KONFLIKTET ETNIKE DHE KISHA ORTHODHOKSE
- Nga 3 deri nė 5 nėntor 2002, hierarkė, klerikė, teologė dhe studentė etj., nga tradita tė ndryshme tė krishtera, u mblodhėn nė "Holy Cross", shkolla e njohur teologjike e Kishės Orthodhokse tė Amerikės dhe diskutuan rreth temės: "Kishat Orthodhokse nė njė botė pluraliste ". Veprimtaria kishte si bashkėorganizator Kėshillin Botėror tė Kishave, nė bashkėpunim me Institutin Teologjik tė Bostonit dhe Universitetin e Harvardit.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė pėrfaqėsohej nga Mitropoliti i Korēės, Hirėsia e Tij Joani, i cili mbajti kumtesėn "Konfliktet etnike dhe Kisha Orthodhoksė" tė cilėn po e botojmė -
I.
Shekulli 21 me globalizimin, teknologjitė e reja, humbjen e vlerave tradicionale, pluralizmin kulturor dhe fetar, paraqet sfida tė ndryshme pėr tė gjithė komunitetin njerėzor nė pėrgjithėsi dhe nga kėto sfida, pa dyshim, nuk mund tė pėrjashtohet edhe Kisha Orthodhokse. Asaj i duhet qė tė pėrballohet me kėto sfida jo vetėm thjesht pėr t'u mbrojtur, siē fatkeqėsisht ka ndodhur shpesh, por edhe tė gjejė zgjidhje origjinale dhe krijuese si pjesė e pėrgjegjėsisė sė saj globale. Nė pėrgjithėsi, Kisha Orthodhokse, shpesh herė edhe nga vetė anėtarėt e saj, ėshtė vlerėsuar duke u mbėshtetur kryesisht vetėm nė historinė e dy shekujve tė fundit tė saj, si njė Kishė e lidhur ngushtė me njė kulturė tė vetme, nė njė vend tė caktuar gjeografik dhe tė interesuar vetėm pėr tė shkuarėn. E parė vetėm nė kėtė aspekt, unė mendoj se i bėhet njė padrejtėsi e madhe traditės sė pasur tė kėsaj Kishe.
Nė fakt, historikisht, Kisha Orthodhokse ka lindur, ėshtė zhvillur dhe jetuar nė njė ambient pluralist dhe ekumenist. Nė perandorinė romane dhe mė pas atė bizantine, pėrfshirė kėtu edhe perandorinė osmane, ekumenizmi dhe globalizmi, qoftė edhe ai rajonal, ishte diēka e zakonshme. Kėshtu qė Kisha Orthodhokse, kishte njė mision global jo vetėm nė kuptimin doktrinal, por edhe jetonte nė njė botė globaliste dhe ekumeniste. Nacionalizmi dhe kuptimi i ngushtė etnik janė diēka e re nė Kishėn Orthodhokse tė popujve tė Ballkanit, dhe lidhen me ardhjen ideve nacionaliste tė shek. 19 nga njė intelegjencia e sekularizuar, e cila e pa Kishėn vetėm si njė mjet pėr tė arritur qėllimet e tyre nacionaliste, mėnyrė qė fatkeqėsisht edhe sot nuk ka ndryshuar. Fillimisht Kisha nuk ishte entuziaste nga kėto lėvizje sepse e ndjente qė ato nuk pėrkonin me natyrėn universale tė Orthodhoksisė. Por asaj, si shprehet At John Meyendorff, "I mungonte dukshėm forca intelektuale, dallimi teologjik dhe strukturat institucionale tė cilat mund t'i nxirrnin jashtė demonėt e revolucioneve nacionalė... Kėshtu patrikėt, peshkopėt dhe kleri i famullive - u bashkuan me kėtė lėvizje tė gjerė nacionaliste, duke u pėrfshirė direkt nė sukseset e saj politike por gjithashtu mė e rrezikshme - duke pranuar pozicionet e saj ideologjike".
Nė fillim kėto ide tė reja, duke zgjuar njė ndėrgjegje kombėtare, ndihmuan nė luftėn e popujve orthodhoksė tė Ballkanit pėr t'u ēliruar nga pushtimi turk dhe Kisha, duke pėrkrahur popullin e saj nė kėtė luftė, filloi tė merrte tepėr e mė tepėr njė karakter etnik. Kėshtu duke patur njė besim tė vetėm, besimi dhe kombi u lidhėn ngushtė dhe filluan tė mos dalloheshin nga njėri-tjetri, duke krijuar njė konfuzion tė kategorive. Dhe ky konfuzion pati koston e tij sepse mė vonė, nacionalizmi, qė nė fillim ishte dukur si njė forcė ēlirimtare dhe i ndihmoi kėta popuj nė ēlirimin e tyre kombėtar, u bė njė faktor ndarje dhe urrejtje. Madje nacionalizmi nuk ishte drejtuar vetėm kundėr popujve tė njė besimi tjetėr, qofshin kėta pushtues ose jo, por edhe kundėr kombeve tė tjerė tė tė njėjtit besim, sepse njė nacionalizėm i veēantė ėshtė i shurdhėr ndaj nacionalizmave tė tjera. Arsyet qė ai gjen pėr tė justifikuar nacionalizmin e tij nuk i pranon pėr tė tjerėt, duke u kthyer kėshtu nė njė konflikt etnik tė pandėrprerė.
Mbas rėnies sė komunizmit, nė shkatėrrimin institucional, ekonomik dhe politik dhe nė vakumin e madh moral dhe shpirtėror qė u shkaktua nga kjo rėnie, nacionalizmi ekstrem gjeti njė terren tė pėrshtatshėm. Grupime tė ndryshme politike u pėrpoqėn tė shfrytėzonin ndjenjat kombėtare dhe fetare pėr tė realizuar qėllimet e tyre politike, duke krijuar kėshtu njė vorbull tė madhe urrejtje, konfuzioni dhe vuajtjeje. Urrejta e madhe qė kishte karakterizuar luftėn e kiasave filloi tė zėvendėsohej nga njė urrejtje tjetėr: urrejtja etnike. Ėshtė me interes tė theksohet se grupet e nacionalizmit ekstrem u mbushėn nė masė tė madhe nga po ata qė mė parė kishin nxitur urrejtjen klasore. Gjithashtu luftrave tė tyre ata u pėrpoqėn t'i japin ndonjėherė edhe karakter fetar, duke dashur tė shfrytėzojnė, duke e deformuar, energjinė e madhe qė lind kur dikush mendon se po i preket besimi. Madje me shaka shumė njerėz nė Ballkan i kanė quajtur kėto luftra "luftrat fetare tė ateistėve".
Kėshtu qė njė nga sfidat mė tė vėshtira qė ka hasur dhe po has akoma edhe sot Kisha Orthodhokse ėshtė qėndrimi i saj nė lidhje me Konfliktet Etnike. Sidomos nė dekadėn e fundit pėrgjigjia ndaj kėsaj sfide po bėhet akoma edhe mė shumė urgjente, ngaqė nė shumė vende tė Ballkanit dhe tė Evropės Lindore ku pati dhe ka akoma konflikte etnike nga mė tė pėrgjakshmet, popullsia orthodhokse ėshtė me shumicė. Por edhe kėsaj here, Kisha Orthodhokse, si pasojė e njė persekutimi tė gjatė, u gjet e dobėsuar dhe e papėrgatitur. Madje nė disa raste pėrballė kėsaj sfide tė madhe ajo u gjet e tėrhequr nė tė. Ajo u gjet nė njė situatė pak a shumė tė ngjashme me situatėn kur filluan lėvizjet nacionaliste tė shekullit 19, ndonėse tani, akoma edhe mė keq, vendin e entuziasmit tė ēlirimit nacional, gjė qė e kishte lehtėsuar pjesėmarrjen e Kishės nė atė lėvizje, e kishte zėnė tashmė urrejtja e nacionalizmit ekstrem.
Por duhet pasur gjithmonė parasysh se kjo ėshtė njė ēėshtje komplekse, e cila nuk mund tė gjykohet thjesht dhe nė mėnyrė sipėrfaqėsore. Dhe pėr mė tepėr, kur flasim pėr Kishėn Orthodhokse, duhet tė kemi parasysh se ajo pėrbėhet jo vetėm nga nga hierarkia kishtare, por edhe nga njė masė e madhe orthodhoksėsh nominalistė, ku pėrfshihen individė tė ndryshėm me nivele tė ndryshme besimi dhe pėrjetimi tė besimit.
II.
Lidhjet ndėmjet Kombit dhe Kishės janė kompiekse dhe tė pandara, sepse anėtarėt e kishės janė pjesė e kombit. Ato bėhen edhe mė tė ndėrlikuara kur i gjithė kombi ėshtė pjesėtar i njė kishe. Por ndonėse ėshtė folur shumė, pėrsėri mbetet pėr tė folur rreth problemit tė raportit ndėrmjet identitetit kombėtar dhe Kishės. Prandaj nė sfidėn e madhe tė konfliktit etnik Kishės Orthodhokse i dubet tė flasė hapur dhe qartė dhe ta shpalosė mėsimin e saj tė ēmuar tek tė gjithė besimtarėt e saj. Asaj i duhet t'i ndėrgjegjėsojė ata pėr kuptimin orthodhoks tė Kishės, tė kombit dhe tė luftės, qė kėto tė mos mbeten vetėm ēėshtje tė rretheve tė ngushta tė teologėve dhe teksteve dogmatike tė Kishės. Le tė ndalemi pak nė kuptimin orthodhoks tė kombit dhe tė luftės, ngaqė konflikti etnik mbėshtetet nė deformimin e kėtyre tė dyjave.
a) Antropologjia e krishterė mbėshtetet nė Zbulesėn Hyjnore ku thuhet se Perėndia e krijoi njeriun sipas ikonės dhe ngjashmėrisė sė tij (Gjen 5:1). Mishėrimi i Zotit dhe vepra e tij shpėtimtare treguan se Perėndia nuk ėshtė vetėm Perėndia i Judejve por edhe i Kombeve (Rom. 3:29), kėshtu qė Kisha e themeluar nė kėto themele nuk i ndan njerėzit nė baza etnike ose klasore: nė atė "nuk ka mė as Grek as Jude, rreth-prerje dhe parrethprerje, Barbar, Skith, shėrbėtor apo i lirė, por Krishti ėshtė gjithēka dhe nė tė gjithė" (Kol. 3:11). Kėshtu qė Kisha nga vetė natyra e saj ėshtė universale dhe prandaj edhe mbikombėtare. Nė Kishė "nuk ka dallim ndėrmjet Judeut dhe Grekut" (Rom. 10:12). Mbi kėtė ngrihet edhe kuptimi i krishterė mbi kombin dhe racėn. Dėshmitė e Shkrimit tė Shenjtė si edhe tekstet e ndyshme tė krishtera apostolike dhe pasapostolike janė dėshmi e vetėdijės sė Kishės sė hershme. Letra e Diognetit nuk ėshtė vetėm njė nga dėshmitė mė tė vjetra tė kėsaj vetėdije, por edhe njė nga dėshmitė mė tė qarta. Mbitheksimi i kombit, madje ndonjėherė edhe mbi Kishėn, jo vėtėm qė ėshtė njė fenomen i ri, por ėshtė nė kundėshtim tė hapur me ethosin e orthodhoksisė dhe njė mohim i saj. Ky mbitheksim i nacionalizmit i ka bėrė dėme tė mėdha jetės kishtare dhe unitetit tė brendshėm tė Kishave Orthodhokse, ngaqė ka bėrė qė shpesh kėto Kisha tė shohin mė tepėr interesat kombėtare sesa tėrėsinė orthodhokse.
Madje mund tė thuhet, pa ndonjė teprim se, Kisha e Dhiatės sė Re u ngrit mbi gjakun e derdhur nga konflikti ndėrmjet kombit dhe universales. Judaizmi nuk e kuptoi misionin mesianik pannjerėzor dhe universal tė Krishtit. Kaiafa profetizoi dhe tha se; "Ju nuk kuptoni asgjė, as nuk mendoni se ėshtė nirė pėr ne tė vdesė njė njeri pėr popullin dhe tė mos humbasė gjithė kombi" (Joani 11:49-50). "Qė nga ajo ditė. pra, na tregon Ungjillori, ata vendosėn ta vrasin" (Joani 11:53). Dhe kėshtu pėr tė shpėtuar kombin ata kryqėzuan vetė Zotin. Arsyet, gjoja pėr tė shpėtuar kombin e vunė Kishėn e Dhiatės sė Vjetėr dhe Kryepriftin e saj kundėr Zotit. Kjo ngjarje na thotė shumė neve sot: le tė kemi kujdes dhe le t'i themi tė gjithė besimtarėve tane se shpesh herė arsyet gjoja pėr tė mirėn e kombit mund tė na vėnė edhe ne kundėr drejtėsisė dhe pse jo edhe kundėr vetė Zotit. Nuk ka qenė diēka e rrallė kur arsye pėr tė mbrojtur kombin dhe pėr njė pėrfitim afatshkurtėr tė tij kanė bėrė qė tė bėhen krime dhe padrejtėsi ndaj individėve apo kombeve tė tjerė. Dhe ēdo krim dhe padrejtėsi ėshtė njė rikryqėzim i Zotit tė Drejtėsisė. Tė gjithė ata qė kryqėzuan Zotin gjetėn disa arsye: Kaiafa arsyen e kombit; Pilati atė tė shtetit; ushtarėt atė tė disiplinės; populli sepse ashtu e mėsoi udhėheqja. Dhe kėshtu tė gjithė ata sė bashku vranė njė njeri nė tė cilin "nuk u gjet faj".
Ndėrsa Apostulli dhe Ungjillori i Kishės sė Dhiatės sė Re i pėrgjigjet profecisė sė Kaiafas se Krishti nuk vdiq "...vetėm pėr kėtė komb, por edhe pėr t'i mbledhur nė njė bijtė e shpėrndarė tė Perėndisė" (Joani 11:52). I gjithė njerėzimi u pa si bijtė e Perėndisė dhe asnjė komb i veēantė nuk mund tė kishte monopolin e virtytit e shenjtėrisė. Marrja e natyrės njerėzore nga Zoti thėrriste tė gjitha kombet pėr tė marrė pjesė nė trupin mistik tė Krishtit, nė "Njė Kishė, tė Shenjtė, tė Pėrgjithshme dhe Apostolike". Krishti pėrfshin gjithė njerėzimin dhe jo vetėm atė aktual, por edhe ata qė ishin dhe ata qė do tė vijnė. Krishti nuk ėshtė njė lider fisnor, autoriteti i tė cilit do tė lehtėsonte unifikimin kombėtar, por Perėndia, qė na shpėton nga mėkati dhe vdekja. Njė Krisht i kufizuar vetėm nė njė etni apo njė grup etnish, ose vetėm nė njė periudhė apo disa periudha tė historisė, do tė ishte njė Krisht i gjymtuar.
Tė duash kombin tėnd nuk do tė thotė tė urresh dhe tė pėrjashtosh tė tjerėt. Nuk mund t'i shėrbehet njė kombi duke dėmtuar njė tjetėr. Interesi i njė vendi apo i njė kombi nuk mund tė vihet mbi drejtėsinė. "Kush janė interesat vendit tonė, thotė Lactantius nė Institucionet Hyjnore, veēse shqetėsimet e njė shteti apo kombi tjetėr? Madje jo vetėm qė kombi nuk ndihmohet nga kjo gjė, por pėrkundrazi ajo do tė kthehet nė dėm tė tij. Letra e patrikut Tikon, drejtuar besimtarėve orthodhoksė tė Rusisė, tregon se qėndrirni i Kishės nė lidhje me raportin ndėrmjet kombit e drejtėsisė nuk ka ndryshuar, megjithė deformimet qė mund te kenė ndodhur nė kohė tė veēanta.
b) Nga pikėpamja e Kishės Orthodhokse, pėrvoja e luftės dhe kuptimi i saj ėshtė diēka komplekse dhe shumė e larmishme. Ndonėse nė tė gjitha kohėrat Kisha i ka thirrur bijtė e saj ta duan atdheun e tyre tokėsor dhe tė mos kursejnė as jetėn pėr ta mbrojtur kur ai ėshtė nė rrezik, ndonėse Kisha i ka nderuar shenjtorėt-luftėtarė, ikonat e tė cilėve mbaheshin nė betejė nga ushtarėt duke kėnduar: "Jepu fitore tė krishterėve kundėr barbarėve", pėrsėri nė Kishėn Orthodhokse nuk ka ekzistuar ndonjėherė ideja e njė "lufte tė shenjtė" dhe madje as e "luftės sė drejtė". Nė Etėrit e Kishės sė Lindjes dhe nė traditėn kanonike tė Kishės Orthodhokse nuk gjendet ndonjė shpjegim etik pėr "luftėn e drejtė". Nga pikėpamja orthodhokse, lufta ėshtė njė mėkat dhe njė e keqe, e kundėr kėtij mėkati dhe tė keqeje Kisha duhet tė luftojė. Nė mė tė mirėn e rastit lufta mund tė jetė njė e "keqe e domosdoshme", ndonėse edhe ky term sjell shumė vėshtirėsi dhe nuk ėshtė i saktė. Le tė kujtojmė se edhe nė Dhiatėn e Vjetėr, tė mbushur me luftra dhe gjakderdhje, Perėndia nuk e lejoi Davidin tė ndėrtonte Tempullin e tij sepse ai kishte derdhur shumė gjak, duke treguar me kėtė se nė gjakderdhjen nuk ka asgjė tė shenjtė apo tė drejtė(l Kronikat22:7-8). Nė kanonet qė rregullonin jetėn e klerit Kisha ruante njė standart ideal tė asaj qė duhet tė ishte dhe qė ndoshta shpesh ishte e vėshtirė tė ruhej pėr laikėt, si pasojė e dobėsisė njerėzore. Kėshtu qė pėrjashtimi kanonik i klerit nga ēdo veprimtari ushtarake ndonėse kjo veprimtari i lejohej laikėve, tregon qėndrimin etik tė kishės sė hershme pėr luftėn. Krishterimi i parė dėnonte ēdo lloj pėrdorimi tė dhunės. Nė shkrimet e Tertulianit, Origjenit dhe tė gjithė apologjistėve nė pėrgjithėsi dėshmohet haptas pėr mospėrdorimin e dhunės. Shėn Vasili i Madh i vendoste njė dėnim kishtar personelit ushtarak qė kishte marrė pjesė nė luftė. Dhe ndonėse vrasja nė luftė nuk konsiderohej njė vrasje kriminale, siē shihet nga kanoni i Shėn Vasilit, nė tė nuk shihej ndonjė gjė "e shenjtė" apo "e drejtė" dhe pjesėmarrėsve nė tė i ndalohej kungimi pėr tre vjet, pėr tė treguar se edhe nėse ata nuk shiheshin si vrasės, pėrsėri ata kishin nevojė pėr pastrim pėr tė takuar Zotin. Tė krishterėt predikonin ta mundnin tė keqen me anė tė sė mirės dhe nė vend tė luftės lutjen dhe fuqinė e Perėndisė. Nė perandorinė e krishterė, ndonėse ushtria mbahej pėr tė mbrojtur shtetin dhe pėr tė luftuar kundėr barbarėve, pėrsėri lufta shihej si njė e keqe e domosdoshme dhe kurrė nuk u zhvilloi njė doktrinė e "njė lufte tė drejtė". Mbas shkatėrrimit tė perandorisė bizantine dhe mė vonė, pas shkatėrrimit tė perandorisė osmane, kur u formuan kishat autoqefale kombėtare, nėn influencėn e ndjenjave kombėtare lufta u pa nė njė karakter mė pozitiv. Ndonėse pėrsėri nė Kishėn Orthodhokse nuk pati ndonjė doktrinė tė "luftės sė shenjtė" apo "tė luftės sė drejtė", pėrsėri nuk pati zėra tė fortė kundėr luftės, nga qė pati njė ngatėrrim tė kategorive, ku u ngatėrrua kombi me fenė. Vitet e fundit janė ngritur mė shumė zėra kundėr pėrdorimit tė fesė nė luftrat etnike tė Ballkanit. Njė nga zėrat mė tė fortė ėshtė ai i Kryepeshkopit Anastas tė Shqipėrisė, moto e tė cilit "vaji i fesė nuk duhet tė pėrdoret kurrė pėr tė ndezur konfliktet, por pėr tė zbutur zemrat dhe lehtėsuar plagėt", ėshtė bėrė tashmė njė pohim klasik jo vetėm nė Orthodhoksi, por edhe mė gjėrė.
III.
Nė kėtė kohė globalizimi, fatkeqėsisht edhe uniformizimi, shumė vlera tradicionale shihen tė rrezikuara. Njė nga kėto ėshtė edhe ndijimi i rrezikimit tė identitetit kombėtar, qė shpesh shėrben si burim i lindjes sė frikės nga tė tjerėt dhe i ndjenjave nacionaliste. Dhe kėto ndjenja nacionaliste mund tė shkaktojnė fenomene tė dėmshme si ksenofobia dhe armiqėsitė ndėretnike, tė cilat mund tė ēojnė nė kufizimin e tė drejtave tė individėve apo kombeve, nė persekutime, nė luftra dhe nė shfaqje tė tjera tė dhunės.
Zgjidhja e kėtij problemi duhet gjetur brenda mesazhit tė krishterė. Misioni i krishtėrimit dhe i vlerave tė tij ėshtė mision global dhe nuk duhet tė trembet nga ēdo lloj globalizimi. Sėmundjes sė globalizimit sekular dhe tė humbjes sė vlerave duhet t'i pėrgjigjet jo duke u tėrhequr, qoftė edhe nė strehimin etnik dhe kombėtar, por me mjekimin e misionit tė tij universal. Njė i krishterė i vėrtetė nuk mund tė ndjehet i rrezikuar etnikisht, sepse globalizmi i krishterė nuk e rnohon etnicitetin. Misioni globalist i krishtėrimit nuk ėshtė uniformiteti por uniteti.
Ndonėse Kisha nuk e mohon etnicitetin, sepse mohimi i saj do tė mohonte vetė misterin e personit dhe veēantinė e ēdo individi, pėrsėri ajo e kapėrcen atė. Kisha duhet ta shohė kombin dhe luftėn sipas vlerave tė saj saj absolute dhe tė pėrjetėshme: tė gjitha vlerat e tjera, kushdo qofshin dhe sado bukur tė motivohen janė mė tė vogla dhe relative. Ndėrsa Zbulesa Hyjnore dhe jeta nė Krishtit nėpėrmjet mistereve tė Kishės janė absolute. Prandaj ēdo vlerė tjetėr relative qė cėnon vlerėn absolute nuk duhet pranuar nga Kisha.
Nė konfliktet etnike Kisha duhet tė ketė njė zė tė fortė profetik dhe me urtėsi duhet ta diagnostikojė sėmundjen, kur shikon se nė popullin e saj, ose nė njė tjetėr, kanė zėnė vend lėvizjet e sėmura nacionaliste, tė motivuara dhe tė ushqyera nga urrejtja. Nė urrejtjen etnike, nga ku lind racizmi dhe fashizmi, Kisha nuk mund tė tolerojė. Ajo duhet tė luftojė pa mėdyshje kundėr kėtij demoni tė urrejtjes. Njė dashuri e vėrtetė pėr kombin do tė thotė qė duhet kuruar sėmundja. Dhe ajo nuk mund tė kurohet nėse nuk diagnostikohet. Ashtu si njė mjek i devotshėm qė kėrkon ta shėrojė tė sėmurėt, pa u merakosur se ēfarė do tė mendojė i sėmuri pėr tė, ashtu edhe njė kishė e motivuar nga dashuria e vėrtetė pėr kombin dhe njerėzit e saj, me fuqinė profetike tė Shpirtit tė Shenjtė, duhet t'i thotė diagnozėn dhe t'i japė mjekimin, ēfarėdo qė tė mendojnė njerėzit pėr tė. Roli profetik i Kishės ėshtė tė thotė atė qė thotė Perėndia. Ne e dimė nga Shkrimi i Shenjtė sesa e kushtueshme ishte pėr profetėt fraza "Kėshtu thotė Zoti". Tė gjithė ata u persekutuan e u vranė sepse thanė "Kėshtu thotė Zoti"[/i], sepse thanė fjalėn e Perėndisė. Mbretėrit, sundonjėsit, priftėrinjtė dhe populli donin qė profetėt tė thonin atė qė ata donin tė dėgjonin, por profetėt thanė ēfarė Zoti po thoshte. E vėrteta mund tė persekutohet, por ajo do tė jetojė. Fjalėt e saj janė tė pėrjetshme, sepse "Kėshtu thotė Zoti". Nisur nga antropologjia e krishterė, qė Perėndia "i ka bėrė nga njė gjak i vetėm tė gjitha racat e njerėzve" (Veprat 17:26), Kisha e sheh unitetin njerėzor mė thellė dhe ndarjet etnike janė tė sipėrfaqshme. E vetmja ndarje ėshtė ajo kur "tė gjitha kombet do tė mblidhen para Tij dhe Ai do tė ndajė njėrin nga tjetri, ashtu si bariu ndan delet nga dhitė." (Mateu 25:32). Prandaj do tė doja ta pėrfundoja me fjalėt e N. Berdajev: "Gjithmonė kanė qenė dy raca nė botė; ato ekzistojnė edhe sot dhe kjo ndarje ėshtė mė e rėndėsishmja nga tė gjitha ndarjet e tjera. Janė ata qė kryqėzojnė dhe ata qė kryqėzohen, ata qė shtypin dhe ata qė shtypen, ata qė urrejnė dhe ata qė urrehen, ata qė shkaktojnė vuajtje dhe ata qė vuajnė, ata qė persekutojnė dhe ata qė persekutohen. Nuk ka nevojė pėr shpjegim se nė cilėn anė dnhet tė jenė tė krishterėt."
Botuar nė gazetėn "Korrieri" tė datės 24 nėntor 2002 dhe nė gazetėn "Ngjallja" tė muajit dhjetor, 2002.
Krijoni Kontakt