Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e nursezi
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Vendndodhja
    boston, MA
    Postime
    339
    Citim Postuar mė parė nga Leila
    Keni vene re qe filmat vizatimore Shqiptare, teatri me kukullat, si edhe filmat ne pergjithesi... kane patur nje fare hije makaber? Ndoshta ashtu me eshte ngulitur mua. Me dukeshin sikur nga momenti ne moment, fare lehte mund te ktheheshin ne film te frikshem.

    hahahaha kete e kam vene re dhe une ne njefare mase por nuk do ta kategorizoja si "te frikshem". Elementi i surprizes (edhe asaj te keqe) ka qene gjithmone prezent (si duket ne rrjedhe me fjalen e urte "lumi fle, armiku s'fle" ose "imperializmit amerikan edhe nje dhemb t'i ngelet ne goje do te kafshoje"

  2. #12
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556

    Cool yup, i coulda been a hippie

    Citim Postuar mė parė nga nursezi
    hahahaha kete e kam vene re dhe une ne njefare mase por nuk do ta kategorizoja si "te frikshem". Elementi i surprizes (edhe asaj te keqe) ka qene gjithmone prezent (si duket ne rrjedhe me fjalen e urte "lumi fle, armiku s'fle" ose "imperializmit amerikan edhe nje dhemb t'i ngelet ne goje do te kafshoje"
    Thank God qe e vuri re dikush se deri me sot me kane thene se po e imagjinoja. Mban mend ate si film vizatimor me kukullash, me ate djalin qe kishte vajtur ne plazh me prinderit dhe zbulon nje buburrec rere? Humbet neper fantazi ku ka nje laps magjik i cili sjell ne jete gjithe vizatimet e tij, psh nje makine apo nje pushke per te vrare buburrecat. lol
    Makaber, tamam muzika, zhurmat (qe ngjasonin si sharre dhe llamarina duke u fshire/perplasur pas njera tjetres), buburrecat. Edhe pse e kisha pare aq shume here, prap kisha frike.

    Edhe teatri i kukullave ishte shume i rende, per mungese te nje fjale me te sakte. Marr shembull skenat e Kozetes ose ate me djalin qe mbushi thesin e mbretit me genjeshtra, titulli s'me vjen nder mend tani por me kujtohet kur u kendonte patave qe do mblidhte, "Pata, pata, qafegjata..." lol. Ne ate kohe ndoshta s'e kuptonim pasi s'kishim me cfare ta krahasonim eksperiencen tone, por tani qe kam pare edhe American entertainment (sa delikate keta Amerikanet! ) dhe qe rikujtoj cfare shihnim, e kuptoj ndryshimin. Nejse, se dola fare jashte teme. Mendoj se sentimenti vertete ogurzi ne teatrin/filmografine/entertainment Shqiptar lindi pas viteve 70. Ata qe jetuan gjate viteve 70 shijuan nje fare stabiliteti ose me sakte harmonie ne shoqeri. Fati im qe linda pasi vdiq Enveri.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 21-06-2005 mė 00:18
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga Henri

    Autor, s'rri rehat pa gėrrmuar ti, ta kam thėnė unė. Mirė qė s'ke mbėrritur tek qeni i ngordhur akoma Po "Dorina" ishte nė listė? Nuk e di pse e kujtoj shpesh atė film, ndoshta ngaqė Tirana e jepte shumė rrallė.
    "Zemra e nėnės" ishte filmi qė i dha pak emėr Besnik Bishės, ndėrsa filmi i tij i fundit, "Mao Ce Dun" ka pėr ta vėnė vėrtet nė listėn e regjizorėve shqiptarė, megjithėse merita mė e madhe pėr kėtė film ėshtė e skenaristit, Besnik Mustafaj si dhe e kameramanit.

    nsh: Autor, hape pak kutinė e mesazheve. Ky botimi i AQSHF ėshtė elektronik apo i shtypur?
    Henri,
    Botimi i AQSHF eshte i shtypur, nderkohe qe ne internet, pas "germimeve" te mija ne google, nuk ka pothuaj asnje shenje jete...
    Libri ne fjale (botuar nga "TOENA"), eshte nje botim vertet serioz dhe shume i kompletuar. Drejtuese botimi eshte Natasha Lako, qe eshte, sikunder ti e di besoj, drejtoreshe e institucionit ne fjale.

    "Dorina" eshte ne liste. Sigurisht. Film televiziv i vitit 1979 nga Agim Qirjaqi. Komenti qe eshte bere ne liber, eshte: (po e citoj): "Bashkeshortėt Dorina dhe Viktor jane para rrezikut te divorcit. Viktori kerkon qe Dorina te heshte para mashtrimeve te drejtorit te saj. Por me pas arrin te kuptoje virtytet e bashkeshortes".

    Kaq eshte shkruar. Tani edhe une po e kujtoj filmin. Pra, paska qene film televiziv me autor Agim Qirjaqin. Mendoj se e kujton shpesh si film, pasi, me siguri ka qene nje veper filmike diē mė e ndryshme nga te tjerat. E them kete, kur kam parasysh Qirjaqin e sotem, pra nje artist te kompletuar dhe modern e qe ndofta ka dashur te shprehe asokohe (pra ne 1979-n !!), qofte dhe sadopak, disidencen e tij, sado modeste, ndaj banalitetit te artit socialist te asokohe.

    Une isha vetė vjet ne Shqiperi dhe ēuditerisht nuk e pashe kete botim te AQSHF (qe personalisht e konsideroj TE MREKULLUESHEM!) . Rastesia e solli qe, nje miku im francez, shkoi ne Shqiperi, si operator, ne kuadrin e nje grupi pune per te xhiruar dokumentarin e pare televiziv qe nje vend perendimor bėn per kinematografine shqiptare dhe u kthye nga Tirana me librin ne fjalė.

    Dokumentari ende nuk eshte shfaqur ne TV shteteror Francez (FR3). Mendohet te dale nga shtatori. Per fat, para nje jave ai me dha nje DVD me emisionin e perfunduar dhe ... i mrekullueshem ! 50 vite kinematografi, te gershetuar me historine e Shqiperise (dokumentari i drejtohet publikut francez), me intervista te shkurtra tė mė tė medhenjve, si Anagnosti, Milkani, Ljarja (Rikardi eshte shume prekes ne intervisten e tij), Cashku etj.
    Momenti me i forte i dokumentarit ne fjale eshte perzierja e imazheve te renies se bustit te Enver Hoxhės ne 1990-en me sekuencat e thyerjes se bustit te vogėl te diktatorit nga filmi "Vdekja e kalit" (Sajmir Kumbaro, 1992).

    Per t'iu kthyer librit "Filmografi e filmit shqiptar":
    Mė intrigoi fakti qe "Kush e solli Doruntinen" ekzistoka si film (edhe pse me metrazh te shkurter) , sepse gjithmone kam qene i mendimit se adaptimi i kesaj vepre letrare te Kadarese ne ekran, do te ishte tejet interesante, pasi pikerisht, romani arrin te dale nga kuadri i irreales (legjendes) dhe ngjarja rrefehet si nje histori policeske, gje qe do te lejonte lindjen e nje vepre kinematografike midis thriller-it psikologjiko-policor dhe perrallės-legjendė (sa per te pasur nje ide: nje film i natyres sė "Sleepy hollow". te Tim Burton-it). Por kuptohet, regjizori qe do te bente nje gje te tille, duhet MEDOEMOS te mos jete nje regjizor i "infektuar" rėndė nga neo-realizmi italian (ose thjesht nga realizmi, ne pergjithesi), sikunder shumica e regjizorve shqiptare. Kete "semundje" kinematografia shqiptare e trashegon nga 40 vitet e para te saj, ku referencat e regjizoreve tane ishin ose realizmi socialist sovietik, ose neo-realizmi italian, pra ne te dyja rastet, -realizmi-. Ne kete rast do permendja Kujtim Cashkun per te cilin edhe pse mendoj se eshte regjizori (ne aktivitet krijues) me i kompletuar qe kemi, mbetet gjithsesi nje regjizor i linjes se realizmit...

    Henri,
    vazhdoj te mos e gjej "Baladen e Kurbinit"... NUK e kam pare asnjehere... Besoj se e mban mend qe edhe "korēar"-i, ne nje postim te tijin, thoshte se e konsideronte kete film si nga me te bukurit dhe me te rendesishmit qe kish pare ndonjehere. Nga Tirana me thane se te gjitha DVD-te ekzistuese i kane trehequr nga shitja, sepse ishin kopje ilegale, dhe se shpejti do te dalin copyright zyrtare te filmave shqiptare. Finalmente ...

  4. #14
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Dorina kishte vėrtet njė shije metalike si film - pastėrti lėvizjesh pak a shumė si Bergman, ndihmonte dhe fakti qė ishte bardh-e-zi. Mgjs nuk mė kujtohen tė gjitha tė dhėnat e filmit, nja dy pjesė ma kaplojnė shpesh pėrfytyrimin. Ėshtė ajo qė thotė Leila, filmat shqiptarė (ose qė shfaqeshin nė Shqipėri) kanė njė hije makabre qė tė kall datėn.

    Dokumentari besoj nė frėngjisht - ma nis njė kopje nėse mund tė kuptohet edhe nga "kanadezėt jo frankofonė" Ndonjė pamje nga Kinostudioja kėto dy vitet e fundit ka? Isha vjet nė ndėrtesat e saj dhe m'u pėrzjenė zorrėt. Shkatėrruar nė mosnjohje, pa ujė, pa drita, pa xhama - myku dhe myshku nė banjė ishte ngjitur deri lart nė tavan. Bir Selmani i nėnės me njė fjalė.

    Mė bėj njė zė kur tė hidhesh prapė nga Shqipėria. Unė kam njė gjysėm mendje tė shkoj kėtė fundverė, e po u ktheva prapė nė Kanada, kėsaj rradhe kam pėr t'u mbushur me DVD, legale a ilegale qofshin

    Topi nė portėn tėnde tani, se peoples nuk luan futboll kam dėgjuar hehe...
    Perėndia nuk ėshtė mace...

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Henri, e ke pershkruar tejet sakt "Dorinen": me kujtohet SHUMĖ turbullt, por krahasimi me pastertine e levizjeve bergmaniane... i ke rene kokes ! waw ! (Sa per makabritetin e filmave shqiptare te asokohe, kam edhe une nje mendim, por po shkruaj pak me vone, per mungese kohe...)

    Po, dokumentari ne fjale eshte ne frengjisht. I tėri. Per "dreq", perkthyesi futet gjithe kohen, dhe nuk lė te degjohet as zeri ne shqip i te intervistuarve. Ka SHUME pamje nga Kinostudioja, por m'u duk sikur e kishin perlyer nje ēike, me ca si bojna... (" ėrr e ėrr "- do thoshte Ponja e "Portokallise") E di fare mire qe do ėndėrroje ta shikoje nje dokumentar te tille, per me teper qe flet per te gjitha zhanret, pra edhe per dokumentarin, multiplikativin... etj etj, qe prej 1945-es deri me sot.
    Kishte edhe imazhe nga shkolla "Marubi", pra shkolla e Cashkut, siē e therrasin atje. Shkolla shkelqente, krahasuar me Kinostudjon...

    Nuk besoj te shkoj kete vere ne Shqiperi. Biles e kam te sigurt qe JO.... Kismet vitin tjeter...

    Ah "peoples", na ka braktisur... por do ta sjell ketu perseri. PATJETER !

    ps: 1.shkruaj ndonje gje ē'ke pare. U be kohe... ; ēdo qofte si film.
    2. Hidhi nje sy kutise se mesazheve. te kam shkruajtur diēka.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Ja ca filma shqiptare qe jane akoma ne kujtesen time :

    Apasionata
    Balada e Kurbinit
    Beni ecen vete
    Cuca e maleve
    Cifti i lumtur
    Dora e ngrohte
    Eja
    Fillim i veshtire
    Flutura ne kabinen time
    Kthimi i ushtrise se vdekur
    Ne pyjet me debora ka jete
    Vajzat me kordele te kuqe
    Ne cdo stine
    Vitet e pritjes ... etc etc etc

    Ju kujtohet dhe filmi " Nje gjeneral kapet Rob " ... (lol ) vdisja per kete film kur kam qene e vogel .

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e amaro
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    NenToke
    Postime
    242
    Nuk e dija qe kinostudio ne kohen e tranzicionit paska patur kaq prodhim, filmi vetem qe kam pare ka qene '' Tirana Viti Zero'' prodhim i vitit 2000 me duket nuk jam i sigurte, ket film pata shancin ta shoh ne festivalin e filmit te shkurter ne Ankara Turqi (2002), ishte jashte gare dhe juria e kishte ftuar per arsyen sepse kishte marre disa ēmime ne europe.
    Regjizorit nuk ja mbaj mend emrin (do te doja ta dija ).
    Tema e filmit ishte shume joshese per publikun perendimor qe kane shume interes paqyrimin e njerezve qe i mbijetojne kaosit absolut.
    Per tu ēuditur ishte fakti se regjizori me aq pak mundesi kishte arritur te tregonte ne nje menyre shume origjinale jeten e shqiptareve si banoret e nje cope toke te mallkuar ne mes te europes, dhe me gjithese kisha 2 vjet qe kisha lene Shqiperine nuk mbaja mend asgje nga ato pamje qe tregonin nje jete qe edhe une e kisha jetuar po ashtu si protagonistet e filmit. Tmerr por me duhet te pergezoj produktorin e filmit, duhet te kete qene dikush qe merr vesh nga shijet e publikut jashte Shqiperise, Fakti qe kur dolem nga salla shumica ishin te tronditur tregonte qe filmi e kishte arrire diēka.
    Money Makes Man act Funny

  8. #18
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anėtarėsuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542

    Red face Eh sa kujtime!!!!

    Filmi qe akoma eshte akoma i gjalle ne kujtmet e mia eshte


    "Lulekuqe Mbi Mure"

    sdi cte them me shume se nuk i mbaj mend shume aktoret, sidomos emrat, por di qe me pelqente shume cdo te djele ne megjes qe e transmetonte RTSH. Skenen e Sulos kur e vrasin ma mer mendja qe eshte ne kujtesen e te gjitheve.
    Sa here e shihja , qaja! Ma mer mendja qe edhe sot po ta rishikoj do te qaja si atehere qe isha nje femi!!!

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga amaro
    Nuk e dija qe kinostudio ne kohen e tranzicionit paska patur kaq prodhim, filmi vetem qe kam pare ka qene '' Tirana Viti Zero'' prodhim i vitit 2000 me duket nuk jam i sigurte, ket film pata shancin ta shoh ne festivalin e filmit te shkurter ne Ankara Turqi (2002), ishte jashte gare dhe juria e kishte ftuar per arsyen sepse kishte marre disa ēmime ne europe.
    Regjizorit nuk ja mbaj mend emrin (do te doja ta dija ).

    Nuk mund te them numrin e sakte te filmave shqiptare prodhuar gjate trenzicionit, por me afersi mund te them se jane bere mesatarisht 3, e shumta 4 filma ne vit (nganjehere edhe mė pak). Disa kane qene edhe bashkepunime me vende te tjera.

    "Tirana viti zero" eshte i Fatmir Koēit. Titulli i filmit eshte nje homazh i filmit te madh "Gjermani, viti zero" i Roberto Rossellinit (1948).
    Edhe pse nuk pretendoj t'i kem pare te gjithe filmat shqiptare te pas viteve '90, por duke pas parė ato me te suksesshmit (te pakten ata qe kane "shetitur" ne Europe) opinioni im eshte se ai eshte filmi mė i mire i kesaj periudhe. Me duket se eshte bashkepunim shqiptaro-belg ose shqiptaro-francez. Te pakten, kameramani eshte i huaj, dhe filmi (gjithmone per mendimin tim) eshte filmuar shume mire.

    Mund te heqesh mallin (me nje trailer te filmit) ketu :

    http://www.tadrart.com/en/films/tirana/index.html

    Ja Castingu :

    Regjizor: Fatmir Koci

    Aktorė:
    Nevin Meēaj
    Ermela Teli
    Rajmonda Bulku
    Lars Rudolph
    Behar Mera

    Skenari: Fatmir Koci dhe Heinzi Brandner
    Producent: Thierry Lenouvel dhe Fatmir Koci
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga amaro
    Nuk e dija qe kinostudio ne kohen e tranzicionit paska patur kaq prodhim.
    E gjeta numrin pothuaj te sakte te filmave te prodhuar gjate tranzicionit.
    Gjithmone sipas botimit ne fjale (Filmografi e Filmit shqiptar 1953-2003), midis 1991 dhe 2003 jane realizuar rreth 22 filma me metrazh te gjate (duke perjashtuar filmat televizive); shto ketu 5-6 filma te realizuar ne vitet 2003-2005, mund te thuhet se ne total jane rreth 27-28 filma ne 13-14 vitet e fundit, pra rreth 2 filma ne vit (duket me pas parasysh qe, ne vitet e para fill pas renies se diktatures, ka patur raste kur mund te jete realizuar vetem nje film i vetem, ne mos asnjė...).

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •