Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Rushajet (Pentekosti) - Zbritja e Shpirtit të Shenjtë

    Rushajet (Pesëdhjetorja) Zbritja e Shpirtit të Shenjtë

    Në Dhiatën e Vjetër Pesëdhjetorja (Pentekostia) ishte festa që kremtohej pesëdhjetë dite pas Pashkës. Ashtu siç Pashka kremton eksodin e Izraelitëve nga skllavëria e Egjiptit kështu edhe Pesëdhjetorja kremton dhënien e dhjetë urdhërimeve nga Perëndia Moisiut, në malin e Sinart.

    Në Dhiatën e Re të Mesias, ngjarja e Pashkës merr një kuptim të ri, si kremtimi i vdekjes dhe ngjalljes së Krishtit, "eksodi" i njerëzve prej kësaj bote mëkatare në Mbretërinë e Perëndisë. Po, gjithashtu në Dhiatën e Re, festa e Rushajeve (Pesëdhjetorja) është përmbushur dhe rinuar me ardhjen e "ligjit të ri", zbritjes së Shpirtit të Shenjte mbi nxënësit e Krishtit.

    Kur erdhi dita e Rushajeve, ata ishin të gjithë bashkë, në një mendje të vetme në të njëjtin vend. Dhe befas nga qielli erdhi një ushtimë, si ajo e një ere që fryn furishëm dhe e mbushi gjithë shtëpinë ku ata po rrinin. Dhe u dukën mbi ata gjuhë si prej zjarri, të cilat ndaheshin dhe qëndronin mbi secilin prej tyre. Edhe u mbushën të gjithë me Shpirtin e Shenjtë... (Veprat 2:1-4).

    Shpirti i Shenjtë, të cilin Krishti u kishte premtuar nxënësve të tij, erdhi ditën e Rushajeve. (Joani 14:26, 15:26; Lluka 24:49; Veprat 1:5) Apostujt morën "fuqi prej së larti" dhe filluan të predikonin dhe të jepnin dëshmi për Jisuin si Krishtin e ngjallur, Mbretin dhe Zotin. Tradicionalisht, ky moment është quajtur ditëlindja e Kishës.

    Në shërbesat liturgjike të festës së Rushajeve, ardhja e Shpirtit të Shenjtë kremtohet bashkë me zbulesën e plotë të Trinisë Hyjnore: Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë. Plotësia e Hyjnisë u shfaq në ardhjen e Shpirtit tek njerëzit dhe himnet e Kishës e kremtojnë këtë shfaqje si veprën finale të vetëzbulesës dhe vetëadhurimit të Perëndisë në botën e krijuar prej Tij. Për këtë arsye, e Diela e Rushajeve në Traditën Orthodhokse është quajtur gjithashtu, Dita e Shën Trinisë. Shpesh, në këtë ditë, ikona e Shën Trinisë - veçanërisht ajo e tre figurave engjëllore që iu shfaqën Abrahamit, stëratit të besës së krishterë - vendoset në qendër të Kishës. Gjithashtu, në këtë ditë përdoret edhe ikona e Rushajeve, e cila tregon gjuhët e zjarrit mbi Shën Marinë dhe Dymbëdhjetë Apostujt, prototipi origjinal i Kishës, të cilët janë ulur në unitet, duke rrethuar një imazh simbolik të "kozmosit", botës.

    Në Rushajet, ne kemi përmbushjen finale të misionit të Jisu Krishtit dhe fillimin e periudhës mesianike të Mbretërisë së Perëndisë, e cila është e pranishme mistikërisht në këtë botë në Kishën e Mesias. Për këtë arsye, dita e pesëdhjetë është fillimi i epokës që është tej kufijve të kësaj bote. Pesëdhjeta, është numri i përmbushjes së përjetshme dhe qiellore, në traditën e devotshmërisë mistike Judeo-Kristiane: shtatë herë shtatë, plus një.

    Kështu, Pesëdhjetorja është një ditë apokaliptike, që do të thotë dita e zbulesës finale. Ajo është quajtur gjithashtu një ditë eskatologjike, që do të thotë dita e mbarimit final dhe të përsosur (në greqisht eskaton do të thotë mbarim, fund). Sepse, kur do vijë Mesia dhe do të afrohet Dita e Zotit, inagurohen "ditët e fundit", për të cilat "Perëndia dekraron: ...Unë do të derdh nga Fryma ime në çdo mish." Kjo është një profeci e vjetër, së cilës Apostull Pietri i referohet në predikimin e parë të Kishës së krishterë, që u predikua të Dielën e parë të Rushajeve (Veprat 2:17; Joel 2:28-32).

    Duhet ta themi përsëri që festa e Rushajeve nuk është thjesht kremtimi i një ngjarjeje, që ndodhi shumë shekuj më parë. Ajo është kremtimi i çfarë duhet të ndodhë me ne në Kishë sot. Ne të gjithë kemi vdekur e jemi ngjallur me Mbretin-Mesia dhe të gjithë e kemi marrë Shpirtin e tij të Tërëshenjtë. Ne jemi "tempujt e Shpirtit të Shenjtë". Shpirti i Perëndisë banon ndër ne (Romanët 8; I Korinthianët 2-3; II Korinthianët 3; Galatianët 5; Efesianët 2-3). Ne, nëpërmjet anëtarësisë në Kishë, kemi marrë "vulën e dhuratës së Shpirtit të Shenjtë" në misterin e Mirosjes. Rushajet kanë ndodhur tek ne.

    Mesha Hyjnore e Rushajeve na kujton pagëzimin tonë në Krishtin me vargjet nga Galatianët, të cilët përsëri zëvëndësojnë Himnin Trishenjtor. Vargje të veçantë nga psalmet zëvëndësojnë, gjithashtu, psalmet e zakonshëm të antifonëve të Meshës. Apostulli dhe Ungjilli na tregojnë ardhjen e Shpirtit tek njerëzit. Shkurtorja flet për përmbysjen e Babelit, meqenëse tani Perëndia i bashkon kombet në unitetin e Shpirtit të tij. Përlëshorja shpall kapjen e tërë gjithësisë në rrjetën e Perëndisë, nëpërmjet veprës së Apostujve të frymëzuar. Himnet O Mbret Qiellor dhe Pamë Dritën e Vërtetë, këndohen për herë të parë qysh prej Pashkës, duke e thirrur Shpirtin e Shenjtë "të vijë e të banojë ndër ne" dhe duke shpallur që "ne kemi marrë Shpirtin qiellor". Ndërtesa e Kishës është zbukuruar me lule dhe me gjethet e gjelbëra të verës, për të treguar se Fryma hyjnore e Perëndisë vjen të rinojë të gjithë krijimin si "Shpirti jetëbërës". Në Hebraisht fjala Shpirt, frymë dhe erë është e njëjta fjalë, ruah.

    I bekuar je, o Krisht Perëndia ynë, që i tregove peshkatarët të gjithurtë, duke iu dërguar Shpirtin e Shenjtë dhe me anën e tyre rrjetore tërë botën, o Njeridashës, lavdi më Ty! (Përlëshorja).

    Kur i Larti zbriti dhe përzjeu gjuhët, i përndau kombet. Por, kur dërgoi gjuhët e zjarrta, të gjithë i thirri në bashkim. Prandaj, me një zë, ne lavdërojmë Shpirtin e Tërëshenjtë (Shkurtorja).


    Mbrëmësorja e Madhe e mbrëmjes së Rushajeve përmban tre lutje të gjata, në të cilat besnikët bien në gjunjë për të parën herë qysh prej Pashkëve. E Hëna mbas Rushajeve, në Kishën Orthodhokse është festa e Shpirtit të Shenjtë dhe e Diela mbas Rushajeve është e festa e Gjithë Shenjtorëve. Kjo është pasojë logjike e liturgjisë, meqenëse ardhja e Shpirtit të Shenjtë përmbushet në njerëzit me anë të bërjes së tyre shenjtorë dhe ky është qëllimi i krijimit dhe i shpëtimit të botës.

    "Kështu thotë Zoti: Shenjtërohuni, pra dhe jini të shenjtë, sepse unë Perëndia juaj jam i shenjtë" (Levitiku 11:44-45; i Pietri 1:15-16).
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 19-06-2005 më 14:46

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    Edhe kur erdhi dita e Pentikostisë, ishin të
    gjithë me një zemër në një vend.
    Edhe papritur u bë një oshëtimë nga qielli si
    oshëtima e një ere që fryn me fuqi, dhe mbushi
    gjithë shtëpinë ku ishin duke ndenjur. Edhe u dukën
    mbi ta gjuhëra duke u ndarë si prej zjarri, dhe
    ndenjën mbi gjithsecilin nga ata. Edhe u mbushën
    të gjithë me Shpirt të Shenjtë, e zunë të flisnin me
    gjuhë të tjera, siç ua jepte Shpirti të flisnin.

    (Veprat 2:1-4).


    I bekuar je, o Krisht Perëndia ynë, që i tregove
    peshkatarët të gjithurtë, duke iu dërguar Shpirtin
    e Shenjtë dhe me anën e tyre rrjetove tërë botën,
    o Njeridashës, lavdi më Ty!

    (Përlëshorja)


    Kur i Larti zbriti dhe përzjeu gjuhët, i përndau
    kombet. Por, kur dërgoi gjuhët e zjarrta, të gjithë
    i thirri në bashkim. Prandaj, me një zë, ne lavdërojmë
    Shpirtin e Tërëshenjtë.

    (Shkurtorja)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    Sot Kisha feston ditelindjen e saj. 50 dite pas Pashke, 10 dite pas ngjitjes se Krishtit ne qiell, Shpirti i Shenjte zbriti mbi apostujt e Krishtit, ashtu sic u kish premtuar Krishti. Kjo shenon edhe shfaqjen e plote e Trinise se Shenjte, Atit, Birit dhe Shpirtit te Shenjte.

    Albo

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1
    O Mbret Qiellor Ngushellimtar, Shpirt i se Vertetes qe ndodhesh kudo dhe i mbush te Gjitha! Eja dhe qendro mbi ne dhe pastrona nga çdo njolle dhe shpeto o I Mire shpirtrat tane! Amin!
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Sot eshte dita kur Perendia per here te pare erdhi te banoje brenda njerezve permes Shpirtit te Tereshenjte.

    Shpetimin qe ATI planifikoi, BIRI e realizoi dhe SHPIRTI I TERESHENJTE na beri ta shijojme!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #6
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Sot eshte dita kur Perendia per here te pare erdhi te banoje brenda njerezve permes Shpirtit te Tereshenjte.
    Davidi thuajse 1000 vjet para Krishtit thote:


    Ps50:12,13

    12 Krijoje në mua, o Hyj, zemrën e pastër,

    përtërij në mua një shpirt të qëndrueshëm!

    13 Mos më flak larg fytyrës sate,

    mos e hiq prej meje shpirtin tënd të shenjtë.

  7. #7
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ne DHV nuk kemi brenda-banim te Shpirtit te Shenjte por pranine e Tij tek profetet/te zgjedhurit per t'i ndihmuar ata te benin punen qe u caktonte Zoti.

    Kjo sepse mekati i tyre ishte akoma i pashlyer nga sakrifica e Krishtit.

    Nqs Shpirti i Shenjte do ishte brenda tyre ne DHV, Krishti nuk do fliste per ardhjen e Ngushelluesit para ndarjes fizike me nxenesit e Tij
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #8
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Pikepamja, se tek te krishteret banon shpirti i shenjte si person, eshte protestante, qe dihet qe nuk ia kane idene se per cfare flasin, kur vjen puna ne Trini e Kristologji dhe jane pre e te gjitha gafave te mundshme.

    Ne Ortodoksi behet dallim mes energjive, hireve dhe esences se shpirtit te shenjte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 28-05-2010 më 02:26

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Pikepamja, se tek te krishteret banon shpirti i shenjte si person, eshte protestante, qe dihet qe nuk ia kane idene se per cfare flasin, kur vjen puna ne Trini e Kristologji dhe jane pre e te gjitha gafave te mundshme.

    Ne Ortodoksi behet dallim mes energjive, hireve dhe esences se shpirtit te shenjte.
    Dmth, sipas teje trupi i një të shenjti të pakurorëzuar, është tempulli, vendbanimi i një energjie! I bie që edhe të shenjtërit e kurorëzuar të mos kenë pasur Shpirtin si Person, por vetëm si energji!

    Bravo Seminarist!

    Συγχαρητήρια, αυτά σας μαθαίνει ο καθηγητής σου;
    Ndryshuar për herë të fundit nga marcus1 : 28-05-2010 më 03:02
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #10
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Dmth, sipas teje trupi i një të shenjti të pakurorëzuar, është tempulli, vendbanimi i një energjie! I bie që edhe të shenjtërit e kurorëzuar të mos kenë pasur Shpirtin si Person, por vetëm si energji!

    He, Matrix!

    Po tashti, cfare do themi per Jezusin e gjalle, LARG Fese e Dogmave? A e sheh Marcusin1 qe ka Jezusin e gjalle LARG Fese e dogmave, se cfare thote?

    Jezusi i 'gjalle' larg fese e dogmave eshte paganizimi i Jezusit!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Një vështrim i shkurtër historik rreth debatit mbi filoque
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 07:52
  3. Agjiologjia
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-07-2006, 00:12
  4. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  5. Ortodoksia dhe Shqipëria
    Nga shendelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •