Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 41
  1. #11
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga Dr Rieux
    Kjo ngjante nje lloj zgjidhje e mundshme qe as Ferrari s'kishte pse ta kundershtonte. Nuk e di pse nuk e pranoi FIA.
    Kundershtoi Ferrari.. edhe FIA.. Jordan mori zemer per ca pike dhe detyroi dhe Minardi-t te merrnin pjese. Vetem Minardit i vjen turp nga keto skuadrat..

    Ne planet e F1 per 2006 eshte qe te vendoset te kete vetem nje lloj gome. Me gafen e kesaj fundjave Michelin i ka bere gropen vetes per vitet qe vijne.
    Fia vetes ka me shume mundesi.. edhe me mire do behet.. do qerrohen keto burokratet qe te shemtojne 2 ore para televizorit.. edhe quhet sport..


    nejse, Schummy i ka nja dy shpresa tani... jo keq!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar më parë nga darwin
    turp.. tamam.. po ka dhe me keq.

    Schummy duke folur serioz neper intervista:

    --- "It was a bit of a strange Grand Prix, it's not the right way to win my first race of the year, but to have one win out of 84 being like this isn't too bad," he said. "




    "I think we had a good car so I think we had a very fair chance to fight for the victory." (ketu me demek, po te ishin te gjitha... eshte i lezetshem.. edhe skandaloz..)


    keto qe u terhoqen paskan propozuar nje shtese ne menyre qe te merrnin pjese ne gare, po pa te drejte pikesh, thjesht per spektatoret.. e cuditshme, ketyre u vjen dhe me shume zor se keto qe dolen ne gare..

    leje komitetin e partise, pastaj..FIA.. te veshtirosen.. skandaloze per spektatoret. neser i pret "hajde, Puna-Puna"
    Darwin!

    Per ata qe urrejne Ferrarin, dhe sikur meteor nga qielli te bjeri dhe te shkaterroje pisten e gares prape do jete faji i Ferrarit. Si mundersh mer Darwin ta argumentosh ti fajin e Ferrarit une nuk e kuptoj. Te gjithe fansat qe ndoqen garen (qofshin me Ferrarin apo jo) u japin falenderime vec atyre qe moren pjese ne gare. :

    1- Kjo qe permende ti per garen pa pike u sygjerua nga FIA nese shtohej kthesa sic kerkuan ekipet e Michellinit, dhe jo sic the ti qe u kerkua nga ato ekipe. Ishin keto ekipe te cilat nuk pranuan sepse "haxhonin" kot $200,000 per gare.

    2- Keto ekipe DUHET te paketonin gomat rrezerve. Si GJITHMONE (ashtu sic bene ne Brazil) nuk kishin paketuar. PSE QENKA KY FAJI I FERRARIT?

    3-Keto ekipe kishin mundesine te mernin pjese ne gare dhe te ulnin shpejtesine te kthesa e 13. PO qe se jane kaq pafaj sa tua ti, pse nuk vepruan ne kete menyre.

    4-Ti po stimulon fajtorin (qe nuk kishte ardhur i pregatitur me gomat e duhura ose ato rrezerve) dhe penalizon ate qe ka punuar per tu permbajtur rregullave te vendosura. PSE QENKA FAHI I FERRARIT QE PUNOI PER TE ARRITUR GOMAT E DUHURA DHE JA ARRITI QELLIMIT? Pse u dashka te mos garojne? Se ekipet e tjera nuk jane aq te pergatitura.

    5- Bridgestone pati probleme gjithe garat e fillimit. Ferrari disa here u terhoq nga gara. Pse nuk u nderruan rregullat per te ndihmuar ferrarin?

    6- RRegulli per nje gome gjate gjithe gares u be per ti prere hovin Ferrarit. Bridgestone prodhon goma te shpejta por qe grihen shpejt. E kunderta ndodh me Michellin. Keshtu rregulli u krijua per te ndihmuar ekipet e tjera. E tani ngaqe nuk u vika mire ketyre ekipeve u dashka nderruar nje rregull tjeter.
    Me e rendesishmja

