thone rendome por eshte I zhvillimit I shkences e politikes e gjithckaje tjeter qe na ben te jemi krenar ne ate qe besojme.