Kursi veror i shqipes, mbjell albanologė
Ka filluar prej disa ditėsh kursi veror i gjuhės shqipe pėr tė huajt. Nė kėtė kurs marrin pjesė 30 tė huaj nga Italia, Rusia dhe Polonia dhe mėsimi i gjuhės shqipe bėhet nga profesorėt mė tė mirė tė katedrės sė gjuhės shqipe, nė fakultetin Filologjik. Profesori Shezai Rrokaj, iniciator i kėtij kursi prej disa vjetėsh tregon se tashmė ėshtė krijuar njė traditė e mirė, ku studentė tė vende tė ndryshme vijnė nė Shqipėri, pėr tė mėsuar gjuhėn shqipe. Studentėt e huaj qė vijnė nė Shqipėri pėr tė mėsuar gjuhėn shqipe, e mėsojnė atė pėr qėllime studimi dhe duan qė nė tė ardhmen t'ua mėsojnė brezave tė tjerė. Gjuhėtari Rrokaj thekson se mėsimi i gjuhės shqipe, kėtė vit ėshtė alternuar, jo vetėm nė auditore, por edhe nė mjedise tė caktuara, si kinema, stacione treni, teatėr, lulishte etj, nė tė cilat studentėt praktikojnė gjuhėn shqipe, pėr situata tė ndryshme. Njėri prej studentėve Aleksandėr Novik, rrėfen se ka 15 vjet qė studion gjuhėn shqipe dhe ka mbaruar degėn e gjuhės shqipe nė San Petėrburg. "Mua mė intereson shumė etnografia ballkanike, pėr kėtė qėllim, kam nisur tė mėsoj gjuhėn shqipe",-thotė Novik. Aleksandra Mikulskaja, Anna Shots dhe Sergei Kalinjik, janė po nga Rusia dhe frekuentojnė tė njėjtėn degė dhe e mėsojnė shqipen me profesorėt e katedrės sė gjuhės shqipe nė San Petėrburg. "Me anė tė kėtij kursi synojmė tė mbjellin farat e para tė albanologėve dhe diplomatėve qė do tė pėrfaqėsojnė vendin tonė kudo. Mendojmė qė nė tė ardhmen, kursi veror tė finalizohet me njė institut tė gjuhės shqipe pėr tė huajt",-pėrfundoi Rrokaj.
Krijoni Kontakt