    7- MICHELLIN E PERDORI KERKESEN PER ZGJERIMIN E KTHESES VETEM PER JUSTIFIKIM. Michellin e dinte se rregulli nuk do te ndryshohej. Eshte jashte cdo logjike qe te ndryshohen rregullat e F1 per ti dhene avantazh disa skuadrave. keshtu Michellin duke dhene ultimatum:- Ose zgjero kthesen ose mos garoni", nxjerr si me faj FIA dhe i largon fajin vetes. Michellin e di se ekipet nuk do garrojne po s'ishte goma e sigurt. Dhe per kete fajin e kane vetem ata. Skema e pistes eshte dhene qe ne fillim te vitit. Michellin ka 6 vjet qe garon aty. Nuk ka justifikim te nxjeri arsye ne 5 te mengjesit diten e gares. Ata e dine fare mire se cfare pritet prej tyre


    Darwin nuk pres te te ndroj mendim, se ata qe kane urrejtje per Ferrarin e kane te renjosur e nuk mund tua heqesh me nje postim. PO kushdo tjeter qe nuk ka paragjykime ka mundesi te vendosi me qarte nepermjet postimit. Ti e di aq mire sa une se ekipet e tjera nuk do bojkotonin garen per Ferrarin, dhe vete keto ekipe thane se Ferrari ka plotesisht te drejte te garoje. Njerezit kane paguar per te pare gare, Ferrari ka ardh i pregatitur per gare. Se McLarenit apo Renault-it apo ndonje tjetri nuk i garohej se nuk ka ardh i pregatitur ketu fajin se ka Ferrari. Mezi po pres vendimin e FIA per penalizimin e ekipeve qe dhane dorheqjen. Po flitet se do u hiqen te gjitha piket e deritanishme. Me nje fjale MINARDI do kete me shume pike se MClaren.
    Ndryshuar për herë të fundit nga R2T : 19-06-2005 më 20:50
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  3. #13
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Me te shumtet e tifozave si ne cdo gare,jane te veshur ne te kuqe,keshtu qe te pakten e pane ekipin e zemres,dhe pilotin perandorak,qofte edhe ne komedine e sotme.
    Formula1 pa Ferrarrin eshte si futbolli ne vitet80-90 pa Maradonen.
    Cfare duhet te bente edhe Ferrarri,te dezertonte ,eshte biznes o POPULL.Po sikur te kishte te njejtat probleme Bridgestone?
    Donin karagjozet e Mercedezo-Renove bashke te pa aftet e Michellin nje barrierre perforcuese ne kthesen 12-13.
    Regullat jane NJE PER TE GJITHE.Pastaj komedia e karagjozeve te stilit Briatore dhe Rod Denis na kerkonin pjesmarrje pa pike.
    Medet,ku jemi,edhe ne festivalin e Gjirokatres ,grupi i Roskovecit apo Kanines konkuron per nje vend,jo vetem te kenaqte Byrone me kenget e Partise.
    Mizerjen e ketyre kopertonave kerkojeni,mire beni,por jo tek Ferrarri as tek Shumakeri.

    DR RIEUX te heq kapelen si gjithmone per kopetencen e fjaleve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 20-06-2005 më 00:30
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Kolomb, respekti eshte i ndersjellte. Na kenaqe me kete punen e grupit te Kanines dhe Roskovecit, .

    AntiFerraristet apo antiShumakeret qe jane studente te provojne njehere kete strategji kur te kene provim: te mesojne vetem nje kapitull nga fjala vjen 10 te mundshem dhe ti thone profesorit diten e provimit, meqe mua nuk me deshi palla qe te mesoja 9 kapitujt e tjere a mi ben pyetjet vetem nga ky kapitulli qe kam mesuar une.

    Mos u merzisni o te uruar se nuk ka gje ne terezi as Shumaker as Ferrari dhe as Bridgestone kete vit. Ja duke fillu qe nga Franca do filloje prape rivaliteti Renault-McLaren dhe Ferrari do hahet per te zene ndonje podium.


    Shumaker nga konferenca per shtyp pas gares:
    Sigurisht sot ishte nje Cmim i Madh shume i vecante, por qe te jem i sinqerte nuk ishte ne doren tone. Nuk kishim cfare te benim. Ne kemi punuar shume per gomat tona. Ne lame ne shtepi goma me te shpejta por me pak te qendrueshme sepse e dinim trysnine qe do te duhej te perballonim ndaj nuk e di cfare problemi paten te tjeret por ky nuk ishte problemi yne dhe shpresoj qe te gjithe te kuptojne qe ne ne anen tone nuk kishim cfare te benim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dr Rieux : 19-06-2005 më 21:21
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  5. #15
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Une nuk e kuptoj se cfare sporti shikoni ju.. neve ketej nga ana e ekranit nuk fitojme asnje gje.. une uroj qe t'ua heqin piket se do ta varrosin njehere e mire FIA-n.

    gjithsesi, nuk kishin faj keta ketej..e ka Michelin dhe skuadrat e veta. sa keq qe nuk e kuptuan tifozet e pakte qe ndenjen te vershellenin podin "fitues".

    anti-Ferrari ?!.. as me hyn ne pune Ferrari.. eshte dekor i nevojshem per Formula 1.. skuader me komandante dhe sherbetore..
    lol, vetem se cuditem.. si shpjegohet qe sa here ndodh ndonje gje e shemtuar Ferrari dhe FIA kane gjithmone kendveshtrime te njejta?

    per sot.. uroj t'i denoj FIA dhe t'ja heqe te gjitha piket skuadrave te tjera.. edhe Schummy del kampion ne fund.. edhe pastaj, FIA shkrihet dhe fillojme shikojme gara pa BigBrother

    nejse, me ligj jeni ne rregull Ferrari dhe ju.

  6. #16
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Darvo miku ja ke fut kot kesaj here.
    Nuk ka ci duhen as Ferrarrit as Shumakerit te tilla kampionlleqe.
    Kemi aq shume sa na duhet vitrine e re.
    Le te krekosen salco-domatet spanjolle te tipit Alonzo,apo copat e akullit te Finlandes.
    Shumaker do te thote spektakel,dhe te tilla gjera dhurojne njerez te lindur per keto pune,jo hibride si keta te mesipermit.

    PS Si thua ti sikur Tosit ti shkrepet e te kerkoje te hiqet,ndonje zone votimi qe eshte e sigurte Demokratike? ,Dhe merr me vete Gjinushet,Ballin,qofte edhe Meten,,,,,,,,,,,,dhe nese Moisiu nuk e pranon ,na e paskan fajin Berisha?
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 20-06-2005 më 23:09
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  7. #17
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Reagimet pas çudisë së garës së Amerikës

    Shumë të zhgënjyer kanë mbetur tifozët amerikanë, të pranishëm në tribunat e Indianapolisit. "Si pilot që jam, ndihem shumë keq," ? ka thënë Devid Kulthard pas tërheqjes nga gara. "Jemi vërtet të trishtuar, ? ka thënë zëdhënësi për shtyp i Ferrarit, Luka Kolajani. ? Kishte qindra tifozë nëpër tribuna. Ata donin të shihnin garën, kishin paguar për këtë gjë, në të vërtetë ata nuk e panë dot atë që kërkonin." Një tifoz ka bërë një sjellje shumë të pahijshme gjatë garës, pasi ka goditur me shishe makinën e Rubens Barrikelos. "Nuk duhet të fajësojmë FIA?n, ? ka vazhduar Kolajani. ?

    Ishte një problem i firmës franceze të gomave, jo i federatës. Ndoshta janë ato që duhet të ndihen të turpëruar." Edhe vetë Zhan Todt ka deklaruar: "Ky veprim ishte krejtësisht i pakuptimtë." Ndërkohë, ish?piloti i Formulës 1 dhe komentatori i këtij sporti, Martin Blandëll, ka thënë: "Nuk ishte faji i Michelinit, por ishte faji i Formulës 1 që nuk po rigjen vetveten." Piloti skocez i skuderisë Red Bull, Devid Kulthard, ka shtuar: "Shpeshherë janë mbledhur drejtuesit dhe ende nuk kanë gjetur një zgjidhje, kjo është një gjë shumë e keqe për këtë sport."

    Ndërkohë, Pol Stodart, numri 1 i Minardit, i cili ka vendosur të nisë makinat e tij përkrah Ferrarit dhe Jordanit, ka deklaruar: "Skuderitë bënë diçka vërtet të çmendur. Kjo e komplikon më shumë gjendjen, gjithsesi, mua nuk më intereson, ishte krejtësisht një fars." Flavio Briatore, menaxheri i përgjithshëm i Renault?së, ka thënë: "Na falni, u kërkojë falje të gjithëve. Tifozët bënë të tyren, padyshim janë mërzitur, por dhe ne gjithashtu." Tifozët menjëherë kanë nxjerrë pankarta, ku kërkonin që t'u ktheheshin paratë e biletave.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #18
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Me Ferrarin kemi tallur sumen deri para nje jave ... Une vet i shaja kur shifja qe Reno apo Mclaren i jepte nga 3 sekonda per xhiro ..skandal...Gomat te bejne te tilla surpriza ...

    Gomat kesaj rradhe i bene surprize skuderive te tjera...Ku eshte problemi ??.
    Ti kundervihesh Ferrarit per gafen e Michelin eshte absurde...
    Ferrari respektoi garen dhe mori persiper fyerjet e tifozerise .. ne disa raste edhe bidonat e ujit qe hidheshin ne piste , qe rrezikonin koken e pilotave....
    Keto sharje i meriton Michelin , e per mua edhe skuderite qe nuk zbriten ne piste...

    A e pate hipokrizine e Briatores ??? ..Para se te niseshin makinat nuk donte te jepte interviste ...me fytyre te vrerosur...kishte frike nga ndonje surprize e McClaren ...
    Me pas kur u terhoqen te gjithe filloi te na tregonte se i vinte keq per spektatoret e plot brockulla ....eshte mesu me fjale te bukura miku....
    Te gjithe e dime qe e FITUAR nga kjo terheqje doli Reno e Briatores , sepse anulloi nje gare dhe McClaren humbi nje mundesi per tiu afruar Alonsos ...
    Ndersa nga Ferrari ata nuk kane frike , se problemet e gomave perseri do e lene pas ne garat e tjera....
    I vinte keq per spektatoret ??? Nuk i intersonin piket ???? Atehere fut makinat ne piste dhe tek kthesa e rrezikshme ul shpejtesine...Do te fusin nga 5 sekonda per xhiro , po te pakten publiku do kenaqet ...Apo kishte frike se mos McClaren merrte ndonje pike....

    Edhe ndryshimi i trajektores se pistes sic propozonin skuderite qe u terhoqen , ishte me rrezikshmeri ...Sepse pilotat nuk kishin bere asnje xhiro prove per trajektoren e re , keshtu qe mundesia per aksidente do ishte perseri e madhe...

    Si perfundim them qe Formula 1 humbi nje shanc per tiu afruar amerikes...
    E tha mire Villeneuve pas skandalit dje :
    << Sot Formula 1 ne Amerike , vdiq .>>
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  9. #19
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Interisto,ke fol qarte dhe kuptueshem.
    Ne nje treg brilant per kete lloj sporti sic eshte Amerika,ku njerezia eshte e mberthyer pas garave Nascar,apo Indy Car,Formula1,mori goditje vdekjeprurese.
    Oscar i turpit mbetet mbi "regjizoret" deshtake te tipit Briatore dhe kompani.
    Nese sdonin pike,dhe kerkonin te shperblenin spektatoret dhe dollaret e paguara,le te hynin ne gare dhe tek kthesa12/13 te ulnin shpejtesine sic thane edhe kopertonat e Michellin.
    Ne gjashte e gjysem te mengjezit moren mandatat e gomave dhe per 6 ore te tjera na donin rregulla dhe rruge te reja.
    U pa puna,duam s'duam ne ketej nga Amerika do ngelemi duke pare tenis dhe USA Open.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 20-06-2005 më 23:10
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Briatore ne intervisten e tij tha qe ishin dakord qe gara te behej me nje modifikim te pistes.
    Dhe qe askush nga squadrat qe kane goma michelin te mos merrte pike por te behej vetem per spektatoret,sepse Formula 1 ne Amerike nuk ke me te ardhme.
    Ne nje mjedis si ai i Formula 1 mund te ndodhi qe te te gabosh gomat per nje gare e kjo nuk eshte tragjedi.
    Por Ferrari duke u kapur mbas rregullave qe shume here i ka shkelur,si psh Irvine kur u denua per madhesin e profilit te devijatoreve te ajrit,nuk mund te humbte kete rast per te fituar.
    Dhe duke pare qe kete vit nuk ka me shprese te pakten te gezohet me kete gare,qe i dha fund ne Amerike garave te Formula1.
    Nuk mund te ulnin shpejtsine ne ate kthese kur makinat arrijne me 340 km ne ore sepse ata qe jane mbrapa rrezikojne jeten.
    Ferrari fitoi me Jordan dhe Minardi...fitore e merituar.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Makina e kohës!
    Nga MEDEA në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 27-03-2024, 04:32
  2. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-02-2018, 09:07
  3. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-04-2009, 12:49
  4. Shpërthen pas një zjarri makina e një gazetari
    Nga ^SHIU^ në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 07:58
  5. Prezantohen makinat e Formula 1 - 2006
    Nga Davius në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 02-03-2006, 11:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •