GENTA ndjek zemrėn, ‘PA TY’



Genta Ismaili ėshtė artiste nė ēdo gjė: nė mėnyrėn se si shprehet, si i pėrjeton gjėrat, si vishet, si ecėn, si buzėqesh. Sa mė shumė qė flet me tė, aq mė shumė zbulon tek ajo, sepse ajo ėshtė njė vajzė me botė tė madhe dhe deri diku enigmatike. Ndaj e gjithė pėrpjekja e saj sillet nė dėshirėn pėr tė bėrė diēka tė rėndėsishme nė jetė. E ēfarė do tė jetė? Genta ka shumė plane, por dėshiron qė t’i zbulojė pasi t’i bėjė realitet.

Intervistoi: Gazmend Kajtazi


Klipi i ri ‘Pa ty”, ndryshe nga pėrshtypja, nuk ka aq lidhje me gjendjen shpirtėrore tė Gentės. Ajo, ėshtė racionale me gjendjet shpirtėrore kur bie fjala pėr dashurinė. Kėshtu qė ajo na largon nga titulli, apo natyra melankolike e tekstit. Thjesht ky klip pret qė do ta ngjit profesionalisht drejt muzikės. Tė ndjekė zemrėn.

Genta, si po ja kaloni kėto ditė?
Kėto ditė, ndryshe nga sa mund tė mendohet kanė qenė tepėr tė ngarkuara pėr ne, pasi jam impenjuar tėrėsisht me kėngėt e mia tė reja, CD-nė e re. Jam shumė e lumtur qė po i pėrjetoj kėto ditė me shumė emocion dhe nuk po mė pritet deri sa edhe publiku tė bėhet pjesė e kėngėve tė mia.

Ju jeni shumė e angazhuar duke punuar nė krijimet e reja muzikore. Do donim tė dinim diēka mė shumė, ē’a ka 3?
Kam punuar shumė kėtė vetėm e vetėm qė publikut, fansave tė mi t’ua krijoj njė ndjenjė tė mirė. Do tė ketė kėngė tė reja, klipe, imazhe tė reja, performancė tė re. Jam e hapur nė mendjen dhe shpirtin tim dhe atė e shfrytėzoj nė kėngėt dhe paraqitjen time. Shpresoj qė edhe tė tjerėt do ta pėlqejnė.

Pėr ēfarė kėnge dhe klipi bėhet fjalė?
Kėnga e kompozuar nga Flori Mumajesi, me orkestrim tė Wirusit, titullohet, ‘Pa ty’. Klipin e ka bėrė Produksioni ‘Maximus’. Kjo ėshtė kėnga dhe klipi qė paralajmėron qė do vijnė sė shpejti dhe kėngėt tjera nė CD-nė e re.

Cila ėshtė historia e kėsaj kėnge?

Ėshtė njė kėngė qė e kam te arkivuar qe njė kohė tė gjatė, porse tani erdhi momenti qė ta editoj. Mesazhi i kėngės thotė se njeriu duhet tė vlerėsojė tė mirėn kur e ka afėr, se kur tė humbet, ėshtė e kotė. Besoj se ajo ka njė tekst shumė domethėnės dhe njė histori qė shumė ēifte e pėrjetojnė. Besoj se ajo ka njė tekst shumė domethėnės dhe njė histori qė shumė ēifte e pėrjetojnė.

Me cilėt bashkėpunėtorė e ndani suksesin kėtė herė'?
Kam punuar me njw ekip profesional dhe tw shumtw, pasi dua qė tė mos ndjehet e njėjta frymė, por ēdo kėngė tė ketė tė veēantėn e saj. Wirusi vazhdon tė krijojė hitet e mia, Enis Presheva, Iliros, Hekuran Krasniqi, Mc Beka. Do ta falėnderoja edhe tekstshkruesit Avni Qahilin, Arsim Bunjakun, pastaj kėngėtarin e ri tė talentuar Seven Saraqin, reperat Faton Aliu, Vig Pappa, Kos, Lyrical Sun dhe Trakla. Por, edhe Njomza Luci, Safete Bajraliu, Kaci, Sellma, Cuki, Dugi, nėna ime Shpresa, motrat dhe gjithė familja ime, Burbuqe Osmani, Ismet Rexhi dhe Produksionin ‘Arboni’, Florim Haliti. Shpresoj tė mos e kam harruar dikė, sepse ky falėnderim ėshtė nga zemra ime.

A nuk ėshtė kjo maja e njė artisti, pėr ku synon tani?

Kėrkimi i majės (sė malit) nuk ka asnjėherė fund, gjithmonė kėrkon pėr mė shumė. Unė nuk kam kėrkuar tė arrij majat, por sado tė vogla qofshin, ato kanė ardhur tek unė si njė dhuratė dhe pėr kėtė unė jam falėnderuese Zotit ēdo ditė tė jetės sime. Mund tė them me plot bindje se synoj tė jem pranė zemrave tė publikut qė mė ka ndjekur dhe vazhdon tė
Nga ju buron gjithė ajo energji interpretative nė skenė dhe klipe?
Energjia ėshtė karakteristikė e natyrės sime. Besoj se pak nga ajo ėshtė e lindur, por energjia mė e madhe mė vjen nga impulset qė marr nga jashtė. Kėtu bėjnė pjesė gjėrat e bukura tė jetės sime, familja dhe i dashuri, miqtė dhe, pėrgjithėsisht, dashuria e madhe qė kam ndaj tė tjerėve.

A ėshtė e vėshtirė tė ecėsh nė jetė kur je njė kėngėtare e bukur?
Impresioni i parė ėshtė i rėndėsishėm dhe unė pėr fat kėtė gjė e kam pasur. Por e mėpasmja nuk varet nga bukuria. Bukuria ėshtė vetėm prezantim. Nė momentin e dytė bukuria shkon nė zero dhe duhen treguar aftėsitė. Unė nuk kam marrė kurrė pėrsipėr gjėra qė nuk di t’i bėj.

Ēfarė mendon se ka ndikuar nė suksesin tėnd?
Tregu muzikor ka vend pėr tė gjithė. E kam konceptuar muzikėn gjithmonė si njė pjesė tė rėndėsishme qė buron nga shpirti i njė artisti, dhe nuk ka rėndėsi se ēfarė rryme muzikore ėshtė kėnga, pasi kushdo qė e ka kompozuar ka vėnė aty njė pjesė tė vetvetes. Unė kam qenė gjithmonė e duruar dhe kam kėnduar nė gjithė kėto vite karriere kėngėn e duhur dhe ajo jo erdhi me njė ėndėrr qė u bė realitet.

Zėri apo emocioni qė pėrcjell, ėshtė mė i rėndėsishėm pėr t’i dhėnė maksimumin njė kėnge?
Unė nuk do t i ndaja nga njėri-tjetri. Sepse ka shumė kėngėtarė qė kanė zė dhe janė akull tė ftohtė, por ka edhe kėngėtarė tė tjerė, - do ta konsideroja veten nė kėtė grup, qė karakterizohen pėr diapazon, por nuk janė tė zhveshur nga emocioni. Vetė, shpesh jam bukur e ngarkuar.

Mendoni se teknika e tė kėnduarit me kalimin e viteve, me pėrvojėn prishet, pėrmirėsohet apo ėshtė diēka e lindur, natyrale?
Teknikės sė tė kėnduarit sigurisht qė sa mė shumė pėrvojė, aq mė mirė i bėn. Zėri piqet me moshėn. Por koha tek kėngėtarė tė ndryshėm ndikon me ritme tė ndryshme. Tek dikush piqet mė shpejt, tek dikush mė vonė. Ndėrsa tė mbash formėn, energjinė, varet nga shpirti. Nuk e llogaris asgjė me moshėn. Por sigurisht mosha edhe ndikon mbi cilėsitė e zėrit.

Genta, qė tė bėsh art sot, e ke ndjerė se duhet edhe njė dorė e mirė parash?
Qė tė bėsh art sot, me sa po shikoj unė kėtu, shumė kanė pasur para, por nuk kanė lidhje me artin dhe kanė bėrė videoklipe, kanė bėrė spote qė transmetohen vazhdimisht nė ekran. Unė mendoj se kjo periudhė ka filluar tė kalojė. Qė tė bėsh art tė mirėfilltė dhe tė mos kesh njė financa, ėshtė e pamundur.

Ēfarė mendoni se ju veēon nga kėngėtaret e tjera?
Tė gjitha kėngėtaret kanė veēorinė e tyre, kėshtu qė dhe unė kam diēka, por kėtė e di mė mirė publiku qė mė ndjek, dhe i falėnderoj nga zemra qė mė pėrkrahin nė ēdo hap timin.

Gjithsesi nė kėto vite keni ndryshuar. Ēfarė keni bėrė pėr tė pėrsosur vetveten?
Pėrsosja vjen nė mėnyrė natyrale. Njeriu ndryshon me jetėn qė kalon. Tė transformon jeta sociale. Unė nuk kam bėrė gjė pėr tė ndryshuar.

Keni pasur ndonjėherė beteja tė vėshtira?

Edhe kam pasur. Unė jam njeri shumė i fortė dhe di t’i pėrballoj sfidat. Me mirėsi, me butėsi di t’i pėrballoj. Nė pėrgjithėsi jam njė femėr e fortė. Mendoj se nė kėtė jetė ēdo gjė rregullohet, mjafton tė gjesh ēelėsin. Unė kam pėrshtypjen se kam ditur ta gjej.

Pėrpos momenteve tė mira dhe tė suksesshme nė karrierė, sa ka qenė kjo rrugė drejt suksesit e pėrshkruar edhe me zhgėnjime?
Natyrisht qė ka pasur dhe zhgėnjime pėr sa kohė je nė marrėdhėnie me njerėz tė ndryshėm. Ka pasur projekte tė mia qė pėr fat tė keq nuk kane dalė kurrė. Por jam e fortė dhe vazhdoj pėrpara.

Jeni penduar pėr ndonjė gjė deri mė tani?

Nuk besoj se ka individ nė botė qė tė mos ketė qoftė edhe ca pengje tė vogla. Po fundja edhe nga gabimet njė individ mėson. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė, ashtu sikurse edhe marrėdhėniet njerėzore, edhe jeta ėshtė me grafikėn e vet, ka uljet dhe ngritjet e veta.

Nėse ne kemi perceptuar anėt e mira, tė kėqijat tuaja cilat janė?
Unė jam pak nevrike dhe impulsive. Sa jam e mirė, e durueshme dhe e butė aq jam dhe impulsive. Kėto evidentohen nė ato situata ku duhet tė nxjerrėsh dhėmbėt. Dhe unė kam tekat e mia.

Tė bezdis fama?

Do tė doja tė jepja njė pėrgjigje tė shkurtėr: Jo, aspak. Por pastaj mė vjen tė them nuk mė bezdis fare, ose nuk e kam problem. E gjitha kjo vjen nga fakti se njerėzit e famshėm tek ne janė shumė pak, por ka nga ata qė nuk janė tė famshėm. Unė ndjehem shumė mirė kur dikush mė kėrkon njė autograf, apo njė foto, pasi kjo tregon respekt dhe vlerėsim. Ndaj se duhet tė mė bezdisė?

Ēfarė femre do ta pėrshkruanit veten?

Pasionante, ndonjėherė deri nė ēmenduri...

Cila ėshtė arma juaj e joshjes?
Kam shumė. Pėr secilėn prej tyre duhen pyetur ata qė joshen nga unė.

Ēfarė ėshtė statusi yt emocional?
Po fluturoj mbi notat e muzikės, hahhaa

A ka kėrkuar dikush ta ndryshojė Unin tuaj?
Askush, nuk guxon. Kam personalitetin tim. Nuk lė njeri tė mė ndryshojė. Kritika marr dhe i quaj shumė normale. Kanė qenė dhe ato pjesė e rritjes sime. Mendoj se njeriu pėrmirėsohesh me kohėn. Ēdo gjė vjen me hap. Perfeksionimi vjen nė mėnyrė graduale.

Pushimet i bėni me plan apo tė paparashikuara?

Zakonisht, pushimet i bėj tė parashikuara, por ndodh qė edhe tė mos parashikoj asgjė, hahah, por thjesht, vendosi dhe iki diku.. hahahaaa

Ku do tė jetė Genta nė sezonin e verės?
Do t’i prek tė gjithė shqiptarėt nga pak kudo qė ata janė... me kėngė dhe performancė.
Nėse ėndrrat bėhen realitet, ēfarė do i kėrkoje Zotit?
Nėse unė e ndjek Zotin nė ēdo hap tė jetės sime, jam e bindur se kam ndjekur edhe ėndrrat e mia, sepse ai kujdeset pėr gjithēka.

Telegrafi