Close
Faqja 9 prej 16 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 151
  1. #81
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Citim Postuar mė parė nga Amor
    Ja Genta pa make up.Sa e "bukur".
    aman teper hot e shoh hahahaha as mua sme pelqen aspak me kete stil edhe pse disa kenge te saj mpelqejn teper. por si person derisa mundohet te ndryshoj disa gjera e te behet ne trend dhe te duket origjinale ajo vetem se ben ndryshime katastrofale. thjesht i duhet nje keshilltar teper i mire per dukje edhe stil , sdi ke e ka rrobaqepese sepse teshat ja qepin teper te mdhaja qe tregojne kilet e saj hahahha eshte per gjynah...

    Mundohet te imitoje Barbara Mori - Rubin
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  2. #82
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277

    Genta alias Rubi

    Ja nje shembull...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    110
    Me qene Genta e bukur sa eshte aktorja Barbara Mori do te ishte ne qiell,Genta i ka syte fare te poshte,gojen si lepur aspak s'eshte e bukur.

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    110
    Genta dhe Getoari ndryshojne look per videon e re – Shikoje VIDEON!


    Written by Elbino
    Tuesday, 31 July 2007
    Kthehet Genta ne skene, kete here jo me pop-folk por hip-pop.”Krejt e dine” titullohet kenga e saj me e fundit, nje bashkepunim me Getoarin.Kenga nuk besoj te behet hit, por harrojeni kengen a e pate videon?

    Getoari eshte ai? QYYYYY! Breeee kurre s’ka pas look me te mire djali qe prej fillimit.I dobesuar,me ne forme, me floke te prera, duket se Geti ka gjetur lookun e tij.Ashtu dhe Genta.Ndoshta ngaqe mua me pelqejne bjondet,por me e mire po me duket bjonde,si thoni? Sidomos me kapucin ne koke hihihihihi HOT! Prit nje moment!!!Genta eshte ajo qe po ben breakdance?WOW!(min. 1:43) Kjo kenge me beri kurioz ne lidhje me albumin e saj te ri qe pritet te dale kete vit.Te shikojme nese dhe albumi do te jete i te njejtes rryme.Per nje gje i them hallall! Jo me levizje alla Britney Spears.Fundviti po duket interesant.

    mare nga albaniac.com

  5. #85
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    GETI ME GENTEN, DUET

    Pas disa bashkėpunimeve shumė tė suksesshme me shumė kėngėtarė, Getoar Selimi “Geti”, ka zgjedhur kėsaj radhe Genta Ismajlin, pėr tė realizuar njė duet tė shoqėruar edhe me klip. Kėnga i dedikohet ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, dhe hyn nė fushatėn qė po bėhet pėr pafajėsinė e tij. Ajo titullohet “Krejt e dinė…”, ndėrkohė qė ka qenė iniciativė e Getit, i cili ka shkruar edhe tekstin. I dashuri i Gentės, Miloti ka thėnė pėr “Bluetooth” se ėshtė tejet i kėnaqur me kėtė bashkėpunim. Ai ka pohuar se klipi ėshtė pėrkrahur edhe nga fondi Haradinaj, i cili ka organizuar shumė koncerte nė pėrkrahje tė Ramushit.

    VIDEOSPOTI:



    ..ose lidhja direkte nga Youtube!

    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #86
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Genta e ka kall krejt skenen me kengen e fundit qe e ka bere me Getin papa eshte fare njishe.
    Sui generis

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ju tregoj tė vėrtetėn e jetės sime dhe tė fėmijės nė Amerikė

