Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 75
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e susglob
    Anëtarësuar
    05-08-2005
    Vendndodhja
    MALDEN, MA
    Postime
    163
    Sh teme e bukur pasi kam shume per te thene.
    Mendimi ime eshte: Une kam jetuar dhe ne Greqi dhe ne Amerike qe jetoj sot. Kur jetoja ne Greqi thoja nuk shkoj kurre ne Shqiperi e kaloja ultra. Kurre nuk mendoja te vija neper forume shqiptare qe te flas me shqiptare sepse kisha shqiptare plot rreth e qark dhe qe e kalonim ultra jo ndonje organizim kushedi se ca por te pakten ne rrethin e aferm shoqeror e kalonim sh mire pa mungesen e ferkimeve domosdo sepse fundja ishim rreth 15-20 vete ne ate shoqeri por bottom line eshte qe e donim njeri tjetrin.
    Ndodh qe kur kam ardhur ne Amerike shqiptaret jane me te percare. Une mendoj qe kjo ndodh nga ambicje e tepert e shqiptareve dhe ngaqe i jane futur punes si gomer. Flas per ta sepse une per vete s'futem ne ate katigori pasi kam pune zyrtare dhe jam free mbasditeve dhe weekends.. Por ndodh qe une jam free por shumica ketu kane dyqane Pizza ato jane dite e nate pune nga 10 e mengjesit ne 11 e darkes 7 dite ne jave ose 6 ne jave dhe nje dite cte bejne me perpara. Beri njeri filloi ty thon majtas e djathtas qe boj pare (sna lejne as tangerlliqet neve do themi sa bojme e sa prishim e sa vejme ne banke) dhe fillun te gjithe ty bo te njejten gje. Keshtu qe shumica jane pune dite e nate sic thashe. Dhe si gare kush te boj me shume pare kush te blej shtepia me te bukura e nje gare koti pa pasur nje fitimtar sepse as njeri nga ata nuk behet Bill Gates por te gjithe enderrojne te behen. Kush i ka i ka per vete. Keshtu qe une psh flas nga experienca personale dhe cfare shoh rreth e qark gjithmone ngaqe dikush ka me shume nga dikush tjeter hyn dhe inati, zilia, thashethemet, talljet me njerezit, perdorim i njerezve (e kam pare dhe kete disa qe skane i lejne ato qe kane ti perdorin sic i do b*tha atyre) dhe prandaj ndodhin gjith keto gjera. Te gjitha problemet midis shqiptareve fillojne nga leku te pakten me sa shof une. Nga keto arsye me lart eshte my choise qe une te mos bej shoqeri me keta qe kam rreth e qark dhe qe jane te tille. Mos ma merrni per te keq se nuk po shaj ato qe kane businesset e veta se edhe burri im ka businessin e vet ai thjesht e ka business qe s'eshte nevoja te punoj dite e nate ka dhe ai pothuajse ore zyrtare dhe punon ndonje te shtune por po shaj ato persona qe i kushtojne kaq shume vemendje lekut qe skane fare jete personale dhe ngaqe skane meren me ato qe kane nje lloj jete...
    Kam degjuar sh here qe sh shqiptare s'duan te vijne ne Amerike sepse ketu eshte vetem pune. S'eshte e vertete mund ta besh jeten ku te duash dhe si te duash dhe ne Shqiperi dhe ne Amerike.. Vetem do punosh me pak do maresh me pak si gjithandej por sic thashe kur vjen ketu dhe shikon qe te disa bejne sh leke thua ti po une pse te mos i bej??? Per lekun behen te gjitha ndryshon dhe karakterin e njeriut..
    Tek te gjitha keto me lart ka te beje temperamenti shqiptar qe nuk jemi ne PERGJITHESI jemi zileqar dhe ambicjoz dhe sduam qe tjetri te jete me mire se ne dhe gjithashtu jemi shume thashethem dhe as njeri nuk shikon shpine e vet por gjithmone shofim te komshiut.....
    Dicka me ben pershtypje te gjithe qe flas qahen per te njejtat gjera si puna ime por cuditerisht te gjithe te njejten gje bejne LOOL..

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e susglob
    Anëtarësuar
    05-08-2005
    Vendndodhja
    MALDEN, MA
    Postime
    163
    Citim Postuar më parë nga PINK
    Susglob ,
    te gjithe kane hapur picerira ? Pse nuk thua ti .. te gjithe qenkan morracake. Prandaj dhe nuk kane kohe . lol

    Ka te beje shume dhe niveli i njerezve. Jo te gjithe jane njelloj.
    JO se ato jane morracake por nuk kane jete personale mi. Sic thashe punojne dite e nate. Te gjithe ato qe kane picerira nuk kane jete personale kete ta garantoj une tyve. Sepse dhe prinderit e mij kane pizeri dhe domosdo s'flas dot keq per ato persona. C'fare po thoja une eshte qe jane bere njerezit ketu pune pune e prap pune. Kjo thjesht... Piceria eshte vetem nje shembull ngaqe shumica kane sepse ka dhe nga ato qe bejne nga 2-3 pune e punojne gjth diten. Ose kur une punoja full time dhe shkoja ne shkolle isha sh busy s'kisha kohe ti flisja njeriu. Por nejse..

    Edhe kuuuuuuuuuuur mblidhesh ti degjosh muhabetet jane leke, bera kaq bera aq prisha aq, bleva kete e ate, sa bon ti?? ca prishe ti? Sa e pagun kete etj etj. Nuk e di ci duhet??? Skam pyt njeri sa bon e as dua te pyes. Per vete kam nje rroge sh te mire te konsiderushme dhe prap si them njeriu skam pse?? Ne Greqi kur mblidheshim thonim vetem budalliqe e shakara e loznim e qeshnim. I harronim problemet ketu joooo mi cne?? Ste len njeri ti harrosh... Dhe mua personalisht prandaj me pelqen PDG-ja sepse themi budalliqe dhe e harrojme - kete une se kam gjetur tek njerezit e gjej ne forum dhe burri im njelloj eshte ai te kenaq me shaka dhe ne shoqeri... Jemi te dy kesoj lloj tipi na pelqen shoqeria por pa p*rdhe dhe simple as possible...

    Po ka te beje niveli i njerezve por si e shpjegon ti qe keta qe jane rreth meje jane te gjithe budallenj?? I dont think so. Nuk them dot as shqiptaret jane keshtu sepse nji fus dhe veten brenda dhe une sjam ashtu, dy kam jetuar dhe ne greqi me shqiptare dhe ato atje s'jane ashtu. Vetem keta ketuja jane keshtu zileqar e inatcxhi dhe thashethemaxhi po gjera kalamajsh. Sic thash jane aq busy dhe prap nuk shikojne punet e tyre pale te kishin kohe cdo benin namin namin... Domosdo ka dhe njerez qe jane sh te mire (qe kane picerira LOL) por qe sjane mosha jone. Dhe qe i respektojme por qe jane goxha te mire dhe te sjellshem. Nejse se me duket mua nga nje apo dy experience i kam ven vulen te gjitheve... Prandaj..

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e lorina
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    Middle Earth- :)
    Postime
    79
    C'fare na ndan ne shqiptaret ne emigracion? Zilia me njeri tjetrin. Jemi gjithnje ne nje gare te padukshme qe nuk na le te ecim perpara. Jemi gjithnje ne nje cmire pse filani ose filania ka nje pune te mire; ka me shume te ardhura; ka shtepine me te mire; ose me te madhe; me placka me firma dhe rrobat i blen ne dyanet me te shtrenjta. Kjo nuk na le. Cdo njeri punon per veten e tij per te rregulluar jeten e tij; dhe ne emigracion mundohet ti bej gjerat sepse duhet t'ia kaloj tjetrit.
    Rasti me i pershtatshem eshte kur nje person i jashtem i thote tjerit qe punon ne nje zyre, qe bosi i ti ose i saj te marre ate ne pune e te perkthej, kur ti vete je brenda ne zyre dhe i ben ato perkthime. Pse duhet ta bejme ne kete te njeri tjetri? Pse kur afrojme dike dhe u japim mundesine te punojme bashke disa njerezit kthehen dhe c;nuk thone mbrapa kraheve per personin qe i ndihmoi; dhe ai person pushohet. keto i kam degjuar dhe i kam pare.
    Kjo dhe shume gjera te tjera nuk na lene ne si komunitet te jemi te bashkuar dhe te ndihmojme njeri tjetrin. Te gjithe mundohen te perfitojme nga njeri tjetri dhe te gjitha jane vecse per interes.

    Sigurisht, jo te gjithe jane keshtu.

    Pershendetje.

    L....
    I can't understand why people are frightened by new ideas. I'm frightened of old ones

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Citim Postuar më parë nga PINK
    Susglob ,
    te gjithe kane hapur picerira ? Pse nuk thua ti .. te gjithe qenkan morracake. Prandaj dhe nuk kane kohe . lol

    Ka te beje shume dhe niveli i njerezve. Jo te gjithe jane njelloj.

    E pse qenkan morracake ata, se kane nje pune qe u siguron te ardhura te ndershme? C'ia fut kot ti me keto percime gjithandej. Njerezit vijne ketu nga 40 e kusur vjec per t'u siguruar femijeve te ardhmen, pa gjuhe e pa profesion qe u njihet ne Amerike e prape ia dalin mbane e rregullohen per bukuri. Dikush hap piceri, dikush shkon ne shkolle nga fillimi - nuk ka te beje domosdoshmerit me nivelin se sa me mundesite qe kane. E bravo u qofte per perpjekjet qe bejne.

    Susglob - e di si eshte puna, te gjithe ankohen jo jane shqiptaret keshtu e ashtu (une e para), por ka zgjidhje. Dhe e di cila eshte? Te mos rrish me ta, ose te pakten te jesh seleksionuese. E duke te lexuar ketu tek ke shkruar paragrafe te tere se si jane "ata" e di cfare? Mua s'me dukesh ti ndryshe nga ata per te cilet vjen e perflet ketu. Ngelen te gjithe duke folur per nivelet e te tjereve, dhe harrojne t'i kthejne syte nga vetja ndonjehere. S'kam gje me ty eh se ti je shume e mire, ne pergjithesi flas. :-)

  5. #35
    Wãy øf tħé Ðàwņ Maska e _Elena_
    Anëtarësuar
    06-02-2006
    Postime
    975
    I pengon zilia,inati ......

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    pra po thuhen ca gjera qe te gjithe i dime dhe po i shohim aty ku jetojme

    po kisha dicka per te shtuar
    kombesite e tjera kur i sheh te bashkuar, te organizuar, qe ndihmojne njeri tjetrin
    a thua ata nuk kane keto ambicie dhe zili per nj-tj apo dine t'i kapercejne
    apo..........
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e susglob
    Anëtarësuar
    05-08-2005
    Vendndodhja
    MALDEN, MA
    Postime
    163
    Citim Postuar më parë nga Kuqalashja
    Susglob - e di si eshte puna, te gjithe ankohen jo jane shqiptaret keshtu e ashtu (une e para), por ka zgjidhje. Dhe e di cila eshte? Te mos rrish me ta, ose te pakten te jesh seleksionuese. E duke te lexuar ketu tek ke shkruar paragrafe te tere se si jane "ata" e di cfare? Mua s'me dukesh ti ndryshe nga ata per te cilet vjen e perflet ketu. Ngelen te gjithe duke folur per nivelet e te tjereve, dhe harrojne t'i kthejne syte nga vetja ndonjehere. S'kam gje me ty eh se ti je shume e mire, ne pergjithesi flas. :-)
    Pamvaresisht qe the ske gje me mua ky paragraf eshte per mua direkt dhe po te jap nje pergjigje. Sic duhet ta kesh pare me lart nuk po shaj njerezit qe kane pica dhe sic e kam thene dhe prinderit e mij pica kane sepse sic e ke thene me shume te drejte ato ishin mundesite e tyre dhe bravo... Poooooooooor po flisja ne pergjithesi per njerezit qe nuk i pushon goja dhe b*tha bashke ty fol dhe qe kane nje ambicje te tepruar. DHe une nuk rri te nderroj ato se skam ne mend te ndryshoj boten por sic the dhe ti i bej me njane dhe kaq as qe i flas. Nje miremengjes e nje mirembrema jane ato per mua. Nuk i perfill fare dhe nje here Its my Choise. Por ca do qe sna lejne njerezit neve rehat duke folur majtas e djathtas per neve se ca bejme neve me jeten tone. Dhe me duket se jam shpjeguar goxha qe nuk po flisja per njerezit qe kane pica dhe nje here (ajo ishte thjesht nje shembull. Ngaqe nuk di si te shprehem zakonisht jap shume examples kur shkruaj keteja. Aty ku nuk ishte shembull eshte kur thashe qe keta qe kane pica nuk kane jete personale dhe do ta them sepse e dij sh mire sic te thashe prinderit e mij kane pica) dhe jo te gjithe jane te tille dhe jam shpjeguar me lart. Ste lejne rehat nga ambicja shpirt njerezit. Dhe kete nuk mund ta mohosh dot. Pastaj pse s'them une per ato te Greqise?? Atje ishim yhyyyyy qef dynjoja ketu jane yhyyyyyyyyyyy pune dynjoja. Kete po thoja qe nga ambicjet e shumta i jane futur te gjithe punes.
    Se mka dal posti sikur po flas per ato me pica. Jooooooo dhe nje here per ato e thashe qe i jane futur punes dhe nje here po e perseris s'kam gje kundra tyre. Kaq..
    Ndryshuar për herë të fundit nga susglob : 25-07-2006 më 13:28

  8. #38
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    per mendimin tim i pengon smira edhe lakmia.
    I LOVE GOD

    j&g

  9. #39
    SPHINX
    Anëtarësuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    AH NE shqiptaret

    Ku duket ZILIA dhe LAKMIA?

    1. Cupa/Djali im/e vete ne shkolla me e mire.

    Ne nje qytet ku ka 3-4 shkolla nga e dine keta shqiptare qe nuk flasin anglisht ne 65% te rasteve se shkolla e djalit/cupes eshte me e mira?

    2. Djali/Cupa im/e jane te paret e shkolles.

    Le qe nuk ka amerikane te dalin ne vend te dyte; po me duket se vendi i pare ndahet mes 10-12 shqiptareve pavaresisht se ata qe i kane ne klase e dine shume mire qe 6 a 7 nga keta trima ose trimeresha jane PYKE.

    3. Kjo me pelqen me shume: Djali/Cupa ime zuri pune me $ 170,000 ne vit. Mori nje shperblim djali/cupa im/e $ 50, 000.

    Ah sa mire do ishte sikur 5% e ketij pohimit te mesiperm te ishte e vertete. Nuk do shk*rdh*h*shin shqiptaret ne McDonalds, piceri, Dunkin Donuts, mekanike makinash ose edhe pastruese.

    Genjeshtrat e shumta qe bejne nxjerrin ne pah qarte 2 faktore: Xhelozine e TEPRUAR per njeri-tjetrin dhe MOSBESIMIN. Si mund te besosh nje njeri qe te tregon perralla ne menyre te vazhdueshme???

    Tere ne shqiptaret kemi nga nje macke brenda; ajo macke e shkrete nuk na le te gezohemi me te miren e njeri-tjetrit.

    Shpresa vdes e fundit dhe kush e di ndoshta me tere perparimet e shkences do dale ndonje ilac qe do na e heqe kete macke.
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  10. #40
    Zilia, lakmia - vlen per disa - terngelliku bosh vlen per disa te tjere.
    Per mua mbetet injorance.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Julie : 25-07-2006 më 18:38
    Pasi te kesh lexuar firmen time, do te mendosh qe harxhove 10 sek te kohes tende ne forum, qe eshte gjithashtu kohe e humbur kot.

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  2. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  3. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  4. C'ka eshte Shqiptaria?
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 12:28
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •