Close
Faqja 13 prej 16 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 151
  1. #121
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Genta Ismaili deperton ne tregun amerikan te muzikes

    Ermira Isufaj

    Kohet e fundit ka qene ne qender te vemendjes mediatike me teper per disa skandale ku lakohet emri i saj, sesa per kenget e videoklipet artistike. Kengetarja kosovare Genta Ismaili gjen rastin per t’u kthyer pergjigje gjithe njerezve dashakeqe qe duan te perlyejne imazhin e saj. Sapo ka hedhur ne tregun muzikor klipin me te ri, ku nuk shfaqet Genta provokuese, por vajza qe flet per ilace e semundje. Duket se tendenca e fundit e saj jane kenget qe percjellin nje subjekt te fuqishem, ashtu si hiti tjeter i njohur “Krejt e dine”, qe i eshte kushtuar kryeministrit te Kosoves, Ramush Haradinajt. Por jo vetem. Ne kete interviste ajo flet edhe per synimin e konkurrimit ne MTV, marredhenien dashurore me Milotin, planin per martese, si dhe dhuratat e pushimet e preferuara…

    Pas bashkepunimit te suksesshem me Getoarin, ne kengen e kushtuar kryeministrit Haradinaj, vini me nje klip te ri. Mund te na zbuloni ndonje detaj me teper rreth tij?

    “Para nje jave perfundova xhirimet e kenges me te fundit, qe titullohet “Sa ilace”. Per kete bashkepunova me studion e famshme te produksionit filmik ne Maqedoni, “Tomato”. Mendoj se kam gjetur nje subjekt te goditur, duke iu referuar realitetit te ketushem, por edhe atij qe shoh e degjoj cdo dite neper vendet ku shkoj”.

    Ne fakt, ju ende nuk keni perfunduar ende klipin e kenges, apo jo?

    “Shume shpejt do te perfundoje edhe montazhi i videoklipit dhe ai do te transmetohet ne disa televizione ne Kosove e Shqiperi. Arsyeja se pse nuk i bere te dyja njekohesisht, eshte fakti qe une po merrem njeheresh edhe me pergatitjet e albumit tim te ri, i cili do te dale brenda muajit qershor. Gjithashtu, duke qene se kjo eshte nje kenge me nje tekst te vecante, ku une flas per ilace, farmaci e semundje shpirterore, mendoj se duhet gjetur dicka teper specifike”.



    Pse e titullove kengen “Sa ilace”?

    “Ideja e gjithe subjektit eshte per dhembjen qe shkakton dashuria dhe humbja e saj. Dhe une aty jam ne rolin e nje vajze qe eshte ne nje gjendje emocionale jo fort te mire dhe shpreh gjithe mllefin tim, duke i thene se sa shume ilace kam pire per te sheruar plagen, po asgje nuk ben derman. Mendoj se disfatat e dashurise jane nje teme e prekur nga tekstshkruesit e kengetaret, sepse eshte pikerisht kjo ndjenje qe shkakton plage ne zemer, qe veshtire se mund t’i mbylle dikush”.

    Genta, duket sikur ndryshon shpesh stilin e te kenduarit. Fillimisht balade, pastaj R/B, pop etj. Te pelqen te eksperimentosh me rrymat muzikore?

    “E rendesishme per mua eshte qe te mos dal nga rryma ime e preferuar. Por une mendoj se nje kengetare e kompletuar duhet t’u pergjigjet gjithe rrymave te momentit. Kryesorja eshte qe te mos dale nga ai zhaner qe e ben me mire, per hir te komercialitetit apo shume faktoreve te tjere”.

    Ju e shihni muziken si mjet komercializmi, apo si pasion?

    “Me dy fjale dhe shume shkurt: pasion”.

    Mendon se muzika qe prodhohet sot ne Shqiperi e Kosove eshte e mbytur nga pirateria dhe komercializmi?

    “Kjo eshte nje atmosfere qe mbizoteron thuajse ne gjithe shtetet e botes. Ka pirateri, sic ka dhe kengetare qe bejne muzike per para. Sepse kudo ka kategorizime, dikush ka nevoje per para, dikush tjeter e ben per deshire e pasion. Cdo fenomen sic ndodh rendom, ka dy anet e medaljes. Edhe ketu ne Kosove, por edhe ne Shqiperi me aq informacione sa kam, di qe muzika eshte e mbytur nga komercializmi”.

    Folem goxha per muziken, nderkohe le te prekim paksa edhe jeten tende private. Prej pese vitesh ju bashkejetoni me Milotin, i cili eshte njekohesisht edhe menaxheri juaj.

    “Po, kjo eshte e vertete. Ai nuk eshte vetem i dashuri im, ai eshte edhe menaxheri qe vezhgon punet, koncertet, albumet, me pak fjale biznesin e muzikes ku une jam perfshire. Sa i takon dashurise, kalojme per mrekulli dhe jemi shume te dashuruar. Madje, bashkejetesa na ka lidhur edhe me shume”.

    Pas kaq vitesh qe jeni bashke, nuk keni menduar per altarin?

    “Normal qe kemi menduar edhe per martesen, sepse ky eshte nje hap i rendesishem ne jeten sentimentale te nje cifti. Shpesh kemi thene qe martesa mes nesh do vije ne castin e duhur, por angazhimet me punen na kane detyruar qe ta shtyjme kohe pas kohe. Por, ju siguroj qe kjo nuk do te zgjase deri ne afate te pacaktuara”.

    Si e ke menduar dasmen tende ideale?

    “Pikesepari, duhet te dukem nje nuse shume e bukur. Dhe e dyta, cka eshte me e rendesishme, dua te kem afer gjithe njerezit e dashur te zemres sime”.

    Pas flokeve bionde, jeni rikthyer serish tek Genta brune, apo jo?

    “Gjithnje me pelqen qe te dal ndryshe, qe te jem sa me e vecante ne pamjen e jashtme. Sidomos floket, ata jane nje pjese e rendesishme e imja. Pas kolorit biond, u jam rikthyer flokeve te zeza per variacion, ndersa me pelqen shume kafja origjinale”.

    Si eshte e organizuar nje dite e jotja?

    “Jam gjithe kohen e angazhuar me muziken, po nuk le pas as deshirat apo qejfet e mia. Dal per kafe me shoqerine time, ku cdo here jam e shoqeruar nga Miloti. Ndersa gjate fundjaves, si gjithe te rinjte preferojme ndonje klub interesant, ku kalojme ore te bukura deri ne mengjes”.

    Di qe ju jeni e dhene pas studimeve dhe dega e preferuar eshte psikologjia…

    “Nese nuk do te isha bere kengetare, me siguri do te kisha zgjedhur psikologjine, si nje nga profilet e shkencave shoqerore qe e kam goxha perzemer. Me pelqen qe te hyj me ne brendesi te problemeve te njerezve, te studioj mendesite e tyre e keshtu me radhe”.

    Genta, kur do te shohim me nje koncert recital tendin ne Tirane?

    Une jam e pranishme permes koncerteve ne shtete te ndryshme te botes. Por kete vit kam vendosur qe ta thyeje rregullin dhe do te vij gjate muajit shtator me nje koncert recital timin. Po ashtu, nuk duhet te harroj edhe koncertet ne Prishtine, Maqedoni e Tetove”.

    Nje klip i ri dhe nje album qe pritet te dale brenda muajit qershor. Cfare projekti tjeter interesant e pret Genten?

    “Kam nje tjeter projekt te madh. Jam duke pergatitur nje tjeter album ne anglisht, te cilin do ta nxjerr shume shpejt ne tregun muzikor amerikan. Duke qene se kam jetuar per shume vjet ne Las Vegas, kam ende familjen dhe te afermit e mi atje, qe me kane ndihmuar per te krijuar lidhjet me kompozitore te njohur. Keto jane aspekte qe me ndihmojne, duke ma bere me te lehte depertimin ne tregun muzikor amerikan, qe nuk eshte dicka e lehte. Por une jam optimiste dhe e di qe do te pritet mire, sepse tashme jam nje emer i njohur atje permes koncerteve”.

    E Diele, 03 Shkurt 2008
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #122
    Suksese Genta ne Karrier...
    e Presim kenge edhe me te mira nga Genta

  3. #123
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277

    Qy....

    Genta tu fol n!msn me dika >>>
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-08-2004
    Postime
    76
    Jek_e_Jek...
    I forte je

  5. #125
    Reklama Maska e RAPTISHA
    Anėtarėsuar
    11-02-2007
    Vendndodhja
    PR
    Postime
    146
    wue qysh e keni marr foton more hackera
    Those who deny freedom to others deserve it not for themselves. -Abraham Lincoln

  6. #126
    Wilma Maska e xhuliana
    Anėtarėsuar
    15-12-2006
    Vendndodhja
    Emilia-Romagna
    Postime
    824
    Genta ka bere kenge te bukara plot!!!

    Edhe di te kerceje shume mire!!!!

    me pelqen shume si kengetare, eshte shume e zonja dhe nuk krahasohet fare me motrat Ismajli(Adelina&Zanfina) qe jane skandal fare!!
    La Lussuria, La Superbia e L'Avarizia ostacolano il Pentimento

  7. #127
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-05-2004
    Postime
    90

    nuk eshte keq jo

    e mire eshte dreqja por edhe kjo po ja fot ndonjehere me disa kenge , sa ilaqe ne farmaci..... hahhahaah

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e tullumi
    Anėtarėsuar
    26-09-2007
    Postime
    92
    Degjova se e kishte vjedhur prap nje keng ,po spo me kujtohet kujt a din kush ma gersisht

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e beerti
    Anėtarėsuar
    11-08-2007
    Postime
    197
    Citim Postuar mė parė nga tullumi Lexo Postimin
    Degjova se e kishte vjedhur prap nje keng ,po spo me kujtohet kujt a din kush ma gersisht
    Ksaj Radhe jo Keng po Video Klipin edhe prej kujt s e..

    Qe klipi i J.Lo (Jennifer Lopez), kanga quhet "Hold it Don’t Drop It"



    Qe klipi i Gentes (Genta Ismailit), kanga quhet "Sa ilace"

    [/CENTER][/COLOR][/B]

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e il.Padrino
    Anėtarėsuar
    09-10-2007
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    131
    vec me kendu nuk din..... per noj porno-aktore kish bo me shku.... s'ka ide per muzike, s'ka ere muzike.

Faqja 13 prej 16 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Zanfina Ismajli
    Nga Zevzeku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 383
    Postimi i Fundit: 06-05-2010, 20:23
  2. Kėrkoj ndihmė pėr kėngėt e vjedhura shqipe!
    Nga Nice_Boy nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 04-11-2009, 06:42
  3. Adelina Ismaili
    Nga The Dardha nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 1208
    Postimi i Fundit: 07-06-2009, 02:06
  4. Kenga magjike 2005
    Nga Moltisanti nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 13-02-2006, 23:34
  5. Nena e Adelina Ismajlit nė burg
    Nga Shėn Albani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 08-01-2003, 13:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •