ktu ne ket site ka sa te dush ilahi www.klubikulturor.com vizitoje te preferoj
Loti nuk sjell dhimbje,por dhimbja sjell lot,mos thuaj o Zot kam 1 dhimbje,por o dhimbje kam 1 Zot
Mbulesa ime ti vlen sa tere bota,
me ty ndahet e drejta nga e kota....
Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!
Bismilah
ILAHITĖ ISLAME
Falėnderimet i takojnė vetėm Allahut tė Madhėruar, pėrshėndetjet dhe nderimet ia dėrgojmė tė dėrguarit tė Tij (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė), familjes, shokėve tė tij dhe gjithė atyre qė pasojnė udhėzimin e tij deri nė ditėn e gjykimit.
Ajo qė njihet sot me emrin ilahi islame ka ekzistuar edhe nė kohėt e mėparshme, por e quajtur ndryshe. Nė atė kohė ilahitė njiheshin me emrat Tagbir dhe Kasaid.
Tė parėt tanė tė ndershėm ua tėrhoqėn vėrejtjen njerėzve nga ilahitė dhe gjėrave tė ngjashme me to. Kur ėshtė pyetur imam Ahmedi se ēfarė mendimi kishte pėr personat tė cilėt merreshin me kasaid, ėshtė pėrgjigjur: Eshtė bidat dhe ulja me ata qė e praktikojnė nuk lejohet.
Ndėrsa, imam Shafiu ka thėnė: Nė Bagdad lashė pas diēka tė cilėn e kishin shpikur zindikėt (prishėsit e fesė), e quanin tagbir dhe e pėrdornin me qėllim qė tė largonin njerėzit sa mė shumė nga Kurani.
Pas fjalės sė imam Shafiut, Ibėn Tejmija shprehet duke thėnė: Kjo tregon njohjen dhe diturinė e plotė tė imam Shafiut nė kėtė fe. Dihet se kur zemra mėsohet duke dėgjuar vargje dhe ilahi, ndien kėnaqėsi e si rrjedhojė ndodh largimi nga dėgjimi i Kuranit. Pra, njeriu mjaftohet duke dėgjuar shejtanin nė vend qė tė dėgjojė Rrahmanin.[1]
Gjithashtu ka thėnė: Ata tė cilėt dėgjonin kėtė gjė tė shpikur tė cilėn imam Shafiu e konsideroi si shpikje dhe prishje tė fesė, nuk merrnin pjesė nė kėto tubime me gra e djelmosha, nė praninė e tingujve dhe fyejve. Pėrkundrazi, poezitė qė kėndonin ftonin nė asketizėm dhe zbusnin zemrat.[2]
Dijetari i islamit Ibėn Tejmije, u pyet pėr njė person i cili e konsideron dėgjimin e kėtyre fjalėve metodė pėr tė thirrur njerėzit qė tė pendohen tek Allahu nėpėrmjet tyre. Teksti origjinal i pyetjes ėshtė: Njė grup njerėzish bėnin gjynahe tė mėdha, si; vrasja, vjedhja, pirja e alkolit etj. Njė shejh i njohur si i mirė nė mesin e tyre dhe pėr pasim tė sunetit, deshi ti ndalonte kėta njerėz nga gjynahet e mėdha, por nuk gjeti rrugė tjetėr pėrpos kėtij lloj grumbullimi nė mėnyrė qė tė dėgjojnė. Fjalėt qė do tė kėndoheshin do tė shoqėroheshin me def, pa tinguj, ndėrsa kėnga do tė ishte poezi e lejuar dhe e pashoqėruar me fyell. Kur u realizua ky takim, u penduan njė grup prej tyre derisa ai qė nuk falej, ai qė vidhte dhe ai qė nuk jepte zekat, filluan tė ruheshin nga dyshimet, ti praktikojnė detyrimet dhe tu largohen tė ndaluarave.
A i lejohet kjo vepėr kėtij dijetari pėrderisa nė praktikimin e saj ka shumė pėrfitime, dhe duke mos harruar faktin se dijetari nuk mundet ti thėrrasė nė rrugė tė drejtė, vetėm se nė kėtė mėnyrė?
Dijetari i islamit Ibėn Tejmije u pėrgjigj me njė pėrgjigje tė zgjeruar: Me tė vėrtetė qė dijetari qė pėrmendet ka patur pėr qėllim pendimin e tyre nga gjynahet e mėdha, dhe nuk gjeti rrugė tjetėr vetėm se kėtė qė u pėrmend; rrugėn e bidatit (shpikjes). Kjo tregon qartė injorancėn e kėtij dijetari rreth rrugėve tė lejuara, nėpėrmjet tė cilave pendohen mėkatarėt, ose ky dijetarė nuk ka mundur ti gjejė ato.
Dijeni se Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė), shokėt e tij dhe tabiinėt (ata qė erdhėn pas shokėve tė tij) thėrrisnin njerėz mė tė kėqinj se kėta qė u pėrmendėn, siē ishin; ithtarėt e mosbesimit dhe mėkateve. Ata thėrrisnin me rrugė tė lejuara nėpėrmjet tė cilave Allahu i bėri tė mos kenė nevojė pėr rrugėt e shpikura.[3]
Nga dėmet e tė ashtuquajturave ilahi islame, janė:
1) Janė shpikje nė fe dhe ngjasojnė me shpikjen e Sufijve,
2) Eshtė pėrngjasim me ithtarėt e librit,
3) Quhen islame por islami qėndron shumė larg tyre,
4) Ėshtė pėrngjasim me mėkatarėt dhe meloditė qė ata pėrdorin nė kėngėt e tyre,
5) Ndodhė ajo qė quhet fitne (mahnitje) ndaj zėrave tė bukur e tė hollė,
6) Hutojnė tė rinjtė nga Kurani dhe dija e dobishme,
7) I mėson dėgjuesit tė dėgjojnė edhe muzikėn e paturpshme,
8) Pėrdoret pėr ti ftuar tė tjerėt nė parti dhe grupacione tė ndryshme,
9) Shoqėrohet edhe me vegla muzikore, si; defi etj.
Mė poshtė do tė paraqesim disa fetua (thėnie) tė dijetarėve tė sunetit, nė lidhje me ilahitė islame
-----------------------------------------------------------------------------------------------------
[1] Mexhmuul Fetaua, vėll. 11, fq. 532.
[2] Mexhmuul Fetaua, vėll. 11, fq. 534.
[3] Mexhmuul Fetaua, vėll. 11, fq. 620.
Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.
Dijetari i madh, Muhamed Nasirudin el Albani: "Ilahitė islame janė prej veēorive tė Sufijve"
Pyetje: Cfarė gjykimi kanė tė ashtuquajturat ilahi islame?
Pėrgjigje: Ajo qė mendoj unė pėr kėto ilahi fetare, tė cilat kanė qenė veēori e tarikateve sufije ku shumė djelmosha besimtarė i kritikonin ato, ėshtė se ata arrinin nė ekstrem duke lavdėruar Profetin (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė). Ato pėrmbanin kėrkim ndihme nga tė tjerė pėrveē Allahut tė Madhėruar.
Pas ilahive qė pėrmendėm erdhėn disa ilahi tė reja, tė cilat sipas meje ndryshojnė nga ato qė kanė qenė mė parė. Nė to ka ndryshime tė shumta pėrsa i pėrket largimit nga shirqet dhe idhujtarizmat qė gjendeshin nė ilahitė e mėparshme. Ajo qė duhet tė dimė tė gjithė, ėshtė fakti se ēdo muslimani i del si detyrė tė zbulojė rrugėn nė tė cilėn ka qenė Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė). Kushdo qė kėrkon nė librin e Allahut dhe nė hadithet e tė Dėrguarit tė Tij, madje edhe nė udhėzimin e tė parėve tanė tė mirė, kurrsesi nuk mund tė gjejė nga ato qė sot i quajnė; ilahi fetare.
Edhe pse nė ilahitė e sotme kanė ndryshuar shumė nga gjėrat qė gjendeshin nė ilahitė e vjetra, siē ishte; teprimi nė lavdėrimin e Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė), neve na mjaftojnė si argument pėr mospranimin e kėtyre ilahive, tė cilat po pėrhapen nė mesin e tė rinjve me pretendimin se nuk pėrmbajnė ndonjė thyerje rregulli nė sheriat, pra na mjaftojnė si argument dy gjėra. E para: Kėto ilahi nuk ekzistonin nė udhėzimin e tė parėve tanė tė mirė, dhe e dyta; Me sa kam vėnė re, nė realitet ato janė tė rrezikshme. Po vėrejmė tė rinjtė musliman se po hutohen mbas kėtyre ilahive fetare, madje i kėndojnė ato siē thuhej mė para Huxhejra nė ēdo kohė.
Kjo i largoi ata nga kujdesi pėr tė lexuar Kuranin, apo pėr tė pėrmendur Allahun e pėr tė bėrė salauate mbi tė dėrguarin e Tij (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė) ashtu siē ka ardhur nė hadithe tė sakta. Pėr kėtė shkak apo pėr ndonjė tjetėr i cili largon nga e vėrteta, Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė) ka thėnė: Lexojeni bukur Kuranin dhe mbajeni fortė atė. Betohem nė Atė nė dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti i Muhamedit, se ky Kuran largohet nga krahėrorėt e burrave mė shpejt se deveja e zgjidhur.[4]
--------------------------------------------------------------------------------------------------------
[4] [Marrė nga libri Sqarime tė dobishme rreth gjykimit tė ilahive, tė autorit Abdullah Sulejmani, libėr tė cilit dijetari Salih el Feuzan i ka kushtuar njė parathėnie.
Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.
Dijetari i madh, Muhamed bin Salih el Uthejmin: "Ilahitė islame, ilahi tė shpikura"
Pyetje: A lejohet qė njė grup burrash tė kėndojnė sė bashku ilahi? A lejohet qė tė shoqėrohet kėndimi i tyre me pėrdorimin e defit? A janė tė lėjuara ilahitė pėrveē nė bajrame dhe nė dasma?
Pėrgjigje: Ilahitė islame janė ilahi tė shpikura dhe pėrngjasojnė me atė qė shpikėn Sufijtė. Duhet tė distancohemi nga ato dhe tė shkojmė tek kėshillat e Kuranit dhe sunetit, me pėrjashtim tė momenteve tė luftės kur ato nxisin pėr tė pėrparuar nė luftė nė rrugė tė Allahut, kjo ėshtė diēka e mirė. Nėse nė kėtė rast i bashkohet ndonjė vegėl muzikore si defi, atėherė kjo ėshtė mė larg tė vėrtetės.[5]
----------------------------------------------------------------------------------------------------
[5] “Fetuatė e shejh Uthejminit” tė pėrmbledhura nga Abdul Meksud, fq. 134.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ramazan_it : 28-08-2012 mė 06:40
Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.
Dijetari i madh, Salih el Feuzan: "Na del si detyrė qė tė ruhemi nga kėto ilahi, ta ndalojmė shitblerjen dhe qarkullimin e tyre"
Dijetari i nderuar Salih el Feuzan ka thėnė: Ajo qė duhet tė kemi parasysh ėshtė se; ajo qė qarkullon me shumicė nė mesin e tė rinjve musliman, kasetat e inēizuara me ilahi me zė tė pėrbashkėt tė cilat i quajnė “ilahi islame”, nė realitet janė njė lloj muzike. Ka raste qė kėto ilahi kėndohen me zėra provokues, madje shiten nėpėr panairet e kasetave bashkė me kasetat e Kuranit dhe ligjėratave fetare. Pra, emėrtimi i tyre si “ilahi islame” ėshtė i gabuar, sepse islami nuk na ka lejuar ilahitė por na ka lejuar; pėrmendjen e Allahut tė Madhėruar, leximin e Kuranit dhe kėrkimin e dijes sė dobishme.
Ilahitė i pėrkasin fesė sė shpikur tė Sufijve, tė cilėt e konsiderojnė fenė dėfrim dhe lojė. Gjithashtu, nėse do ti konsiderojmė ilahitė si pjesė tė fesė, kjo do tė thotė tu shėmbėllejmė tė krishterėve tė cilėt e kanė shndėrruar fenė e tyre nė tinguj dhe kėngė nė grup.
Eshtė detyrė pėr ne qė tė kemi kujdes nga kėto ilahi, ta ndalojmė shitblerjen dhe qarkullimin e tyre. Kėsaj qė thamė i shtoni edhe faktin qė kėto ilahi pėrmbajnė dhe nxisin fitnet (pėrēarjet) si pasojė e entuziazmit tė tepruar, duke krijuar kėshtu rrėmujė nė mesin e muslimanėve.
Ai qė merret me qarkullimin e kėtyre ilahive, mund tė argumentohet duke thėnė se; para Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė) recitoheshin poezi dhe ai i dėgjonte duke i miratuar ato.
Kėtij personi i pėrgjigjemi duke thėnė; poezitė qė recitoheshin nė prezencė tė Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė) nuk recitoheshin nė kor dhe me zė si kėngėt, gjithashtu nuk quheshin “ilahi islame” por “poezi arabe” tė cilat pėrmbanin fjalė tė urta, shembuj, cilėsi tė trimėrisė dhe bujarisė. Sahabėt nuk i recitonin ato nė kor, dhe pse pėrmbanin kujtime tė rėndėsishme. Ata recitonin poezi nė kohėn kur kishin punė tė lodhshme, siē ėshtė; ndėrtimi apo udhėtimi natėn.
Kjo qė thamė tregon pėr lejimin e kėtij lloji recitimi nė raste tė veēanta, dhe jo tė shndėrrohet nė njė prej arteve tė edukimit dhe thirrjes pėr nė rrugė tė Allahut, siē po ndodh sot.
Kėto ilahi u mėsohen nxėnėsve duke i quajtur ilahi islame ose fetare, por kjo padyshim qė ėshtė shpikje nė fe dhe bėn pjesė nė fenė e shpikur tė Sufijve, sepse vetėm ata njihen qė ti kenė konsideruar ilahitė si pjesė tė fesė.
Na del si detyrė qė tė jemi tė kujdesshėm ndaj kėtyre kurtheve dhe tė ndalojmė shitblerjen e tyre. E keqja fillon me pak, por me kalimin e kohės rritet e shumohet nėse ne nuk e shkatėrrojmė qė nė fillimet e saj.[6]
"Nuk ekziston termi “ilahi islame” nė librat e tė parėve tanė tė mirė"
Pyetje: Dijetari ynė i nderuar! Janė shtuar fjalėt rreth ilahive islame, madje disa i kanė lejuar ato, e disa thonė se kėto ilahi i pėrdorin nė vendė tė kasetave muzikore. Cili ėshtė mendimi juaj?
Pėrgjigje: Ky lloj emėrtimi nuk ėshtė i saktė, madje ėshtė emėrtim i shpikur sepse nuk ekziston nė librat e tė parėve tanė tė mirė dhe tė atyre qė u merret fjala pėr bazė (dijetarėve). Ajo qė dihet, ėshtė se; Sufijtė i konsiderojnė ilahitė si pjesė tė fesė dhe e quajnė ndryshe “sema-dėgjim”. Nė kohėn tonė nė tė cilėn janė shtuar grupet dhe partitė, ka ndodhur qė ēdo parti tė ketė ilahi entuziazmuese nėn emrin “ilahi islame”. Ky lloj emėrtimi nuk ėshtė i saktė, dhe si rrjedhojė nuk lejohet posedimi i kėtyre ilahive dhe as shpėrndarja e tyre tek njerėzit.[7]
--------------------------------------------------------------------------------------------
[6] “Hytbet nė minbere” tė shejh Feuzanit, vėll. 3, fq. 184-185.
[7] Mexheletu ed Daueh, nr. 1632, e datės 7/11/1418 h.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ramazan_it : 28-08-2012 mė 06:44
Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.
Krijoni Kontakt