LAÇ/ I arrestuari 55-vjeçar kishte përdhunuar edhe në 1985
Përdhunon 11-vjeçaren, pranga maniakut seksual
LAÇ/ Roland Nikolli
E ka mashtruar duke i falur para dhe më pas e ka përdhunuar në kasollen e bagëtive. Viktimë e dhu-nës fizike dhe seksuale e 55-vjeçarit, Mark Shkorreti, ka qenë një 11-vjeçare nga qyteti i Laçit.
Gjendja e dobët ekono-mike dhe mosha e mitur nuk e ka lejuar të miturën që të kuptojë qëllimet e 55-vjeçarit. Pas përdhunimit shtazarak, ajo bashkë me familjen ka bërë denoncimin e maniakut, pedofilit në polici, e cila brenda pak minutash i ka vënë prangat atij. Kjo do të ishte hera e dytë që Shkorreti, do të arrestohej nën të njëjtën akuzë, pas një tjetër ngjarjeje të ngjashme në vitin 1985.
“Kemi arritur të gjejmë gjurmë të sakta shkencore në plevicën ku është kryer përdhunimi i 11-vjeçares” janë shprehur burime nga Policia e Kurbinit, e cila ka arrestuar Shkorretin në banesën e tij. “Në vendngjarje janë gjetur edhe gjurmë gjaku nga dhuna seksuale që është ushtruar ndaj të miturës” kanë vazhduar më tej burimet policore, të cilat saktësojnë se tashmë Shkorreti nuk ka asnjë mundësi t’i bëjë bisht dënimit. Gjithnjë sipas policisë, e cila është njohur me rrëfimin e vajzës, prej kohësh Shkorreti i falte para vajzës, e cila i pranonte pasi ishte në një gjendje shumë të keqe ekonomike. Herën e fundit ai i kishte falur 500 lekë të reja dhe e kishte ftuar në shtëpi. Duke e përngjasuar me figurën e gjyshit për nga mosha, ajo e ka pranuar ftesën e Shkorretit dhe ka shkuar në banesën e tij, në “Lagjen 6”. Por sapo janë futur në oborr, 55-vjeçari e ka marrë me forcë 11-vjeçaren dhe e ka futur në kasollen e bagëtive. Aty ka nisur ta prekë në pjesë intime. Por, kur ka hasur në kundërshtimin e saj, ai ka nisur ta qëllojë dhe ta rrahë duke realizuar qëllimin e tij; përdhunimin e vajzës. Më pas ai e ka lënë vajzën të shkojë në shtëpi, ku gjendja depresive e 11-vjeçares ka tmerruar prindërit e saj. Vajza, nxënëse në klasën e pestë, mes ngashërimeve u ka treguar prindërve për atë që kishte ndodhur. Me vajzën për dore ata kanë mbërritur sa hap e mbyll sytë në komisariatin e policisë, ku dhe kanë bërë denoncimin për ngjarjen në fjalë. E ndërkohë që, forcat e policisë sillnin në komisariat Shkorretin e prangosur, mjeku gjinekolog kishte vërtetuar tashmë se vajza ishte dhunuar seksualisht dhe fizikisht. Edhe gjatë kontrollit që është bërë në banesën e Shkorretit janë gjetur shenja të dhunës, që ky i fundit ka ushtruar ndaj vajzës 11-vjeçares. Tashmë mbi Shkorretin rëndon akuza e “mashtrimit dhe e përdhunimit të një miture”. Dosja do t’i kalojë Prokurorisë së Rrethit, e cila me provat e grumbulluara nuk do ta ketë shumë të vështirë të dënojë 55-vjeçarin, përsëritës në krim.
Shkorreti, perdhunues edhe ne 1985
Emri i Mark Shkorretit ishte shënuar edhe vitë më parë në skedarët e policisë. Ka qenë sërish denoncimi i një vajze, por këtë herë mbi 18 vjeç, e cila ka kallëzuar përdhunimi që kishte kryer ndaj saj Shkorreti. Dënimi në vitin 1985, kohë kur ka ndodhur krimi ka qenë mjaft i rëndë, 17 vjet burg për të. Por pas viti 1990, Shkorreti është lënë i lirë nga organet e drejtësisë.
Krijoni Kontakt