Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 75
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054

    Çfarë i pengon shqiptarët në emigracion të jenë të bashkuar?

    E shoh qe shume gjera emigrantet i kane te perbashketa:hallet, mallin per njerezit e tyre, atdheun, veshtiresite e jetes ne vend te huaj, perpjekjet per integrim........

    Por konstatoj qe duhet te jene me te bashkuar, me te organizuar, me te gjendur per njeri -tjetrin. Gje qe e vere ne komunitetet e tjera

    Pra ka dicka qe i ndan fatkeqesisht edhe kur ndodhen larg atdheut.

    Te pakten keshtu me duket mua.

    Po ju si mendoni?
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  2. #2
    ABSOLUT JUSTICE Maska e Piranha
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    Ikur drejt forumeve te lira
    Postime
    478
    i pengon egoizmi akoma nuk e ke kuptuar.....shqiptaret me zorr pershendeten, jo me te flasin per problemet e perbashketa qe i krijon emigrimi...
    mjafton te shohesh chatin dhe e kupton shume shpejt se sa e duan shqiptaret njeri-tjetrin

  3. #3
    gone Maska e helene
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Ndonjehere, madje mendoj se ne shumicen e rasteve eshte zilia dhe inati qe te shofin dike tjeter me mire

  4. #4
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Egoizmi , zilia , inati...

    Une do te shtoja edhe ''mosbesimin'' qe kemi ndaj njeri - tjetrit ... Mosbesimi lind natyrshem pas ngjarjeve te 1997 ... nuk e ke idene me ke po flet... ndoshta eshte ne kerkim miku

    Ti thuash ''mengjes'' , i duket sikur po e shan...

    Jemi te paorganizuar , secili shef hallin e vet ...

    Te shohesh komunitetet e tjera habitesh per organizimin e perkryer , qe i ndihmon ne zgjidhjen e shume problemeve ...
    Shifni protestat qe organizojne per te mbrojtur te drejtat e emigranteve... gjithmone u degjohet zeri...

    Gjithe te mirat...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga hope31
    E shoh qe shume gjera emigrantet i kane te perbashketa:hallet, mallin per njerezit e tyre, atdheun, veshtiresite e jetes ne vend te huaj, perpjekjet per integrim........

    Por konstatoj qe duhet te jene me te bashkuar, me te organizuar, me te gjendur per njeri -tjetrin. Gje qe e vere ne komunitetet e tjera

    Pra ka dicka qe i ndan fatkeqesisht edhe kur ndodhen larg atdheut.

    Te pakten keshtu me duket mua.

    Po ju si mendoni?
    Ndersa une ketu ne Toronto shoh qe shqiptaret jane mese te organizuar neper komunitete. Ka lagje te banuara pothuajse ekskluzivisht nga shqipetare qe bejne shume aktivitete bashke dhe perpiqen tu gjejne pune njeri-tjetrit. Kam pershtypjen se edhe ne qytete ku shqiptaret mund te mos jene aq te bashkuar, kur vjen puna per raste nevojash, nuk ngurrojne te japin ndihmen e tyre.

    Ndoshta disa shqipetare preferojne te rrine te vecuar e ne hallin e tyre, pasi kjo i ndihmon me shume te integrohen ne shoqerine e huaj (ne krahasim me po te rrinin vetem me shqipetare gjithe kohes, nuk do pershtateshin aq lehte ne nje vend te huaj).
    Ndryshuar për herë të fundit nga Vivian : 22-06-2005 më 04:45

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Shyqyr Vivian qe po degjoj se ne Toronto shqiptaret jane te organizuar.

    Sepse sic shkruajne Piranha, Helene dhe Inter forever eshte per te ardhur keq nga menyra se se pritet e mira mes shqiptareve: me mosbesim dhe dyshim

    dhe e keqja: me nje keqardhje teper formale, pa perkrahje dhe nje sterhollim deri ne tjetersim te problemit.
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  7. #7
    ABSOLUT JUSTICE Maska e Piranha
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    Ikur drejt forumeve te lira
    Postime
    478
    hope31 ndoshta secili prej nesh flet per ate realitet qe jeton vete....po te vesh re ne qe kemi folur jemi te gjithe ne Itali dhe ketu realiteti (ai qe na perket) eshte shume i hidhur, sepse per shqiptaret flitet vecse keq....
    ndoshta per vendet si USA, UK dhe CANADA ky realitet eshte me i zbutur dhe opinioni publik nuk eshte i perqendruar tek "shqiptari" prandaj dhe organizimi eshte me i thjeshte tek ju....
    Edhe ne ITALI ka shume shoqata shqiptare, por pervec te tjerave ketu haset pengese dhe nga qeveria italiane e cila te mohon shume te drejta rrenjesore, nga te cilat eshte dhe "leja e qendrimit".....ketu duhet te besh lufte 6 mujorshe per te marre ate qe te takon rregullisht....
    Me Respekt Piranha

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anëtarësuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Nuk mendoj se varen mardheniet e shqiptarve me njeri-tjetrin nga opinioni publik apo se si flasin mediat per ne . E keqja jone fle brenda nesh.
    Ne jemi nder komunitetet me te paorganizuar neper bote sepse kemi komplekse te theksuara ballkanike.

    1-Jemi shume xheloz per njeri tjetrin dhe ecim me parimin e mira e tjetrit e keqja ime. Per kete tregojme vete dhe nje barsolete qe ju lut Zotit nje shqiptar qe ta bente te pasur dhe ai e beri , me pas degjon komshin e ketij qe u be i pasur qe i lutej nate e dite - aman o Zot degjome dhe mua nje kerkese- .Me ne fund Zoti e degjoi dhe i tha nese donte ta bente te pasur si komshiun e ku ju pergjigj:- JO i tha vetem hiqi pasurine komshiut tim.

    2- Ndjenja e atdhetarise (qe mund te duken si demagogji) eshte ne nivelet me te ulta sepse kudhra 50 vjeçare komuniste ka bere punen e saj dhe ne tani jemi me parimin kush te mund te ik dhe te harrojme se nga vijme. Besoj se shume nga ju kane hasur ne shqiptare qe nuk ju flasin femijeve te tyre shqip sepse sipas tyre shqipen duhet ta harrojne dhe te rriturit.
    Me ka ndodhur te gjendem ne shtepin e nje mikes sime ne Rimini dhe i kishte ardhur nje leter nga nje shoqate shqiptaresh qe i ofronin sherbim falas per tju mesuar gjuhen shqipe femijeve dhe çuditerisht mikja ime e grisi pa me te voglin hezitim.

    3- Ne kemi brenda vetes bindjen qe ne i dime te gjitha dhe na behet e pamundur te diskutojme me nje si vetja qe i di te gjitha dhe ai (dmth me shqiptare te tjere)

    4- Jetojme me mendimin qe te gjithe na e kane me hile. Duke qene se gjithe jeten kemi qene te rrethuar nga fqinj hileqar , historia na ka bere te humbim besimin edhe tek njeri-tjetri.

    Ne Itali filipinasit takohen ne nje dite ne jave dhe bisedojne me njeri-tjetrin. Ka organizime te extracomunitareve ne te cilat numri i shqiptarve eshte jashte mase i vogel.
    Ne Spanje marokinet lene çdo muaj nje kuote per te ndihmuar vendin , argjentinasit ndihmojne njeri-tjetrin ne menyre fanatike.
    Ekuatorianet takohen nje here ne muaj per te biseduar dhe te shikojne mundesi punesimi per njeri-tjetrin.
    Si keta ka shume kurse ne ato arsye qe thashe me lart nuk na lene prandaj dhe na sulmojne shume per çdo krim apo ngjarje kronike qe ndodh.

    Ky eshte mendimi im modest i cili nuk i jep te drejten ndokujt qe nuk eshte dakort per tu nxehur.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    nga qe jemi me te paorganizuarit jemi dhe me te pambrojturit.

    e kjo e fundit jo vetem nga shteti ame por edhe nga shpifjet ndaj nesh, qe vijne me dashje ose padashje nga shtete te ndryshme te perendimit
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    ohoho c'teme.


    shqiptaret jane te paorganizuar, ne fakt duhet thene te keqorganizuar m'toke te vet, jo me n'dhe te huaj! rrethuar ne gjithe anet me shqipe, e prape s'behemi bashke t'gjithe.

    Po, sipas njonit, qe puno me cifute, loool, jane fukarej tani, s';kane pare e rjedhimisht as fryme komuniteti ....me vone do mblidhen lobet

    kjo eshte karakteristike e vendeve te evropes lindore pas komunizmit, jovetem shqipet jane tyca, konfuz dhe varfanjak qe s'durojne dot nj-tj ...fukaralliku maskarallik
    Ndryshuar për herë të fundit nga Larsus : 17-05-2006 më 17:00
    TBD

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  2. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  3. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  4. C'ka eshte Shqiptaria?
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 12:28
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •