I ashtuquajturi veri i Shqiperise nuk eshte gje tjeter vecse nje zone "sanduic" ne mes te territoreve shqiptare.
Per aresye te ndryshme si:terreni gjeografik,ndarja e kufinjve politike etj,kjo zone ka vuajtur dhe vuan nje mungese zhvillimi ne krahasim me zonat e tjera shqiptare.
Mirepo deri me sot pati investime te dukshme vetem ne vitet 1992-1996 e me pas kjo zone ju neshtrua nje harrese te qellimshme nga qeveritaret e sotem.
Ne vend qe kjo zone te luante rolin e ndermjetesit ne zhvillimet ndershqiptare ajo sot eshte kthyer ne nje zone te perbuzur nga te gjithe.Kalojne presidente,kryeministra,deputete,politikane,biznes mene etj dhe ne te gjitha rastet vecse bejne nje konstatim te dhimbshem se veriu eshte i pazhvilluar e se per te duhet bere me shume mirepo sa kalojne uren e Drinit fjalet i merr uji.
Tek keta banore eshte vrare shpresa per te ardhmen.Ata vetem jane mashtruar sa here qe vijne zgjedhjet se do te behet kjo e ajo por deri sot atje ka vetem mjerim.Te kush duhet te shpresojne keta njerez?
Veriu pret dhe nga Kosova m'u per faktin se me shume se cdo pjese tjeter e Shqiperise kjo zone e vuajti ndarjen e trojeve shqiptare dhe vecanerisht izolimin e tmerrshem 50 vjecar komunist e shperfilljen totale te pas vitit 1997.Veriu ndonese i varfer e tregoi se do dhe di t'a luaje rolin e nderlidhesit ndershqiptar.
Per kete aresye ai nuk mund te kapercehet kaq lehte dhe te lihet keshtu i vetmuar nga te dy shtetet.
A nuk do te ishte e udhes qe Kosova dhe Shqiperia te bashkepunojne per zhvillimin e kesaj zone?Se bie fjala Komuna e Prizrenit ka mundesi te pakten te beje nje projekt cdo vit ne komunat prane Kukesit e po ashtu Gjakova ne Tropoje e Has.
Se qeveria ne Prishtine me gjithe hallet e veta,ka mundesi te parashikoje nje projekt ndihme per kete zone.
Krijoni Kontakt