    Gjithēka thuhet dhe flitet pėr fėmijėn sekret apo shtatzėninė e saj tė mundshme ėshtė vetėm njė abuzim. Genta Ismajli nuk ka pasur asnjėherė fėmijė, as nė Amerikė dhe as nė Kosovė. Lajmi qė qarkullon prej kohėsh nė internet dhe qė ėshtė publikuar madje edhe nė disa gazeta nuk ka asnjė bazė vėrtetėsie. Kėtė fakt e pohon vetė kėngėtarja, e cila flet pas thashethemnajės qė preku jetėn e saj, pėrpara pak kohėsh. Fillimisht fotoja e Genta Ismajlit, e cila mban nė krah njė vogėlush ėshtė shfaqur nė disa sajte shqiptare nė internet, me komentin se fėmija ėshtė i saji dhe se ky vogėlush ėshtė fryt i njė lidhjeje qė kėngėtarja ka pasur me njė tė ri meksikan nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Mė pas duket se disa gazeta nė Tiranė janė marrė me kėtė fakt dhe prezantimin e tij, ndėrkohė qė deri sot, vetė Genta nuk ishte shprehur rreth fotos dhe vogėlushit. Por me sa duket, durimit dhe tolerancės sė saj i ka ardhur fundi. Ndonėse pohon se ky thashethem nuk e ka trazuar aspak qetėsinė e saj dhe tė Milotit, ka ardhur momenti qė njerėzit dhe mediat tė mos abuzojnė mė me kėtė fakt. “Fėmija me tė cilin unė jam nė foto ėshtė djali i shoqes sime nė Amerikė”. Kėshtu shprehet kėngėtarja kosovare, e njohur tashmė nė skena jo vetėm pėr kėngėt e saj, por edhe pėr pamjen e natyrėn energjike. Madje, pėr ta vėrtetuar kėtė, ajo shton se foton origjinale e ka edhe nė shtėpi e pėr mė tepėr, nuk ka asnjė arsye tė mendohet se vogėlushi nė fotografi ėshtė i saji. Duke ditur tė vėrtetėn, edhe i fejuari i saj Miloti nuk ėshtė prekur nga ky fakt. Madje ai ėshtė shprehur se ky ėshtė njė veprim i atyre qė duan t’i bėjnė keq Gentės dhe ka mohuar faktin, qė fotoja dhe lajmi tė jenė publikuar edhe nė gazetat kosovare.
    Kohėt e fundit nė disa sajte nė internet ėshtė shfaqur fotoja juaj me njė vogėlush nė krahė. Kjo foto qė i pėrket vitit 2004 shoqėrohet me lajmin se fėmija ėshtė i juaji dhe fryt i njė lidhjeje qė keni pasur nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Mė pas, disa gazeta nė Tiranė kanė shkruar pėr kėtė fakt.

    Cila ėshtė e vėrteta e kėtij fėmijė dhe a i keni lexuar ju kėto shkrime?
    Foton e publikuar nė internet unė e kam parė dhe gjithashtu edhe komentet shoqėruese, ndėrsa pėr ēfarė kanė shkruar gazetat nė Tiranė tė them tė drejtėn nuk jam e informuar. Kėto gjėra nuk ndodhin kėtu tek ne. Mė vjen keq, qė me kėtė foto po abuzohet nė kėtė mėnyrė, sepse ai vogėlush ėshtė thjesht djali i njė shoqes sime nė Amerikė, e madje kopjen origjinale tė kėsaj fotografie unė e kam nė shtėpi.
    Cila ėshtė arsyeja, qė deri tani nuk keni reaguar nė lidhje me kėtė fakt?
    Sepse duke qenė diēka e pavėrtetė nuk mė ka shqetėsuar. Zakonisht nuk mė interesojnė shpifjet apo thashethemet pa bazė qė mund tė fliten nėpėr revista.
    Keni menduar se nga mund tė ketė dalė fotoja?
    Kėtė nuk e di, por them se ata qė nisen pėr tė bėrė diēka tė keqe e gjejnė mėnyrėn dhe jo vetėm aq, por sot nuk ėshtė e vėshtirė tė hysh nė kompjuterin e tė tjerėve mendoj.
    Ndėrkohė, nė Tiranė ėshtė shkruar gjithashtu se momentalisht jeni shtatzėnė dhe prisni njė fėmijė…
    (Ha ha ha ha). Unė ende nuk jam martuar qė tė kem fėmijė, as nuk jam shtatzėnė. Nga kjo gjė mendoj se nuk ka asgjė tė keqe, mirėpo ende nuk ka ardhur koha kur unė do tė bėhem nėnė. (Kam qeshur shumė kur e kam dėgjuar kėtė thashethem).
    Si po shkon marrėdhėnia juaj me Milotin, keni menduar pėr martesė?
    Kaloj shumė mirė pėr sa i pėrket jetės sime private dhe ende nuk kam planifikuar nė ndonjė kohė tė shkurtėr pėr martesė, sido qoftė do t’ju informojmė tė jeni prezentė. (qesh)
    Eshtė e vėrtetė qė mes jush ka pasur disa konflikte kohėt e fundit
    Jo, nė asnjė moment, edhe pse intrigat e disa revistave nuk mund tė luhatin gjendjen time apo marrėdhėniet e mia nė kėtė aspekt. Pėrkundrazi, kaloj shumė, shumė mirė.
    Me ēfarė jeni duke u marrė momentalisht?
    Momentalisht ėshtė realizuar remixi i shtatė kėngėve mė tė dėgjuara tė albumeve, tė cilat janė hedhur nė treg gjatė tre viteve. Po ashtu po punohet edhe Megamix-i tė gjitha kėngėve, tė cilat janė nė pėrfundim nga dj. Mc-Beka. Ndėrkohė jemi nė pėrfundim edhe tė dy kėngėve tė reja, qė do tė shoqėrohen edhe me videoklipet pėrkatėse, pėr t’u lanēuar nė fund tė majit.
    Ke menduar tė marrėsh pjesė nė ndonjė aktivitet apo koncert nė Shqipėri?
    Po, koncertet e mia do tė zhvillohen nė muajin qershor, sepse ashtu kemi menduar me agjentėt e mi, tė cilėt po merren me rezervimin e sallave. Kemi menduar pėr dy koncerte recitale, njėri nė Tiranė dhe tjetri nė Shkodėr e sė bashku me mua, do tė jenė edhe disa mysafirė.
    Po nė diasporė vazhdon tė jesh nėpėr koncerte?
    Koncertet e mia nė diasporė janė mė tė rralla, mirėpo janė mė tė organizuara dhe unė do t’u qėndroj besnike adhuruesve tė mi edhe nė diasporė.
    Cilat janė projektet e Gentės pėr tė ardhmen? Do tė vazhdoni nė Prishtinė, apo do tė largoheni pėrsėri nė Amerikė?
    Planet janė qė tė punoj sa mė shumė, nė Prishtinė apo Amerikė nuk ka rėndėsi. Mirėpo do tė jem edhe nė Amerikė nė tė ardhmen. Megjithatė mė vjen mirė, qė tė vėrtetat e jetės sime nuk janė ashtu siē i shpikin njerėzit e pa moralshėm.

    Njė festė e vėrtetė pėr 23-vjetorin

    Pėr tė treguar edhe njė herė se marrėdhėniet mes tyre janė si gjithmonė tė shkėlqyera dhe pėr kėnaqėsinė e Gentės, vetėm njė javė mė parė, mė 23 prill, Miloti, Genta dhe familjet e tyre kanė festuar deri nė orėt e para tė mėngjesit, nė njė prej lokaleve tė Prishtinės. Kėngėtarja ka pasur ditėlindjen dhe ndoshta ky ka qenė njė rast i mirė, qė Miloti jo vetėm t’i pėrcjellė urimet, por edhe tė tregojė se asgjė nuk ka ndryshuar nė jetėn e tyre.


    Manjola Bregasi G.Panorama






    #VamosArgentina

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Genta me pelqen asht kengtare qe e don profesionin qe ka zgjedh,ka ambicie, asht gjimnaste ushtron mjaft kjo shifet kjart ka stil te huj asht mjaft e shkatht .Ka stilin e saj edhe pse kerkohet ne modele te faneve te saj , nuk dot thot qe kopjon por kerkohet ende e perparimi asht ambicie e mirź I uroj sukses asht nji nder bukuroshet Kosovare .Per mendimin tim asht me sportistja nder kengtaret , kjo asht vler e kesaj kohe .
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  9. #89
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Hahaha - u bo Genta kengetare... pfff
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  10. #90
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    eshte me e mira nga kengetaret shqiptare iu pershendes me kengen une te dua !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

Faqja 9 prej 16 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Zanfina Ismajli
    Nga Zevzeku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 383
    Postimi i Fundit: 06-05-2010, 20:23
  2. Kėrkoj ndihmė pėr kėngėt e vjedhura shqipe!
    Nga Nice_Boy nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 04-11-2009, 06:42
  3. Adelina Ismaili
    Nga The Dardha nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 1208
    Postimi i Fundit: 07-06-2009, 02:06
  4. Kenga magjike 2005
    Nga Moltisanti nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 13-02-2006, 23:34
  5. Nena e Adelina Ismajlit nė burg
    Nga Shėn Albani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 08-01-2003, 13:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •