Në Argjentin është arrestuar krimineli i luftës në Kosovë
Serbi Nebojsha Miniq, i kapur disa ditë më parë në Argjetinë, mbahet në rregjim spitalor. Ai filloi të ballafaqohet me akuzën për krime lufte në Kosovë dhe pritet të ekstradohet nga ky vend pasi u arrestua kyr hyri ne Argjetinë me dokumente fallso
Esktradimi i kriminelit Miniq - ish komandat i një stacioni policor në Kosovë do të kryhet pasi është vërtetuar se ai ka dhëne udhrëdher direkt për pushkatimin e 41 fshatarëve shqiptar në afërsi të Pejes me 1999 në Kosovë. Drejtoria Kombëtare e Emigracionit dje deklaroj, me anë të Ministrit të Drejtësisë se forcat e Sigurisë në Mendoza po e mbajnë në arrest Miniqin. Alfredo Cornejo dhe Drejtori i Zyres Kriminale Perez Botti thanë se " Autoritetet kombëtare të Emigracionit në Argjetinë mblodhën rreth 18 prova, të cilat rezultojnë se i arrestuari është shtetas i Serbisë Nebojsha Miniq".
Vendimi për ta arrestuar dhe ekstraduar 40 vjeçarin serb, është i bazuar në "hyrjen ilegale në këtë vend" dhe në "krime të rënda ndaj njerezimit". Sot, ai paraqitet para trupit gjykues federal në Mendoza, deri sa Drejtoria Kombëtare e Emigracionit, do të vendos se kur do të ekstradohet, dhe kujt do t'i dorëzohet krimineli serb Nebojsa Miniq-, Gjykatës së Hages, autoritetve të UMNIK-ut, apo atyre serbe.
Miniq, pas luftës, thuhet se ka qëndruar shumë kohë i fshehur nëpër male në Ballkan - deri sa ka siguruar disa dokumente fallso të hyjë fillimisht në Kili. I pyetur nga polica e Argjetinës, krimineli Miniq ka thënë se " Ajo ishte luftë dhe unë do të luftoja", tani erdha këtu theksoj kanali 7 i Mendozes me një pasaport fallso të shpëtoj jetën, pasi jamë i sëmurë me AIDS - SIDA dhe Kancer.
Nebojsha Miniq qëndronte i fshehur në këtë vend për shumë kohë, deri sa më në fund policia në Argjentinë kumtoi javen e kaluar se i quajturi Nebojsha Miniq, është një serb shumë i kerkuar për shkak të krimeve të tija të luftës në Kosovë. Tani, është arrestuar në vend.
Të njejtat burime zyrtare argjentinase thanë nga ky vend se Miniqi u zu në qytetin Mendoza në veriperëndim të Argjentines, 90 kilometra larg kryeqytetit para 12 ditesh pasi që një person e kishte identifikuar atë më parë pasi e kishte parë fotografinë e tij në internet dhe kishte njoftuar menjeher policinë sekrete. Policia e Argjentinës pas arrestimit e vërtetoj identitetin e të arrestuarit vetëm pas dërgimit të shenjave të gishtërinjëve nga Beogradi kishte mundur policia te vertetoi identitetin e tij.
Sipas raportit Miniq kishte shkuar ne Argjentinë nga Bolivia nëpërmjet Kilit. Ai po kurohet nën mbikqyrje në një spital të Menduzës për shkak se vuan nga kanceri dhe Aidsi. Sipas organizatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dyshohet se Miniq ka marrë pjesë në një masakër në maj të vitit 1999 ku janë ekzekutuar 41 shqiptarë.
Krijoni Kontakt